Diturie Hasanaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/diturie-hasanaj/ Poezi Laberia News Sun, 22 Nov 2020 21:12:47 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Diturie Hasanaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/diturie-hasanaj/ 32 32 Dikur braktisa ashtin tim – Diturie Hasanaj https://poezi.laberianews.com/2020/11/22/dikur-braktisa-ashtin-tim-diturie-hasanaj/ Sun, 22 Nov 2020 21:12:41 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14894 Dikur braktisa ashtin tim, sa gjatë mora frymë si bishë e braktisur e shkreta qënia...

The post Dikur braktisa ashtin tim – Diturie Hasanaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>

Dikur braktisa ashtin tim,
sa gjatë mora frymë
si bishë e braktisur
e shkreta qënia ime ,
ulëret , bërtet,
e prapë nuk ndihet…
Di…

The post Dikur braktisa ashtin tim – Diturie Hasanaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Atëherë kur ti ishe Krisht – Diturie Hasanaj https://poezi.laberianews.com/2020/11/21/atehere-kur-ti-ishe-krisht-diturie-hasanaj/ Sat, 21 Nov 2020 14:10:23 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14839 Atëherë kur ti ishe Krisht, mbi supe të binte erë shpirt, I bukur sa një...

The post Atëherë kur ti ishe Krisht – Diturie Hasanaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>

Atëherë kur ti ishe Krisht,
mbi supe të binte erë shpirt,
I bukur sa një dimër,
I heshtur si pa puthur një emër…
Di…

The post Atëherë kur ti ishe Krisht – Diturie Hasanaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kur tingujt e zërit tim të thyejnë çdo fragmë – Diturie Hasanaj https://poezi.laberianews.com/2020/11/14/kur-tingujt-e-zerit-tim-te-thyejne-cdo-fragme-diturie-hasanaj/ Sat, 14 Nov 2020 15:36:20 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14597 Kur tingujt e zërit tim të thyejnë çdo fragmë, të pushtojë shekujt.., ti do jesh...

The post Kur tingujt e zërit tim të thyejnë çdo fragmë – Diturie Hasanaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>

Kur tingujt e zërit tim të thyejnë çdo fragmë,
të pushtojë shekujt..,
ti do jesh akoma duke rritur,
e parritura ime,
mbase je duke shuar etjen ,
në burimin e së vërtetës,
asaj të vërtete që u bë ieroglif I eshtrës së dashurisë sime,
sa fjalë të thëna me shpirt ,
që I merr furtuna e mendimeve,
ku I çon përtej skajeve
atje ku shoh gjysëm hënën zhytur në mjegull,
e vetmja dritë “të bukurat ndjenjat e mia”,
dritë e vjedhur shekujve,
dhe ja tek bie shi ..,
besomë askush s’gëzon më shumë se toka, bimët,
heiii.., vdekur në mua kam babain qëkur sytë e shpirtit hasën ty,
por gjallë kam gjithë sa kam prej nënës,
po plaket në mua,
mundem ti dalloj edhe rrudhat,
pastaj shoh shpirtin si rrjedh rrëke,
e sytë I kthe nga qielli dhe një përse?
Veç më të mëdha janë retë
e shpirtit,
u ngopa nga përrallat,
nga heronjtë e trishtimit,
s’dua të kthehem në fandazmë e vetes
kjo botë hotel I dhimbjes,
ndërsa ti gur I heshtjes,
që le gjurmë në gërmadhat e statujave të shpirtit të harruar.
Dit’..Ag’..

The post Kur tingujt e zërit tim të thyejnë çdo fragmë – Diturie Hasanaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Hej a të kam thënë – Diturie Hasanaj https://poezi.laberianews.com/2020/11/09/hej-a-te-kam-thene-diturie-hasanaj/ Mon, 09 Nov 2020 20:23:42 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14371 Hej a të kam thënë, të të vijë keq kur kur I bie me shkelm.ëndrrës...

