Hajredin Kovaçi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/hajredin-kovaci/ Poezi Laberia News Wed, 04 Mar 2020 22:59:56 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.2 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Hajredin Kovaçi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/hajredin-kovaci/ 32 32 Nga gurët e kishave, nuk bëmë shtëpi, o Ti! – Hajredin Kovaçi https://poezi.laberianews.com/2020/03/04/nga-guret-e-kishave-nuk-beme-shtepi-o-ti-hajredin-kovaci/ Wed, 04 Mar 2020 22:59:50 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1054 Hajredin Kovaçi! Nga gurët e kishave, nuk bëmë shtëpi, o Ti! Shasi është i joni...

The post Nga gurët e kishave, nuk bëmë shtëpi, o Ti! – Hajredin Kovaçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Hajredin Kovaçi!

Nga gurët e kishave, nuk bëmë shtëpi, o Ti!

Shasi është i joni
doni apo s’doni ta pranoni!?

Vini, ngulni kryqa e mure rrëzoni
ju mbron shteti, por
një ditë do të ngrihet mileti!

Gjarpëri i zi, Shasit ia ka mësy
stërpik çdo gur, çdo mur, por
historinë s’do ta ndryshojë kurrë!

Nga gurët e kishave, nuk bëmë shtëpi, o Ti!

Çka jemi Ne që jetojmë këtu
e Ju atje, o Ti
gabim e ke
të përbashkët e kemi këtë dhe!

Gjarpëri kurrë s’do ta mund shqiponjen
edhe po t’i ketë dy krena
jemi këtu dem baba dem
dhe do të jena!

U verbua në Shas gjarpëri katil
nën çdo gur kërkon strehim, por
nuk ka shpëtim!

Nga muri i ra një gur mbi kokë
e bëri katër pesë copë!

Nga fundi i liqenit vinte një ofshamë
largojeni cofëtinen se na qelbësoi
gërgojeni rrëshanë!

Nga larg shikon e shenjta Shën Mëri
Shën Gjoni është si unë, jo tjetër njeri!
O Ti!

The post Nga gurët e kishave, nuk bëmë shtëpi, o Ti! – Hajredin Kovaçi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>