Hasan Qyqalla Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/hasan-qyqalla/ Poezi Laberia News Sat, 25 Apr 2020 17:51:46 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Hasan Qyqalla Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/hasan-qyqalla/ 32 32 Baladë për nënën – Hasan Qyqalla https://poezi.laberianews.com/2020/04/25/balade-per-nenen-hasan-qyqalla/ Sat, 25 Apr 2020 17:51:41 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4945 Baladë për nënën Nuk desha të dëgjojë sonte baladën e Nënes sikur u hatrova, kur...

The post Baladë për nënën – Hasan Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Baladë për nënën

Nuk desha të dëgjojë sonte baladën e Nënes
sikur u hatrova, kur qaje mallshëm me pa zë
as kjo natë e zymtë nuk nxjerrë portretin hanës
as prehërin tënd o Nënë, që me lot e kam la…!

Po pse shqetëson shpirtin e mërgimtarit moj mike
e din se kurrë nuk u çmalla me vatrën
…dhe prapë të dëgjoj! Pastaj ngrihem në vegime
e prapa më përcjellë, balada për nënën.

Po ç’ tu deshtë orkestrimi n’ pentagram shpirti
a nuk mjaftuan lotët derdhur për nota…
nën çati refugjatësh, netët i zbardhë zhgënjimi
pastaj, ca ampula për shpirtin e ndarë copa…!

Jam hidhëruar me ty mike, sikur me Zotin që besoja
por, prapë të dëgjoj e prehem me ate zë…
harroj stinët dhe moshën, e dashur mbesë Lorana
kjo botë e trishtë qenka si “tri gota në livadhë”*!
Hasan Qyqalla

The post Baladë për nënën – Hasan Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pentagram i mbrëmjes – Hasan Qyqalla https://poezi.laberianews.com/2020/04/25/pentagram-i-mbremjes-hasan-qyqalla/ Sat, 25 Apr 2020 17:38:03 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4943 PENTAGRAM I MBRËMJES -takim me poetët- Moteve nomrojnë këngët stinëve ua fshijnë plagët shpalosin rrënjët...

The post Pentagram i mbrëmjes – Hasan Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PENTAGRAM I MBRËMJES
-takim me poetët-

Moteve nomrojnë këngët
stinëve ua fshijnë plagët
shpalosin rrënjët
ngjyrojnë gjethet
gjurmojnë varret
në sythin e diellt
brumosin mbrëmjen

shpirti prajshëm në vargje derdh
ëndrrën e prekur përkdhelin

…eh sa ëmbël përkunden
Në skenën e drunjtë
…eh sa mallshëm përkulen
Yjet në qiellin e vrugtë

Në teatrin e qytetit përrallor
Vargjet hieroglife, … ikonë!

Koblenz, 23 mars ’13
Hasan Qyqalla

The post Pentagram i mbrëmjes – Hasan Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Prekja e ëndrrës – Hasan Qyqalla https://poezi.laberianews.com/2020/04/25/prekja-e-endrres-hasan-qyqalla/ Sat, 25 Apr 2020 17:30:48 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4939 Hasan Qyqalla PREKJA E ËNDRRËS Sot nuk kërkoj aromë lulesh As lakmoj retë qiellore As...

The post Prekja e ëndrrës – Hasan Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Hasan Qyqalla

PREKJA E ËNDRRËS

Sot nuk kërkoj aromë lulesh
As lakmoj retë qiellore
As kërkoj ndihmë shenjtërish
Sot le të mos vijnë yjet
As rrezet e hënës
Se s’bie më terr në Kosovë
P R E K Ë M
Ë N D R R Ë N!
Sot Kosovë e Pavarur
Është vet Dielli i rilindur
Dhe unë shtetasi i saj Shqiptar…
Pavarësi e Kosovës
Prekja e ëndrrës së brezave
Qarkullim i gjakut tim në deje.
17. shkurt 2008

The post Prekja e ëndrrës – Hasan Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Atrozë… – Hasan Qyqalla https://poezi.laberianews.com/2020/04/25/atroze-hasan-qyqalla/ Sat, 25 Apr 2020 17:10:23 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4930 Hasan Qyqalla ATROZË … -qytetit,djep i Alfabetit- Në Manastir … E pashë djepin e drunjtë...

The post Atrozë… – Hasan Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Hasan Qyqalla

ATROZË …

-qytetit,djep i Alfabetit-

Në Manastir …
E pashë djepin e drunjtë
E shkronjat në Plis
…Flamurin palë-palë
Për sh’ndet shqip
E shqip s’folën një fjalë…

Në Manastir …
Në Kalan e ALFABETIT
Ku fshihen engjëjt
Ku vallëzojnë shkronjat
…në pikë-dite tesha veç vampirë

Në Manastir …
Pagëzuam Iliridën
Nun mësues Dhaskali
Patër Fishtën
Herioglife… Ilirishten!

