Besa Januzi-Rexhepi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/besa-januzi-rexhepi/ Poezi Laberia News Mon, 19 Sep 2022 11:55:12 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Besa Januzi-Rexhepi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/besa-januzi-rexhepi/ 32 32 Zogjët këndojnë – Besa Januzi-Rexhepi https://poezi.laberianews.com/2022/09/19/zogjet-kendojne-besa-januzi-rexhepi/ Mon, 19 Sep 2022 11:55:10 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23675 Titulli: Zogjët këndojnë Autore: Besa Januzi-Rexhepi Data: 13 korrik Vendi: Michigan Shikoj nga dritarja natyrën...

The post Zogjët këndojnë – Besa Januzi-Rexhepi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Titulli: Zogjët këndojnë
Autore: Besa Januzi-Rexhepi
Data: 13 korrik
Vendi: Michigan

Shikoj nga dritarja
natyrën gjelbëruar,
Sa bukur zogjët këndojnë
Këngën që unë e dua,
Ju lutëm zogj,
këngën mos e ndalni.

Këto cicërrima zogjësh
më zgjojnë mall e nostalgji,
Atje larg nënën kam lënë,
lotët rrëke faqeve shkojnë,
E sa shumë më mori malli,
të pij ujë te ai krua,
Erë e malit t’më përgëdhelë.

Shumë të desha nëna ime
edhe prap të dua shumë,
Ike, shkove në amshim,
e unë vajin s’mund ta ndali,
e vermuar, e mërguar
Larg shumë larg o nënë.

S’ka kush del te dera nënë
mua me më pritë,
Nuk më shkohët në shtëpi,
nëna ime mirë.

Kisha dashur të bëhem zog
të këndoj te varri yt,
Lotët mbi varr le të pikojnë,
lulët që t’i lash mbi varr,
T’i ujisin lotët e mij.

The post Zogjët këndojnë – Besa Januzi-Rexhepi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më fal mirësi – Besa Januzi-Rexhepi https://poezi.laberianews.com/2022/09/05/besa-januzi/ Mon, 05 Sep 2022 12:39:15 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23655 Besa Januzi Titulli: Më fal mirësiAutore: Besa Januzi-RexhepiData : 8-07-2022vendi Michigan! Ti mirë e njeh...

The post Më fal mirësi – Besa Januzi-Rexhepi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Besa Januzi

Titulli: Më fal mirësi
Autore: Besa Januzi-Rexhepi
Data : 8-07-2022
vendi Michigan!

Ti mirë e njeh plagën time
Të lutëm mos trokit aty
Të besova dhe të tregova,
Sot unë nuk jam mirë,
Nesër ti do jesh një soj.

Më fal mirësi nga zemra jote
se kjo jetë është shumë e shkurt,
Mi shero plagët e zemrës,
Bota për të gjithë sillet një soj.

Mos luaj me dhimbjen time
Mos bënë shumë mëkate,
Jep sa të kesh mundësi,
Se zoti ty të ndihmon.

Nëse s’ke ç’të falësh tjetër
Falja një buzëqeshje të sinqert,
Dhuro mirësi nga zemra jote,
Falja ndonjë fjalë të ëmbël!!!

Sofra e poezise shqiptare eshte vendi ku te gjithe poetet shqiptare mund te grumbullojne krijimtarine e tyre te perzgjedhur. Ne kete sofer te poezise do gjeni : poezi shqiptare, poezi per nenen, poezi per atdheun, poezi per dashurine, poezi per heronjte, poezi per deshmoret. Do gjeni krijimet me te bukura te gjithe krijuesve shqiptare te renditura dhe te sistemuara nen emrin e cdo poeti.

Sofra e poezise shqiptare eshte vendi ku te gjithe poetet shqiptare mund te grumbullojne krijimtarine e tyre te perzgjedhur. Ne kete sofer te poezise do gjeni : poezi shqiptare, poezi per nenen, poezi per atdheun, poezi per dashurine, poezi per heronjte, poezi per deshmoret. Do gjeni krijimet me te bukura te gjithe krijuesve shqiptare te renditura dhe te sistemuara nen emrin e cdo poeti.

