Bes Camaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/bes-camaj/ Poezi Laberia News Wed, 16 Dec 2020 17:33:41 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Bes Camaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/bes-camaj/ 32 32 Terri bie – Bes Camaj https://poezi.laberianews.com/2020/12/16/terri-bie-bes-camaj/ Wed, 16 Dec 2020 17:33:35 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15766 TERRI BIE E bukë s’ka ma n’shpi! Me ball mrrolun e shtrëngim n’zemër pyet nana,...

The post Terri bie – Bes Camaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
TERRI BIE

E bukë s’ka ma n’shpi!
Me ball mrrolun e shtrëngim n’zemër pyet nana,
-Hë biro, a gjetët diçka për sonte?
-Jo nanë jo, nuk mbet për ne!!
Duarthatë u kthyen edhe sonte! S’paskan gjetë asnjë trohë, asnjë kore bukë! Po ma i vogli pisket e s’ndalet,
-Nanë ban diçka me hangër se vdiqa uni!
O Zot thërriste nana, ç’të bëj unë e mjera? Më ndihmo t’i ushqej këta fëmijë, kurrë bukë s’i kam ngi, me zor i kam mbajtë n’gji! O zot o!!!
-Dojmë bukë nanë, piskamat s’ndalen! E çka me ba për darkë e mjera unë?! S’len me marr frymë kjo jetë! Për nanën ma lehtë do t’ishte me vdekë!
Doli n’oborr nana dhe gjeti ca gurë, në dukje si patate. I muar dhe e mbushi kusinë e oxhakut. Shtoi edhe pak ujë e po u thotë fëmijëve,
-Qe nana, i vuna kompirat me u zi! Po e shtoj edhe ni dru e vlon ma shpejt! Vlonte kusia, vlonin fëmija! Vlonte edhe shpija!
Mbas dy orësh, i vogli dhe të tjerët kishin fjetë. Po njëri si përgjumshëm lëshoi edhe një piskamë,
-A u zinë kompirat nanë?
Qe gati nanës, veç edhe pak! Edhe pak!! O mua dheu më mloftë e skamja u shoftë!!!
Në pritje fëmijët u nginë me avull dhe i zuni gjumi n’andrra me patate! N’ferk të ditës, nana u qetësua për pak e shfreu,
-Ah nanë, nana! O zot, pse m’bane?! Pse?
Nesër ditë e re, nafakë e re, përsëriste.
Dhe të nesërmen gjithçka fillonte nga e para!

(…ky shkrim, premtim dhëndrit Jusuf Veseli, që iku sot n’amshim)
(…ndodhi e vërtetë e viteve 60)

The post Terri bie – Bes Camaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kjo farë çmendurie – Bes Camaj https://poezi.laberianews.com/2020/05/16/kjo-fare-cmendurie-bes-camaj/ Sat, 16 May 2020 13:27:05 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6328 Bes Camaj Kjo farë çmendurie e bilionave e virusëve e dreqërve jeton n’errësirë kurrkush nuk...

The post Kjo farë çmendurie – Bes Camaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Bes Camaj

Kjo farë çmendurie

e bilionave
e virusëve
e dreqërve
jeton n’errësirë
kurrkush nuk e sheh

vjen kur t’i teket
kajherë
bash kur nuk e pret.

Po ne saherë jemi pa
e kemi thënë

Kjo botë
nuk është ajo
që e kemi dashtë

e pra
ta ndërtojmë një tjetër.

The post Kjo farë çmendurie – Bes Camaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pa dashtë – Bes Camaj https://poezi.laberianews.com/2020/05/06/pa-dashte-bes-camaj/ Wed, 06 May 2020 19:57:34 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5720 PA DASHTË kam hy n’ty e t’kam marrë n’qafë tash kah fundi po sillem si...

The post Pa dashtë – Bes Camaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PA DASHTË

kam hy n’ty
e t’kam marrë n’qafë

tash kah fundi
po sillem si n’treg

pa dashtë
m’asht mbushë shpirti
me mospërgjigjet tua

e di që pa dashtë
kam me dalë
me qese t’lagëta tuj pikë

po mbas fundit
dije
Bes Camaj

The post Pa dashtë – Bes Camaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në zgjimin e natës – Besnik Camaj https://poezi.laberianews.com/2020/05/04/ne-zgjimin-e-nates-besnik-camaj/ Mon, 04 May 2020 20:15:55 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5585 NË ZGJIMIN E NATËS u shpërgjuma ngjyva sytë me ftyrën tande mandej nuk të pashë...

