Brahim Avdyli Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/brahim-avdyli/ Poezi Laberia News Thu, 26 Aug 2021 18:23:06 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Brahim Avdyli Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/brahim-avdyli/ 32 32 Paradoks i jetës – Brahim Avdyli https://poezi.laberianews.com/2021/08/26/paradoks-i-jetes-brahim-avdyli/ Thu, 26 Aug 2021 18:22:53 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20704 Brahim (Ibish) AVDYLI: Paradoks i jetës 1. Kështu mendon njeriu i vërtetë e nuk e...

The post Paradoks i jetës – Brahim Avdyli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Brahim (Ibish) AVDYLI:
Paradoks i jetës
1.
Kështu mendon njeriu i vërtetë
e nuk e dijnë se jeta i mbanë
gjithnjë me vuajtje
edhe në qoftë se i thuhet jetë e përkohshme,
dikur kalojmë përmes paraleles në tjetër jetë
e paralelet rrotullohen
në ravijëzimin e ngjyrave…
2.
A e dini pse njerëzit i kanë të veçanta shenjat
disa janë të lidhur
në minutën e orën e lindjes
disa nëpër motmotet
e vijat e ndryshme të horizonteve,
ata vuajnë gjithë jetën, sepse kanë vetëm durim
edhe pse gjithçka u kthehet prapa
në jetë të përkohshme,
me dhembje i dëgjojnë zërat e heshtur të kohës
e vuajnë sepse drejtësinë e kanë busollë
dhe kjo i ndesh gjithkund me të padrejtën ligjore…
3.
Kur e themi këte
e themi sepse jemi plotësisht të sinqertë
sepse urrejmë të keqen dhe të padrejtën
nuk i dijmë dhe nuk i duam të përdorim kurthet
sepse vuajmë e shqetësohem
për të gjithë njërëzit që na rrethojnë,
e japin jetën dhe mjetet për miqësinë e rrallë
për mikun dhe miken e vërtetë
pa u menduar dy herë
bëjmë gjithçka për të gjithë
e asgjë për veten-
paradoksal i qëndrueshëm?!…
4.
Vuajmë shumë
kur shterren të gjitha mundësitë
kjo është jeta e përkohshme
e të gjitha varen nga e padukshmja,
i duam të gjithë njerëzit,
veçanërisht fëmijët e pleqtë-
heret e kuptojnë se dashuria është e shenjtë,
na çahet zemra më dysh
kur ajo shkatërrohet
pastaj shpirti rënkon
nga dhembja shumëdimensionale…
5.
Largohemi prej njerëzve
e kërkojmë një vend
maleve të dhembjes
shpirti me ty është i vetmuar-
askush nuk mendohet tërësisht
se ka ardhur kohë e pa kohë
e njerëzorja varet në hunj
në breg rrugëve të dijes,
as ai që vërtitet
nuk ka kohë për veten
e shenjën e pikëquditjes t’ua varë!…
6.
Bashkë me ty
shpirti zemrën të pastërt e mbante
ishte e ndjeshme
si membranë e hollë,
kështu
na vjen fundi
e gjithçka shkon drejt horizontit
pa e parë me sy,
e dukshmja
anulohet
në fijet e mirëfillta!…

The post Paradoks i jetës – Brahim Avdyli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Epokat e reja nuk do të thirren pa ty – Brahim Avdyli https://poezi.laberianews.com/2021/05/09/epokat-e-reja-nuk-do-te-thirren-pa-ty-brahim-avdyli/ Sun, 09 May 2021 09:53:53 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19491 Brahim (Ibish) AVDYLI: EPOKAT E REJA NUK DO TË THIRREN PA TY -Bacës Adem, me...

The post Epokat e reja nuk do të thirren pa ty – Brahim Avdyli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Brahim (Ibish) AVDYLI:

EPOKAT E REJA
NUK DO TË THIRREN PA TY

-Bacës Adem,
me rastin e kalimit në përjetësi!…

1.

Kur i numroje
çastet e rënda të burgut
e dhunën e pandalur
në udhëkryqin e rrugëve

përcillja me lotë Orën e Madhe,

e një rreze Dielli
shpërthente
nëpër sytë e një shqiponje-

fluturonte rrebtë
në qiellin e pa skaj
të L I R I S Ë!

2.

Atëherë
e kuptoja mirë
njërën anë të përpëlitjeve

kthinave pa dritë
të burgjeve serbo-sllave
në vitet më të rënda
të shekullit martir,

me çasjet e pa numëruara
të vujtjes së madhe
nën shtrigën kohë!…

3.

