Asllan Miftari Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/asllan-miftari/ Poezi Laberia News Sun, 06 Mar 2022 18:48:30 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Asllan Miftari Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/asllan-miftari/ 32 32 “Ndihmë” – Shkruhej në sytë e saj – Asllan Miftari https://poezi.laberianews.com/2022/03/06/ndihme-shkruhej-ne-syte-e-saj-asllan-miftari/ Sun, 06 Mar 2022 18:48:29 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22749 “Ndihmë” – Shkruhej në sytë e saj E shtriu dorën një nënë, si shumë nëna...

The post “Ndihmë” – Shkruhej në sytë e saj – Asllan Miftari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
“Ndihmë” – Shkruhej në sytë e saj

E shtriu dorën një nënë, si shumë nëna e shtriu
E shtriu…! – E pashë me sytë e mi
Mbështjellë me një perçe të vjetër, të hollë
Foshnjën e saj të mitur mbante në gji !

Në pllaka të gurta ulur rrinte e lutej
Lutej..! – Dorën shtrinte e qante si fëmijë
Me zë të mbytur belbëzonte..,lotonte…
Në keni mëshirë..! – Pak ushqim për këtë fëmijë !

Ndihmë lutej, kush kalonte aty pranë
Dhe vërtetë ndihmë shkruhej, po ta lexoje në sy
Uria dhe i ftohti i acartë ngrirë e kishin
Ngrirë duar…,fytyrë e buzë i kishte nxi !

Ndihmë përshpëriste e zëri sa vinte e ikte
Lutem ndihmë për këtë fëmijë
Thua e rëndë veç për mua jeta…?!
Vallë veç për mua ky mjerim e fat i zi…?!

Ndihmë e lash duke belbëzuar e lotuar
Ndihmë lutem për këtë fëmijë
Lutej kush kalonte e sytë mbante nga qielli
Ndihmë dhe për mua, në ka Perendi !

.
Copyright@Asllan Miftari

The post “Ndihmë” – Shkruhej në sytë e saj – Asllan Miftari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Gjuhë e nënës – Asllan Miftari https://poezi.laberianews.com/2021/08/28/gjuhe-e-nenes-asllan-miftari/ Sat, 28 Aug 2021 06:46:57 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20805 Ju përshëndes të nderuar/a mikesha e miq ! “Gjuha jonë sa e mirë, Sa e...

The post Gjuhë e nënës – Asllan Miftari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ju përshëndes të nderuar/a mikesha e miq !
“Gjuha jonë sa e mirë,
Sa e ëmbël sa e d’lirë….”

Gjuhë e nënës

I vetmuar nga lodhja e detit, mbrëmjes po ecja në trotuar
Siç ecën herë – herë njeriu, e në heshtje diçka mediton
Një çift ngjitur meje, jo dhe i ri në moshë
Tek i flisnin foshnjës së tyre, shpirtin më tundon !

Të dy tanët ishin, e për pushim vinin nga një vend matanë
Përkrah tyre ecte dhe nëna, e foshnjës i fliste gjuhën mëmë
Siç flet ëmbël nëna..! – Eja biro thoshte, të ka nëna xhan
Në çast..i trishtë mbeta, tek belbëzonte ndryshe çifti

“Hey ! – Come here our little son “!

Nuk i besova vetes, i ndoqa dhe ca hapa pas
Në se më tradhëtoj dëgjimi, apo ishte rast
Të tre flisnin ecjes, e gjuhë e nënës veçonte
Ah kur fliste nëna, sikur bota po ndyshonte !

Sa më pëlqeu gjuhë e nënës, shpirtin më ledhatoj
Sa ëmbël i fliste vogëlushit, plot mall e dashuri
Ah thashë, s’ ka si gjuhë e nënës, e vendi ku jetoj
Sikur errësira mori udhë, e dielli lëshoj rrezen e tij !

