Fran Tanushi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/fran-tanushi/ Poezi Laberia News Sat, 28 Aug 2021 13:27:39 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Fran Tanushi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/fran-tanushi/ 32 32 Magjia e bukurisë – Fran Tanushi https://poezi.laberianews.com/2021/08/28/magjia-e-bukurise-fran-tanushi/ Sat, 28 Aug 2021 13:27:35 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20861 Magjia e bukurisë Një puhi nga gryka e Sharrit freski sjell si rrallëherë tjetër rrjedh...

The post Magjia e bukurisë – Fran Tanushi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Magjia e bukurisë

Një puhi nga gryka e Sharrit
freski sjell si rrallëherë tjetër
rrjedh Lumbardhi nën kala
në shoqërim të mikes së vjetër

flokët gështenjë mbi supe hedhur
nën ballukë shkëlqejnë dy sy
bulevardit nga kalon
merr qyteti hijeshi

kur më ec së urës gurit
n’vizëllimë të neonit
akordimin e valëve t’lumit
dirigjojnë zogjtë e krahërorit

lehtë mbërthyer nën këmishë të hollë
dy zogj të bardhë kërkojnë liri
pa e pyet kënd fluturimthi
erdhën hynë në poezi

një shtegtar i humbur moteve
kërkon vitet e rinisë
n’cep të urës mbet i hutuar
nga magjia e bukurisë

(shkarpa)

The post Magjia e bukurisë – Fran Tanushi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nënës – Fran Tanushi https://poezi.laberianews.com/2021/04/04/nenes-fran-tanushi/ Sun, 04 Apr 2021 10:45:44 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18801 Në vend të letrës Nënës Kot më pret tek dera si netëve të vona dikur...

The post Nënës – Fran Tanushi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në vend të letrës

Nënës

Kot më pret tek dera
si netëve të vona dikur
kur isha gjimnazist

Kot më pret rreth sofrës
të dielën e pashkëve
t’bekuemen me shijua

Kot mos derdh lotin
s´është ashtu si thonë
se pesha e jetës më është rënduar

Vetë Ti më ke thënë
jeta është luftë
që duhet fituar

Augsburg 1994
(jeta e censuruar)

The post Nënës – Fran Tanushi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Tue t’dashtë – Fran Tanushi https://poezi.laberianews.com/2020/08/15/tue-tdashte-fran-tanushi/ Sat, 15 Aug 2020 13:08:14 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11211 TUE T’DASHTË Tue dasht me t’dashtë u bane e vrazhdë. Unë t’due s’ke ku me...

The post Tue t’dashtë – Fran Tanushi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
TUE T’DASHTË

Tue dasht me t’dashtë
u bane e vrazhdë.

Unë t’due
s’ke ku me shkue
t’kam robnue.

E ti prap m’thu
sa t’du.

Tue dasht me t’diftu
me t’thanë se sa shumë t‘du
mora n’thu.

E t’jem rrxu m’nji prru
që rrjedh kthjelltë
si loti i syve t’tu.

The post Tue t’dashtë – Fran Tanushi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Rruga e ëndërrës së ikur – Fran Tanushi https://poezi.laberianews.com/2020/08/01/rruga-e-enderres-se-ikur-fran-tanushi/ Sat, 01 Aug 2020 11:36:12 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10475 RRUGA E ËNDËRRËS SË IKUR Ëndërr e varur në shpresa të rreme, e asaj kënaqësie...

The post Rruga e ëndërrës së ikur – Fran Tanushi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
RRUGA E ËNDËRRËS SË IKUR

Ëndërr e varur në shpresa të rreme,
e asaj kënaqësie që s‘përsëritet,
në shpirtin e trazuar mbjell dhembje,
veten tek mashtron me vuajtjet.

Pafajësi e shfaqur me sy të përlotur,
shpirt i robëruar ngulfat pafatsinë,
n‘terrin e natës ngacmohen ndjenjat
premtime boshe e ngjizin marrezinë.

Nuk kërkon askënd për ta qetësuar
një zemër që s’çanë kush kokën më për të,
drithërimat shtohen me fuqi drithëruese,
shpirtrat e zënë peng qetësi nuk gjejnë.

Kapur pas mendimeve të mërzitshme rrijnë
zhytur në të kaluarën përjetimet,
mbyllur në vete kujtimet veniten,
pas ëndërrës së ikur përvidhen gëzimet.

The post Rruga e ëndërrës së ikur – Fran Tanushi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Rrapi i Temalit – Fran Tanushi https://poezi.laberianews.com/2020/07/09/rrapi-i-temalit-fran-tanushi/ Thu, 09 Jul 2020 08:03:40 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9403 FRAN TANUSHI RRAPI I TEMALIT Martin Camaj’t Pluhuri mbi kreshta themel s’bën kurrë Erërat kohore...

The post Rrapi i Temalit – Fran Tanushi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
FRAN TANUSHI

RRAPI I TEMALIT

Martin Camaj’t

Pluhuri mbi kreshta
themel s’bën kurrë

Erërat kohore
e hedhin në rrëpirë

Lisat i rrah era
kur prekin majave

Kandil i pashuar
moteve me furtunë

Ushtar i kohës së pritur
nder vitet plotë brengë

Në rrugëtimin e dritës
pishtar për brezin tim

Gurvarrin e bartë në trastë
nënkresë me shënjë etnie

Tiran(a)ia mallkon poetët
me shpirt kërkim LIRIE

1992,
Lenggries – München
(Në tren,gjatë kthimit nga varrimi i tij)

The post Rrapi i Temalit – Fran Tanushi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shërbëtorët e mëkatit – Fran Tanushi https://poezi.laberianews.com/2020/05/30/sherbetoret-e-mekatit-fran-tanushi/ Sat, 30 May 2020 14:19:06 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7263 SHËRBETORET E MËKATIT Kalojnë rrugët kthesave duke ikur nepër terrin e natës si hije të...

