Donika Stasa Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/donika-stasa/ Poezi Laberia News Tue, 28 Jun 2022 11:20:35 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Donika Stasa Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/donika-stasa/ 32 32 Po iki… – Donika Stasa https://poezi.laberianews.com/2022/06/28/po-iki-donika-stasa/ Tue, 28 Jun 2022 11:20:33 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23422 PO IKI… Po iki… po për ku as vetë nuk e di , ndiej se...

The post Po iki… – Donika Stasa appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PO IKI…

Po iki…
po për ku
as vetë nuk e di ,
ndiej se mushkëritë
pa oksigjen janë lodhur ,
se ajri
është kaq i ndotur ,
nga vese të pështira …
e orekse të panginjur
der në makutëri .
Kërkoj pyllin e gjelbër ,
ku këmbëzbathur
vrapoi ,
u gjakos ,
e sërish u ngrit fëmijëria ,
kërkoj lëndinat e pamata ,
nga ku lëshoja
balonat plot ngjyra ,
qiellit të kaltër
të ëndrrave të mia .
Vrapoj si e krisur
si dikur kur isha fëmijë ,
veç kaq ndryshe
nga ajo moshë e artë ;
dikur
vrapoja drejt vetes ,
në kërkim
të portës së shpirtit ,
ku flinin dëshirat
e të trëndafilta …
çelnin si gonxhe
në ëndrrat foshnjarake .
Tani…
dhe botës dua ti largohem ,
botës që pazaresh…
egosh…
fëlliqësish..
ditët mi nxiron ,
se kjo rrëmujë
mendjesh djallëzore ,
mendjesh të çartura ,
qenien…
der në palcë ma drithëron .
Do iki…
në kërkim
të kohës së çmuar ,
që humbi
në mjegullat e bardha .

Donika Stasa

The post Po iki… – Donika Stasa appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Bijë o Hënë e plotë – Donika Stasa https://poezi.laberianews.com/2022/04/17/bije-o-hene-e-plote-donika-stasa/ Sun, 17 Apr 2022 09:46:04 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22988 Për të gjitha bijat Bijë o Hënë e plotë Se ç’po ngjitet dielli atje lart...

The post Bijë o Hënë e plotë – Donika Stasa appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Për të gjitha bijat

Bijë o Hënë e plotë

Se ç’po ngjitet dielli
atje lart mbi mal ,
o yll i mëngjesit ,
ç’nuse më ke dalë .

Bijë o hënë e plotë ,
o bekim nga zoti ,
me të bardha veshur ,
e pastër si loti .

Si një pikë loti
në qerpik qëndruar ,
nën’ vello të hollë ,
ç’nur më ke lëshuar .

Lumturi pikon
ky fustan i bardhë ,
nuse magjiplotë ,
princeshë në përrallë .

Princeshë e babait ,
diamanti i nënës ,
o dita me diell ,
këngëza e zemrës .

Zambak erëmirë
stërpikur me vesë,
rritur e lodruar
në mes Myzeqesë .

Me urime thurur
kurorën mbi krye ,
jeta të ndriçoftë
si qielli me yje .

Paç ditët behar
kudo që të shkosh ,
me ëngjëj si drita
zemrën e gëzofsh .

Donika Stasa

The post Bijë o Hënë e plotë – Donika Stasa appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vij në paqe – Donika Stasa https://poezi.laberianews.com/2022/04/01/vij-ne-paqe-donika-stasa/ Fri, 01 Apr 2022 20:27:01 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22855 Vij në paqe U lodha o njerëz , e gjendur mes vorbullës , duke pritur...

The post Vij në paqe – Donika Stasa appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vij në paqe

U lodha o njerëz , e gjendur mes vorbullës ,
duke pritur si e mpirë gjykimin tuaj ,
sa herë që jua ka ënda të më tjetërsoni ,
paçka se për veten mund të bëhem dhe e huaj .

Por nuk mundem jo , të jem ajo që ju doni ,
me logjikë të fortë a mendim frigoriferik ,
se jetën e kam të thjeshtë e pa programe ,
i gëzohem çastit … e çastin e kam frikë .

Më falni…që nuk u bëra dot si disa nga ju ,
me ritëm plot vrull a lakmi që të tundon ,
më mjaftojnë dhe ca copëza të së sotmes ,
e ardhmja është larg e ndoshta më vonon .

Ndaj mos ma mbysni në paranojë buzëqeshjen ,
se asnjërit prej jush… shpirti s’ja vodhi kurrë ,
të kundërtat në vetvete tërheqin njëra – tjetrën ,
dhe kur plagët dhembin a djegin si furrë .

E nëse rrëzohem..lermëni në rrugën time ,
mbi gabimet e mia sërish të ngrihem vetë ,
nuk kërkoj nga ju të mundeni t’më kuptoni ,
por vetëm kujtohuni : si ju e kam një jetë .

Se jam si një lis i rrahur në shqota ,
por dhe kaq e brishtë njëkohësisht ,
e nëse guxoj të vij në rrugën tuaj ,
vij e sigurt … e në paqe sigurisht .

Donika Stasa

The post Vij në paqe – Donika Stasa appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>