.
Copyright@AsllanMiftari
20 Gusht 2021
Durrës – Albania

The post Gjuhë e nënës – Asllan Miftari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kisha ëndërruar… – Asllan Miftari https://poezi.laberianews.com/2021/03/22/kisha-enderruar-asllan-miftari/ Mon, 22 Mar 2021 17:07:20 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18401 Kisha ëndërruar…. ( 2…vazhdon ) Vitet ikin, bashkë me to zveniten dhe ëndërrat Bota siç...

The post Kisha ëndërruar… – Asllan Miftari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kisha ëndërruar…. ( 2…vazhdon )

Vitet ikin, bashkë me to zveniten dhe ëndërrat
Bota siç duket, ka ndryshuar drejtim
Një drejtim, ku asgjëkundi s’ duket filli
Botë që çdo ditë, na mbërthen në zhgënjim !

Për një botë tjetër, kisha ëndërruar
Shumë më ndryshe nga kjo sot
Për një botë, ku të ndjeheshim më të lumtur
Një botë pa vuajtje, frikë e pa lot !

Ëndërr kisha, shkencën të ndarë nga politika
Po ashtu dhe politikën ndaj saj
Në se do të ruanin sejcila vlerat
Njerëzimi, nuk do të mbytej në lot e vaj !

Kisha ëndërruar për një botë, jo si kjo sot
Për një botë me nder e dinjitet
Një botë, ku të fitonte paqja mbi luftëra
Një botë, ku të vdisnin ëndërrat e luftërave për pushtet !

Kisha ëndërruar, vetëm “një” gjuhë të flitej në vendin tim,
“SHQIPJA” jonë rreze artë, as dhe një tjetër
Ajo të ishte gjuha e vëllazërim – bashkimit kombëtar
Gjuha e ndritur e rilindësve të vjetër !

Ju pershendes e mbare u shkofte dita te nderuar/ra mikesha e miq !

Copyright@Asllan Miftari
19 Mars 2021
Tirana – Albania

The post Kisha ëndërruar… – Asllan Miftari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Marsi i ëndërrave… – Asllan Miftari https://poezi.laberianews.com/2021/03/03/marsi-i-enderrave-asllan-miftari/ Wed, 03 Mar 2021 20:56:48 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17842 Marsi i ëndërrave… E zbriti këmbën në tokë, Marsi i shumë pritur Shpresojmë të vijë,...

The post Marsi i ëndërrave… – Asllan Miftari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Marsi i ëndërrave…

E zbriti këmbën në tokë, Marsi i shumë pritur
Shpresojmë të vijë, ndryshe nga Mars-et e tjerë
Një Mars që të shpërthejë në erëra të ngrohta
Mars që sjell të vërtetën pranverë..!

Të tej lodhur jemi nga dimëra të acartë
Dimëra që vetëm dallgë e ngrica na sollën
Dimëra që ndillnin nga pas njëri – tjetërin
Dimëra që vetëm stuhi e rrebeshe mbollën !

Pranverat e vërteta, asgjëkundi…syri nuk i pa
Tek – tuk ndonjë poet, hidhte për to vargje në letër…
Për vite e vite, vetëm ëndërra na mbetën
Pranvera që asnjëherë nuk e gjetën vet – veten !

Presim që ndryshe të vijë kjo stinë pranverë
Të na sjellë lulet më të bukura si asnjëherë
Lule që të kundërmojnë në të bukurën erë
Lule që Mars-et i kanë çelur, mos them rrallë herë !

Copyright@Asllan Miftari
Tirana – Albania

The post Marsi i ëndërrave… – Asllan Miftari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Botë e përlotur… – Asllan Miftari https://poezi.laberianews.com/2021/02/20/bote-e-perlotur-asllan-miftari/ Sat, 20 Feb 2021 22:45:17 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17514 Botë e përlotur…..( 4 ) Përsëri e ftohtë është bota e ngrin “acar” Janë sosur...

The post Botë e përlotur… – Asllan Miftari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Botë e përlotur…..( 4 )
Përsëri e ftohtë është bota e ngrin “acar”
Janë sosur durimet e nuk ndalen fluturimet
Përmbi hapësirë qiellore, vërshojnë pëllumbët lajmëtarë !