The post Në zgjimin e natës – Besnik Camaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NË ZGJIMIN E NATËS

u shpërgjuma

ngjyva sytë
me ftyrën tande
mandej nuk të pashë më
m’ike

jam mbështetë
në fund të vargut
tue e sha vedin
n’kohën pa ty
e gishtat më janë mpi
m’kanë ra për thonjsh
tue i shti n’pej rrugët e moçme

kajherë
po i ther me kast
veç me ta pa ftyrën
në akëcilën
pikë
Bes Camaj
Zvicër

The post Në zgjimin e natës – Besnik Camaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kurrë – Bes Camaj https://poezi.laberianews.com/2020/05/03/kurre-bes-camaj/ Sun, 03 May 2020 17:46:37 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5512 Poezi nga BESNIK CAMAJ KURRË nuk u bëmë bashkë sa i ngushtë ky shteg për...

The post Kurrë – Bes Camaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poezi nga BESNIK CAMAJ

KURRË

nuk u bëmë bashkë

sa i ngushtë ky shteg
për t’u ça

sa e shkurt kjo jetë
për t’u nda

PA DASHTË

kam hy n’ty
e t’kam marrë n’qafë

tash kah fundi
po sillem si n’treg

pa dashtë
m’asht mbushë shpirti
me mospërgjigjet tua

e di që pa dashtë
kam me dalë
me qese t’lagëta tuj pikë

po mbas fundit
dije

pa dashtë
fort t’kam dashtë

ART ASHT

kur t’merren mendtë
prej kohës së tashme
e ti ec hap mbas hapi
pa u përkulë
e pa i hapë duart anash
deri sa ta mbërrish cakun tand

art nuk asht
përçapja e arrës gojëhapun
po thyemja e saj me një t’rame dore
kur ke shumë kokrra
që vijnë nga trupa të ndryshëm
e ti me një t’prekun t’gëzhojës
me mollëzat e gishtave
ia gjen masën secilës
e i then pa i shkallmue
për me ua nxjerrë thelbin e plotë

nuk asht art
me qenë shumë i hershëm si ne
e me mbërri n’cak ma s’voni
veçse ka plot qenj endacakë
që lehin për qejf e për inat t’vetin
po art asht
kur e din mirë kah po shkon
dhe ku ke me mbrri
e ipesh me tanë qenien
që rrugës çdo shteg me ça
e kujt sherr mos me i ba

nuk asht art
me dijtë e me pasë
çka me folë
e mos me e thanë kur vyn
aty ku duhet
po art asht
askujt mos me iu tutë
e me e kritiku n’sy kur e meriton
pa të jetë edhe i familjes t’ngushtë
mik a farefis a çfarëdo tjetër pis

nuk asht art
me lexu veçsa për sy e faqe
po art asht
me lexu me mend e me zemër
deri n’fund në thellësi
e me ia çelë rrugën shpirtit
tue ia dërgu shkronjat
si fluska bore

art nuk asht me jetu
gjysmën e jetës brenda
e gjysmën tjetër jashtë
e kur t’kthehesh n’vete
kurrgja mos me dashtë
po art asht
me e ndërtu shtëpinë n’kokë
që ngado t’shkosh e merr me vedi
dhe e mbush me t’mira
shoqe dhe shokë

kur ia vnon mendjen
dej n’fund
nëse e përmbush shpirtin art
jeta asht pjesa ma e bukur e vdekjes.

NË ZGJIMIN E NATËS

u shpërgjuma

ngjyva sytë
me ftyrën tande
mandej nuk të pashë më
m’ike

jam mbështetë
në fund të vargut
tue e sha vedin
n’kohën pa ty
e gishtat më janë mpi
m’kanë ra për thonjsh
tue i shti n’pej rrugët e moçme

kajherë
po i ther me kast
veç me ta pa ftyrën
në akëcilën
pikë

KUR PIQEMI

ne vallëzojmë
edhe pa muzikë
zogëz vere

heret a vonë
do ta mësosh

jeta është
tufë betejash

veç dashnia
ka hise n’to

S’KA FJALË

që ma ban
ma zi se ti�
s’e di a ia vlen
me t’dashtë
në kohën që vjen

po ti e di
veç me ty jetoj
ta thashë
apo nuk ta thashë
në çdo kohë

e tashmja ime

NGA PIKTURA

në mur
paska ra dielli

nga gravurat mbi shkamb
qenkan fshi zanat

ç’heshtje
kur ti s’flet muze bahesh

mërzia vjen
vetë e njëqindta
unë e kam pranu
po zemra s’ma do
eja i ndërrojmë dy fjalë
shkundim pluhunin
e mbushemi frymë