Besa Januzi-Rexhepi

Laberia News

The post Më fal mirësi – Besa Januzi-Rexhepi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nëna e vetmuar – Besa Januzi-Rexhepi https://poezi.laberianews.com/2022/07/04/nena-e-vetmuar-besa-januzi-rexhepi/ Mon, 04 Jul 2022 12:41:20 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23468 Titulli: Nëna e vetmuar Autore: Besa Januzi-Rexhepi Data: 1 korrik 2022 S’kalon dita, s’kalon nata...

The post Nëna e vetmuar – Besa Januzi-Rexhepi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Titulli: Nëna e vetmuar
Autore: Besa Januzi-Rexhepi
Data: 1 korrik 2022

S’kalon dita, s’kalon nata
S’kam menduar se do mbesi vet,
Sa e madhe u bë shtëpia,
Më ikën fëmijët në gurbet.

Herë në derë, herë në dritare
Nganjëherë oborri nuk më nxe,
Eja bijë ulu këtu me mua,
S’kam me kend ta qaj hallin.

Sa vështirë e kam moj bijë
Edhe lotët mu kanë shterrur,
Sa e zbrazët është shtëpia,
Do na ikë e tërë rinia.

Kam shumë halle e mërzi
Si ta kaloj vet këtë pleqëri,
Nganjëherë harroj vetveten,
Veq rinia të rrij në vend të vetin.

U bë modë me ikë nga shtëpia
Pleqët e ngrat mbesin te shtëpia,
Në këtë moshë të pleqërisë,
Rritën nipat pa i pa fare me sy.

Shpesh po flas më zogjët e malit
Mos mi keni pa bijët e mij,
A kanë ndërmend me ardh naj ditë,
Se nënë lokja është tu ju pritë.

S’po qaj nëna nga mërzia
Por nga malli e dashuria,
Këthehuni o bijët e mij,
Edhe njëherë dua t’ju shoh.

Zemra e nënës nuk rreh njësoj
Lotët nënës ju kanë tha,
Malli për ju më mbyti,
Ndoshta do më gjeni gjall.

The post Nëna e vetmuar – Besa Januzi-Rexhepi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të fjej edhe pak – Besa Januzi-Rexhepi https://poezi.laberianews.com/2022/06/28/te-fjej-edhe-pak-besa-januzi-rexhepi/ Tue, 28 Jun 2022 12:42:08 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23444 Titulli: Të fjej edhe pak Autore: Besa Januzi-Rexhepi Data: qershor 2022 Sonte dua të flej...

The post Të fjej edhe pak – Besa Januzi-Rexhepi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Titulli: Të fjej edhe pak
Autore: Besa Januzi-Rexhepi
Data: qershor 2022

Sonte dua të flej edhe pak,
porsa mbylla sytë, po shetitem me ty,
me ëndrrat e gjumit të rënd,
Duket si një parajs me lule.

Po shetitem rreth parkut me ty
Lumturia nuk kishte kufinjë,
u ndelëm te lisi i madh,
U afrove buza gaz më përqafove.

Dielli kishte lëshuar rrezet e arta,
Ne shetitnim dora-dorës,
edhe parku dukej për mrekulli,
Jemi si dy engjuj të bukur e të qetë!

Nëna lehtas më preku në sup!
Bijo zgjohu se je von për në shkollë,
Of moj nënë s’më le vetëm edhe pak,
Jo moj bija ime u bë shumë vonë.

O sa ëndërr të bukur pash,
mu duk se gjithçka ndryshoi tek unë,
E tash po shkoj në shkollë, me ëndërr në mendje,
Shumë kisha dashur të flej vetëm edhe pak.
Michigan

The post Të fjej edhe pak – Besa Januzi-Rexhepi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të besoj – Besa Januzi-Rexhepi https://poezi.laberianews.com/2022/06/28/te-besoj-besa-januzi-rexhepi/ Tue, 28 Jun 2022 08:42:52 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23394 itulli: Të besoj Autore: Besa Januzi-Rexhepi Data: 06-17-2022 Të besoj se shumë të dua, Në...

The post Të besoj – Besa Januzi-Rexhepi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
itulli: Të besoj
Autore: Besa Januzi-Rexhepi
Data: 06-17-2022

Të besoj se shumë të dua,
Në këtë rrugë të ecim bashkë,
Të dashuroj në pakufij,
Rrugën ti ma bëre dritë.

Rruga jetës plotë befasi,
herë në terr e herë në dritë,
herë më trëndafile shtruar,
Me ty eci rrugën se kam besim,

Bashkë i kalojmë errësirat,
Bashkë presim diellin të agoi,
me besim me dashuri,
Terri shkon vjen një dritë.