ZOTIN duan të takojnë !

Ti përulen në gjunjë…
E me rrjedhë loti t’ i thonë `

I MADHI i Gjithësisë..!

Në tokë janë shkelur të drejtat e njerëzisë !
Atje botës i kanë vënë flakë
Ujërat i kanë nxjerrë nga të vetët shtratë !

Atje e shtrembura ka marrë Dhenë
E liderët e saj….vetëm “flenë…flenë…flenë..”!

I MADHI i Gjithësisë..!

Atje është rritur niveli i ligësisë
Atje dhunohen të mitur fëmijë
Atje vriten nëna me foshnje në gji !

Atje ka vetëm dhunë…dhunë…dhunë..
Paqja është prangosur me zinxhirë
E lotët rrjedhin lumë…lumë…lumë..!

Atje fjalës së lirë i kanë vënë fre
E urrejtja është lëshuar mbi Dhe !

Ngado u endëm nëpër botë
Pamë vetëm lotë…lotë…lotë..!

I MADHI i Gjithësisë !

Atje fundi i duhet vënë padrejtësisë
E liderët ti përulen ligjshmërisë !

I MADHI i Gjithësisë !

Njerëzia është me sy nga JU
E kërkon dorën TUAJ të drejtësisë !

Lutemi :
-Dhunës vini fre !
Lutemi :
-Lëshoni qetësi e paqe mbi Dhe !
.
Copyright@Asllan Miftari
Tirana – Albania
19 shkurt 2019

The post Botë e përlotur… – Asllan Miftari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Përsëri vargu për ju…(2) – Asllan Miftari https://poezi.laberianews.com/2021/01/03/perseri-vargu-per-ju-2-asllan-miftari/ Sun, 03 Jan 2021 10:54:26 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16186 PËRSËRI VARGU PËR JU…. ( 2 ) Të hedhësh vargje urimi për ju miq Vite...

The post Përsëri vargu për ju…(2) – Asllan Miftari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PËRSËRI VARGU PËR JU…. ( 2 )

Të hedhësh vargje urimi për ju miq
Vite e dekada, s’ mjafojnë në këtë varg – udhëtim
Duhen kohëra e kohëra, se të tillë jeni në shpirt
Shpirt që përcjell dashuri e shpresë pa mbarim !

Sonte në thjeshtësi le të mbetet vargu im
I thjeshtë, me esencë dashurie në mbrendësi
Varg urim – falenderimi për ju miq të bekuar
Se bekimi juaj, ngriti vargun tim në lartësi !

Flori është koha sonte për ju,
Se zemër e shpirt i keni flori
Qoftë dhe nje LIKE mjafton për mua
Me zemër uroj :
I bardhë ardhtë për ju Viti i Ri !

.
Ju pershendes perzemersisht e mbremje te mbare uroj per te gjithe ju mikesha e miq te nderuar !
Oret e vitit qe po leme pas po afrojne me shpejtesi !
I mbare e i bardhe ardhte viti qe po troket !
Paçi shendet e mbaresi se bashku me familjet tuaja !
Urime te perzemerta🙏🍷🌹!

Asllan Miftari
31 Dhjetor 2020
Tirana – Albania🇦🇱

The post Përsëri vargu për ju…(2) – Asllan Miftari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ndjeva lot në shpirtin tim…! – Asllan Miftari https://poezi.laberianews.com/2020/09/07/ndjeva-lot-ne-shpirtin-tim-asllan-miftari/ Mon, 07 Sep 2020 05:42:54 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12211 NDJEVA LOT NË SHPIRTIN TIM…! Sot ndryshe do të shkruajë, pena ime , Një varg...

The post Ndjeva lot në shpirtin tim…! – Asllan Miftari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NDJEVA LOT NË SHPIRTIN TIM…!

Sot ndryshe do të shkruajë, pena ime ,
Një varg ndryshe, nga të tjera herë ,
I përlotur mes shkronjash e tastierë ,
Për ju shpirt vrasës që përlotët botën !
Ju që gatuat punishteve të mortit helm e vrerë !