PËSH-PËSH

më zgjoi shushërima
e çative të qytetit tingujçjerrë
mbushë kaptina dhembjesh
pafund

hypa mbi krahë
n’vesh një pëshpërimë
me shije shtogu
thartësisht e ambël
si tingujt e herës s’parë
nën manin e oborrit
me drita kah dielli

në fluturim u ndala
tek një dritë e flaktë oxhaku
n’afërsi askush tjetër
veç unë e ti
e dielli n’hanë

përmes një çamje t’hershme
hyna prajshëm
në zhurmën e heshtjes

zbrita në bibliotekë
me paskajore n’fyt
të gjeta kryefjalë
anë e kënd

edhepse e dehun
nga foljet e çrregullta
prita çastin
të ma zësh frymën
e t’më thuash

ku ishe deri tash

NË DET

u zhyta

mandej u ngrita
përgjumshëm

hapa sytë
e zani m’kumboi

pak ujë se vdiqa

U BË VONË

e nuk po t’shoh

buzë lumi jam ba
e po pres
me t’marrë etja

SI SHI

sixhim
kacavirresha
ujvarës së qiellit

atë ag
ajo
ofshau butshëm

për të dytën herë
doli në terrasë
vnoi mbathjet mbi tel
e cigaren mbi buzë

dhe më thau
tanë jetën
e lume

The post Kurrë – Bes Camaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kur piqemi – Bes Camaj https://poezi.laberianews.com/2020/03/15/kur-piqemi-bes-camaj/ Sun, 15 Mar 2020 09:03:11 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1467 Sugjeruar nga Xheva Salihaj Poezi nga Bes Camaj KUR PIQEMI ne vallëzojmë edhe pa muzikë...

The post Kur piqemi – Bes Camaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Poezi nga Bes Camaj

KUR PIQEMI

ne vallëzojmë
edhe pa muzikë
zogëz vere

heret a vonë
do ta mësosh

jeta është
tufë betejash

veç dashnia
ka hise n’to

The post Kur piqemi – Bes Camaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kur s’je, prapë ke me qenë – Bes Camaj https://poezi.laberianews.com/2020/03/14/kur-sje-prape-ke-me-qene-bes-camaj/ Sat, 14 Mar 2020 06:21:03 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1408 Sugjeruar nga Xheva Salihaj Poezi nga Bes Camaj Kur s’je prapë ke me qenë gjethmbulues...

The post Kur s’je, prapë ke me qenë – Bes Camaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Poezi nga Bes Camaj

Kur s’je
prapë ke me qenë
gjethmbulues i varrit tim
lëvore ngjitur trupit
fije floku harruar supit
kopsë republike ke me qenë
që humbet n’çlirim
puhizë gjinjësh valë
shenjëdrite e vendit tim
ti faqepikalotësh
bukuri e papërsosur
druajtjen ma ke tret
në t’parin sytakim
athua
kur t’mbarojnë vitet
a ke me i pa më ata sy
që t’kanë kqyrë pandalë
kur s’ke qenë aty
avullinave n’lundrim
a kam me t’pa ma
varkëtare që merr valë
e kurrë s’di me u ndalë
a do t’marrë tjetër ngjyrë
fustani yt i grisur
telave matanë
oh sa dyshas
ky agdrite më vjen
paske ikë me trenin e mbramë
që paska mbetë n’binarë
e s’po të shoh gjëkundi
veçse
në pluhurin e tim ashti
fort po ndihet hapi yt i fundosur
tash s’po di ku je
a si je
veç mba mend
kam me t’dashtë si varrin e trupit
edhe kur s’je
prapë ke me qenë
shenjëdrite e ma t’mirit vend.

The post Kur s’je, prapë ke me qenë – Bes Camaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>