Blerim Muriqi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/blerim-muriqi/ Poezi Laberia News Sat, 14 May 2022 13:55:28 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Blerim Muriqi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/blerim-muriqi/ 32 32 Boshatisje – Blerim Muriqi https://poezi.laberianews.com/2022/05/14/boshatisje-blerim-muriqi/ Sat, 14 May 2022 13:55:26 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23220 Boshatisje Edhe Lagjja poshtë nuk ka më fëmijë Ikën të rinjtë, bollshëm ka vetëm pleqëri...

The post Boshatisje – Blerim Muriqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Boshatisje

Edhe Lagjja poshtë nuk ka më fëmijë
Ikën të rinjtë,
bollshëm ka vetëm pleqëri
dhe për çudi; ka zënë mos duket tepri!

Rend plakjen lagjes, ia prek fytyrën
zharisin rrudhat; mërzi si je katandisur kështu?
Pyes trishtimin.
Ca pleq ngelur kanë mbet
e djeshmja iku diku larg, shumë larg…

Gjithçka më sillet vërdallë
dhe mikja e mirë më tha se donte t’ia mbathë.

Në pashpresë hyj me këmbë të mbarë,
bërtas në kupë të qiellit;
si po plaket kështu atdheu

Hiq nuk ka hare pa nipër e mbesa,
pa zhurmë, gëzime e ngatërresa
lojërat harru i ka edhe sokaku
as gëlon as gjallon, aty këtu vetëm gulçimë plaku

Kanatat portave rrinë varur
hapen a mbyllen askush nuk i pa,
gjithçka pezull rri
për pak gjallëri, fëmijë e rini.

Që kur mortaja ka nisë të bjerë
ikja dhe vdekja janë bërë njësh,
e kam me ty o sylesh
që kamjen ke e ikjes resh.

The post Boshatisje – Blerim Muriqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më thuaj – Blerim Muriqi https://poezi.laberianews.com/2021/12/26/me-thuaj-blerim-muriqi/ Sun, 26 Dec 2021 19:05:14 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22388 Më thuaj Më thuaj në je zgjuar këtë mëngjez me borë Në je re e...

The post Më thuaj – Blerim Muriqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më thuaj

Më thuaj në je zgjuar këtë mëngjez me borë
Në je re e dendur, në je shëndrruar në fjollë
Biejnë mijëra, miliona. E nga unë ta di
Njëra syresh, cila je mbarsur me dashuri

Të gjitha bini tokës me naze të lehtë
S’e ndaj dot cila ka më shumë kujdesë
Druaj mos të shtypë kur bëjë dordolecë
Ta kem dikë në krah të rri e të presë

The post Më thuaj – Blerim Muriqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Jetuam për dashurinë – Blerim Muriqi https://poezi.laberianews.com/2021/12/13/jetuam-per-dashurine-blerim-muriqi/ Mon, 13 Dec 2021 20:12:10 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22321 Jetuam për dashurinë Asgjë nuk ndryshon As ti nuk plakesh As harron koha As fshinë...

The post Jetuam për dashurinë – Blerim Muriqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Jetuam për dashurinë
Asgjë nuk ndryshon
As ti nuk plakesh
As harron koha
As fshinë gjë mosha
Asgjë, asgjë nuk zhbëhet
Dhe unë i nemitur mbetem
Nën pemën e ëndrrës
Pres të bien fruta, të bien
Mbi kokën time. Të zgjohem
Të të shoh shtegut tek ecën
Të të shoh shtegut tek vjen
Asgjë nuk ndryshon
Pa çka se shkopin mbaj e mbi shkop vjen
E nisëm me puthjen
Me puthjen nuk e zhbëjmë
Gjithçka jeton, gjithçka
Kam ruajtur të ngrohtin krah
Për faqen tënde flakë
Për dorën belit të zjarrtë
Dhe shkopi po na mbanë
Ne dhe dashurinë
Asgjë jo asgjë nuk shkrinë
Jetuam për dashurinë

The post Jetuam për dashurinë – Blerim Muriqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në murin tim e në murin tënd – Blerim Muriqi https://poezi.laberianews.com/2020/07/03/ne-murin-tim-e-ne-murin-tend-blerim-muriqi/ Fri, 03 Jul 2020 20:38:25 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9152 Në murin tim e në murin tënd do bëjë status me fjalë pa dhëmbë në...

The post Në murin tim e në murin tënd – Blerim Muriqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në murin tim e në murin tënd
do bëjë status me fjalë pa dhëmbë
në u dalshin dhëmbët, ndonjë të mbarë
shtyje tutje gojës bëje dhëmballë
jo për gjë tjetër këtë nuk ta lyp
veçse fjalën e shkruar lum kush e përtypë
Në murin tim e në murin tënd
fjalës së mirë kushdo i bënë vend

The post Në murin tim e në murin tënd – Blerim Muriqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>