Ti ishe
busolla e parë
e matjes
së epokave tona,

shqiptarinë
si fëmijë
e kishe nën dorën qetësuese

derisa po qante
pa shpresë
ndër padrejtësitë e mëdha

ku demoni përplasej
t`ia zë vendin
dritës së Krijuesit!…

4.

Pëlcitëm
nëpër të gjitha demostratat
protestat e tubimet-

shpiem kudo
portretin e rrezeve tuaja
si lajmëtarin
e thirrjeve të zemrës,

edhe nëpër epokat
apokaliptike.

5.

U ndala në një dhomë
të përlotem bacë
si nuk munda të shkruaj
edhe një varg,

të ngrihnim emrin tënd
mbi kohërat,

kur rastësisht
më buzëqeshe TI-
engjulli i Tokës
i vjerrur në sy,

sepse ishe
busolla e orientimit
nëpër shtërgata motesh!

6.

Pastaj qesha
me lotë të tharë
nëpër apoteozat e ditëve

dhe e kuptova
se të kisha TY
të pandarë kudo

shtegëtimeve të mia
e katrahurave
të dhembjes!

7.

Midis meditimeve
e kapa zemrën
të shtrënguar me dorë

derisa e shikoja
lartë flamurin,

dhe e kuptova
pjesën e dytë
të vargut peng-

kaherë të kishim ndryrë
në zemrat tona!

8.

Prej kohësh
vinin thirrjet tua
e dilnin nëpër gojën tonë,

brohorisnim kudo
dhembjet e trishta
apo ëndërrat e vjerrura
nëpër shtigje vargjesh,

derisa erdhi momenti
i fundit të bredhjes
nëpër kohë

e kalove
si pa u dëgjuar
ngadalë
pas dritës së Diellit!…

9.

Lavdi përgjithmonë
o Bacë-
të thamë,

sepse
epokat e reja
kurrë më
nuk do të thirreshin
pa fjalët tua!…

The post Epokat e reja nuk do të thirren pa ty – Brahim Avdyli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kupat e trishtueshme – Brahim Avdyli https://poezi.laberianews.com/2021/02/11/kupat-e-trishtueshme-brahim-avdyli/ Thu, 11 Feb 2021 13:25:30 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17241 Brahim AVDYLI: KUPAT E TRISHTUESHME 1. E idhët duket jeta, djegë në zëmër me lotë...

The post Kupat e trishtueshme – Brahim Avdyli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Brahim AVDYLI:
KUPAT E TRISHTUESHME
1.
E idhët
duket jeta,
djegë në zëmër
me lotë të gjallë
kur sytë
kanë shterruar
me pamjet e pathëna
e nuk dalin tjetër
ziejnë
bletarisht
në kupën e mendjes…
2.
Tym
del përpjetë
shtresohet
në mendime të egërta
për të dalur
pa pritë
e pa çasje
në anën tjetër
të kobit…
3.
Të gjitha thëniet
paskan dalur
largë
prej dritës së zemrës,
ato mendime
që i desha
nuk i paskam sot
nëpër duar,
ditëzeza
e natëfuta
ndërlidhen nëpër luftëra
të pa pajtim…
4.
Tradhëtia qenka
një lavire
të cilës
të gjithë që e duan
i shkojnë pas,
e unë mbetem
akt pas akti
në tragji-komedi
provë
me lulet e thara
të shpirtit…
5.
A është ky
det i lotëve
që lëkundet
nëpër dallgë,
apo i kthehemi
prap fillimit
si lojë të pa fund,
e prap nuk mundemi
që ta përmbysim
energjinë
e rrjedhave?!…
6.
Gjithmonë mendon
se do të zbresësh
Diellin në shuplakë
e çdo gjë që e gatuan
del sikur e prishtë
e plandosur për dhé
me petalet e bjerrura
të çasteve!…
7.
U dashka pritur
pa i shkyer
barkushat e zemrës,
të ringjallet
edhe nëse nuk e pret
nga hiri i lotëve,
ndoshta
ata që të mbajnë në grusht
duan që të përvidhet
ty, fati i mjerë
e kupa e përpjekjeve
në dorën krijuese
të mbetet kot
me të vërtetat e veta
të kobshme!…
8.
Çudi,
me dhembjet tua
ndër sprova
e shtydhje
i nxjerrë aktet
e përjetimeve të kohës,
pastaj i vjerr
nëpër qindra shtigje
të pikëpyetjeve
sikur mesazhet
për tërë brezat!…
9.
Edhe unë
në këtë mërzi të jetës
e shprazi vazhdimisht
këtë kupë të çuditshme
të dhembjeve,
e me duken
gjithnjë
kupa trishtuese
të shpirtit të pa pajtuar
e cila prore
valëvitet
e valëvitet!…

