Driton Smakaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/driton-smakaj/ Poezi Laberia News Mon, 08 Feb 2021 20:29:47 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Driton Smakaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/driton-smakaj/ 32 32 Drenicë Arbnore – Driton Smakaj https://poezi.laberianews.com/2021/02/08/drenice-arbnore-driton-smakaj/ Mon, 08 Feb 2021 20:29:41 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17104 Drenicë Arbnore U linda në vendin e drenushave Në ato male e bregore Aty ku...

The post Drenicë Arbnore – Driton Smakaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Drenicë Arbnore

U linda në vendin e drenushave
Në ato male e bregore
Aty ku lulet buzëqeshin fushave
Ku japin aromë arbnore.

Aty ku qielli kaltër të jep shpresë
Ku dielli të ngrohë e shëndrin
Ku nëna lind një femijë
Dhe rritë një burrë për lirinë.

Aty ku drenushat hedhin valle
Ku shpirti të pushon në melodi
Ku ujqërit veç hungëllijnë dhe ikin
Me drenushat nuk zënë miqësi.

Driton Smakaj

The post Drenicë Arbnore – Driton Smakaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mendoj e shkruaj – Driton Smakaj https://poezi.laberianews.com/2020/04/22/mendoj-e-shkruaj-driton-smakaj/ Wed, 22 Apr 2020 19:41:35 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4746 Mendoj E Shkruaj Një fjali të re po e shtoj Tek një kapitull i vjetër...

The post Mendoj e shkruaj – Driton Smakaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mendoj E Shkruaj

Një fjali të re po e shtoj
Tek një kapitull i vjetër
Me shkronja Kala ndërtoj
Ushtarë Perandorie në letër.

Mos u fsheh të lutëm shumë
Mbas atyre pikave çuditëse
Si të të gjej e di mirë unë
Në dëftoren pëshpëritëse.

Mos më dil ti në kryefjalë
Se kallxuesi punon për mua
Nuk fshihesh dot në një fjalë
Pikëpyetjen ta kam shënjua.

Nuk mbahesh jo në dy pika
As në atë presjen bishtgjatë
Mes atyre kllapave ty të prita
Të mbylla aty për ditë e natë.

Prill 2016

D. Smakaj

The post Mendoj e shkruaj – Driton Smakaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nexhmije Pagarushës https://poezi.laberianews.com/2020/03/10/nexhmije-pagarushes/ Tue, 10 Mar 2020 21:38:07 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1276 Sugjeruar nga Xheva Salihaj Driton Smakaj Nexhmije Pagarushës Zëri saj si bilbil tingëllone në melodi...

The post Nexhmije Pagarushës appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Driton Smakaj

Nexhmije Pagarushës

Zëri saj si bilbil tingëllone në melodi
Në radion e dhomës sime të heshtur
Sa shumë më bënte të ndjej dashuri
Maleve e fushave të ecja pa reshtur.

Doja vërtetë ta gjeja atje Bareshën
E të vallëzoja me erën atyre lëndinave
Nën tingujt e këngës gjeja buzëqeshjen
E ëndërrat e bukura mes trendëlinave.

Edhe kur fushave qengji blegëronte
Kënga e bukur bluante në kokën time
Erën çanim dysh me kalin që vraponte
Me zogjët e malit ndanim plot gëzime.

—————————-
Pusho në paqe në Parajsën e Perëndisë o Perëndeshë e këngës.
Faleminderit për gjurmët që ke lënë mes nesh e që do vazhdojnë ndër breza.

Driton Smakaj

The post Nexhmije Pagarushës appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>