Dhimiter Nica Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/dhimiter-nica/ Poezi Laberia News Sun, 14 Nov 2021 09:28:43 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Dhimiter Nica Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/dhimiter-nica/ 32 32 Ndjesë… – Dhimiter Nica https://poezi.laberianews.com/2021/11/14/ndjese-dhimiter-nica/ Sun, 14 Nov 2021 09:28:41 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22078 Ndjesë… Ju kërkojë ndjesë fëmijëve, që s’i bëra dot me shtëpi, ju kërkojë ndjesë prindërve...

The post Ndjesë… – Dhimiter Nica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ndjesë…

Ju kërkojë ndjesë fëmijëve,
që s’i bëra dot me shtëpi,
ju kërkojë ndjesë prindërve
që s’u vete shpesh te varri…

I kërkojë ndjesë atdheut
(që në këtë tranzicion)
po ndërron njëri pas tjetrit
të marrë pas të marri…

Për fëmijët,prindërit,atdheun…
po e lë hapur zgavrën e gjoksit,
për ta patur strehë
e për të nxjerrë mallin…

© dhimnica,Selanik nëntor 2016.
Dhimiter Nica

The post Ndjesë… – Dhimiter Nica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të gjitha lulet kanë emrin tënd – Dhimiter Nica https://poezi.laberianews.com/2020/05/18/te-gjitha-lulet-kane-emrin-tend-dhimiter-nica/ Mon, 18 May 2020 16:34:21 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6513 TË GJITHA LULET KANË EMRIN TËND. Sonte edhe hëna ndriçon kuturu e lulet hedhin valle...

The post Të gjitha lulet kanë emrin tënd – Dhimiter Nica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
TË GJITHA LULET KANË EMRIN TËND.

Sonte edhe hëna ndriçon kuturu
e lulet hedhin valle nga magjia bjonde,
deti paska vjedhur sytë e tu blu
e dielli flokët e artë me onde.

Sonte çdo gjë e bukur të ngjan veç ty
dhe unë çdo lule thërras me emrin tënd,
i përkëdhel dhe i puth në buzë e në sy
e morni-kokrrizohem vend e pa vend…

Nuk kisha më parë këto ndjesi,
më parë s’kuptoja çdo të thoshte poet,
që kur hyre në botën time ti,
unë puth vetëm lule e ngopem në jetë!

Marë nga libri me të njejtin titull…, Muzgu,Tiranë 2015.
Dhimiter Nica

The post Të gjitha lulet kanë emrin tënd – Dhimiter Nica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Strofa të shkruara nëpër vite… – Dhimiter Nica https://poezi.laberianews.com/2020/05/09/strofa-te-shkruara-neper-vite-dhimiter-nica/ Sat, 09 May 2020 18:40:48 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5910 Strofa të shkruara nëpër vite… PA EMËR Këto vargje i lexoni pa emër pa emër...

The post Strofa të shkruara nëpër vite… – Dhimiter Nica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Strofa të shkruara nëpër vite…

PA EMËR

Këto vargje i lexoni pa emër
pa emër shijojini dhe pa autor,
nëse ju çekin sadopak në zemër
atëherë s’ duhet emër, s’ kërkohet pinjoll!

DIÇKA NDRYSHE…

Kam vite që kam mbushur pesëdhjetë!
Në udhët e botës, me kushtet e botës…
Por edhe kaq do të vete patjetër,
s’më kanë lenë ende mendtë e kokës,
shpirti ruan thellë emrin e vjetër,
short qenka jeta, llotari, bela,
mua do t’më gjeni kudo nëpër letër,
të fortë si një lis, të rëndë si një tra!

TRE UNIVERSE

Nënë, atdhe, dije.
Tre universe,
Ku gjejmë rreze lumturie!

KRAHËT

Unë të pres me krahë të hapur
dhe kur jam në gjumë,
krahët e dinë që ti do të vish,
ndaj hapen më shumë…

GABIMET E BUKURA

Gabimisht ne s’ishim aty kur duhet të ishim,
gabimisht edhe pa ne gjërat shkuan si në vaj,
ndonjëherë, në vend t’i ndreqim gjërat i prishim,
ndonjëherë, më mirë që s’jemi aty, ku digjemi kollaj!

ZBRAZËTI

Bosh nga lart, bosh edhe nga poshtë,
bosh gjithë andej, bosh edhe këtu…
Ca re të ngarkuara në horizont,
qenkan vonuar e nxitojnë për diku…

Pas – pak do zbrazin shtatzaninë e tyre
dhe toka do dergjet lart përmbi gju!

MOLLA

Adami e kafshoi mollën atë natë,
(nuk duroi dot, hapi punë ky i uruar!)
Në fakt sot është dhe quhet mëkat,
po ta lësh mollën çdo ditë pa kafshuar!