Për ju, që këtë botë ndryshuat,
I vodhët të bukurën stinë : Pranverë,
Ju që njerëzimit fytyrën i tjetërsuat,
Ju që njeriut i shëndruat pamjen si asnjëherë !

Shkruaj për ju, o shpirt katranë,
Me zemra ngjyrosur nga e kuqja në zi,
Ju që ndatë vëlla me vëllanë,
Ju që i shteruat fëmijës, qumështin në gji !

Ju që ndatë motër nga motër ,
Ju që shuat gëzim e muzikë ,
Ju që derdhët lot në çdo votër ,
Ju që u mbollët zemrave, tmerr e frikë !

Ju asgjë nuk ju lidhi me humanizmin,
Botën njerëzore e grisët copë … copë ,
Ju që vrisni shpirtëra të pafajshëm,
Mbi këtë tokë lëshuat vuajtje e lotë !

Ju që kërkoni shpirtërat tanë në buzë varr ,
Ju që lypni e vallëzoni mbi mortajën tuaj ,
Është një Zot, që ju thotë : NDAL !
Herët a vonë, Ai ka për t’ ju ndëshkuar !

Ju vrasës shpirtërash ! Ju banditë barbarë ,
Ju që ëndrrërrat tona doni t’i prisni në mes ,
Ju që këputni jetë në buzë patharë ,
Nuk do triumfoni mbi gjëmën “sukses”!

Ju që doni të prisni në mes vitet e mia ,
Ndal ! – do t’ ju thonë nga Lart ,
Jeta është lule e shenjtë ,
E mbjell dhe e këput, vetëm Perendia !

Ne betejën do ta fitojmë !
Do ta fitojmë për mrekulli ,
Ju do të mbeteni, “vrasës” në shpirt ,
Vampirës të shekullit, gjakpirës në histori !

I nxirë emri dhe vepra juaj ,
Do të mbeten në këtë tokë ,
Ju që bëtë një glob të vuaj ,
Ju që bëtë shpirtin tim të derdhë lotë !!

Ju do të mbeteni të nxirë në histori !
Do t’ ju mbulojë mortje, lotë e zi !
Të mallkuar do të ikni nga kjo e bekuar tokë !
Qetësi e paqe, nuk do të gjeni as në të përtejmen botë !

.
Ju pershendes e mbare u shkofte java e muaj te nderuar miq !
Ruajuni nga kjo gjeme vrastare, qe po merr jete te pafajshme e po perlote boten mbare !
Ndjese per vargjet e perlotura, por me tronditet shpirti kur degjoj e perjetoj lajme te renda…!
Vertete gjeme vrastare !

.
Copyright@Asllan Miftari
Tirana – Albania🇦🇱

The post Ndjeva lot në shpirtin tim…! – Asllan Miftari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ditë e madhe! Ditë shprese! – Asllan Miftari https://poezi.laberianews.com/2020/05/25/dite-e-madhe-dite-shprese-asllan-miftari/ Mon, 25 May 2020 19:01:29 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7079 DITË E MADHE ! DITË SHPRESE ! Ditë e madhe është sot Më të mëdha,...

The post Ditë e madhe! Ditë shprese! – Asllan Miftari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DITË E MADHE ! DITË SHPRESE !

Ditë e madhe është sot
Më të mëdha, presim të tjera herë
Të lutem i madhi Zot !
Njerëzimit sjelli veç mirësi e pranverë !

Ditë shprese për të gjithë
Ditë të mëdha sjellësh përherë
Për të gjithë ne, vëllezër të një gjaku
Katolikë e muslimanë…ortodoksë e të krishterë !

Sa bukur e ndjejmë këtë ditë të madhe
Sa të begatë e plot lumturi
Sa të lumtur ndjehemi në shpirt sot !
Kur njëri – tjetrin urojmë me përzemërsi !

Sa i lumtur ndjehem sot !
Më i lumtur se mijëra herë
Kur shpirtin më pushtojnë urimet
Nga motra e vëllëzer katolikë…ortodoksë e të krishterë !

