Berat Luzha Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/berat-luzha/ Poezi Laberia News Sat, 05 Dec 2020 20:33:58 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Berat Luzha Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/berat-luzha/ 32 32 Eca jetës – Berat Luzha https://poezi.laberianews.com/2020/12/05/eca-jetes-berat-luzha/ Sat, 05 Dec 2020 20:33:53 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15452 Eca jetës Eca jetës Ndala kohën Vonë kuptova Se si jeta Qenqe qenka! Ec e...

The post Eca jetës – Berat Luzha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Eca jetës

Eca jetës
Ndala kohën
Vonë kuptova
Se si jeta
Qenqe qenka!

Ec e ndal
Ndal e ec,
Kjo jetë qenka
Mirë e keq,
Mozomakeq!

Nuk u ndala
Eca prore
Nëpër jetë
Në vendin tim
Pambarim

Eca, eca
Pa u ndalur
Në fortunë,
Nëpër terr
E nëpër dritë.

Në vendin tim
Shkela kohën
Eca ditën,
Jetën preka
Bashkë me diellin!

Berat Luzha

The post Eca jetës – Berat Luzha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kosova – Berat Luzha https://poezi.laberianews.com/2020/05/02/kosova-berat-luzha/ Sat, 02 May 2020 07:50:27 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5353 KOSOVA Kosova e plagosur Shtatë varrë në trup i ka Në këtë natë të zezë...

The post Kosova – Berat Luzha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KOSOVA

Kosova e plagosur
Shtatë varrë në trup i ka
Në këtë natë të zezë
Ngrihet për t’i la
Drejt lumit po ecën
Lumë ajo u bë
Në gurgullimë valësh
Flet me gjysëm zë
Kosova me varrë
Trupin me gjerdanë
Plagët lëshojnë kushtrimin
Lumit i shkojnë pranë
Kosova me plagë
Nënëlokja me varrë
Kurrë nuk do të vdes
Ka për t’u ringjallë
Tok me nënë Kosovën
Në male e fusha
Jemi lumë i madh
Jemi log për lufta
(1993)
Berat Luzha

The post Kosova – Berat Luzha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kaçanik – Berat Luzha https://poezi.laberianews.com/2020/05/02/kacanik-berat-luzha/ Sat, 02 May 2020 07:46:57 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5351 Kaçanik, Përse meditohesh kaq shumë e heziton ta mbysësh gjarprin? Lepenci gjarpëron me ujin e...

The post Kaçanik – Berat Luzha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kaçanik,

Përse meditohesh kaq shumë
e heziton ta mbysësh gjarprin?
Lepenci gjarpëron me ujin e skuqur,
gjerdan i gjakosur!
Lotët të zbresin rrëke
faqeve të Përronit të Cucës.
E ti prapë heshtë!
Nuk mundesh
apo s’di ç’të bësh!?
Ahhh…
gjarpri më zuri përsëri,
gjarprin duhej goditur
në kokë.
gjarprin duhej mbytur
me kohë.
(Drenicë, shtator 1998)

Berat Luzha

The post Kaçanik – Berat Luzha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Prishtina – Berat Luzha https://poezi.laberianews.com/2020/05/02/prishtina-berat-luzha/ Sat, 02 May 2020 06:41:15 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5332 PRISHTINA E strukur pret fortunën e ujqit të kanë rënë në vathë të ta ruajnë...

The post Prishtina – Berat Luzha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PRISHTINA

E strukur
pret fortunën
e ujqit të kanë rënë në vathë
të ta ruajnë kopenë.

Ti ende shpreson
në marrëveshjen mes ujkut e deles!

Kur ujqit e ruajnë kopenë
dihet se çka i gjen kecërit!

E di përrallën e kecërve mitarë
dhe të ujkut këmbëbardhë?!

Prishtinë,
Pse ia hape derën mashtrimit
e ujqit i le të hyjnë në vathë?

Paqe me ujkun nuk ka.
Ujkun duhet vrarë,
në daç ta kesh kopenë,
në daç paqe në vathë!

E ujqit ulërijnë anembanë
e ujqit bëjnë kërdinë në vathë
e ti Prishtinë
ende shpreson në paqe!

E strukur matanë
numëron kecërit e përlarë!

Kur do të ardhësh në log
që kopesë t’i dalësh zot?
Apo do të shkosh në mal
Apo mali te ti do të dal!?

(Drenicë, shtator 1998)
Berat Luzha

The post Prishtina – Berat Luzha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Burgu dhe pandemia – Berat Luzha https://poezi.laberianews.com/2020/04/19/burgu-dhe-pandemia-berat-luzha-2/ Sun, 19 Apr 2020 08:32:59 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4490 BURGU DHE PANDEMIA Ky ministri fjalë m’ka çue Mue burg me më caktue, Burg në...

The post Burgu dhe pandemia – Berat Luzha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
BURGU DHE PANDEMIA

Ky ministri fjalë m’ka çue
Mue burg me më caktue,
Burg në sh’pi, thotë, rri në sh’pi
Nuk guxon me dalë n’kojshi!

Burg në sh’pi, he haj medet
Pse i mbusha 65 vjet,
Rri në sh’pi, o rri në sh’pi
Po urdhëron kjo ministri!

Kemi hyrë në pandemi
N’politikë dhe shëndetësi,
Se kështu ne bëhemi shtet
Kur s’do t’kemi as shëndet.

Rri në sh’pi, s’guxon me dalë
Dhe askush mos t’vjen me t’parë,
Burg në sh’pi, me fat na qoftë
Ministria ne na rrnoftë!

The post Burgu dhe pandemia – Berat Luzha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Burgu dhe Pandemia – Berat Luzha https://poezi.laberianews.com/2020/04/16/burgu-dhe-pandemia-berat-luzha/ Thu, 16 Apr 2020 19:47:08 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4295 BURGU DHE PANDEMIA Ky ministri fjalë m’ka çue Mue burg me më caktue, Burg në...

The post Burgu dhe Pandemia – Berat Luzha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
BURGU DHE PANDEMIA

Ky ministri fjalë m’ka çue
Mue burg me më caktue,
Burg në sh’pi, thotë, rri në sh’pi
Nuk guxon me dalë n’kojshi!

Burg në sh’pi, he haj medet
Pse i mbusha 65 vjet,
Rri në sh’pi, o rri në sh’pi
Po urdhëron kjo ministri!

Kemi hyrë në pandemi
N’politikë dhe shëndetësi,
Se kështu ne bëhemi shtet
Kur s’do t’kemi as shëndet.

Rri në sh’pi, s’guxon me dalë
Dhe askush mos t’vjen me t’parë,
Burg në sh’pi, me fat na qoftë
Ministria ne na rrnoftë!

Berat Luzha

The post Burgu dhe Pandemia – Berat Luzha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>