Fani Duro Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/fani-duro/ Poezi Laberia News Sat, 02 May 2020 13:04:40 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Fani Duro Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/fani-duro/ 32 32 Në hapin që hedh – Fani Duro https://poezi.laberianews.com/2020/05/02/ne-hapin-qe-hedh-fani-duro/ Sat, 02 May 2020 13:04:37 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5383 Në hapin që hedh ——————– Në hapin që hedh, unë shtrij mendimin. E shikoj mirë...

The post Në hapin që hedh – Fani Duro appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në hapin që hedh
——————–

Në hapin që hedh, unë shtrij mendimin.
E shikoj mirë vëndin që shkel.
Si gjurm të thell lë arsyetimin.
I bindur në koh, që gjat të ngel!

Nuk ka rëndësi rruga e gjatë
Kur tek vetja ti beson
Në është ftoht apo është vapë
Zoti prap ty të ndihmon!

Ne qoft shi, ndoshta dhe balt
Në qoft diell, në daç dhe pluhur.
Nëse gjithmon kokën mban lart.
Atëher ecën në rrugën e duhur!

Kur ecën drejt në rrugën tënde.
Dhe nuk meresh me të tjerë.
Të gjith do të shikojn me ëndje.
E po të jesh zbathur, s’do të jesh çjerrë!

Nëse ka ferra a’diçka tjeter.
Gjëmba që shpojn, mbase dhe gur
Jet e veshtir, qoft dhe e egër
Para të tjerëve, s’ dorezohesh kurr!

Jeta nuk është baçe me lule.
As trëndafil qe dikush ta fal.
Një rrug e gjat, që po nuk u sule
Brengat dhe hallet te kthehen mal!

Unë këtë rrugë sa shumë e dua.
Në pafundësi tretet shikimi.
Të gjith dhe ju, njëlloj si mua.
Jeta është hap…na pret rrëzimi!

Fani Duro Maj 2020.

The post Në hapin që hedh – Fani Duro appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mes dashurive – Fani Duro https://poezi.laberianews.com/2020/04/29/mes-dashurive-fani-duro/ Wed, 29 Apr 2020 19:53:58 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5130 Mes dashurive ———————– Unë të shoh në syt e fëmijëve! Dhe në çiltërsinë e tyre...

The post Mes dashurive – Fani Duro appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mes dashurive
———————–

Unë të shoh në syt e fëmijëve!
Dhe në çiltërsinë e tyre të sho,
Nuk di çfarë t’ju bëj dashurive!
Të lutem, as dhe ti mos i ngatëro!

Gjithkund më shfaqesh tek femijët.
Më mundon në shpirt dhe nuk kam faj!
U shkrinë të gjitha dashuritë.
Aspak dikë dot nuk e ndaj!

Një trup u bëmë… një të gjith
Ti një nënë e mirë, dhe unë një baba
Këtë lumturi mer e përcill
Në zemër, në shpirt edhe në kra!

Më fal që e ndava dashurinë!
Edhe unë ty, heshtur do ta fal.
Në shtrat unë do ta nxjer mërzinë.
Xhelozis që digjet, ti themi ndal!

Unë përsëri nesër më shumë do ti dua!
Ti nga xhelozia ndaç edhe plas!
Sepse më shumë do më duash mua
Edhe une ty… sepse s’ka shanc!

Pastaj fillo e tallu ti me mua!
Më bëj xheloz që ti duash pa fund
Po unë jam i lumtur që të kam grua
Me dashurin e tyre edhe më mund!

Mu përzien të gjitha dashurit
Këtë “rrëmujë,, sa dua ta shijoj
Nëse me vret, me dashuri më vrit
Jeta me dashurin …qënkan njëlloj!

Fani Duro

The post Mes dashurive – Fani Duro appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ne… – Fani Duro https://poezi.laberianews.com/2020/04/11/ne-fani-duro/ Sat, 11 Apr 2020 10:21:18 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3999 Ne … ———– Ne i përjetojm ëndrrat në zgjim. Kur dielli në dritare sapo ka...

