Fadil Abazi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/fadil-abazi/ Poezi Laberia News Sat, 14 May 2022 13:58:41 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Fadil Abazi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/fadil-abazi/ 32 32 Tavolina e goditur – Fadil Abazi https://poezi.laberianews.com/2022/05/14/tavolina-e-goditur-fadil-abazi/ Sat, 14 May 2022 13:58:39 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=23222 TAVOLINA E GODITUR ishte aty tavolina qe e goditën me grushte thyen gotat në vend...

The post Tavolina e goditur – Fadil Abazi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
TAVOLINA E GODITUR

ishte aty tavolina
qe e goditën me grushte
thyen gotat në vend që t’cakrrohen
punët shkuan keq e më keq
edhe më shumë grushta
grusht e mbi grusht
ngushtë e me ngushtë.

Nxehen gjakrat ngrehën armët
e thyen shpatat
Nga fjala që krisi
rrodhi gjak e shpërthime
lufta u ndez me shumë zjarr
për një ego të njeriut
e të mos shuhej kurrë
njerzit pa bukë pa ujë pa batanije
fëmijëve u vdisnin ëndrrat çdo ditë
se jau kishin vrarë lodrat
një ditë paqja do të vij
nëse e shpëtojmë pëllumbin e bardhë
nga kjo luftë që po shfaros sojin njerzor

prap tavolina ishte aty
jo për ta goditur
por për tu goditur për paqën
Një laps një letër
asgjë tjetër
egot kishin rënë
thyer si vazo kristali

qielli hirtë një burim vdekje
dhe një pëllumb i bardhë

Fadil ABAZI

The post Tavolina e goditur – Fadil Abazi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Liria e levizjes – Fadil Abazi https://poezi.laberianews.com/2020/06/08/liria-e-levizjes-fadil-abazi/ Mon, 08 Jun 2020 19:32:57 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7921 LIRIA E LËVIZJES Rri mbyll e mbledh kujtimet Bashkë me dhimbjen dhe lotët e nanës...

The post Liria e levizjes – Fadil Abazi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
LIRIA E LËVIZJES

Rri mbyll e mbledh kujtimet
Bashkë me dhimbjen dhe lotët e nanës
Laj duart mbaj distancën pastroj shpirtin
Pranverën e pres me mall në dritare
Bota vazhdon sfidën me errësirën e mykur
Çdo mëngjes zgjohet me qytete fantazmë
Nga një virus viral që sillet mes nesh
Njeriu përplitet mes shpresës dhe t’vërtetës
Pa panik por frika s’na shqitet nga mendja
Jetojmë në karantinë e kafshojmë ëndrrat për jetën
Bota zgjohet në gjendje lufte pa armë pa istikame
Me një front të hapur për jetë a vdekje
E unë jetoj me kufizim lëvizje në ballkonin tim
Dhe me liri të ndaluar të lëvizjes nga Europa
Për neve si pjesë e Ballkanin perëndimor

Fadil ABAZI

The post Liria e levizjes – Fadil Abazi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>