Hajrun Toçi Korabi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/hajrun-toci-korabi/ Poezi Laberia News Fri, 30 Oct 2020 21:11:18 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Hajrun Toçi Korabi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/hajrun-toci-korabi/ 32 32 Dëshmitarë të udhëve – Hajrun Toçi Korabi https://poezi.laberianews.com/2020/10/30/deshmitare-te-udheve-hajrun-toci-korabi/ Fri, 30 Oct 2020 21:11:14 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13888 DËSHMITARË TË UDHËVE Pse më thua që pranë jetës time jam i huaj Ku edhe...

The post Dëshmitarë të udhëve – Hajrun Toçi Korabi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DËSHMITARË TË UDHËVE

Pse më thua që pranë jetës time jam i huaj
Ku edhe urrejtjen nuk pata forcë të ta vjedhë
Edhe vjeshtës i erdhi koha radhë të druaj
Nga lakuriqsia veshje, fjalë heshtur monedhë

Të mos bësh dikënd të qaj, duhet lotit vlerë t’i çmosh
Nga buzëqeshjet edhe lotët dalin, siç janë të rendit gatuar
Vallë dëshirojmë që liris së vjedhur t’i ofrojmë lëmoshë
Mos më thuaj se jam i huaj në ëndërrat e mia i robëruar

Durimi bën dritë në mes vuajtjes e botës krenari parisë
Në çdo skenë të re dite aktrimi, nuk vëmë re veset
Ëndërrave i ngjallet meditimi n’betejën melodi zemra e krenarisë
Dëshmitarëve të jetës në çdo hap udhë të ecur të vërtet

Të jetuar nën diell e natë hijen vetes peshuar
Ndajmë çdo element jete n’të njëjtën tërësi hapsirë
Pas çdo ditë të sotshme n’vete vizion n’vijim kërkuar
Dëshmuar n’kohë të kohëve siç na u dha caktimi udhë ngjyrë

Pse më thua që pranë jetës time jam ende i huaj
Nuk më pyete a më lindi edhe mua vetëm njëherë nëna
Mos më pyet se pranë vetmisë vallë vetëm unë vuaj
Në çdo dhunti hapsirë kur gjej veten të lirë si dielli e hëna

Hajrun Toçi Korabi

The post Dëshmitarë të udhëve – Hajrun Toçi Korabi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Hënë shoqërim – Hajrun Toçi Korabi https://poezi.laberianews.com/2020/04/10/hene-shoqerim-hajrun-toci-korabi/ Fri, 10 Apr 2020 14:54:36 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3957 HËNË SHOQËRIM E bukur është hëna e plotë e gëzuar ndriçuar… Në çdo stinë e...

The post Hënë shoqërim – Hajrun Toçi Korabi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
HËNË SHOQËRIM

E bukur është hëna e plotë e gëzuar ndriçuar…
Në çdo stinë e kohë e skajuar
Sa e trishtë anën tjetër nuk e shohim…
Mbajmë fshehtësitë dhe panjohuritë që nuk i njohim
Thonë.. qengji dinakrit nuk i lakmon fare
Andaj mirësjelljet i ka dhe bujare
Armiqt nuk shtohen nëse i duam miqt…!
Miqtë kur ikin nuk kthehen prapë si miq fisnik
Dryshkun lagështia shkujë anemban shton
Pse pa kufijqart të perfundojmë?!!
Çfarë të bëjmë pa ujë e diell që vallzojmë si të marrë?!…
Ecëm u lodhëm, pushuam frymëmarrur pa peshë kandarë
Stinët sjellin bukurit për ne hapur
Lulet qelin të gjitha, rrënjët arom dheu mbajnë
Gjemba t’frikshme vizëllojnë ata që vetem liri dashurie nuk kanë
Harrojmë qe nga rrafshi ngrihemi çdo herë
Per të nesërmet ngadhënjime e të djeshmës vlerë.
Nisjeve që vijojnë.
Vijojnë të gjurmojnë…

Hajrun Toçi Korabi

The post Hënë shoqërim – Hajrun Toçi Korabi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>