The post Ne… – Fani Duro appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ne …
———–

Ne i përjetojm ëndrrat në zgjim.
Kur dielli në dritare sapo ka dalë
Ëmbël rrëmbehemi në përqafim.
Ne …të uriturit e një nate më parë !

Dhe haroemi, përsëri humbasim.
Në identitetin tonë euforik.
Nën shkëlqimin e rrezeve rrëshkasim.
E shkrihemi në diellin tonë… erotik!

Ne i përjetojm ëndrrat, (ti dhe unë)
Ashtu si një nat më parë
Por sot kjo nat s’do ket më gjumë
Do flemë mbi ndjenjat dalngadalë !

Fani Duro Mars 2020.

The post Ne… – Fani Duro appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Filloi lufta e tret – Fani Duro https://poezi.laberianews.com/2020/03/21/filloi-lufta-e-tret-fani-duro/ Sat, 21 Mar 2020 19:38:00 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1933 Le të bejm pak humor Në këto kushte karantine Derrit po si thire dajë Si...

The post Filloi lufta e tret – Fani Duro appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Le të bejm pak humor
Në këto kushte karantine
Derrit po si thire dajë
Si këput dot asnjë qime!

Filloi lufta e tret
———————

Filloi pra lufta e tret
Pa tanke dhe avionë
Sikushdo në shpi të vet
Ulu ngriu ne çdo dhomë

Ehh, ehh…çe gjet njerin
Ja dhe turuan e humbi
Sa fillon tjeri tështin
Stërklat i duken si plumbi

Nga e patëm këtë “fat”
Të kemi frik nga teshtima
Po na duket si granat
Ja pra lufta dashka trima!

S’ka fashista, as gjerman
As plumba dhe as granata
Mëndja na ri vetëm të ham
Ja kjo luft na la mbi pjata!

S’ka ballista as partizanë
Veç një virus që s’flet as duket
Shkretoi rrugët anë e mbanë
Ky njeri nuk di nga të ruhet!

Nuk shikon një këmb njeriu
Frika mbretëron gjithçka
U bë virusi si ariu
Që të kafshon edhe të ha!

Filloj pra dhe luftë e tret
Ngelëm mbyllur në shtëpi
Hyr e dil në tualet
Ha e pi e vetëm rri !

Fillojm e numërojm pllakat
Që nga banja në koridor
Shtëpiak si ato plakat
Nuk po zëm asgjë me dor !

Thonë lufta ka filluar
Po nga kush të kemi frik
S’kemi plumb për ta qëlluar
Veten ton kemi armik!

Sa shikojm njëri-tjetrin
Na ka hyr frika në gjak
Shpejt nga xhepi nxjerim metrin
Ik largohu me ri larg !

Ja pra erdhi koh e keqe
Se mendonim ne aspak
Na ka fut shejtani në leqe
Dhe më trimi po dhjet gjak !

Ja pra edhe luftë e tret
Unë ketu ti larg nga mua
As të flas dhe as më flet
S’të prek dot, sepse të dua!

Ulu ngriu nga divani
Shko trazo fotografit
Po nuk shtyhet mor amani
Një avaz gati çdo dit!

Lajme, lajme nga vatani
Na u bë mendja si lluc
Thonë po t’ kapi ky virani
Ti mbledh këmbët në një këpuc!

Thonë lufta ka filluar
E ka plasur në çdo anë
Kush armik na ka sulmuar
Ata jasht jan vëllezerit tanë !

Na ka dal edhe ushtria
Në çdo rrug e kryqëzim
Ne luftojmë që nga shtëpia
Vetëm duke bërë durim !

Jashtë lufta ka filluar
Neve këmba përmbi këmbë
Got rakie mbajm në duar
Kokra hudhre nëpër dhëmbë !