The post Shërbëtorët e mëkatit – Fran Tanushi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
SHËRBETORET E MËKATIT

Kalojnë rrugët kthesave duke ikur
nepër terrin e natës si hije të fshehur
ndërgjegje vrarë në parzmë mbërthye

Meteorë të ndritshem e përlajnë errësirën
tek shfaqin pamje më sy gjarpëri ndjekur

Shërbëtorët e mekatit nuk janë engjëj
ndonjëherë ngjajnë edhe në të krisur

Adhurojnë terrin dhe nuk kanë frikë
të hedhin valle madje me sytë mbyllur
shkelin zemrën e tokës duke e ndrydhë

Mandej e gjakosin më mëllefin e mohimit
më thonjë bishash duke e gerrithur

The post Shërbëtorët e mëkatit – Fran Tanushi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ata pa varre – Fran Tanushi https://poezi.laberianews.com/2020/05/19/ata-pa-varre-fran-tanushi/ Tue, 19 May 2020 17:39:20 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6623 ATA PA VARRE I thirrën në emëra pyetën për ta ku janë askush s´përgjigjet Ua...

The post Ata pa varre – Fran Tanushi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
ATA PA VARRE

I thirrën në emëra
pyetën për ta
ku janë
askush s´përgjigjet

Ua kërkuan varret
munguan eshtrat
kuptimin fjalët se mbajnë

Ngrysjeve të muzgut
tej murit të mjegullave
veq Zanat i panë

N‘Lezhë Gjergjin e madh
Bogdanin në Prishtinë
n’Gjuhadol Fishtën
Budin në lumin Drin

Ku e gjëjnë prehjën vallë
Gjergjat Vigan
e dy Pjetrat tanë

Tre të zhvarrosur
më eshtra pa varr
i katërti dikund mbi valë
Fran Tanushi

The post Ata pa varre – Fran Tanushi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Teatri i absurdit – Fran Tanushi https://poezi.laberianews.com/2020/05/18/teatri-i-absurdit-fran-tanushi/ Mon, 18 May 2020 16:54:21 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6520 TEATRI I ABSURDIT dërrasat e teatrit të mbushura nga pluhuri kërcasin lakohen nga hapat e...

The post Teatri i absurdit – Fran Tanushi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
TEATRI I ABSURDIT

dërrasat e teatrit
të mbushura nga pluhuri
kërcasin

lakohen
nga hapat e rëndë
të aktorëve

nën ankthin
e heshtjes së trishtuar
ngritët perdja

shfaqet drama
prapaskenës
tragjedia

atmosferë gjumi
perdja mbulojë
skenën e sundon tmerri

tragjedia në skenë
drama askund
errësirë në fund

Fran Tanushi (Bregu i Diellit , Prishtinë ..86)

”jeta e censuruar”

The post Teatri i absurdit – Fran Tanushi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pa titull – Fran Tanushi https://poezi.laberianews.com/2020/05/01/pa-titull-fran-tanushi/ Fri, 01 May 2020 19:11:44 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5320 PA TITULL Zëra të ç’akorduar gurmazfryer maten me bubullima Poeti kokën mbështet në shuplakë të...

The post Pa titull – Fran Tanushi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PA TITULL

Zëra të ç’akorduar
gurmazfryer
maten me bubullima

Poeti kokën mbështet
në shuplakë të dorës
më heshtjën bisedon

Veshmëdhenjë të ngazellyer
shoqerojnë britma mërzitëse
ofshamat në melodi u ngjajnë

Valë e zhurmës trazuese
timberit ia treti ngjyrën
skutave të përgjumta

Bezdisja nëveritese
poetin e tretur në mëndime
nga bota vet e shkund

The post Pa titull – Fran Tanushi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Tempelarë të përzënë – Fran Tanushi https://poezi.laberianews.com/2020/04/05/tempelare-te-perzene-fran-tanushi/ Sun, 05 Apr 2020 18:02:01 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3579 TEMPELARË TË PËRZËNË Hijezi të gënjyer vetdakorduar me ligësinë e mbjellur në urrejtje dashuri e...

The post Tempelarë të përzënë – Fran Tanushi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
TEMPELARË TË PËRZËNË

Hijezi të gënjyer vetdakorduar
me ligësinë e mbjellur në urrejtje
dashuri e braktisur shpirtin e djegë
pikëllueshem dëgjohen këmbanat zështjerrë
pëndesë e mohimit ndërgjegjës i thërrret

Tempelarëve të përzënë nga vendet e adhurimit
hapersirë e braktisur ua shtonë merzinë
zëmbytur kryejnë detyrat e riteve të vjetra
pëshperitjet ngushëlluese shfaqin vegimet
ndijesinë e shpresës ua topit gënjeshtra

Përhumbshëm dehur në ëndrra dlirësie
shpeshherë përgjumur i kthehën kujtesës
në pirg dëgjohën tingëllime këmbanash
braktisja dot se shëmb një tempull
zëvrarë mësojnë urtinë e heshtjës

The post Tempelarë të përzënë – Fran Tanushi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>