Hiqmet Mehmetaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/hiqmet-mehmetaj/ Poezi Laberia News Thu, 04 Jun 2020 19:12:29 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Hiqmet Mehmetaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/hiqmet-mehmetaj/ 32 32 Mehmet Selim Shahaj – Hiqmet Mehmetaj https://poezi.laberianews.com/2020/06/04/mehmet-selim-shahaj-hiqmet-mehmetaj/ Thu, 04 Jun 2020 19:12:25 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7644 Si sot 100 vjet mē parë ,Patrioti dhe trimi i shquar, Mehmet Selim Shahaj nga...

The post Mehmet Selim Shahaj – Hiqmet Mehmetaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Si sot 100 vjet mē parë ,Patrioti dhe trimi i shquar, Mehmet Selim Shahaj nga fshati Mallkeq i Vlorës i dorëzoi Ultimatumin gjeneral Piaçentinit .
Kjo ditë e Madhe u perkujtua me dinjitet nga shumë pjesëmarrës dhe nga personalitete të larta dhe atdhetarë ,të cilët thyen edhe kolerën,pandemi .Patriotizmi i shqiptarit mbretēron ashtu siç ka mbretëruar në shekuj .Ky Gjigant ,Kalorësi i Ultimatumit ,do tē mbetet i pavdekshëm dhe burim frymēzimi nē breza për Kombin shqiptar .

MEHMET SELIM SHAHAJ

Beuni * si mal Olimpi,
Dymbëdhjetë perëndi,
Dymbëdhjetë komisione
Mblidhen e bëjë padi.

Kundër pushtuesit të huaj,
Do shkulin një mbretëri,
Ultimatum Piaçentinit,
” Shporru ti, moj Itali !”

Hiqmet Mehmetaj

Respekt për këtë figurë madhore të Kombit !

The post Mehmet Selim Shahaj – Hiqmet Mehmetaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pa titull – Hiqmet Mehmetaj https://poezi.laberianews.com/2020/05/31/pa-titull-hiqmet-mehmetaj/ Sun, 31 May 2020 19:18:39 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7475 PA TITULL Kaluan vitet me hapin e stepur, nën trysnin’ e kohes veshur pikëllim, muza...

The post Pa titull – Hiqmet Mehmetaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PA TITULL

Kaluan vitet me hapin e stepur,
nën trysnin’ e kohes veshur pikëllim,
muza brënda gjëmonte pareshtur
në pyllin e blertë të shpirtit tim.

Vështirë e pata, por udhën e nisa,
vonë fillova parmëndën ta ngas,
këmbëgjakur u rropata ugarit me plisa,
veç shumë bujq si unë i lashë pas.

H. Mehmetaj

The post Pa titull – Hiqmet Mehmetaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Gjineshtra – Hiqmet Mehmetaj https://poezi.laberianews.com/2020/05/30/gjineshtra-hiqmet-mehmetaj/ Sat, 30 May 2020 17:05:23 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7292 GJINESHTRA Nga qilimi yt ndihem i çuditur, më sfidon me të verdhin çarçaf, Në dy...

The post Gjineshtra – Hiqmet Mehmetaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
GJINESHTRA

Nga qilimi yt ndihem i çuditur,
më sfidon me të verdhin çarçaf,
Në dy stinë xhelozët ke tronditur
pranverë – verë i shtie nē merak.

Vargjet po t’i thur ëmbēlsisht
si astrolog të sodis dhe në qiell,
Je himni im ku prehem qetësisht
se ngjyrën erë – parfum mua më sjell.

Pranverë dhe verë ti i lyen aq mirë,
ndaj jam rob, pērherë i tëndes ngjyrë .

H. Mehmetaj , nga vëllimi ” Vajza e ujëvarês”

The post Gjineshtra – Hiqmet Mehmetaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Një mikeshë – Hiqmet Mehmetaj https://poezi.laberianews.com/2020/05/25/nje-mikeshe-hiqmet-mehmetaj/ Mon, 25 May 2020 12:09:23 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7058 NJË MIKESHE Sytë – dy gurë smeraldi Balli – larë, ylberuar, Faqet cipëz mëndafshi Beli...

The post Një mikeshë – Hiqmet Mehmetaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NJË MIKESHE

Sytë – dy gurë smeraldi
Balli – larë, ylberuar,
Faqet cipëz mëndafshi
Beli një lak i shtrënguar.

Gjoksi – lëndinë pranvere,
Buzë e vetull – pikturuar,
Këmbët – ç’ mendje nuk marrosin !
Trupi – lastar bleruar.

Mike , kush të ka skalitur ?
Ç’ arkitekt . Pse s’më tregon ?
Shtojzavalle në s’pērgjigjesh,.
Mikun tënd keq e huton…!

H. Mehmetaj 1976
Një javē të mbarë ju uroj ,miq të mi !

The post Një mikeshë – Hiqmet Mehmetaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
S’di ku jam – Hiqmet Mehmetaj https://poezi.laberianews.com/2020/05/23/sdi-ku-jam-hiqmet-mehmetaj/ Sat, 23 May 2020 13:32:27 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6936 S’DI KU JAM S’di ku jam, as dielli s’më pērshëndet, në sytë e mi loti...

The post S’di ku jam – Hiqmet Mehmetaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
S’DI KU JAM

S’di ku jam,
as dielli
s’më pērshëndet,
në sytë e mi
loti
u bë det …

ME LYPSIN

I zhvata
dhe më zhvati
fytyrën !
Tjetërsim?!…
Jo !
Ngjanim
nga xhepat !…

The post S’di ku jam – Hiqmet Mehmetaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Stres – Hiqmet Mehmetaj https://poezi.laberianews.com/2020/05/21/stres-hiqmet-mehmetaj/ Thu, 21 May 2020 13:13:07 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6745 STRES Ndjehem i parcelizuar si një qerre e braktisur, thjesht, mullar i përgjysmuar provincial i...

