Havzi Nela Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/havzi-nela/ Poezi Laberia News Sun, 01 Mar 2020 06:59:32 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.2 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Havzi Nela Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/havzi-nela/ 32 32 Ma mirë le t’i mbylli sytë – Havzi Nela https://poezi.laberianews.com/2020/03/01/ma-mire-le-ti-mbylli-syte-havzi-nela/ Sun, 01 Mar 2020 06:59:26 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=888 HAVZI NELA MA MIRË LE T’I MBYLLI SYTË! Ma mirë le t’i mbylli sytë Ma...

The post Ma mirë le t’i mbylli sytë – Havzi Nela appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
HAVZI NELA

MA MIRË LE T’I MBYLLI SYTË!

Ma mirë le t’i mbylli sytë
Ma mirë zemra le t’pushojë
Ma mirë mos me pa ma dritë
Kur harbuti t’më sundojë!

Ma mirë nga kjo botë të ndahem
Ma mirë krimbat le t’më hanë
Ma mirë gur e dhé të bahem
Kur i ligu nis më shanë!

Ma mirë plis, lëndin’ a fush’
Ma mirë bar, kullotë bagëtie,
Ma mirë mos me m’njohë kërkush
Kur zuzarin kam mbi krye!

Ma mirë bota le të thonë:
“Vdiq i mjeri, shkoi me nder!”
Se i rrëzuem përgjithmonë
Me më shkelë nji derr beter!

Burrel, 1977

The post Ma mirë le t’i mbylli sytë – Havzi Nela appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>