The post Kupat e trishtueshme – Brahim Avdyli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Portreti i gjyshit me ngjyrat e syve të mi – Brahim Avdyli https://poezi.laberianews.com/2021/01/03/portreti-i-gjyshit-me-ngjyrat-e-syve-te-mi-brahim-avdyli/ Sun, 03 Jan 2021 22:29:32 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16244 Brahim AVDYLI: PORTRETI I GJYSHIT ME NGJYRAT E SYVE TË MI [1] 1. Testamenti i...

The post Portreti i gjyshit me ngjyrat e syve të mi – Brahim Avdyli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Brahim AVDYLI:

PORTRETI I GJYSHIT
ME NGJYRAT E SYVE TË MI [1]

1.

Testamenti i tij- amanet këto troje
dhe vrap ndër beteja,

me Bajlozat përleshej fyta-fyt
edhe kur nëntë gurra gjaku
nëntë kroje lirie
i buronin në shtat
e s`i shterronin kurrë
as në legjendë!

2.

Kur etçohej për diell
i shterronte lumejt e hasmit
dhe bjeshkët trandeshin
gjëmonin

oshëtinin
nën hapin e rëndë shekullor!

3.

Nuk rrëzohej as kur i sosej fryma
shndërrohej në shkëmb
duke ruajtur
kronikën e përgjakshme për breznitë,

bëhej këngë e gjallë në lahutë
bibla e trojeve ndër oda

bëhej jehonë vitesh
prej frëngjie në frëngji
prej bjeshke në bjeshkë
prej shekulli në shekull!…

4.

Deri tek Dielli
ai ngjitej krismë mbi krisma
me gjithë trojet e veta kalistrok

e kur fliste
malet heshtnin përnjëherë
t`i përgjigjeshin njëzëri në jehonë,

e kur dashuronte
pishat e digjnin rrëshirën
deri në kupë të qiellit,

e kur dëshprohej
tokë e varre i ngriste në valle
për ta thyer dhembjen!…

5.

Testamenti i tij-
amanet këto troje

e kurrë nuk rrëzohej
e kurrë s`i shterronin
nëntë gurra gjaku-

nëntë kroje l i r i j e!

[1] Poezia e tretë e librit „Gjuha e dheut tim“, „Porteti i gjyshit me ngjyrat e syve të mi“, është e botuar në SHB „ALBIN“, Tiranë 1999. Këtu përsëritet për herën e dytë, me thënien time të korigjuar. Poezia është lirike dhe shtron simbolikisht portretin e lashtë, me plis e tirqi të bardhë, të stërgjyshërve tanë, bashkë me portretin e stërgjyshit tim, Gjergj Kastriotit- Skenderbeut. Ajo i shpreh krojet e lirisë dhe nuk i shterron as nëpër legjenda, e thënë këtu me figura stilistike, përderisa ngritet krismë mbi krisma, me të gjitha trojet e veta kraheqafe (kalistrok) deri te Dielli, që simbolizon diellin e lirisë së vërtetë të të gjithë ilirëve, shekull pas shekulli…
„Porteti i gjyshit me ngjyrat e syve të mi“ i rrah të gjithë ata që kanë dalur prej gjakut të kombit shqiptar dhe e bëjnë leckë të ndotur kombin e tyre, me të palarat e pambarim!…

The post Portreti i gjyshit me ngjyrat e syve të mi – Brahim Avdyli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Trishtimi i këngës – Brahim Avdyli https://poezi.laberianews.com/2020/11/17/trishtimi-i-kenges-brahim-avdyli/ Tue, 17 Nov 2020 22:23:40 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14698 Brahim AVDYLI: TRISHTIMI I KËNGËS 1. I shpenzova gjashtëdhjetë vite për Liri e Lirisë ia...

The post Trishtimi i këngës – Brahim Avdyli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Brahim AVDYLI:

TRISHTIMI I KËNGËS

1.
I shpenzova
gjashtëdhjetë vite për Liri

e Lirisë
ia kanë mbyllur shtigjet
me plehun e murrizave të shëmtisë
mu para shtëpisë.