Në Manastir …
Zgërdhihen djajtë
Lozin mbi varre
Ditën maska-renjë
Natën vënë zjarre

Në Manastir …
Alfabeti pa frymë në Kullë
Ngulfatë n’rrjet marimange
Myket n’sirtarë
S’flet shqip kurrë!
As për gëzim e as për vajë!

Ah Manastir, o Manastir
Pa këmbana,… shurdhmemecë
Pa dufin Ilirik
E ashtin të bren
Atroza – çirilik!

The post Atrozë… – Hasan Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pa skenar – Hasan Qyqalla https://poezi.laberianews.com/2020/04/19/pa-skenar-hasan-qyqalla/ Sun, 19 Apr 2020 17:41:24 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4565 Pa skenar Nuk di si u zura peng i natës së vonë dhe drama shekspiriane...

The post Pa skenar – Hasan Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pa skenar

Nuk di si u zura peng i natës së vonë
dhe drama shekspiriane c´më vjen në kujtesë,
pa ngjyrë ngelën yjet në kalanë time- hon
në pritje të stinës ,në horizontin e tretë .

Mos thuaj se shetit bulevardit të kohës,
me parkut të kujtimeve shkrehur në vaj
dëgjojë lirikën time mbi tel të kitarës
dhe shplaje ti dhembjen në shpirtin pa faj!

Ne jemi si retë ,një drame pa skenar…
Hasan Qyqalla

The post Pa skenar – Hasan Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Portret nëne – Hasan Qyqalla https://poezi.laberianews.com/2020/04/09/portret-nene-hasan-qyqalla/ Thu, 09 Apr 2020 13:13:53 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3898 PORTRET NËNE (Nënës Ajshe) Loti yt,…ah nën’ Ajshe Ujë që shuan etjen Që njomë shkrumbin...

The post Portret nëne – Hasan Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PORTRET NËNE
(Nënës Ajshe)

Loti yt,…ah nën’ Ajshe
Ujë që shuan etjen
Që njomë shkrumbin e zi
Që miklon vapën
Nyjë për At-Mëmdhenë…
E retë trazohen
Shqipet s’kanë më fole!?
Takon Maska-renjë në udhëkryq
“zogun” mban shtrydh
E ndjek,
E shtyp…
Faqe e re me portret Nëne
Në Historinë e “moçme”
Doktrinë:
E fisnikërisë
E derës së parë
E gurit të gdhendur
E lotit të mekur, kombëtar!
Miop e shejtan
Pështyve në surrat.
Jusufi, po vjen
Në krah të kanjushës
Pas tij ngrihet Bardhi
Akoma pa rrudha balli
Në Kasollën e t’ Atit
Në drurin e shtratit…
Kitara var në mur
Portret Nëne në pikturë.
Më kujton Nënë-Rinë
Portret vargu për poezinë.
Bardh, 17. 01. 83.

Nga poetit Hasan Qyqalla ne vigjilje te pervjetorit te renjës se deshmorve Jusuf e Bardhosh Gervalla dhe Kadri Zeka.

The post Portret nëne – Hasan Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sytë e Evgjenisë – Hasan Qyqalla https://poezi.laberianews.com/2020/04/09/syte-e-evgjenise-hasan-qyqalla-2/ Thu, 09 Apr 2020 12:03:20 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3877 SYTË E EVGJENISË Sytë e tu moj Evgjeni, i takova vetëm në letër E buzëqeshur...

The post Sytë e Evgjenisë – Hasan Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
SYTË E EVGJENISË

Sytë e tu moj Evgjeni, i takova vetëm në letër
E buzëqeshur me mimikë: ashiki e kohës së vjetër.

U bëre këngë e pakënduar, zure vend në vargun tim
Shpirtbardhë e padjallëzuar, plagë m’u bëre në mërgim.

Me tri varrë plot me dhembje, s’kuvendon asgjë nuk thua
Ik nga dehja e ligësisë, ditët rrjedhin si ujë në krua…

Ç’janë këto dallgë uragani, të goditën hiç pamëshirë
S’je e vetme ori e marrë, një Kod t’ri për ditë të mirë.

Lotin tënd do ta përkëdhel, ngrite kokën kthe mënjanë
Ja një rreze sa po lind, është për ty Evgjeni matanë.

Sytë që m’ke moj Evgjeni, lotët thajnë bebëzat e tua
Merr një këngë në çifteli, një premtim më fal mua…

E molisur, e venitur, sikur tretesh ditë nga pak
Kujto “Lulen e Kujtimit”, dashurisë mos i bëj lak.

Hiq mërinë Evgjeni, për ditarin e jetëshkrimit
Kur t’merr lemza Ty mendo, kujto çunin e mërgimit.

E psherëtima kur t’kaplon, nxirr ofshamë të thellë sa deti
Merre lapsin evoko vet…! Është ai çuni nga Kurbeti.

Kur s’ke gjumë ulu pranë, nga dritarja vështro qiellin
Kërko yllin që t’ngashënjen, foli,… pyete për Ylberin.