Këto pra janë armët tona
Shtrir rehat nëper divan
Le të afrohet pra korona
Naaa…virusit nuk ja mban!

Kjo pra është lufta e tret
Nuk ka krisma as gjëmime
Sepse jeta është e shtrenjt
Rini në shpi për kokën time !

Fani Duro Mars 2020.

The post Filloi lufta e tret – Fani Duro appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Gjyshes – Fani Duro https://poezi.laberianews.com/2020/02/22/gjyshes-fani-duro/ Sat, 22 Feb 2020 18:38:14 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=478 Gjyshes ————— Foleja në mur…oh sa më dhemb Kur ikin dhe nuk kthehet më një...

The post Gjyshes – Fani Duro appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Gjyshes
—————
Foleja në mur…oh sa më dhemb
Kur ikin dhe nuk kthehet më një dallëndyshe,
Ashtu dhe në shpirtin tonë ka zënë vënd
Ato gojë mjaltat të emblat gjyshe!

Nëse vitet të plakin në lëkurë,
Dashurinë magji që s’ përsëritet,
E ndien gjat e s’ndahet kurrë
Një mall i madh që vetëm rritet!

Më mungon dora e but e ëmbël
Mbi flokë të më rrije…sa e ngrohtë,
Tani më mungon e më duket si engjëll,
Si një diell që ndriçon e gëzohen zogjtë!

Mbante lekat gjyshja në shtepi,
Lidhur fortë me shami,
Dhe ja gjeja veç prej erës,
Futur thellë brënda fanellës!

I kërkoj falje kur ja merja shkopin,
Dhe e imitoja në ecje përkulje,
I kërkoj falje dhe kur fshihesha posht në krevat.
Kur s’më gjente trembej e thëriste në kuje!

I kërkoj falje kur pa gjum e lija.
Kur më këndonte ninullë e tregonte përallë.
Ajo rinte me orë mi fërkonte flokët me duar.
Edhe mbasi gjumi thell më kishte marë!

Kur mi largonte mizat fytyrës beharit.
Dhe në dimër si besonte jorganit që më ngrohte.
Po futej në jorgan ashtu dalngadalë
Më merte në gjoks dhe më shtrëngonte!

Sa na deshte të gjithëve me rradhë.
Në mijëra duar shpërndante dashurinë
Sa edhe sot i ndjej mollzat dhe gishtat e saj.
Që më rrëshkasin ngadal e mbi flokë më rrinë!

Po kur largohej nëna …embëlsirë.
Ajo fytyr e rrudhur me të zeza veshur.
Pa kaluar pragun mirë.
Mallin në sy na linte ndezur!

Dhe bëhesha në të qarë vërtet.
Se do më mungonte shum ajo dashuri.
Se kur të më ndiqte babi për ndonjë pëllëmb.
Ku të fshihesha une tani!

Ajo më rrëmbente nën mësallë.
Të ka zemër nëna ty o perëndi.
E unë ai i vogli djalë.
Si më zinte aty gjumi për çudi!

Pyesja veten shpesh …si ka mundësi.
Në atë trup aq të vogël mbytur në halle.
Të rrijë ndezur aq shumë ngrohtësi.
Një dashuri pa fund, një bot e madhe!

Do të të sjell lule gjithmon tek varri.
Të dua dhe në ëndrat e mia.
Gjithmonë malli do të më mari.
Nga ju mësuam se ç’është dashuria!

Fani Duro. 20 Dhjetor 2018

Unë kam jetuar vetëm me gjyshen nga nena ( jo në një shtëpi) po kur vinte gjyshja gëzimi nuk njihte kufi , edhe pse ka 17 vjet që nuk jeton unë akoma ndjej mbi flokë përkëdheljen e gishtave të saj
…lum ata që kanë gjyshe

(nje vit me parë)

The post Gjyshes – Fani Duro appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>