Kudo e nxjerrin
ndërgjegjen në shitje
me shpërlarjen e fjalorëve të turpit

vrapojnë para meje
të të kapin armiqtë tanë
e me butësinë e qengjave
ta puthin në prapanicë,

i vetmuar
çdo herë
mbetem në pritë…

2.
I habitur
vrapoj nëpër kohë
të bëj dy miq
në një qëllim të shenjtë

e tia japim hakun
atyre që na e ç
njerëzuan lirinë,

por vie koha
edhe prej shtëpisë të më nxjerrin
e pa truall të vdekjes të më lënë

e i ndëgjojnë ata që shiten
si liberatorë

dhe veshin rrobat
e lajkatarëve të mëdhenj
vetëm për të pasur meritën
e kohës së re…

3.
Ah, bota
as ajo nuk më pranon
për të shenjtë

sado që të themi
se nuk mund të më lëvizin
nga biruca e dhembjes,

e djalin ma dënojnë
me dhunë demokratike
dhe nuk pushojnë të lëvizin gjeneratat
prej sinonimeve të Lirisë…

Në fund
edhe kënga trishtohet
i hedhë të gjitha figurat
prej qenies së besimit,

malit të lotëve ngjitet përpjetë!

Hurden/SZ
14.11.2020

The post Trishtimi i këngës – Brahim Avdyli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Unaza e kobshme – Brahim Avdyli https://poezi.laberianews.com/2020/10/01/unaza-e-kobshme-brahim-avdyli/ Thu, 01 Oct 2020 20:30:47 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12961 Brahim Ibish AVDYLI: UNAZA E KOBSHME 1. Një botë të çoroditur vetmia të mori në...

The post Unaza e kobshme – Brahim Avdyli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Brahim Ibish AVDYLI:

UNAZA E KOBSHME

1.

Një botë të çoroditur
vetmia të mori
në vrugullin e vërshimeve

e të hodhi
në zgripcin e ndjenjave.

2.

E prapta
i mësoi të praptët
të të luftonin

me befasinë e dhelpërave
nëpër llugën
e mendimeve të marra,

ishte e zbrazët
koka e tyre,

s`ua priste mendja
aspak për të mirë,-

e bota do të sillej
rreth boshtit të vet…

3.

Rrotull e rrotull
t`u sollën ujqërit
me rreptësinë e ndyrë të derrave,

deshën të hynin
mbreda korpës së gjoksit
zemrën tënde të t`a përbaltin,

e nuk i kursyen
as shpifjet
se qenke çmendur e i lajthitur,

se qenke mbyllur
në luksin e tepruar të vetmisë,

e nuk e dinin të marrët
se kjo ishte
vetë tragjedia-

një unazë e izoluar e ndjenjave!

The post Unaza e kobshme – Brahim Avdyli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
I ngjaj Laokoontit – Brahim Avdyli https://poezi.laberianews.com/2020/08/22/i-ngjaj-laokoontit-brahim-avdyli/ Sat, 22 Aug 2020 07:07:05 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11431 Brahim AVDYLI: I NGJAJ LAOKOONTIT 1. Kështu po mundohem gjatë gjithë jetës, e shoh veten...

The post I ngjaj Laokoontit – Brahim Avdyli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Brahim AVDYLI:

I NGJAJ LAOKOONTIT

1.

Kështu
po mundohem
gjatë gjithë jetës,

e shoh veten
në përplasje
midis gjarpërinjëve,

kacafytem me ta
përpiqem
që të ngjallë përsëri
fjalët kokërr,

përgjigja e prerë
mungon gjithmonë
nga fjalët,

e nuk e di
si mund të dalësh
nga kafshimet e serta!…

2.

Gjarpërinjt
më kafshojnë
aty ku mund të kafshojnë,

tek unë
prirja për qëndresë
e gjeturia
mi qetëson pak dhembjet,

kallet etja e përhershme
e helmet
shtrojnë për vdekje
gjakun e pastërt,

prandaj bëj përpjekje
t`i këpus me duar
vëshimet e tyre mbi vërtetën

e vërteta ka ikur nga vetja
ka kaluar më tutje
e trishtuar
prapa shpresave të mia-

nuk mund të afrohet
te kjo përleshje
me të ligën e ferrit!…

3.

Nuk dorëzohem dot
para povave të përhershme,

gjarpërinjt e kohës
përpiqen që të më marrin
driten nga sytë
të ardhmen nga balli
e jetën nga trupi,

që të më bëjnë
më në fund
përmendore të ngrirë
nga helmi i ditëve!…

4.

