Gjulie- julie krasniqi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/gjulie-julie-krasniqi/ Poezi Laberia News Tue, 09 Mar 2021 20:48:06 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Gjulie- julie krasniqi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/gjulie-julie-krasniqi/ 32 32 Përtej jete (nënës sime Mira ) – Gjulie- Julie Krasniqi https://poezi.laberianews.com/2021/03/09/pertej-jete-nenes-sime-mira-gjulie-julie-krasniqi/ Tue, 09 Mar 2021 20:47:59 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18037 Përtej jete (nënës sime Mira ) Dikur ishe gjak i kaltër n’lëkurë t’bardhë e t’ngjyrshme...

The post Përtej jete (nënës sime Mira ) – Gjulie- Julie Krasniqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Përtej jete
(nënës sime Mira )

Dikur ishe gjak i kaltër
n’lëkurë t’bardhë e t’ngjyrshme
si këngë e rrjedhshme
mbaje balancën e jet’s.

por një fuqi magnetike n’ heshtje
t’ndali prapa planetit të parë
shuar n’heshtje t’dhimbshme
rrëmbimshëm si orkan i gjallë.

Kur fluskat e borës s’hijshme
futeshin n’ plasaritje drite
shkriheshin n’dhëmbje t’fortë
n’gjoksin tënd të ngrohtë.


Forca e kohës s’tashme
të shtiu n’orbitën e vet
sikur iluzion pamor mbi retë
kur dhimbja bëhet lumë
e dashuria qiell…

Foto: nëna, daja
©juliekrasniqi

Gjyle-Julie Krasniqi

The post Përtej jete (nënës sime Mira ) – Gjulie- Julie Krasniqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kur nata bie – Gjulie- Julie Krasniqi https://poezi.laberianews.com/2020/10/22/kur-nata-bie-gjulie-julie-krasniqi/ Thu, 22 Oct 2020 21:35:05 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13720 Kur nata bie Kur harlisesh me nxitim, më idhnon e m’zë diellin, nuk zgjat shumë,...

The post Kur nata bie – Gjulie- Julie Krasniqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kur nata bie

Kur harlisesh me nxitim,
më idhnon e m’zë diellin,
nuk zgjat shumë, krejt ndriçim,
m’ sjell pajtim ofron qiellin…

Panoramë më sjell yjet
t’flas me ty n’dritaren time,
lakuriqët t’kanë zili
kur me ty shkëmbej kujtime.

Yjësitë në kupë qiellore,
i përg’zoj me emra t’ri,
sikur qengjat në bregore
kur vijnë n’ jetë gëzojnë fëmi.

At’ që ditët nuk e dinë,
malet heshtin nuk e flasin,
flas me ty në dritë-errësirë
jashtë barishtet lehtë kërcasin.

Ndaj du’ gjumin n’kraht e tu
kur mbyll sytë në heshtje t’prajshme,
n’gjumë të thellë gjithë kam guxu
t’prek lartësitë e paskajshme.
Gjyle-Julie Krasniqi

The post Kur nata bie – Gjulie- Julie Krasniqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>