Asllan Qyqalla Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/asllan-qyqalla/ Poezi Laberia News Tue, 25 Aug 2020 21:24:16 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Asllan Qyqalla Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/asllan-qyqalla/ 32 32 Frikësohu – Asllan Qyqalla https://poezi.laberianews.com/2020/08/25/frikesohu-asllan-qyqalla/ Tue, 25 Aug 2020 21:24:13 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11680 Poezi…. Frikësohu. po, po frikësohu. sot dhe përgjithmonë ki frikë nga unë. Unë jam frika...

The post Frikësohu – Asllan Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poezi….
Frikësohu.
po, po frikësohu.
sot dhe përgjithmonë
ki frikë nga unë.
Unë jam frika jote
jam makthi yt
jam zemërimi yt
jetoj në djersët që të kaplojnë
tek ti dridhesh nga trishtimi
jetoj në sytë që levizin me shpejtësi në errësirë
jam në një kuti të mbyllur
që ti e harron diku pas dollapeve.

Jetoj aty me ty
në lëvizjet e tua gjatë një ëndrre
jetoj në çdo trokitje shpirtit tënd
në çdo ligështim trupi
unë jetoj edhe në gëzimet e tua
në buzëqeshjet e tua
në folenë e syve tu.
Unë jam dëshira jote më e errët
sekreti yt më i thellë
ai epsh i prushtë
që digjet diku në thellësitë e tua
Jetoj në gënjeshtrën tënde
jetoj në gjithçka tënden.

Unë jam një tornado
jam gjithçka dhe asgjë
jam një ndjenjë boshe e absurditetit
një oqean pyetjesh e mendimesh
një pellg i plotë me pavetëdije

Unë jam mbiuni yt
jam ajo që ti nuk e imagjinon dot
unë të kontrolloj ty
sepse unë jam pas teje
jam e vërteta e çdo ekzistence.
unë… Unë jam një e gjorë!

-Unë, vdekja
Prof.Asllan Qyqalla

The post Frikësohu – Asllan Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Atdhe të shitën Lir(in) – Asllan Qyqalla https://poezi.laberianews.com/2020/08/17/atdhe-te-shiten-lirin-asllan-qyqalla/ Mon, 17 Aug 2020 21:04:03 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11292 Atdhe të shitën Lir(in) Në Arkivin e Londrës gjeta atdheun e paarnuar të mbrojtur nga...

The post Atdhe të shitën Lir(in) – Asllan Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Atdhe të shitën Lir(in)

Në Arkivin e Londrës
gjeta atdheun e paarnuar
të mbrojtur nga Mbretëresha Elizabetë
ashtu si e kishte lënë Gjergji në shekuj amanet.

Atdhe, në pasqyrën tënde pashë bajlozët duke ladruar
pashë Sulltanë e padishahë të ndërkrehur
erdhën për të përshkardh
me gjysmëhënë e krrokama
me bubulesh ish mbushur çdo skutë
ku glaconin stërkeqët e qelbanikët.

Atdhe të sakatosën unukët e zagarët
nga një pjesë tëndin e vunë në ankand
ata që shkelën mbi gjakun e dëshmorëve
këta që në gjakun e stërnipërve
pasurojnë egon e turpit
varfërojnë atdheun me xehe, ari e diell
gjysmëhënën të turpëruar e vunë në ballinë
një paçavër të ndyrë e të përlyer
na e bënë himn në ekstazën e shitur
për epshet, vjedhjet e ndyrësitë.

Atdhe
gjuhën ta ndotën me barbarizma
në përqafim me Erdogana, Mexhuburrahmana…
këngën ta djegën në parzmën e “unikatilave”
rininë ta ndoqën lumenjve të Hungarisë
apetitet e pangopura në sojesorollop
i sollën poezisë sime vrerë e blozë
sa të madh të gjeta Atdhe në Londër
sa të zvogëluan marangozët e luftës
të skamnuan në ecjen tënde zhagas
Atyre turpi u rëntë në oxhakun e pallateve të ëndërrave
epitafin këtyre duhet shkruar me alfabetin çirilik
nuk lanë vend as për varre
në Atdheun tim.

The post Atdhe të shitën Lir(in) – Asllan Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dje – Asllan Qyqalla https://poezi.laberianews.com/2020/08/17/dje-asllan-qyqalla/ Mon, 17 Aug 2020 20:48:57 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11284 DJE Dje të kërkova në ligjëratë të kërkova te “Amaro” të kërkova në amfiteatër tē...

The post Dje – Asllan Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DJE

Dje
të kërkova në ligjëratë
të kërkova te “Amaro”
të kërkova në amfiteatër
tē kerkova në kabinetë
të kërkova në dekanat
të kërkova në bibliotekë
të kërkova në Malin e Robit
të kërkova në Prishtinē…
të kërkova e ku nul të kërkova
të gjeta në zemrën time
strukur në fshehtësi

Prof. Asllan Qyqalla

The post Dje – Asllan Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më mungon në Velipojë – Asllan Qyqalla https://poezi.laberianews.com/2020/08/17/me-mungon-ne-velipoje-asllan-qyqalla/ Mon, 17 Aug 2020 17:09:08 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11273 MË MUNGON NË VELIPOJË Pulëbardhat sjellin kujtime mbeshtjellë ne marhama kujtese në guacka rrëshqasin orët...

The post Më mungon në Velipojë – Asllan Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MË MUNGON NË VELIPOJË

Pulëbardhat sjellin kujtime
mbeshtjellë ne marhama kujtese
në guacka rrëshqasin orët
e Moteli në reminishencë
ishte plot turistë
vetëm ti më mungoje
në Velipojë.

Deti në tejhorizont
prek qepallat e tua
flokët e shprishura i pashë
duke valëzuar në shkumë
skalitur ishe në syprinën e kaltër
syri yt lotdeti i njelmtë
në perqafim malli
shtrëngoj buzët e qara

Deti merr në gji
ngrohtësinë e lumenjve
vrushkuj avujsh në kokë
ndjejnë ikjen tënde
në perëndimdielli
pres ardhjen se kur…
siç pret deti
lumenjtë të derdhen!

Velipojë, 15 gusht 2019
Asllan Qyqalla

The post Më mungon në Velipojë – Asllan Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>