Nuk janë miqtë
e baballarëve tanë
djemëve të djalit të parë të Polifemit
Ilirit tonë,

copa copa i ka rënë trupi në dhé
gjaku si gurrë
e drita e syve përtej botës,

ata që dinin të gënjejnë
gjithë helm të kafshojnë
e ta copëtojnë
të qenurit gjallë-

rrugën e ecjes në ardhmëri!

5.

Hadin e kanë vatër të tyre

mbretërinë
pavend të caktuar
të nëntokës,

nuk do të kesh ç`të bësh
me atë guri të ngrirë
plumb
mbi këmbët e tua,

vetëm nëse
drejtësia e perëndisë
e bën të veten!

6.

Ju, borealët e mi
të Atlantës së përmbysur
mija shekuj e mileniume
para Krishtit

përpiqeni të mësoni
tërë botën

e të mos jemi
Laokoont

në rrethin e parë
të rrotullimit
ndër kafshimet e paditurisë,

jemi flakë të Yjeve!

The post I ngjaj Laokoontit – Brahim Avdyli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Simbolika e dhembjes – Brahim Avdyli https://poezi.laberianews.com/2020/08/15/simbolika-e-dhembjes-brahim-avdyli/ Sat, 15 Aug 2020 09:29:25 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11132 Brahim (Ibish) AVDYLI: SIMBOLIKA E DHEMBJES 1. Edhe njëzet vite pas luftës bëhet një tjetër...

The post Simbolika e dhembjes – Brahim Avdyli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Brahim (Ibish) AVDYLI:

SIMBOLIKA E DHEMBJES
1.
Edhe njëzet vite
pas luftës
bëhet një tjetër përpjekje,
erërat e vjetra
të vdekjes
i ngjallin demonët,
djemt e nipat
e atyre që na kanë vrarë
tani më
me duart e përgjakura
shetisin
gjakut të lirisë
e të rritës sonë!
2.
Shfrytëzojnë rastin
deri në shkatërrim,
dreç me bishta të jemi
e jo më shumë,
prandaj
në kohë të paqes
prapë sulet
gjenocidi serb
të shpërthejë
mbi foshnjat e lidhura
në djepa tmeri!…
3.
Hijenat e gjakut
sillen pas luftës
njëzet vite pa pushim
e njëjta trajtë
të zhdukjes sonë
mbi doçkat tona
pa u ndalur
e sillte rrotën e madhe
me qindra gënjeshtra,
për të bluar qetas
në mullirin e padrejtësive
qenien tonë
dhe mjerimin e pa fund!
4.
A jemi përherë
viktimat
e shfrimeve satanike
që kalojnë
nëpër vdekjen tonë,
apo hije të tmerrshme
nëpër errësirë,
vetë nuk u besojmë
syve të toptisur,
bota, çka është bota
ka dalur jashtë vetes
e kënaqet
deri në shkatërrim!
5.
Tanimë duhet
të ndjejë ketë dhembje
prej fillimit
e deri në mbarim,
simbolikisht
i kanë marrë prej nesh
fjalët e urta
gjenezën
e gjuhën…
ne ishim e jemi
përherë dhënës
e asnjëherë
marrësit e tyre!
6.
Nuk do aq mend
të kalkulohet e vërteta,
simbolika e dhembjeve
ka vijuar përherë
me alfabetin e fjalëve
nga Dardania!…
7.
Evropa e vërtetë
copat e shfryerjes
duhet t`i nxjerrë,
gënjeshtrat
e gjenocidin
e fashizoidëve serbë
duhet ta ndalë,
përndryshe
kryedemoni
do të pikasë
me paudhësinë nga arabia
deri në Evropë!…
8.
Kësisojit
sindroma e vdekjes
nuk është mbyllur
katrahureve të dhembjes,
kemi qenë të parët
në botën e dalldisur
përtej shekujve
e të fundit kemi mbetur
me zemrën e djegur
nëpër duar,
e vetmja simbolikë
për gjenezën e popujve-
përpiqemi
që ta mësojmë
urtësisht
si duket jeta
me dashurinë!…
9.
Athua,
kush ua dha atyre
këtë tmerr jete
mbi filizat tona,
alfabetin e mohuar
të dhembjeve tona
kush ua kthen,
simbolikisht
përherë ka rrjedhur
nëpër lotët tanë
gjaku i lirisë!…

The post Simbolika e dhembjes – Brahim Avdyli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>