QERPIKËT

Qerpikët janë gardhi i oqeanëve njerëzor,
brenda tyre mbretërojnë Atllantik e Paqësor!

KUR HYJË TE TI

Ashtu siç hyn lumi në det
e derdhet gjithnjë pambarim,
unë hyjë te ti ëmbël e lehtë
e mbetem disa orë në harrim!

PUTHJE

Vjosa puth tej e tej brigjet,
dielli puth herët majën e malit,
hëna puth yjet e pastaj fshihet…
Ti me magjinë tënde,
puth e ndez hiret e djalit!

Memaliaj,1987.

ATDHEU

Atdheu e ka të rëndë pëllëmbën,
e ka të rëndë si guri…, si shkëmbi!
Atdheu është vazhdimi i babait me nënën,
është mali i lartë, që s’ luan kurrë nga vendi !

MERAK…

U ngrita pa pritur në mesnatë!
Qetësi rrënqethëse…
E vetmja zhurmë,
frymëmarrja jote, tik-tak !

BOTA IME

Unë nuk bindem nga sytë e bukur,
as nga flokët e verdhë ngjyer në hënë,
sapo thitha mjaltin nga cepat e buzëve,
thashë… kjo qenka bota ime e tërë!

VJEDHJE

Tani në pranverë
të gjitha aromat
janë vjedhur
nga vajzat e bukura,
që shohin sytë e mi!

DASHURIA

Kur ti ndodhesh pranë meje në krevat,
zemra dhe trupi më ngjizin lumturinë!
Të gjitha mrekullitë po më vijnë dhuratë,
trupat japin e marrin me dëshirë!

Ah, sikur kjo natë,
të mos kishte të gdhirë!

MARRAMENDJE

Kofshët e tua
të rrumbullta, të rrumbullta,
deri lart në rrëzë,
aty ku
ka bër fole Perëndia…
Vise të virgjëra, të ç’virgjëra,
nuk di përse,
marrin mendtë e mia!

KËMBËT

Sonte ti nuk doje të bënim dashuri!
Të paktën,unë hodha këmbën mbi tënden…
U puthën gishtat,puplat,kofshët…
Vërtet gjithë natën nuk ndjem gjë unë e ti,
por këmbët u rrekën dhe i nxuarën zinë botës…

NDJENJA

Dora rrëshqiste lehtë mbi lëkurën e saj,
unë nga fërkimi u shndërrova mornica…
Një ndjenjë e thellë më digjte si vaj
e rridhte drejt fundit, ndoshta po vdisja!

PABESITË E HËNËS…

Hëna mos ju duket kaq magjistare,
sa shumë poet ka marrë më qafë!
Kur të jep fjalën se po vjen në dritare,
me një yll po bën dashuri atje lart…!

BUKURIA

Ajo qe aq e bukur,
sa krehëri qe i padenjë
për ta rregulluar.
Aq sa edhe kukullave në vitrinë,
u vinte frikë për ta shikuar!

Natyra dhe Afërdita,
aty ishin njësuar…
Fati i ra poetit,
për ta shijuar…!

HËNË E PJEKUR

Hënë e pjekur,
varur në degë…
Po pret,
t’i prishin virgjërinë!

SHIU

Shiu binte pikë-pikë,
mbi syprinën e tullës sime…
Tulla shuante etjen për kripë
dhe floku i ri, fije-fije mbinte!

HYMNI EROTIK

Sa rrallë,
po i puthim të dashurat,
sa rrallë,
ato presin puthjet tona,
natyrisht të mbeten gjallë!

Sa rrallë,
po na puthin të dashurat,
sa rrallë,
ne presim puthjet e tyre,
natyrisht të mbetemi gjallë!
Dhimiter Nica

The post Strofa të shkruara nëpër vite… – Dhimiter Nica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Gotat bosh – Dhimiter Nica https://poezi.laberianews.com/2020/05/09/gotat-bosh-dhimiter-nica/ Sat, 09 May 2020 08:15:43 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5786 Gotat bosh Poezia – Dhimiter Nica Interpreton – Matilda Avduli Mbusha dy gota me verë...

The post Gotat bosh – Dhimiter Nica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Gotat bosh
Poezia – Dhimiter Nica
Interpreton – Matilda Avduli

Mbusha dy gota me verë mbrëmë
për të larguar vetminë e trishtë,
ti ndodhesh shumë larg nga ky vend
por zemra ime të do ngjitur fizikisht.

Kam pirë e kam folur me ty mbrëmë
pastaj vazhduam ëndrrën gjithë natën,
vazhduam gjërat që përgjysëm kishim lënë
e trupat i dogjëm si qirinj, që kurrë si patëm.

Dy gota me verë i mbusha mbrëmë,
për t u kënaqur nga larg të dy, ashtu si kot…
Nuk piva asnjë pikë…,natën e kalova në këmbë
por sot në mëngjes për çudi, gotat i gjeta bosh!