Dorë për dore me besim
Zemra mbushur me dashuri,
Lulet çelin në pranverë,
Të besoj se të dua përjetë.

Michigan!

The post Të besoj – Besa Januzi-Rexhepi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Korrupcioni – Besa Januzi-Rexhepi https://poezi.laberianews.com/2022/06/17/korrupcioni-besa-januzi-rexhepi/ Fri, 17 Jun 2022 11:01:30 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23368 itulli: Korrupcioni Autore: Besa Januzi-Rexhepi Data: 12-06-2022 Të korruptuar e të mashtruar të shfrytzuar deri...

The post Korrupcioni – Besa Januzi-Rexhepi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
itulli: Korrupcioni
Autore: Besa Januzi-Rexhepi
Data: 12-06-2022

Të korruptuar e të mashtruar
të shfrytzuar deri në palc,
Të shkelur e në varfëri,
deri kur kjo fatkeqësi.

Na humbi rruga në oborr,
pshtillem, sillem këthehem prap,
Nuk di çfarë kërkoj, mendja më humbi,
nuk gjej zgjidhje, çka të bëjë?

Pse kështu të han me rrobe vesh,
Nuk kemi para, jemi të mjerë,
T’korruptuar e të shkelur,
deri kur kështu do jemi?

A se dëgjoni tokën po gjëmon,
me këto gjëra po e rëndon,
një ditë do lodhet do na lëshoj,
me vërshime e tërmete, do na dënoj.

Vëre dorën në kokë, a bënë kështu?
Okupatori na ropi e na dogji të gjallë,
na e la sofrën that, por kockat na i la,
Por ju ç’farë doni, as kockat s’do leni.

Zoti madh nga larg ju shikon,
Por kështu s’do ju duron,
po pini gjakun e vllaut tuaj,
E me të huajt jeni shumë të mirë!

The post Korrupcioni – Besa Januzi-Rexhepi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Po shkon goca me mbush ujë – Besa Januzi-Rexhepi https://poezi.laberianews.com/2022/05/20/po-shkon-goca-me-mbush-uje-besa-januzi-rexhepi/ Fri, 20 May 2022 18:40:22 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23259 Autore: Besa Januzi-Rexhepi Titulli : Po shkon goca me mbush ujë Data : 20-05-2022 Venbanimi:...

The post Po shkon goca me mbush ujë – Besa Januzi-Rexhepi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Autore: Besa Januzi-Rexhepi
Titulli : Po shkon goca me mbush ujë
Data : 20-05-2022
Venbanimi: Michigan

Atje te mali ish një krua
Po shkon goca tu e kënduar,
Me mbush ujë te ai krua,
Ujë të ftohur të kulluar.

Atje ish një djalë i ri
Tu pushuar, ujë tu pi,
Shtat gjat e sytë e zi,
Kur pa gocën tuj kënduar,
Ja muar mendjen bukuria,

U ndal goca e hutuar
Ik mor djalë se po vonohem,
Babë e nënë më presin në sofër,
Ujë të ftohur nga kroni duan.

Mori gocë moj bukuri
Më mahnite me bukuri,
Kurr s’kam pa k’so bukurie,
Do i qoj mësitët me të lypë.

Mos u tall o djalë me mua
Ajo kohë ka ikur që moti,
Do të pyes o djalë për ty,
Do të vijë unë prap këtu,
Do t’i them vetëm dy fjal

The post Po shkon goca me mbush ujë – Besa Januzi-Rexhepi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ikin zogjët e shqipës – Besa Januzi-Rexhepi https://poezi.laberianews.com/2022/05/15/ikin-zogjet-e-shqipes-besa-januzi-rexhepi/ Sun, 15 May 2022 05:29:31 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23234 Autore: Besa Januzi-Rexhepi Titulli: Ikin zogjët e shqipës Data : 15 maj 2022 Vendbanimi: Michigan...

The post Ikin zogjët e shqipës – Besa Januzi-Rexhepi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Autore: Besa Januzi-Rexhepi
Titulli: Ikin zogjët e shqipës
Data : 15 maj 2022
Vendbanimi: Michigan

Nuk i dëgjoj kumbanat e bagëtisë,
Ka kohë as blegrimën e deleve nuk e ndi,
Ku shkuan, ku humbën, ku u tretën ku?
Vendi po shkretrohet, gingjat nuk blegrojnë.

