Arqile Gjata Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/arqile-gjata/ Poezi Laberia News Sat, 16 May 2020 13:33:32 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Arqile Gjata Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/arqile-gjata/ 32 32 Dua të dëgjoj Heshtjen tënde… – Arqile Gjata https://poezi.laberianews.com/2020/05/16/dua-te-degjoj-heshtjen-tende-arqile-gjata/ Sat, 16 May 2020 13:33:27 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6332 DUA TË DËGJOJ HESHTJEN TËNDE! E dashur! Dua të dëgjoj Heshtjen tënde… Heshtja tënde është...

The post Dua të dëgjoj Heshtjen tënde… – Arqile Gjata appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DUA TË DËGJOJ HESHTJEN TËNDE!

E dashur!
Dua të dëgjoj Heshtjen tënde…
Heshtja tënde është hije, rrëshqet ngadalë,
ashtu e përlotur largohet pa zhurmë.
nuk besoj!…
Heshtja tënde të gjendet në duart e dikujt,
vallë ku ndodhet, as në stinën e pranverës
nuk ta dëgjova Heshtjen…?

Heshtja tënde i ngjanë cicërimave ligjëruese të Majit,
është fryma, që dëshëron të rrijë brënda
trupit tënd të bardhë!?
…Heshtja, gjysmë e dukshme i lë shteg
fytyrës tënde të buzëqesh
dhe unë, si muzikë dhome dua ta dëgjoj Heshtjen,
po ligështohem, që nuk mundem të jem pranë saj,
brenda Heshtjes qetësohet ajo, koha e ëmbël…
më e kënaqëshmja që kemi pasur!

Heshtja, varrmihsja e dashurisë tonë
më kalon para syve, por prap ti më mungon…
Çdo mëngjes
Heshtjen tënde si muzikë dhome ma ka ënda ta dëgjoj,
E dashur,
më thuaj, çfar mendon ajo…Heshtja??

Maj-12-5-2018
Arqile Vasil Gjata

The post Dua të dëgjoj Heshtjen tënde… – Arqile Gjata appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sonte, në natën e Pranverës – Arqile Gjata https://poezi.laberianews.com/2020/03/13/sonte-ne-naten-e-pranveres-arqile-gjata/ Fri, 13 Mar 2020 19:59:56 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1399 Sugjeruar nga Xheva Salihaj Arqile Gjata SONTE…NË NATËN E PRANVERËS Sonte kam dëshirë të rim...

The post Sonte, në natën e Pranverës – Arqile Gjata appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Arqile Gjata

SONTE…NË NATËN E PRANVERËS

Sonte kam dëshirë
të rim bashkë, unë ti dhe hëna!
Po të pres,
krihu bukur
mos vur të kuq buze!

Hëna,
do ju dhuroj një këmishë nate,
ti silli një buqetë me manushaqe.

E ndjen? sa afër jemi, mjafton
natën ta largojmë nga porta jonë,
shiun do ta ndalë hëna.

Ti eja sonte…të rim bashkë
të puthemi unë, ti dhe hëna!

14 Mars-2013
Arqile Gjata

The post Sonte, në natën e Pranverës – Arqile Gjata appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>