Hasan Bulçari Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/hasan-bulcari/ Poezi Laberia News Mon, 17 Aug 2020 16:50:49 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Hasan Bulçari Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/hasan-bulcari/ 32 32 Mos e kërkoni thesarin! – Hasan Bulçari https://poezi.laberianews.com/2020/08/17/mos-e-kerkoni-thesarin-hasan-bulcari/ Mon, 17 Aug 2020 16:50:43 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11265 MOS E KERKONI THESARIN! Një tufë me çelësa në qafë, Më duket vehtja Harpagon, Me...

The post Mos e kërkoni thesarin! – Hasan Bulçari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MOS E KERKONI THESARIN!

Një tufë me çelësa në qafë,
Më duket vehtja Harpagon,
Me ato edhe nën çorçafë
Edhe kur askush nuk më shikon…

Atëhere ca më tepër, i shtërngoj në gji,
I përkëdhel, i puth
Hë, të më shikojë njeri,
– Paska ikur, i shkreti matuf!

Thonë se Elbasani ka pasuri,
Të fshehura thellë, diku,
Por ato vetëm unë i di,
Ja dhe celësat tek i kam këtu…

Jo, jo, por as unë nuk tregoj!
Jo, jo, mos u lodhni kot!
Tek i jini aq pranë ju shikoj,
Por ju nuk mundet t’i gjeni dot!

Ato baule janë thesari im,
Të mbushura me perla, xhevahire,
Pranga gjithë shkëlqim,
Portokaj të artë, zemra në zefire…

Ka edhe një sahat me ding dong në flori,
Ai është i paçmuar!
Si fëmija shtërngon fort lodrat në gji,
Për të ditë natë dhe unë rri zgjuar.

Por thesarit tim i janë mbjellë mbi të ullinj,
Një kala i rri përsipër.
Bulevarde me asfalte të zinj,
A rrugica të kalldrëmta me evgjitër.*

Fishkëllimës së Krastës iso i mbaj,
Ndjej që gurgullon dhe një lumë
Violinë e vjetër që la ustai,
Eshtë aty brenda, ku jam edhe unë!

Pra, t’i gjeni, mos u lodhni kot!
Duhet botën të kini shkelur,
Lumenj jo me ujë, por me lot,
Dhe shpirtin atje të kini mbjellur.

Ndaj çelësat s’i ve në rafte!
Në gji, si dikur plakat i mbanin…
Si një tufëz e vogël karakafte,
Që s’më lë kurrë të harroj Elbasanin!

(* Në kuptimin folklorik të fjalës, që ka mbetur aq i dashur, ashtu siç edhe ka hyrë ne baulen e kujtimeve 💝)

C@ne 16/08/2020
Itali

The post Mos e kërkoni thesarin! – Hasan Bulçari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E sotmja dhe ne… – Hasan Bulçari https://poezi.laberianews.com/2020/04/07/e-sotmja-dhe-ne-hasan-bulcari/ Tue, 07 Apr 2020 16:44:50 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3722 E sotmja dhe ne… … Mbaruan fjalët, mbaruan fantazitë Mbaruan vargjet, mbaruan poezitë Edhe vizatimet...

The post E sotmja dhe ne… – Hasan Bulçari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E sotmja dhe ne…

Mbaruan fjalët, mbaruan fantazitë
Mbaruan vargjet, mbaruan poezitë
Edhe vizatimet që shiheshin çdo ditë
Mbaruan të gjitha…edhe paroditë!

Tani?! Ah tani prisni e dëgjoni!
Shkencëtare të gjithë nga mikrofoni,
Shkencëtare e koka edhe pas tastierës,
Ta shkruajnë si master në cv të karrieres…

Nuk duam më asgjë të dëgjojmë!
Në kini Zot, na lini të jetojmë!
T’ja themi vehtes, a të dashurës pranë
Të hidhurat që ikën, të ëmblat që vanë.