Një rrënjë kemi
Një rënjë e shpërndarë në shumë degë
Një rrënjë e një gjak të mbetemi
Paqëtor deri sa të ketë jetë !

Një rrënjë e një gjak të mbetemi
Më të bashkuar se të tjera herë
Feja është besim shpirtëror
Gjaku, gjak ! -motra e vëllëzer si përherë !

Le të gëzojmë sëbashku,
Ditët më të lumtura si përherë !
Motra e vëllezër, të një gjaku
Katolikë e muslimanë…ortodoksë e të krishterë !

Të festojmë ditë të lumtura …
Jo të ndarë, por gjithmonë bashkë
Të festojmë paqësisht sëbashku
Krishtlindje, bajramë e pashkë !

.
Urime motra e vëllezër !

Copyright@Asllan Miftari
Tiranë Maj 2020🇦🇱

The post Ditë e madhe! Ditë shprese! – Asllan Miftari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lutje Perëndisë – Asllan Miftari https://poezi.laberianews.com/2020/03/29/lutje-perendise-asllan-miftari/ Sun, 29 Mar 2020 08:56:40 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=2483 LUTJE PERËNDISË…! Ç’po ndodh Perëndi! Ç’po ndodh në këtë botë Ka ditë, muaj, vite…. Njerëzimi...

The post Lutje Perëndisë – Asllan Miftari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
LUTJE PERËNDISË…!

Ç’po ndodh Perëndi!
Ç’po ndodh në këtë botë
Ka ditë, muaj, vite….
Njerëzimi është mbërthyer në frikë e lot

Male e detëra janë kthyer në arenë lufte
të vërtetë
Përmbi Dhe është lëshuar kulçedra vrastare
E pa mëshirë gëlltit të pafajshëme jetë

Ç’po ndodh Perëndi!
Dhimbja në këtë botë nuk ka shërim
Njerëzimi i ngujuar e mbytur në trishtim
Çdo gjë e braktisur, çdo gjë në shkretim

Ngado lajme dëgjon, luftë…luftë e vërtetë
Siq duket emri i mungon…”Botërore e Tretë”!

Nga ca banditë të quajtur “shkencëtarë”
Bota zien e digjet në zjarr…!!

Jetë të pafajshëme të mbytura në lot e vaj
Nuk ka një varr, ku nëna birin të qaj

Ç’po ndodh Perëndi!
Ç’po ndodh me jetët tona….
Ca shpik-vrasës kanë rrëmbyer paqen
E shpirtra të pafajshëm…
I ziejnë në kazanin “VIRUS-CORONA”!

Ç’po ndodh Perëndi!
Vdekja e loti kanë mbërthyer Dhenë
Askush nuk thotë, kur e ka fundin kjo gjëmë
Askush nuk thotë kur e ka fundin…..
Kjo tinëzare luftë…kjo vrastare gangrenë

Ç’po ndodh Perëndi!
Ç’po ndodh në të vërtetë…
Rrugë e qytete të boshatisura
Të ngujuar fëmijë..të rinj e moshë e tretë
Ngado të hedhësh sy…
Botë e shkretuar, botë si në mesjetë…!

Ç’po ndodh Perëndi!
Lotët më kanë pushtuar ndjenjën
Ka ditë, ndonjë fjalë dua të hedh në letër
Pena nuk ecën, nuk di ç’të shkruaj
A thua jam këtu, a vallë jam në botën tjetër!

Nuk ka as një ilaç, asgjëkundi s’duket dritë
Lajme të rënda nga mëngjesi në mëngjes
“Qëndroni në shtëpi”, mbyllur thonë…..
Kjo është terapia, kjo e vetme shpresë…!

I Madhi i Gjithësisë!
Shpresa është tek Ju
Ju jeni krijuesi e mbrojtësi i njerëzisë
Ju jeni krijuesi i gjithësisë…
Jemi drejtuar me sy nga Ju
Lutemi jepni shërim e shpresë njerëzisë!