Porosinë e kësaj nate, jepja zogut të parë n’agim
Të ma sjell e ta lexoj, e arkëtoj në notesin tim.
Mos të strukë melankolia, pesimizmin hidhe fare

I lexoj vargjet e bardha, gjithë nga jeta djaloshare.
Thonë Satani është i marrë, të helmon me gjuhë gjarpri

Sytë e tu,…heu Evgjeni, mos t’i puthë kurrë gjitari…!
Nëse kam zhuritje shpirti, do kërkoj një dritë neoni
Sytë e tu,…ah Evgjeni, dritë kandili tash së voni…!

Kur të ndjehesh e trazuar, ik në kopsht kërko qetësi,
Engjëllushë a Doruntinë, urtë lexo këtë poezi…!

Nga Prof.Hasan Qyqalla .

The post Sytë e Evgjenisë – Hasan Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kohëbardhësi – Hasan Qyqalla https://poezi.laberianews.com/2020/04/08/kohebardhesi-hasan-qyqalla/ Wed, 08 Apr 2020 22:45:39 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3851 KOHËBARDHËSI …Gruaja e bukur të kënaq syrin,gruaja e mirë të kënaq zemrën. E para është...

The post Kohëbardhësi – Hasan Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
KOHËBARDHËSI

…Gruaja e bukur të kënaq syrin,gruaja e mirë të kënaq zemrën.
E para është stoli,e dyta një thesar…Napoleoni

S’më befasojnë yjet
Kur shoh bebëzat e tua

Dritën hënës s’ia kam lakmi
Kur të puth në ballë
E faqën tënde ledhatoj.

Dita ikën ,vjen një tjetër,
Sa shkel në prag buzëqeshja yte,
Krahët e hapura strehë
Ku lodhja shkrihet në prehje,
Se më pret ti e heshtura grua,
Mikpritëse si udhë e vjetër.

Ikën dita,vjen një tjetër ,
Sa doja të kishim bashk edhe një jete tjeter….

Prof.Hasan Qyqalla

The post Kohëbardhësi – Hasan Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Oh… ç’lindje! – Hasan Qyqalla https://poezi.laberianews.com/2020/04/05/oh-clindje-hasan-qyqalla-2/ Sun, 05 Apr 2020 16:05:44 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3530 Oh… ç’lindje! Oh… ! më buzëqesh dhe njëherë për fije shprese Mbi retë e bardhe...

The post Oh… ç’lindje! – Hasan Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Oh… ç’lindje!

Oh… !
më buzëqesh dhe njëherë për fije shprese
Mbi retë e bardhe ngrita Piramidë për dy…
Apo përpiu harresa dhe blozën mbresëlënëse
Mbi kurorën e Diellt dhe ca riga me shi…!

Oh… !sa më prekë në sedër kjo heshtje e rëndë
Plaga s’thahet me kimi as me bari në natyrë…
Në çepallat tuaja vegon melodi e pasmuzgët
Nga zënja e (shtat)Zanës lind e bukura uvertyrë.

Oh…! e sa oh do klithë poeti, si ole në korida
Pas vijave të dhembjes një Harabel thërret…
Mos ju vardisë përallës “E mira dhe jetimja”
Lindja e paqes! Oh, ç’ prelude e luftës së nxehtë…!

Prof.Hasan Qyqalla

( foto e shkrepur nga ,Klea )

The post Oh… ç’lindje! – Hasan Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Blirët e qytetit tim – Hasan Qyqalla https://poezi.laberianews.com/2020/04/05/bliret-e-qytetit-tim-hasan-qyqalla/ Sun, 05 Apr 2020 16:00:10 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3522 BLIRËT E QYTETIT TIM -Prishtinës sime- Në gjeth bliri thura ditarin Tek nën hije prisja...

The post Blirët e qytetit tim – Hasan Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
BLIRËT E QYTETIT TIM

-Prishtinës sime-

Në gjeth bliri thura ditarin
Tek nën hije prisja fatin
Me gjurmët e lëna në trotuar

Aty shkela në kalldrëmet e vjetra
aty shijova udhët e ngushta
aty u shoqërova nga dritat e neonit
dhe u përkdhela nga fjalët e Zotit.

Aty më shoqëroi bliri i qytetit tim
Prishtinës
Bliri i lashtësisë
Aty ndoqa rrënjët e gjuhësisë.

Mes blirit e territ
preka natën e tmerrit
zhgënjimin e shpresës
vlimin e damarit
nyjen e Besës
Në plisin e plakut
me një abetare
mbi kullën dardane
Qëndisje e flijim.

Unë e bliri i fatit tim
ruajmë një kujtim
Të zogut e të pushkës
Të zgjmit e të luftës.

Prishtina më pret
më zgjon
prapë me aromë bliri
edhe pse lodhur e tharë nga malli
frymova thellë
Thellë në Liri.
Prof.Hasan Qyqalla

The post Blirët e qytetit tim – Hasan Qyqalla appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>