Mbetën shkret malet, fushat e kodrinat,
Po ikin të rinjët e nuk po ndalën,
Po i lënë këto troje pa zot,
Këtë vend të bekuar, mos more mos!

Dikur bariu i binte fyellit,
Jehonte melodia që knaq shpirtin,
E tash ku është bariu, ku humbi, ku?
A po dëgjoni more bilbilin,
Ai nuk këndon më po qan.

O fyell, melodia e bjeshkëve të mia,
mal në mal e shpat më shpat,
Melodin tënde akoma e dëgjoj,
Asnjëherë se kam harruar.

E ne kokqarët po e lëm tokën djerr,
Vendin pa njeri, pa gjënë e gjallë,
Kjo i duhej armikut.
E çfarë kohe prita unë e mjera,
e çfarë po përjetojmë.

A po dëgjoni bilbili nuk këndon më,
Po qanë për bijët e shqipës,
Folet që po i lënë shkret!

The post Ikin zogjët e shqipës – Besa Januzi-Rexhepi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Do të marrë – Besa Januzi-Rexhepi https://poezi.laberianews.com/2022/05/03/do-te-marre-besa-januzi-rexhepi/ Tue, 03 May 2022 11:38:26 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23078 Titulli: Do të marrë Autore: Besa Januzi Rexhepi Data. : 30 prill 2022 Do të...

The post Do të marrë – Besa Januzi-Rexhepi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Titulli: Do të marrë
Autore: Besa Januzi Rexhepi
Data. : 30 prill 2022

Do të këpus moj luleborë
Do të ndaj nga shoqet tua,
Do të vë në vazon e zemrës sime,
Të ushqej me dashurinë time.

Do t’i mbyllë të gjitha portat,
Dhe çelsin do ta jap ty,
Zotëroje mbretërinë,
E zemrës sime, dashurinë.

Besa Januzi-Rexhepi
Michigan!

The post Do të marrë – Besa Januzi-Rexhepi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vllaëzërit Sylejmani – Besa Januzi-Rexhepi https://poezi.laberianews.com/2022/04/17/vllaezerit-sylejmani-besa-januzi-rexhepi/ Sun, 17 Apr 2022 10:25:21 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23004 Vllaëzërit Sylejmani Ndihen krismat gjëmojnë malet Luftojnë trimat e Adem Jasharit, Luftojnë vllëzërit Gurseli dhe...

The post Vllaëzërit Sylejmani – Besa Januzi-Rexhepi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vllaëzërit Sylejmani

Ndihen krismat gjëmojnë malet
Luftojnë trimat e Adem Jasharit,
Luftojnë vllëzërit Gurseli dhe Bajrami,
Bashkë me shokë ia dhan hakun gjakatarit.

Oj Kosovë oj heroike
Në çdo brez ke dhënë shumë trima,
Ke dhënë trima je lar me gjak,
Por Kosovën se lan nën shkja!

S’jem irrendentista, as terrorista
Jemi bijët e kësaj toke,
Çdo pëllëmbë do ta mbrojmë me gjak,
Lum për trimat që i ka Kosova.

Krisën armët, gjëmuan malet,
U qëllua Gursel Sylejmani,
Gursel vlla thirri Bajrami,
Gjakun tënd vlla, kurr se fali.

Tym e flakë Jezerci kallet,
Ra dëshmor edhe Bajrami,
Ra dëshmor trimi i malit,
Që mos të vdesi kurr.

Ishin vllazër të pandarë,
Gjithmonë pranë njëri tjetrit,
Ran dëshmor për lirin e atdheut,
Ashtu si në legjenda.

Nënë-lokja i puthi në ballë,
Hallall gjirin që ja dhash,
Gjaku juaj u bëft dritë lirie,
Gjithmonë do të jeni të gjallë.

Lumja nëna që lindi këta trima,
Që u dha zemër qëndrese,
Për liri u flijuat bashkë me shokë,
Mbetët gjallë për jetë e mot,

Plumbi jetën ua mori!
Atë ditë qan edhe malet,
Toka e ujitur me gjakun tuaj,
Do të qelin lule bozhur!!!

9 prill 2022

The post Vllaëzërit Sylejmani – Besa Januzi-Rexhepi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>