The post Gotat bosh – Dhimiter Nica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Qiellin do ta mbajmë me shpatulla – Dhimiter Nica https://poezi.laberianews.com/2020/04/25/qiellin-do-ta-mbajme-me-shpatulla-dhimiter-nica/ Sat, 25 Apr 2020 17:00:25 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4924 Miq të mi ju përshëndes dhe ju uroj fund javë të qetë e të paqtë!...

The post Qiellin do ta mbajmë me shpatulla – Dhimiter Nica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Miq të mi ju përshëndes dhe ju uroj fund javë të qetë e të paqtë!

QIELLIN DO TA MBAJË ME SHPATULLA

Mua nuk më lodhin rrugët e gjata,
anija ime lëviz në hapësirën e Bermudës,
po ra qielli, do e mbajë me shpatulla,
stop – me gjoks, do t’i bëj furtunës!

Vetëtimat e rrufet do t’më binden
do e gjej formulën për të zbuluar enigmën,
do mbrojë anijet e avionët para se të digjen,
do luftojë përballë kuçedrës e do helmojë shtrigën…

Do ua dalë më së miri, rrebesheve, furtunave,
do kalojë e do kthehem nga trekëndshi i Bermudës,
më besoni, me fenomenet do e gjej gjuhën,
por jo me njerëzit që e mbajnë shumë lart hundën!

Mua s’ më kanë lodhur ende rrugët e gjata,
kam tre dekada që botën e mas me këmbë,
po ra qielli, do ta mbajë me shpatulla,
po u fundosën detet, botën do ta mbaj me dhëmbë!

© Dhimiter Nica,Selanik.

The post Qiellin do ta mbajmë me shpatulla – Dhimiter Nica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ndjenje e çuditshme – Dhimiter Nica https://poezi.laberianews.com/2020/04/19/ndjenje-e-cuditshme-dhimiter-nica/ Sun, 19 Apr 2020 08:10:04 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4485 NDJENJË E ÇUDITSHME Se ç’ kam një ndjenjë në shpirt, i kërkoj’ malit një dorë...

The post Ndjenje e çuditshme – Dhimiter Nica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NDJENJË E ÇUDITSHME

Se ç’ kam një ndjenjë në shpirt,
i kërkoj’ malit një dorë ndihmë,
po i kërkojë fushës ca trendelinë
ca lule të tjera, po ja marë natyrës
e ca të puthura, veç të dashurës…

Pastaj më besoni,
qenkam ripërtërirë, qenkam bërë i ri,
si atëherë kur matesha me veriun
dhe erën e lija larg, shumë larg…
Kur çupat e gjimnazit më bënin naze,
më puthnin shkararazi e iknin me vrap…

Se ç kam një ndjenjë sonte,
që po më djeg diku në shpirt…
Dua diçka të re, të bukur, tjetërsoj,
ndoshta më mjafton një luleborë,
ndoshta edhe një përkëdhelje,
nga flladi i fushave që mungojnë,
apo nga dielli që ngroh’ mbi Bosfor!

©Dhimnica,Selanik.

The post Ndjenje e çuditshme – Dhimiter Nica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në shpirtin tim ka mbirë ngricë – Dhimiter Nica https://poezi.laberianews.com/2020/04/03/ne-shpirtin-tim-ka-mbire-ngrice-dhimiter-nica-2/ Fri, 03 Apr 2020 19:02:37 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=3221 NË SHPIRTIN TIM KA MBIRË NGRICË Është dimër.Jashtë ka rënë borë, kallkanët si krehër varen...

The post Në shpirtin tim ka mbirë ngricë – Dhimiter Nica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NË SHPIRTIN TIM KA MBIRË NGRICË

Është dimër.Jashtë ka rënë borë,
kallkanët si krehër varen nëpër strehë,
era e marrë ulërin si ulkonjë,
zogjtë e strukur po dridhen në fole.

Shtëpia përdhese zhytur në të bardha,
dyert plasaritur, diku xhama thyer,
përgjumur fëmijët,gënjyer me përralla,
përsëri pa darkë, ranë dhe këtë herë!…

Mëngjesin tjetër do të jap qeranë,
dy vjet po sorrollatem, s’di nga t’ia mbaj,
kudo shkoj e kthehem, kam gjetur belanë
të shitem dhe vet, s’më blejnë asnjë frangë!

Mos harroni njerëz, po përmbytet bota,
po për miliona që janë kështu si unë,
bota qënka mbytur,lutjet janë të kota,
njerëzit qenkan mbytur,jetojnë veç majmunë!

Marë nga libri Të gjitha lulet kanë emrin tënd…,Muzgu, Tiranë 2015.

