hasan bulcari Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/hasan-bulcari-2/ Poezi Laberia News Thu, 04 Feb 2021 13:09:32 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.2 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg hasan bulcari Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/hasan-bulcari-2/ 32 32 Jam i vogël – Hasan Bulçari https://poezi.laberianews.com/2021/02/04/jam-i-vogel-hasan-bulcari/ Thu, 04 Feb 2021 13:09:28 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17030 JAM I VOGËL… Jam i vogël para teje o diell, E rreze marr nga rrezet...

The post Jam i vogël – Hasan Bulçari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
JAM I VOGËL…

Jam i vogël para teje o diell,
E rreze marr nga rrezet e tua.
Jam i vogël para teje, o hënë
Dhe dritën tënde natën e dua!

Jam i vogël para teje, o toka ime
Dhe çapat hedh mbi koren tënde,
Jam i vogël para teje, o det
E gjatë rri, të sodit me ëndje…

Jam i vogël para teje dashuri,
Jam i vogël, i vogël, i vogël…
Sa ç’jam i vogël me një kërthi,
Që para meje është sa një gogël!

Jam i vogël para teje
o lëkurë e rrudhur, e rreshkët,
Para teje mësuese flokëbardhë
Dhe profesorit tim të zeshkët.

Jam i vogël edhe para farës,
Asaj… që sapo mbin,
Jam i vogël para kones së bardhë
që sa hap sytë, zë e më lëpin.

I vogël para zogut që ngre folenë
Edhe kur çukit një kokër gruri,
I vogël kur ikën e merr dhenë
Trembur nga hija ime prej burri…

Jam i vogël para gjithësisë,
Një hiç para Zotit,
Siç jam shumë, shumë i vogël
edhe para pikëzës së lotit!
….
Por kujdes kur më lexon
Ti rrugaç, hajdut e faraon,
Ti koketë që nën tule s’ke vetëm një fron
Ti goxillë, bull, fodull me dipllomë të blerë,
Ti skuth që natën fsheh e djeg defterë,
Ti që për një kuplara e mbyll një derë…

Ti që plumbon zemrën e një nëne
E zhurmon për zhurmën e asaj të shtëne!…
Ti…
Ti…
Ti…

C@ne
31/01/21
Itali

The post Jam i vogël – Hasan Bulçari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>