Behare Daja Kasa Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/behare-daja-kasa/ Poezi Laberia News Sun, 03 Jan 2021 15:30:55 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.2 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Behare Daja Kasa Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/behare-daja-kasa/ 32 32 Vendlindje – Behare Daja Kasa https://poezi.laberianews.com/2021/01/03/vendlindje-behare-daja-kasa/ Sun, 03 Jan 2021 15:30:47 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16194 Vendlindje Më është e njohur kjo rrugëz e ngushtë, Harlisur dushqesh e shkurresh mbi gardh,...

The post Vendlindje – Behare Daja Kasa appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vendlindje

Më është e njohur kjo rrugëz e ngushtë,
Harlisur dushqesh e shkurresh mbi gardh,
Strehëz e ëmbël folez’ dallandyshesh,
Me britma e cicërima zogjsh ndajnatë.

Kam kaq mall për ty e gurta shtëpizë,
Me trarë të rënë nga mosha,nga koha,
Porse me zjarrin e tëndit oxhak,
Të ngrohej shpirti e fashitej lodhja.

Mall kam dhe për ty burim akullues,
Me të kristaltin ujë shpirtrinor,
Me lejlanë manushaqe përreth zbukuruar,
Me të këndshmen aromë petalesh çdo skaj.

Në ëndrra të kam dhe ty gjarpërori përrua,
Me ujët kristal, me flladin ndër sy,
Në gurëzat e tua sa herë u rrëzova,
Dhe më rriti, më vajzëroi rrëzimi në ty.

Ah! I kujtoj kaq mirë këto vende,
Me çapa të vegjël u rrita në to,
Vendlindja ime e artë si vjeshtëz,
Me ngjyrën e bakrit, stolisur të kujtoj.

… kam mall për ty vendlindja ime,
e artë si vjeshtëz, e gjelbër si pranverë…

B. Kasa

The post Vendlindje – Behare Daja Kasa appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Fytyrë dashurie – Behare Daja Kasa https://poezi.laberianews.com/2020/02/25/fytyre-dashurie-behare-daja-kasa/ Tue, 25 Feb 2020 18:35:41 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=640 FYTYRË DASHURIE Nuk do elozhe fytyra e vërtetë e dashurisë, Nuk do as medalje, e...

The post Fytyrë dashurie – Behare Daja Kasa appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
FYTYRË DASHURIE

Nuk do elozhe fytyra e vërtetë e dashurisë,
Nuk do as medalje, e as dekorata,
Kërkon veç buzëqeshje të një shpirti të dlirë,
Dhe cep më cep ta shpërndan lëvdatën.

Nuk do as veshje firmato kjo e bukura fytyrë,
Që veç emrin mbajnë nëpër etiketa,
Emrin e saj me firmë e vulë,
E stampon shpirti dhe vulën ia vë zemra.

Dhe kur një ditë këtë ta kuptosh,
Kur sytë plot gaz të qeshin nën qerpik,
Kur buzëqeshja të ndrin çdo pore nën qelizë,
Ke gjetur pra,fytyrën e vërtetë të dashurisë.

B.Kasa

The post Fytyrë dashurie – Behare Daja Kasa appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>