Delo Isufi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/delo-isufi/ Poezi Laberia News Tue, 09 Mar 2021 19:53:51 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Delo Isufi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/delo-isufi/ 32 32 Bukuria e jetës – Delo Isufi https://poezi.laberianews.com/2021/03/09/bukuria-e-jetes-delo-isufi/ Tue, 09 Mar 2021 19:53:43 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18021 Nëna dhe Motra, Gëzuar 8 Marsin. Bukuria e jetës Bukuri e shpirtit, bukuri e zemrës,...

The post Bukuria e jetës – Delo Isufi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nëna dhe Motra,
Gëzuar 8 Marsin.

Bukuria e jetës

Bukuri e shpirtit, bukuri e zemrës,
Bukuria hyjnore, quhet bukuri,
Bukuri e vajzë, bukuri e femrës,
Bukuria e tyre është madhështi.

Janë lulet e jetës, jetën e prodhojnë,
Lum kush e vlerëson atë në kêt’ botë,
Ato dinë të lindin, dinë të dashurojnë,
Dinë të japin puthje, dinë t’derdhin lot.

Ato bëhen motra, nëna edhe gjyshe,
Ato janë nektari, janë lulet e jetës,
Ato janë flutura, janë dallëndyshe,
Ato janë zemra, zemër e së vërtetës.

Delo Isufi, botuar

The post Bukuria e jetës – Delo Isufi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lermë të shkoj… – Delo Isufi https://poezi.laberianews.com/2020/11/17/lerme-te-shkoj-delo-isufi/ Tue, 17 Nov 2020 22:06:34 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14689 Lermë të shkoj… Lamtumirë metropol i dashur, U lodha me zhurmë e politikë, Lermë të...

The post Lermë të shkoj… – Delo Isufi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lermë të shkoj…

Lamtumirë metropol i dashur,
U lodha me zhurmë e politikë,
Lermë të shkoj ku u linda,
I lire, të çlodhem disa ditë.

Lamtumirë ju klubet e natës,
Ku pijet nuk kanë mbarim,
Më lini të shkoj të çmallem,
Me stanet e fshatit tim.

Lamtumirë ju vajza të bukura,
Ku zbuloni kofshë e gjinjë,
Më lini të sodis disa ditë,
Vajzat e lara me vesë e finjë.

Lamtumirë ju parqe e lulishte,
Më lini me pyllin të dehem,
T’ia marrë një kënge labërishte,
Të mbyll sytë, të vdes e prehem.

Delo Isufi

The post Lermë të shkoj… – Delo Isufi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nuk kam nge – Delo Isufi https://poezi.laberianews.com/2020/10/16/nuk-kam-nge-delo-isufi/ Fri, 16 Oct 2020 21:02:55 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13588 NUK KAM NGÉ Takova një mik që më shau dikur, E përqafova, i thashë: ke...

The post Nuk kam nge – Delo Isufi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NUK KAM NGÉ

Takova një mik që më shau dikur,
E përqafova, i thashë: ke bërë mirë,
Unë nuk zemrohem,s’mbaj inat kurrë,
Në mendimet e mia, jam zog i lirë.

Nuk dua të shaj, as inat të mbaj,
I ri jetën e kam quajtur të shkurtër,
S’më pëlqen tê lundroj në tymnajë,
Por në botë reale, të pastë, tê bukur.

Kur kam fluturuar në shi e shëtngatë,
Në netët pa hënê dhe në stratosferê,
Jetën e quaj të shkurtê, dua ta zgjat,
Çasteve të mërzitjes, t‘u dhuroj vlerë.

Ndonse kam ndjekur qindra konflikte,
Ku njerzit jan ndeshur nëpër tribunale,
Kundërshtarët kan patur çaste fisnike,
Mëritë dhe inatet i kam harruar fare.

I dua njerzit çfardo ngjyre që kan,
Në lëkurë, bindje, komb, racë e fé,
I dua tê gjithê njerzit ashtu siç jan,
Të korrigjohem, ndreqem, nuk kam ngè.

Delo Isufi

The post Nuk kam nge – Delo Isufi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E bukura nënë – Delo Isufi https://poezi.laberianews.com/2020/07/17/e-bukura-nene-delo-isufi/ Fri, 17 Jul 2020 20:55:19 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9957 E BUKURA NËNË Më prit Nënë, duro pak, Unë do vij që të shohë Ty,...

