Fatmira Lazaj Milori Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/fatmira-lazaj-milori/ Poezi Laberia News Thu, 01 Apr 2021 16:30:20 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Fatmira Lazaj Milori Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/fatmira-lazaj-milori/ 32 32 Zbritur retë, mjegull mbi det – Fatmira Lazaj Milori https://poezi.laberianews.com/2021/04/01/zbritur-rete-mjegull-mbi-det-fatmira-lazaj-milori/ Thu, 01 Apr 2021 16:30:16 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18657 Zbritur retë , mjegull mbi det , Ngado mbuluar , e hirta e saj ,...

The post Zbritur retë, mjegull mbi det – Fatmira Lazaj Milori appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Zbritur retë , mjegull mbi det ,
Ngado mbuluar , e hirta e saj ,
Të njëjtën ngjyrë , ish’kthyer terri ,
Me retë-borë , udhëtova një natë!

S’më njohën rrugët as sokaket s’më panë ,
Floku mbi supe , borë e bardhë ,
Diku tek porta , një gjurmë ngelur ,
Mos ish e nënës , mbi borën shkelur?

Ju ula me përulje , të renë pastrova ,
Si plagës dhimbjen , e preka ngadalë ,
Ma kish’lënë nëna , shënjë të pritjes,
çelës i portës , kallkan i tharë !!

Mos ishin ato Vita , mos ishin ato Zana ,
Kallkanët e jetës , s’ua prishën bukurinë ,
Aty ku kish nënë , e bija në breza ,
U këndohej këngë , i madh emri , që , mbirë!

Flogjet e borës pikuar me yje ,
Velënxa e bardhë , e hedhur mbi kalë,
Se di ku e çonte sonte këtë nuse ,
Një karvan i gjatë , marrë revansh !!

Dhe këngë këndohej , se di se ku ?
Cilët krushq , e morën vallë ?
Të gjitha nga oxhak , ndezura dilnin ,
nga derë oxhaku , kali i bardhë !!

The post Zbritur retë, mjegull mbi det – Fatmira Lazaj Milori appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Për këngë labe – Fatmira Lazaj Milori https://poezi.laberianews.com/2021/03/15/per-kenge-labe-fatmira-lazaj-milori/ Mon, 15 Mar 2021 11:40:09 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18217 Për këngë labe Sorkadhe , po , pse s’më thua ? Ditën , kur do...

The post Për këngë labe – Fatmira Lazaj Milori appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Për këngë labe

Sorkadhe , po , pse s’më thua ?
Ditën , kur do vish në krua ,
Më bëj pllak , e shkel mbi mua ,
Moj fustan -gjata , mbi thua !

Më je mbyllur në zagua ,
Kërkon shteg , e nuk gjën krua ,
Moj nurja , kur tutje ikën ,
Del një re , të mbulon dritën !

Eja , më , hënë një natë ,
Moj sorkadhja çapë gjatë
Nuk kam gjumë e s’bëj rehat
Le të vdes dhe ndënë pllakë!

Sorkadhja , që heq në valle
Kënga në cule dyjare ,
Burratë , kënga në buzë ,
Bukuri që s’humbet kurrë !

The post Për këngë labe – Fatmira Lazaj Milori appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nënë Terezës – Fatmira Lazaj Milori https://poezi.laberianews.com/2021/03/11/nene-terezes-fatmira-lazaj-milori/ Thu, 11 Mar 2021 16:22:47 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18114 Nënë Terezës Zemër dashurie , përmbi dritë-shkëndije , Me mantelin hedhur , bijë Shqipërie ,...

The post Nënë Terezës – Fatmira Lazaj Milori appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nënë Terezës

Zemër dashurie , përmbi dritë-shkëndije ,
Me mantelin hedhur , bijë Shqipërie ,
S’jam e rëndë në pamje por , peshoj mbi diell !
Jam Mari e botës , dua të jap die !

M’pleksur me gërsheta , mësimet e nënës ,
Njëra ishte loti , në syrin e hënës ,
Tjetra ish virtyti , qiejt’vetëtimë ,
Nëpër festa pashkësh , e ndez dashurinë !

Me zëmër të madhe , nënë s’ishe bërë ,
Zoti të kish s’jellë , për një bot’të tërë ,
Fëmijët në duar në gra’hmën e fundit ,
Fryma jote’shënjtë , çelte dritën syrit!

Nuk e di kush ishe , Mari a Merjeme ,
Por një Shënjtërim , gjithë botës i erdhe ,
Shqiponjë …e Shqipes , hap krahët e dlirë ,
Shënjtëroje kombin , dritë mbi errësirë !

Ne

Ne jemi qielli ne jemi toka ,
Ne jemi s’prova , që jeton epoka ,
Ne jemi dielli , që lind e nuk duket ,
Ne jemi buja , që në kafaz mbytet !

Ne jemi heshtja , kur gjaku merr dhenë ,
Ne jemi lumturia , kur mbi lot flemë ,
Ne jemi krenaria , kur shtypur rrimë ,
Një klithmë zëri , kthyer oshëtimë!