The post Hej a të kam thënë – Diturie Hasanaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>

Hej a të kam thënë,
të të vijë keq kur
kur I bie me shkelm.ëndrrës për bashkim,
e më pas bëhesh skllav I saj në te përkohshmen,
sa je e rri zgjuar,
hejj a të kam thënë ,
t ë të vije keq për veten vetem kur
Kur e ngre zërin tënd në kujë e në varreza. ,
të urresh veten kur mendon se je askushi,
e fatin e këtij vendi e lozin në zare e barbuti,
hejj e më makabre e di kush është ,
çdo copëz ndihet e gëzuar kur rënkon trungu I saj,
gëzohen e krenohen hiqen si shtete më vete ,
ehhh paradoks shqiptar,
eh mor faqezi ,
a nuk shkon të lash sytë më mirë me hi
më lër sot të rënkoj shqipshëm,,,,,,
Dit’…Ag…

The post Hej a të kam thënë – Diturie Hasanaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Djersinë gjethet – Diturie Hasanaj https://poezi.laberianews.com/2020/11/07/djersine-gjethet-diturie-hasanaj/ Sat, 07 Nov 2020 16:50:57 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14245 Djersinë gjethet , ranë nga pemët e dhimbjes, më ngjajnë sot pemët me skelete të...

The post Djersinë gjethet – Diturie Hasanaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>

Djersinë gjethet ,
ranë nga pemët e dhimbjes,
më ngjajnë sot pemët
me skelete të harruara të kohës,
ngritëm sot purgatorë në Saharatë e shpirtit,
mëkatet e prindërve mundojnë sot fëmijët,
natës I çjerrin heshtjen,
po ky dreq shpirti ka lindur me huqe,
e si mjafton kjo ngjyre e kuqe,
dehen fjalët si këmbanat në mort,
po kjo ke parë ti
të lodhesh së maturi qiellin
me dashurinë e të vdekurve,
e pare borxh në kandarin e ndryshkur të shpirtit,
më kot lodhem së trazuari thëngjijt,
thëngjijt po shuhen si shpresat në këtë vend,
më kot e shqetësoj hirin,
frika pushton njeriun,
egërsirë e arratisur e ngjizjes,
dëgjoj kollitjen e saj të ethshme,
jepi një panafor dhe të ikë,
se dhe dimrit I rrudhet qielli,
qyteti u vithis në heshtje
e humbi gjallërinë e vet,.
I ftohti qetësi e rreme,
Nëntori ëndrrat kositi,
I dërguari I reve…
Dit’…Ag’
.

The post Djersinë gjethet – Diturie Hasanaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos i harxho shigjetat e tua të arta të fjalës – Diturie Hasanaj https://poezi.laberianews.com/2020/11/02/mos-i-harxho-shigjetat-e-tua-te-arta-te-fjales-diturie-hasanaj/ Mon, 02 Nov 2020 09:47:08 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14076 Mos i harxho shigjetat e tua të arta të fjalës, shpirti im nuk është më...

The post Mos i harxho shigjetat e tua të arta të fjalës – Diturie Hasanaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>

Mos i harxho shigjetat e tua të arta të fjalës,
shpirti im nuk është më pre gjahu,
unë nuk jam turrma,
megjithëse turrma shpesh të mposht,
vërtet ta zbeh shkëlqimin
me gjithë baltën që I hedh,
unë si ndoqa kurrë turrmat,
tani ndiej kamzhikët e përçmimit,
mbase tani ky qiell u mbulua nga re të çuditshme,
ky diellqë teshtin konvidshëm shpērndan pendë shqiponjash mbi tokën që emoragji,
vërtiten trajektores të universit,
do ulëras kur dora e shekujve të shtrëngojë grykën time,
unë s’di të kēndoj do ulëras ,do oshëtij nga flakët e fjalëve të mia ,
pastaj do sjell erën me zërin tim ,
deri tani s’ka mundur kurrë askush të burgosë shpirtin tim….
Di…Diturie Hasanaj

The post Mos i harxho shigjetat e tua të arta të fjalës – Diturie Hasanaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Duar të verbra – Diturie Hasanaj https://poezi.laberianews.com/2020/11/01/duar-te-verbra-diturie-hasanaj/ Sun, 01 Nov 2020 19:46:12 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13996 Duar të verbra, buzë pa bereqet, mes meje dhe jush humnera të tëra heshtjesh, sa...