Lutemi përbindëshmëve vini fre
E lëshoni shërim e paqe mbi Dhe!

Ju pershendes perzemersisht te nderuar miq!
Zoti u ndihmofte sebashku me familjet tuaja!
Zoti i ndihmofte te gjithe njerezimin ane e mbane botes!

Copyright@Asllan Miftari
Tirana-Albania
Mars 2020

The post Lutje Perëndisë – Asllan Miftari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Unë dhe poezia – Asllan Miftari https://poezi.laberianews.com/2020/03/21/une-dhe-poezia-asllan-miftari/ Sat, 21 Mar 2020 18:23:20 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1910 Mirmengjes e ju pershendes perzemersisht te nderuar miq! Fundjave te mbare uroj per ju! Sot...

The post Unë dhe poezia – Asllan Miftari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mirmengjes e ju pershendes perzemersisht te nderuar miq!
Fundjave te mbare uroj per ju!
Sot eshte dita boterore e poezise!
Urime e respekte per te gjithe ju miq lexues e poete!

UNË DHE POEZIA

Ah..! Poezi e bukura poezi!
Sa bukur këmbëkryç ulemi ne të dy
Sa çiltër debatojmë unë dhe ti
Asnjëhere ti nuk më len në vetmi
Në oazin tënd të thellë,
Dhe orëve,më të dremitura të natës
Ti frymëzimin më rrëmben, si me magji!

Unë, të fle dua
Ti, zgjohu më thua
A nuk je lidhur ti fort me mua?
A nuk më dashuron ti vërtetë mua?
Tani është koha, bukur për të shkruar
Dhe hëna, rri vështron ndriçuar!

Ah..! E bukura poezi!
E bukur, por dhe “kuçedër” e pangopur si gjithnji!
Ti, vetëm kërkon nga unë
Vargje, të vërshuara si lumë
Fjalë dhe vargje pa mbarim
Ndonjëherë dhe me nxitim
Kur bëhet fjalë, për të shpejtë dedikim
Dhe unë nuk nguroj ti thur ato,
por të them:
Çelësin e portes për një çast, dua të lutem
Për të hyrë në kopshtin tënd të bukur
Mbushur me plot fantazim!

Ah..! Moj e bukura poezi
Une botën, sjell tek ti
Këngët e bukura të zogjëve
Të bylbylëve pa mbarim
Blegërimat e qingjave, të deleve
Meloditë e fyejve të barinjëve
Orët e bukura, shkëlqimin e yjeve të natës
Të nesërmen e rrezeve diellore
Botën mbushur me vezullim!

Ti, ëndërrat e bukura te njerëzve
Bukuritë përrallore të natyrës
Galaktikën, universin,gjithësinë
Me ngulm kërkon tek unë
Dhe unë, nuk nguroj ti fal ato
Përmes rimave,vargjeve modeste
Netëve të gjata, ndenjur pa gjumë!

Ti, freskinë e bjeshkëve
Aromën e luleve pranverore sjell tek unë
Botën e shkencës,artit,muzikës,artistëve,
vallëtarëve, poetëve,shkrimtarëve,këngëtarëve pa mbarim
Pranverën e bukur me këngët e bylbylëve
Rrjedhën e kristaltë të lumenjëve
Bukuritë përallore të vendit tim!

Me vargjet e thjeshta poetike
Dashuri shpreh….
Shpresë…..pa mbarim
Ditë e natë këndoj për djemtë dhe vajzat e bukura…
Për njerëzit e mrekullueshëm, që ka vendi im!

Ah..!
Poezi e bukura poezi
Të dashuruar të mbetemi unë dhe ti
Përmes vargjeve të mia dhe arterieve të tua
Njerëzimit,
botës ti falim dashuri!

Ju përshëndes dhe uroj për të gjithë Ju miq lexues e poetë të nderuar ditën ndërkombëtare të poezisë!
Uroj krijimtari sa më të bukur në dobi të stabilitetit e paqes njerëzore!

Copyright@Asllan Miftari
Tirana-Albania

The post Unë dhe poezia – Asllan Miftari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>