Avni Skenderaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/avni-skenderaj/ Poezi Laberia News Fri, 22 Oct 2021 16:12:08 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Avni Skenderaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/avni-skenderaj/ 32 32 Aktualitet – Avni Skenderaj https://poezi.laberianews.com/2021/10/22/aktualitet-avni-skenderaj/ Fri, 22 Oct 2021 16:12:06 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21938 Aktualitet Sa vjen më rrallë, Po duket njeriu i drejtë. Kjo botë e pistë gërdallë,...

The post Aktualitet – Avni Skenderaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Aktualitet

Sa vjen më rrallë,
Po duket njeriu i drejtë.
Kjo botë e pistë gërdallë,
Tjetërsoi njeriun e vërtetë

Njeriu për njeriun u bë ujk,
Peshku i madh të voglin ha.
I kamuri fukaran e nduk,
I ligu të mirin prapa e la.

Padrejtësi e pështirë,
Yll polar i kësaj bote plehër.
Njeriun e mirë godet pa mëshirë,
Të drejtit frymën i mer.

Padrejtësia i godet,
Poshtërsisht mu në ball,
Të rrallë njerzit e drejtë,
Sa vjen e më të rrallë.

ASk.

The post Aktualitet – Avni Skenderaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Verë e virusuar – Avni Skenderaj https://poezi.laberianews.com/2020/05/24/vere-e-virusuar-avni-skenderaj/ Sun, 24 May 2020 16:33:57 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7028 VERË e VIRUSUAR Vera e sivjetme, Pa diell, Pa aromë lulesh, Pa cicërima zogjësh, Pa...

The post Verë e virusuar – Avni Skenderaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
VERË e VIRUSUAR

Vera e sivjetme,
Pa diell,
Pa aromë lulesh,
Pa cicërima zogjësh,
Pa zhuzhu gjinkallash,
Pa bilbila,
Pa dallandyshe,
Verë ndryshe.

Vera e sivjetme,
Pa rërën që djeg,
Pa bikini në plazh,
Pa gjinj të shfrenuar,
Pa muzikë në mesnatë,
Pa ditë përvëluese,
Pa yje e hënë,
Verë për tu harruar,
Verë e virusuar.

The post Verë e virusuar – Avni Skenderaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Syri i bukur – Avni Skenderaj https://poezi.laberianews.com/2020/04/20/syri-i-bukur-avni-skenderaj/ Mon, 20 Apr 2020 21:13:00 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4663 SYRI I BUKUR Syri bukur me dritë, tek ty nis miqësia, flakëron dashuria, syri bukuro....

The post Syri i bukur – Avni Skenderaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
SYRI I BUKUR

Syri bukur me dritë,
tek ty nis miqësia,
flakëron dashuria,
syri bukuro.

Syri bukur akujt shkrin,
ku ka si ti,
di dhe ti ku rri,
syri bukuro.

Syri bukur lulet çel,
u jep ngrohtësi,
ngjyrat që do ti,
syri bukuro.

Syri bukur që ndrin,
simbol bukurie,
dhuratë Perëndie,
syri bukuro.

Syri bukur nuk tu ndava,
mos mu ndaj dhe ti,
në ke Perëndi,
syri bukuro.

Avni Skënderaj

The post Syri i bukur – Avni Skenderaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Fjala – Avni Skenderaj https://poezi.laberianews.com/2020/04/13/fjala-avni-skenderaj/ Mon, 13 Apr 2020 18:45:41 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4084 FJALA Gojë mjalt a zeher, zgjidh të parën o njeri. Në jetë vjen një herë,...

The post Fjala – Avni Skenderaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
FJALA

Gojë mjalt a zeher,
zgjidh të parën o njeri.
Në jetë vjen një herë,
dhe do ikësh përsëri.

E folur apo e shkruar,
dallon fjala e vërtetë.
Njeri qofsh i bekuar,
mendoi fjalët në jetë.

Fjala e mirë ngroh zemrat,
rrit njerëz të mirë.
Oh sa mirë e kanë nënat
fjalën mjalt mbajnë në shpirt.

Fjala lidh miqësitë,
në çdo gjuhë që të flitet.
Ajo nxit armiqësitë,
dhe me fjalë njeriu vritet.

Fjala vëllezër e motra,
ndez flakë dashuritë.
Një gjuhë të kishte Bota,
do të ishte më e mirë.

Zot i madh i Gjithësisë,
atje lartë ku ti je.
I dhe fjalën njerëzisë,
një mrekulli i dhe….

Avni Skënderaj

The post Fjala – Avni Skenderaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Stoli ynë – Avni Skenderaj https://poezi.laberianews.com/2020/04/05/stoli-yne-avni-skenderaj/ Sun, 05 Apr 2020 13:13:26 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3467 STOLI YNË E mban mend moj e mirë, tek ky stol kur frymën ndalëm? Të...

The post Stoli ynë – Avni Skenderaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
STOLI YNË

E mban mend moj e mirë,
tek ky stol kur frymën ndalëm?
Të dashuruar plot dëshirë,
si dy zogj krahët hapëm.

Tinguj zemre çuçuritëm,
u betuam solemnisht.
Tek ky stol udhën nisëm,
udhën e jetës bashkërisht.

Eja ulemi të pushojmë,
të prehemi një çikë.
Ato kohë të kujtojmë,
është stoli ynë historik.

Avni Skënderaj

The post Stoli ynë – Avni Skenderaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>