The post Duar të verbra – Diturie Hasanaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>

Duar të verbra,
buzë pa bereqet,
mes meje dhe jush
humnera të tëra heshtjesh,
sa keq pa një urë mes nesh,
ehhh…,
u bënë fjalët
fëmijë të shumë njerëzve,
foshnja të ushqyera me gjak,
si pishat u rritën,
që plakje nuk ndien kurrë,
e megjithatë fjalët mbetën të gjitha këtu,
ikona njerëzish që s’jetojnë më,
(si puna e H-së),
dhe ja tani humbas në mjegull,
bëhem një me të,
udhëtimi vazhdon,
muret u shembën,
hallkat e hekurta u thyen,
ngjitem si ngjitet mjegulla në mal,
përhapem si përhapet mbi det,
deri sa të vij sërish,
deri sa agimi I ditës së re të më mbjelli ,
në mitrën e një gruaje,
duar të verbëra,
buzë pa bereqet,
mes meje dhe jush,
humnera të tëra heshtjesh,
sa keq pa një urë mes nesh…
28-10-2020 Dit’…Ag’…

The post Duar të verbra – Diturie Hasanaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
S’është më gjë e çuditshme ti ngresh sytë drejt qiellit – Diturie Hasanaj https://poezi.laberianews.com/2020/10/27/seshte-me-gje-e-cuditshme-ti-ngresh-syte-drejt-qiellit-diturie-hasanaj/ Tue, 27 Oct 2020 20:55:15 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13868 S’është më gjë e çuditshme ti ngresh sytë drejt qiellit, ndryshimi është çfarë sheh çdo...

The post S’është më gjë e çuditshme ti ngresh sytë drejt qiellit – Diturie Hasanaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>

S’është më gjë e çuditshme ti ngresh sytë drejt qiellit,
ndryshimi është çfarë sheh çdo kush në të,
unë kur I ngre të shoh ty,
kërkoj një pikë, një skaj,
atë grimcë të përbërë prej teje,
mbase dot stë harrij
por shpresën kam mbjellë ndēr deje,
dhe si çamarroke e vogël mendoj,
ndoshta duhen shpikur shkallë prej letre,
ta ngjyros ta bëj qiellin për vete….
Pa kohë. Dit’.. Ag’…

The post S’është më gjë e çuditshme ti ngresh sytë drejt qiellit – Diturie Hasanaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kam frikë… – Diturie Hasanaj https://poezi.laberianews.com/2020/10/17/kam-frike-diturie-hasanaj/ Sat, 17 Oct 2020 14:39:05 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13607 Kam frikë… Kam frikë nga ngurtësia jote, me shi I mbusha duart sonte, por kjo...

The post Kam frikë… – Diturie Hasanaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>

Kam frikë…
Kam frikë nga ngurtësia jote,
me shi I mbusha duart sonte,
por kjo zemër s’pyet budallaqe,
prej askujt s’merr urdhëra ështe bërë hutaqe..
*
E kam frikë egoizmin tënd,
e për vdekje nuk të tremb,
çuditem si të merr ky gjumë I thellë,
kur unë shpirtin tim nëpër ëndrra me ty ndjellë…
*
Kam frikë ta ndiej veten pjesë të kësaj bote,
veç ta dija historinë tonë si do mbaronte,
s’desha kurrë të bëhemi shkronja e fjalë,
as hap I dehur as këngë…
*
Më s’kam frikë të të shoh në sy,
se unë e di është hera e fundit që u deshën dy,
u bënë shkronjat mal mundimi,
u bënë thinjat grusht fillimi..
*
Më s’kam frikë nga shpirti jot,
as pse zhurita timin kot,
unë qeshë aq femër,
sa trishtimin grisa për një emër.
*
Kam frikë nga mosburrëria,
kur rreh gjoksin përpara syve të mia,
hej unë edhe gurit I dhashë jetë,
se aq shumë shpirti im të deshtë…
17-10-2020 Di..Diturie Hasanaj

The post Kam frikë… – Diturie Hasanaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Hej… – Diturie Hasanaj https://poezi.laberianews.com/2020/10/14/hej-diturie-hasanaj/ Wed, 14 Oct 2020 15:54:07 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13503 Hejj.., të kam mëkuar me thërrimet e lotit, atje ku lind ashti I dhimbjes ,...

The post Hej… – Diturie Hasanaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>

Hejj..,
të kam mëkuar me thërrimet e lotit,
atje ku lind ashti I dhimbjes ,
të kam dasht
si do foshnja gjirin,
si do robi dritën,
të kam dasht
si eliksir I jetës,
të lutem mos ma bēj dhimbjen brinjë,
të kam dasht sa s’thuhet,
aq shekuj sa mungesa,
malli gurin të thërrmojë,
e në gjumë përralla ti tregojë…
Pa kohë Di.. Diturie Hasanaj

The post Hej… – Diturie Hasanaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>