Ashtu, pa zë… vetëm me shikime,
Një lot i ëmbël dhe mijëra kujtime
Buzëqeshjen e lodhur shpejt ti ma kape
Dhe ballin ma fshive si dikur prej vape!

Dorën përmbi buzë, nuk më le të flas
Heshtjen kërkoje ashtu buzagas….
Dhe ndenjëm kohë… pa thënë asnjë fjalë,
Por thamë aq shumë sa shuamë dhe mallë!

Dhe u pamë gjatë, aq gjatë u pamë në sy
Vallë kishim mbetur vetëm ne të dy!?
Me frikë ngritëm kokën për të shikuar
Në kish të tjerë kështu të dashuruar…

Dhe tej dritares nga ballkoni aty,
Të gjithë pranë e pranë, dy edhe nga dy.
Të dy pranë e pranë me kokat mbështetur
Shikimi nëpër vite seç na ishte tretur.

Do të kemi kohë për t’i rënë qark botës,
Por sot mirë t’i vëmë gishtin kokës!
Jo, nuk fitojnë kurrë pandemitë,
Atje ku ëmbël…jetojnë dashuritë!

C@ne 07/04/2020
Itali

The post E sotmja dhe ne… – Hasan Bulçari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Unë dhe … – Hasan Bulçari https://poezi.laberianews.com/2020/03/16/une-dhe-hasan-bulcari/ Mon, 16 Mar 2020 20:31:00 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1574 Sugjeruar nga Xheva Salihaj UNE DHE… Kohës këto ditë s’ja kam nocionin, Nuk ja kam...

The post Unë dhe … – Hasan Bulçari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

UNE DHE…

Kohës këto ditë s’ja kam nocionin,
Nuk ja kam idenë as edhe orës!
Çdo gjë e mas me emocionin
Që më dha ndarja në dysh e mollës!

Ndarja përgjysëm e gotës së verës
E copës së tortës në frigorifer
Hapja vetëm përgjysëm e derës
Dhe bëjmë sikur kalojmë përnjëherë

Ndarja në dy e divanit!?
Aty mbetëm si të ngrirë,
Njëherësh ja bëmë me sy shejtanit
Dhe ai na tha të rrimë shtrirë…

Nuk di ç’është për ty një jetë,
Viti, java, dita, ora që rrëshqet
Minuti edhe sekondi që po troket!
Mbase me dehe, ndaj s’e di vërtetë!

Nuk e di! Besomë, besomë të shkretën!
Unë edhe sekondin e ndaj në dy!
Në dy do ndaja edhe gjithe jetën,
Në dy, në dy, në dy…
Me edhe pa ty!

C@ne 15/03/2020
Itali
Hasan Bulçari

The post Unë dhe … – Hasan Bulçari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Thënë nga një poet – Hasan Bulçari https://poezi.laberianews.com/2020/03/07/thene-nga-nje-poet-hasan-bulcari/ Sat, 07 Mar 2020 07:12:47 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1139 Sugjeruar nga Xheva Salihaj Autor , Hasan Bulçari THENE NGA NJE POET! Dikur një poet...

The post Thënë nga një poet – Hasan Bulçari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Autor , Hasan Bulçari

THENE NGA NJE POET!

Dikur një poet më ka thënë:
Poezinë e gjen në rrugë…
Një gjethe nga pema rënë,
Dhe uji që rrjedh në lug.

Një pikë shiu mbi xham
Dhe loti kristal në faqen prush,
Vargje poezie janë
Dhe valët e detit në gusht.

Një këngë, fërshëllimë, një melodi
Kur thellë nga shpirti ato dalin,
S’janë gjë tjetër veç poezi
dhe vajza majë gishtash që puth djalin!

Poezia është ndjenjë,
Poezia është bukuri!
Poezia thellë thellë…
Është të falësh dashuri!

C@ane 03/12/2012

The post Thënë nga një poet – Hasan Bulçari appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>