The post E bukura nënë – Delo Isufi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E BUKURA NËNË

Më prit Nënë, duro pak,
Unë do vij që të shohë Ty,
Ndonse larg, shumë larg,
Zemër e mendje kam tek Ty.

E di, që malli të ka marrë,
Dhe mendjen tek mua e ke,
I lutesh Zotit të jem gjallë,
Të kthehem sa më parë atje.

E di, që Ti lodhesh shumë,
Kurre s’të kam parë me lotë,
Nga meraku rri pagjumë,
Je më e mira Nënë në botë.

Zhurmë avioni kur dëgjon,
Mburresh tek shoqet e tua,
-Në qiell djali më fluturon,
Edhe kryqin bënë për mua.

Ti sheh yjet që rrëzohen,
Edhe digjen në hapësirë,
Mendimet Ty të trazohen,
E çon mendjen tek yt bir.

Merak mos ki Ti Nëna ime,
Unë jam rritur, burrëruar,
Vetëm shkoj në fluturime,
Udhët e qiellit i kam mësuar.

Fluturoj në rè dhe shi,
Fluturoj netëve pa hënë,
Por mendjen e kam tek Ty,
Tek ty Nënë, e bukura Nënë.

Delo Isufi, Kinë, 1970, botuar.

( ne kujtim te nenes sime te mrekullueshme qe me dha jete)

The post E bukura nënë – Delo Isufi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sorkadhja – Delo Isufi https://poezi.laberianews.com/2020/07/08/sorkadhja-delo-isufi/ Wed, 08 Jul 2020 21:22:13 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9375 Sorkadhja Në fshat njoha një sorkadhe, Nga shoqet dallonte shumë, Ish e bukurë, ish krenare,...

The post Sorkadhja – Delo Isufi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sorkadhja

Në fshat njoha një sorkadhe,
Nga shoqet dallonte shumë,
Ish e bukurë, ish krenare,
Mbrëmjeve lahej në lumë.

Çdo mëngjes kur kalonte,
Mua s’më shikonte fare,
Dukej sikur fluturonte,
Bukuroshja nazemadhe,

Nëpër fusha e në male,
Unë e prisja në çdo shteg,
Po ta kapja atë sorkadhe,
Për nuse do e merrja vet.

Bëra pritë te shtegu i dhive,
E zura, zbuta pak e nga pak,
Atje tek burimi në korije,
Erdhi sorkadhja një natë.

Delo Isufi

The post Sorkadhja – Delo Isufi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Do vij tek ty – Delo Isufi https://poezi.laberianews.com/2020/07/07/do-vij-tek-ty-delo-isufi/ Tue, 07 Jul 2020 15:00:30 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9353 DO VIJ TEK TY Do ta hedh festen mbi sy, Dhe mbi supe një bërruc,...

The post Do vij tek ty – Delo Isufi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DO VIJ TEK TY

Do ta hedh festen mbi sy,
Dhe mbi supe një bërruc,
Që nga larg do vij tek Ty,
Do të sjell një mal me prush.

Unë do vij fare i thinjur,
Krrusur nga malli mbi supe,
Do puth dheun ku jam lindur,
Ku të njoha Ty moj nuse.

Ti je rreshkur unë e di,
Lodhur nga pritja e gjatë,
Bashkë do jemi përsëri,
Do jetojmë të dy në fshat.

Unë e di moj shpirt e di,
Sytë nuk të bëjnë gjumë,
Më prit nuse unë do vij,
Më ka marrë malli shumë.

Jam i huaj në dhè të huaj,
Do kthehem aty në fshat,
Do korr grurin duaj- duaj,
Arën do punoj me shat.

Me opingë do e pi rakinë,
Vënçe do i’a marrë një kënge,
Për Ty do e ngre dollinë,
Moj nuse për kokën tënde.

Sado fukarenjë të jemi,
Dashurinë pasuri kemi.

Delo Isufi, botuar

Feste – kësulë (kapele) prej cohe, rrobe.
Bërruc -gunë, shark, e mbajne çobanët në dimër.
Duaj – dorëza gruri të lidhura bashkë.

The post Do vij tek ty – Delo Isufi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>