GEZUAR PASHKET KRISHTERIMI

The post Nënë Terezës – Fatmira Lazaj Milori appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Gruas vjeshte – Fatmira Lazaj Milori https://poezi.laberianews.com/2021/03/10/gruas-vjeshte-fatmira-lazaj-milori/ Wed, 10 Mar 2021 22:03:48 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18062 _______GRUAS VJESHTE _________ Një rreze e hollë pyllin ngrohu, cikla bryme , sytë i lanë...

The post Gruas vjeshte – Fatmira Lazaj Milori appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
_______GRUAS VJESHTE _________
Një rreze e hollë pyllin ngrohu,
cikla bryme , sytë i lanë ,
Ledhatim fytyre ,mjegulla në ikje,
….sharmi yt , / mjegullën can!

Pranvera , cel ugaret …..
mbi manushaqe , aromën merr një cicërimë,
flutura ulur mbi qerpik të Tu ,
sy-larmes harkuar sytë ….me rrathë të zinj!

Buzë liqenit me heshtjen rrije ….
mantelin mbështjellë në frymën tënde !
Vjeshtakja jetë …..!
Nga pranvera lindur lule borë ….,
Në vjeshtë , ….
…….Mjellm’ë në liqen!

The post Gruas vjeshte – Fatmira Lazaj Milori appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Je mbledhur Europë, të nxish historinë – Fatmira Lazaj Milori https://poezi.laberianews.com/2021/03/07/je-mbledhur-europe-te-nxish-historine-fatmira-lazaj-milori/ Sun, 07 Mar 2021 15:34:18 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17969 Je mbledhur Europë , të nxish historinë , Në lojra pokerash , për trojet tona...

The post Je mbledhur Europë, të nxish historinë – Fatmira Lazaj Milori appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Je mbledhur Europë , të nxish historinë ,
Në lojra pokerash , për trojet tona ,
Të keqen mbjell mbi Shqipërinë ,
Në lot e gjak , filiz nga rrënja!

Sa lojra ke bërë , mbi supet plagë ?
Sa heshta ngulur , thellë në shpirt ?
Një popull , humbur fillin ka…
kërkon një shteg , e humb’në pritë

Përse moj plakë , e vjetër dinake?
E babëzitur …., tiran’i pa shpirt,
Një popull Ilir , ndër të parët lindur,
Kurorën vjedhur , mbi poshtërim !!

Kur fillon të ngrihet , pak nga pak ,
Si foshnjat , hedhin hapin e parë …
Me gozhdë kambalesh , goditur në palcë ,
çizme pështirë , mbrujtur veç gjak !!

E ç’fare të të them moj Europë ?,
Hapur rrugët , sa gjërë e gjatë ,
Nga bijtë e Tu , ç’qënka tradhëtia,
Të mos rrosh , është fare pak !!

Lëngon e bukura e dheut ..,
Ne presim , e s’rreshtim , si të parët tanë!
Të vije ajo ditë , që të jesh zonjë ,
Të mbledhur prapë , në të vetmin prag !!

Se vegjëlinë nuk e trëmb frika,
Nga hiri dale , prush e zjarr,
Se bijtë , që , ka lindur Shqipja…
Ndënë flamur , të lar në gjak!!

Për’ju kaçak , që mbillni ferr ,
Dhe vjen një ditë , që s’fal më dot,
Me politik’të butë gjë …s’pamë,
Të gjithë bashkë , ti dalim zot!!

Të shumta janë , bijat shqiptare ,
Që nga greminat , hedhur poshtë!
Vajzat – sorkadhja dhe hardhija,
Me lot në shpirt , luten në Zot!!

The post Je mbledhur Europë, të nxish historinë – Fatmira Lazaj Milori appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Laberi plot lezete – Fatmira Lazaj Milori https://poezi.laberianews.com/2021/03/03/laberi-plot-lezete-fatmira-lazaj-milori/ Wed, 03 Mar 2021 20:06:49 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17801 Laberi plot lezete Ç’ma pikon dritën moj nure , Ne qafë te vajzërisë, Thëllëza me...

The post Laberi plot lezete – Fatmira Lazaj Milori appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Laberi plot lezete

Ç’ma pikon dritën moj nure ,
Ne qafë te vajzërisë,
Thëllëza me gryk të hollë,
Këndon këngë djalërisë!

Sorkadhja shtruar ne pyje ,
Per sixhade flet dafinë,
Mbuluar me yje nate ,
Ndricim çikash , vetëtimë!

Bora e ngelur në hone ,
Të njom buzën kur ke mall,
Pika pika e mblidh nëna ,
Shkrirë diell ,ngrirë acar!

Zgavra peme ,streh ndricimi ,
vetëtima flinte gjumë,
E zgjonte nje këngë e vjeter ,
Burimi që rridhte ujë!

Dyjarja nates beharit,
Here kenge e here vaj,
I kendonte trimerise,
Nena s’flinte se kish mall!

Laberi plot lezete ,
Mbushur malet krenari ,
Ne cdo rrënjë trëndafili ,
Aty mbir nje trimëri!

Pennsylvania 14 /July /2018
Fatmira Lazaj Milori

The post Laberi plot lezete – Fatmira Lazaj Milori appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>