Dritëro Agolli Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/dritero-agolli/ Poezi Laberia News Sun, 21 Jun 2020 21:15:18 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Dritëro Agolli Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/dritero-agolli/ 32 32 Po iki i zhgënjyer nga miqtë – Dritëro Agolli https://poezi.laberianews.com/2020/06/21/po-iki-i-zhgenjyer-nga-miqte-dritero-agolli/ Sun, 21 Jun 2020 21:15:12 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8723 Po iki i zhgënjyer nga miqtë Po iki me trishtim i zhgënjyer nga miqtë E...

The post Po iki i zhgënjyer nga miqtë – Dritëro Agolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Po iki i zhgënjyer nga miqtë

Po iki me trishtim i zhgënjyer nga miqtë
E mbylla dhe derën që rrinte e hapur
Për lajkatarët, për rrenacakët e smirëzinjtë
Që shtireshin engjej të dashur.

Ku vete s’e di , veç s’dua të kthehem
Sërishmë në rrenat e jetës
Diku në një skaj të largët do prehem
me qafën e futur në jakën gri të xhaketës.

Dritëro Agolli

The post Po iki i zhgënjyer nga miqtë – Dritëro Agolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos ma kujto – Dritëro Agolli https://poezi.laberianews.com/2020/05/16/mos-ma-kujto-dritero-agolli/ Sat, 16 May 2020 10:34:05 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6251 MOS MA KUJTO E shkuara ka çaste dhe orë të hidhura, mos ma kujto për...

The post Mos ma kujto – Dritëro Agolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MOS MA KUJTO

E shkuara ka çaste dhe orë të hidhura, mos ma kujto
për shembull, më pe me duar të lidhura, mos ma kujto!

Për shembull më pe në rrugë të pirë, mos ma kujto,
Të pirë e të humbur, të sharë e të grirë, mos ma kujto!

Për shembull më rrahën dy-tre vagabondë, mos ma kujto,
Tek shihja një grerëz tek rrinte mbi gonxhe, mos ma kujto!

Për shembull pesova diku një disfatë, mos ma kujto,
Dhe gjumi s’më zinte me ditë e me natë, mos ma kujto!

Për shembull më pe duke ecur e qarë, mos ma kujto,
Mbështetur pas murit me zemër të vrarë, mos ma kujto!

Për shembull më pe duke ngrënë e gënjyer, mos ma kujto,
Të prishur, të shthurur, të rënë e të thyer, mos ma kujto!

Për shembull në shtrat s’u bëra për burrë, mos ma kujto,
I turpshëm u drodha si qengj nën lëkurë, mos ma kujto!

E shkuara ka orë dhe çaste të hidhura, mos ma kujto,
Ka drojtje dhe heshtje kur lipsen të thirrura, mos ma kujto!

Dritëro Agolli

The post Mos ma kujto – Dritëro Agolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poçari – Dritëro Agolli https://poezi.laberianews.com/2020/04/08/pocari-dritero-agolli/ Wed, 08 Apr 2020 22:07:52 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3834 Poçari Vajta në Stamboll të bëj pazar, për kujtim të ble një vazo balte: Paqe...

The post Poçari – Dritëro Agolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poçari

Vajta në Stamboll të bëj pazar,
për kujtim të ble një vazo balte:
Paqe dhe selam, usta poçar,
Vazon më të mirë po e pate
Paqe dhe selam, usta poçar!

Vazoja nga dora shkau e ra
Dhe m’u bë njëzet e pesë copë,
Më erdhi rrotull deti Marmara
Dhe m’u hap dyqani turk si gropë,
Më erdhi rrotull deti Marmara.

Pa më shau poçari keq turqisht,
Unë e shava shqip e mend i rashë;
Për çudi poçari nuk u ligsht,
Veç dy lot në sytë e kuq i pashë,
Për çudi poçari nuk u ligsht!

Mos u çmend ky turk, ky musliman?
Unë e shaj, ai me duar në qafë!
Poçe tjeter mori në dyqan
Dhe më tha: ” Më shaj, për besë, prapë!”
Poçe tjetër mori në dyqan.

Psheretiu si unë: ” Jam shqiptar,
Shqip, vëlla, ti shamë dhe një herë,
Fjala shqipe s’blihet në pazar,
Në dyqan ka vjet që s’e kam ndjerë,
Fjala shqipe s’blihet në pazar!”

Ikën nga dyqani burra e gra,
Unë e një poçar e tjetër s’kishte,
Vazot frynte deti Marmara,
Vazove poçari shqip u fliste,
Vazot mbushte deti Marmara.

Dritero Agolli

The post Poçari – Dritëro Agolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Qetesia e bukur – Dritëro Agolli https://poezi.laberianews.com/2020/04/08/qetesia-e-bukur-dritero-agolli/ Wed, 08 Apr 2020 20:51:08 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3828 Qetesia E Bukur Gruaja fle ne carcafin e bardhe e jastekun e bardhe E bukur...

The post Qetesia e bukur – Dritëro Agolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Qetesia E Bukur

Gruaja fle ne carcafin e bardhe e jastekun e bardhe
E bukur si perendi e lashte e Greqise;
Flene syte e saj qe me mahniten vite me rradhe,
Flene buzet e saj si kokrra e prere ne mes e qershise;
Flene qerpiket si halat naten ne grure,
Flene mollezat e faqeve qe bejne gropeza kur qeshin,
Fle balli i hijshem qe s’e desha te ngrysur kurre
Dhe nen balle vetullat si krah dallendyshe heshtin.
Ne cast me pushton nje ndjenje fajesie dhe malli,
Para saj i vetem, para saj I pagjume,
Dhe mbulohet me rrudha te dendura balli
Dhe them me vete: grua e dashur te kam lodhur shume.
Kam ikur shpesh ne rruge te gjata ne fusha e shpata,
Te kam lene femije e shqetesime mbi shpine,
Te kam lene pazarin, radhen e netet filikate,
Te kam lene mbi shpatulla gjithe shtepine.

Fli e vuajtura ime!

Dritero Agolli

The post Qetesia e bukur – Dritëro Agolli appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>