The post Në shpirtin tim ka mbirë ngricë – Dhimiter Nica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dallandyshet u vonuan – Dhimiter Nica https://poezi.laberianews.com/2020/03/18/dallandyshet-u-vonuan-dhimiter-nica/ Wed, 18 Mar 2020 17:46:49 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1692 Sugjeruar nga Xheva Salihaj Dallandyshet u vonuan Vit për vit në ballkonin tim dallandyshet vijnë...

The post Dallandyshet u vonuan – Dhimiter Nica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Dallandyshet u vonuan

Vit për vit në ballkonin tim
dallandyshet vijnë herët e ndërtojnë folenë.
Foleja e mbetur që nga vjet jetim,
më shikon me çudi, kur unë pi kafenë.

Ndoshta ka të drejtë e don t’ më pyet,
pse nuk këndon asnjë zok aty sot,
ku janë dallandyshet siç ishin vjet…?!
Hedh shikimin thellë qiellësisë,
asgjë zok s’ po duket në horizont…

Edhe lulet si dallandyshet,
nuk kundërmojnë, siç aromonin vjet,
kjo mortajë që s’ shihet fare me sy,
po bën ’’ armiq ” burrë e grua, motër e vëlla,
nuk i lejon njerëzit dy e nga dy…

Do të vijnë se s’ bën dallandyshet
edhe lulet do të aromojnë përsëri,
të ruajmë ata që duam, gjyshërit dhe gjyshet,
le të rrimë sa më shumë në shtëpi…

Virusi do të zhduket në histori,
do të shkruhet për njerëzit me jehonë,
moshat e thyera i ka ’’ qejf ” kjo marrëzi,
t’ i ruajmë…, t’ i ruajmë sa nuk është ende vonë !

© Dhimiter Nica Selanik.

The post Dallandyshet u vonuan – Dhimiter Nica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vetëm një ditë – Dhimiter Nica https://poezi.laberianews.com/2020/03/07/vetem-nje-dite-dhimiter-nica/ Sat, 07 Mar 2020 06:38:35 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1112 Sugjeruar nga Xheva Salihaj Autor, Dhimiter Nica VETËM NJË DITË. Ashtu qe shkruar e qe...

The post Vetëm një ditë – Dhimiter Nica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Autor, Dhimiter Nica

VETËM NJË DITË.

Ashtu qe shkruar e qe thënë,
ajo e dashuroi vetëm një ditë,
ndoshta ia la zemrën gjysëm të ngrënë,
ndoshta e dashuroi si vetë perënditë.

Dhe nuk i tha kurrë se vetëm sot,
se vetëm sot mund të ishte e tij!
Nuk deshte, apo s’arriti t’ia thoshe dot,
apo nuk donte t’i shuante thëngjijtë…

Dhe ai bëri dashuri marrëzisht,
marrëzisht si kurrë ndonjëherë në jetë!
Dhe ajo e la të lirë tërësisht,
t’i zbulonte labirinthet e saj të nxehtë…

Asaj ndoshta i kishin bërë shenjë perënditë,
ta digjte në zjarrin e saj, vetëm një ditë!

©Dhimnica

The post Vetëm një ditë – Dhimiter Nica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më ka lodhur kjo botë e ngatërruar – Dhimiter Nica https://poezi.laberianews.com/2020/02/25/me-ka-lodhur-kjo-bote-e-ngaterruar-dhimiter-nica/ Tue, 25 Feb 2020 17:10:15 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=628 MË KA LODHUR KJO BOTË E NGATËRRUAR… Aty ku cicërijnë zogjtë e dallëndyshes, jo vetëm...

The post Më ka lodhur kjo botë e ngatërruar – Dhimiter Nica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MË KA LODHUR KJO BOTË E NGATËRRUAR…

Aty ku cicërijnë zogjtë e dallëndyshes,
jo vetëm nëpër brigje e në korije,
aty ku macja luan me gjalmin e gjyshes
dhe kur tufat shplodhen nëpër rrëza e hije.

Aty ku merr këngën vet bregu i lumit,
aty ku fëmijët zhyten e notojnë,
aty ku një dallëndyshe puth shkarazi pëllumbin
e fshihet nga njerëzit se e përgojojnë.

Aty ku ka ajër të pastër,thellë nëpër fshatra,
sa thith e thith e s’ngopesh dot,
aty ku ndizen frutat e gruri lëshon pendë të arta
dhe bjeshkët na dhurojnë veç ujë të ftohtë.

Aty dua të jem 100 jetë rresht, për çdo vit,për çdo mot,
larg nga grataçielat,autostradat, nga zhurmat e porteve…
Jam rrekur me llustrat që mban nëpër skuta kjo botë,
dua vetëm këngën e ëmbël dhe tingujt e zogjëve…

©Dhimnica

The post Më ka lodhur kjo botë e ngatërruar – Dhimiter Nica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>