Fatos Luta Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/fatos-luta/ Poezi Laberia News Fri, 30 Oct 2020 21:20:32 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Fatos Luta Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/fatos-luta/ 32 32 Mëngjez ditëlindje… – Fatos Luta https://poezi.laberianews.com/2020/10/30/mengjez-ditelindje-fatos-luta/ Fri, 30 Oct 2020 21:20:27 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13890 Mëngjez ditëlindje… Ndodh t’befasohesh me ëndrrën tënde, Siç më ngjau kur hapa sytë në mëngjez…...

The post Mëngjez ditëlindje… – Fatos Luta appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mëngjez ditëlindje…

Ndodh t’befasohesh me ëndrrën tënde,
Siç më ngjau kur hapa sytë në mëngjez…
Kisha udhëtuar me Zotin shumë vende,
E n’fund më tha: Thuamë, ç’ke kërkesë!

I thashë: Fshij kufij, Bota t’jetë një shtet!
Por, Zoti Madh m’tha t’bëja dhe dy lutje;
E para thashë, t’vdekurit na i kthe n’jetë,
E dyta, i gjalli mos ketë kurrë sëmundje!

E para: Zotat kanë kufij vetë, s’i heq dot,
Së dyti: Janë t’vdekurit, pa jam dhe unë,
Së treti: Pa sëmundje s’të thonë: “O Zot!”
E, gëzuar ditëlindjen e beso më shumë!

Natyrisht, ëndrrat jan’ pjesë brenda jetës,
(Aty të peshohen mosha, koka e besimi!)
Por unë s’po dua t’i largohem së vërtetës:
Çdo ditëlindje të shtoka…copëza tundimi!


Fatos Luta, 23/10/2019

The post Mëngjez ditëlindje… – Fatos Luta appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poezia… ( Krijuesve të rinj…) – Fatos Luta https://poezi.laberianews.com/2020/08/01/poezia-krijuesve-te-rinj-fatos-luta/ Sat, 01 Aug 2020 11:59:21 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10480 Poezia… ( Krijuesve të rinj…) Poezia nuk është të lozësh me germa, T’krijosh thjesht varg...

The post Poezia… ( Krijuesve të rinj…) – Fatos Luta appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poezia…
( Krijuesve të rinj…)

Poezia nuk është të lozësh me germa,
T’krijosh thjesht varg të lirë a me rima.
Nëse s’u jep një gjoks, të rrahë zemra,
Nëse s’u jep një shpirt me psherëtima,

Nëse s’u jep një sy, të jetë si teleskopi,
Nëse s’u jep vargjeve një copë shpuze,
Nëse s’u jep atë ndjenjë të t’kullojë loti,
Nëse s’u jep buzëqeshje, dridhje buze…

Ti ke shkruar…të lumtë dora, sigurisht,
(Të lexosh e t’shkruash është mrekulli!)
Por pendën, kur s’e ke ngjyer në shpirt,
S’je asgjëkund mes rreshtave në poezi.

Provo të pikturosh…atë ndjenjë zemre,
Të një djali a vajze, që të t’pulson gjak!
Atëhere, s’do të jetë më një lojë germe,
Por, kujtimi yt lapidar i ngritur mbi varg…


Fatos Luta, 31/07/2018

The post Poezia… ( Krijuesve të rinj…) – Fatos Luta appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Bariu dhe sekretari… – Fatos Luta https://poezi.laberianews.com/2020/05/16/bariu-dhe-sekretari-fatos-luta/ Sat, 16 May 2020 14:04:16 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6351 Bariu dhe sekretari… Fshati ka patur shumë burra të zgjuar, Nuk kishin shkollë e as...

The post Bariu dhe sekretari… – Fatos Luta appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Bariu dhe sekretari…

Fshati ka patur shumë burra të zgjuar,
Nuk kishin shkollë e as diploma blerë;
Kur vinte ndonjë barkmadh i deleguar,
I quknin urtë e ua linin kopilin në derë.

Sekretari partisë, i sapo ardhur syresh,
Dilte nëpër ara…por s’i njihte bagëtitë!
I zgjat dorën përzemërt bariut me desh,
Kujtoi të ishin dele e i shihte nga “gjijtë”.

-Na japin qumësht sa lopët! -i tha bariu,
-Të lumtë, je vërtet hero o bir shqiponje!
Sekretari ia çon mbledhjes ç’bën Hysniu,*
Shqyejnë syt’ të tjerët n’mbledhje byroje.

Sakaq i afrohet njëri e diç i thotë n’vesh,
E njihte sekretarin, ishte dhe qejfngelës;
Por, s’ha pykë ai: -Ore, çfarë janë desh?
Sekretar! Dashi…dashi ësht’ burri deles!
* * *
Fatos Luta, 15/05/2018

Hysni Koçiu, Malasen, Shtërmen.

The post Bariu dhe sekretari… – Fatos Luta appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shtegtar i munguar… – Fatos Luta https://poezi.laberianews.com/2020/04/22/shtegtar-i-munguar-fatos-luta/ Wed, 22 Apr 2020 19:18:25 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4732 Shtegtar i munguar… Pranvera na ka ngecur në pragje dimri, Sikur pret të kthehet një...

The post Shtegtar i munguar… – Fatos Luta appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shtegtar i munguar…

Pranvera na ka ngecur në pragje dimri,
Sikur pret të kthehet një njeri i shtrenjtë;
Por ai ka ikur n’rrugë të gjatë shtegtimi,
Me lotin e mallit në atë rrugë të shenjtë.

Mbi Botë lotët si copa akulli rrinë pezull,
Ky shtegtar s’po vjen si ajo dallëndyshe;
Pranvera e këtij viti erdhi me qiri ndezur,
Shtegtar i munguar në një stinë ndryshe…
* * *
F@L, 22/04/2020

The post Shtegtar i munguar… – Fatos Luta appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>