The post Stres – Hiqmet Mehmetaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
STRES

Ndjehem i parcelizuar
si një qerre e braktisur,
thjesht, mullar i përgjysmuar
provincial i boshatisur.

Më quajnë një Don Kishot
ata që janë të vërtetë,
humbëtirë në këtë botë
shekulli pesëmbëdhjetë.

Dhe nuk mund t’u shpëtoj dot
dhe ta fsheh nuk më ka hije,
vetëm njërës s’i shkoi kot
mikes sonë ,Zonjës Hajrie * .

H. Mehmetaj, nga vëllimi ” Vajza e ujëvarës ” 2012

* Hajrie Rondo,artiste e shquar e kinematografisë dhe teatrit shqiptar. Autori aludon për një poezi vlerësuese të sajën , kushtuar autorit me titull: ” POETIT TË HUMBËTIRËS ” Llakatund ,Vlorë .

The post Stres – Hiqmet Mehmetaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Muza e një kartoline – Hiqmet Mehmetaj https://poezi.laberianews.com/2020/05/19/muza-e-nje-kartoline-hiqmet-mehmetaj/ Tue, 19 May 2020 16:15:02 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6608 MUZA E NJE KARTOLINE ( Artistes së shquar Hajrie Rondo) Mikeshë e shpirtrave princërore të...

The post Muza e një kartoline – Hiqmet Mehmetaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MUZA E NJE KARTOLINE

( Artistes së shquar Hajrie Rondo)

Mikeshë e shpirtrave princërore
të sëmurin sigurisht e çojnë për kurim,
por fjala juaj familjare e fisnore
çdokujt i sjell ilaç extra për mjekim.

Këtu në humbëtirë më dhe aq shumë,
sa muza gjumashe u çua si e marrë,
sigurisht që vargjet të zbresin si lumë
me forcën e ujvarës Niagarë.

Në art belin thellë kemi për ta ngulur
këmbëzbathur mbi hekur ku kullon gjak,
ecim me dinjitet, të papërulur
në botën koprace që na jep aq pak.

H. Mehmetaj .Nga vëllimi poetik ” Nata e lofatës ” 2008

The post Muza e një kartoline – Hiqmet Mehmetaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Me siguri – Hiqmet Mehmetaj https://poezi.laberianews.com/2020/05/10/me-siguri-hiqmet-mehmetaj/ Sun, 10 May 2020 14:47:37 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6001 ME SIGURI Mbi varrin tim të qetë, sigurisht, hëna dhe yjet do farfurojnë, stuhitë do...

The post Me siguri – Hiqmet Mehmetaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
ME SIGURI

Mbi varrin tim të qetë, sigurisht,
hëna dhe yjet do farfurojnë,
stuhitë do të derdhen pambarimisht,
si të tjerëve eshtrat do t’ m’ i përshkojnë.

Në vendlindjen time, nëse pyesin një ulli,
do t’u përgjigjet dëshmitari i blertë
do të hapë gojën, do t’u thotë me siguri:
” Nën këmbēt e mia prehet një poet ”

H. Mehmetaj

The post Me siguri – Hiqmet Mehmetaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vajza e ujëvarës – Hiqmet Mehmetaj https://poezi.laberianews.com/2020/04/05/vajza-e-ujevares-hiqmet-mehmetaj/ Sun, 05 Apr 2020 16:13:29 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3542 VAJZA E UJËVARËS Ujëvarë, bionde flokëlëshuar që thyen qafën nga e madhja lartësi, çdo udhētar...

The post Vajza e ujëvarës – Hiqmet Mehmetaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
VAJZA E UJËVARËS

Ujëvarë, bionde flokëlëshuar
që thyen qafën nga e madhja lartësi,
çdo udhētar keqas ke shokuar,
veç një vajzë ta shkriu tënden pasuri.

Aty ku përfund lehtësohesh qetësisht,
aty ku ti prehesh në prehrin tënd,
vajza engjëllore ,vajza e brishtë
freskohet e udhëtarët i çmend.

Kotesh ujëvarë, mendjefoshnjëruar,
vajza e njomë keq të ka sfiduar .

Hiqmet Mehmetaj

The post Vajza e ujëvarës – Hiqmet Mehmetaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Udha e lotit – Hiqmet Mehmetaj https://poezi.laberianews.com/2020/04/04/udha-e-lotit-hiqmet-mehmetaj/ Sat, 04 Apr 2020 06:14:35 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3249 Derguar nga Ridik Mara UDHA E LOTIT Qava ditën që u linda, Qava mekur foshnjerinë,...

The post Udha e lotit – Hiqmet Mehmetaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Derguar nga Ridik Mara

UDHA E LOTIT

Qava ditën që u linda,
Qava mekur foshnjerinë,
Qava mundin që u rrita,
Qava hidhur fëmijërinë.
Qava shkallët që u ngjita ,
Qava i pafat lirinë,
Qava lulet faqedrita,
Qava dhimbshëm djalërinë.
Qaj dhe tani që vyshkem,
Qaj dhe qaj me ngashërim,
Qaj për shkallët që më zbriten ,
Qaj me duf vitet që vinë.
Qaj se buza s’ka të qeshur ,
Qaj se nuk marr ngushëllim,
Qaj nga hiri që ka mbetur
Nëpër dhimbje dashurinë .

Poezi e shkeputur nga vëllimi poetik ” ENDRRAT E TRËNDAFILIT” 1999
Nga poeti dhe profesori Hiqmet Mehmetaj

The post Udha e lotit – Hiqmet Mehmetaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>