Hyqmet B. Hasko Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/hyqmet-b-hasko/ Poezi Laberia News Sat, 09 May 2020 18:29:37 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Hyqmet B. Hasko Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/hyqmet-b-hasko/ 32 32 Mos më lexoni nëse pozia ime nuk ka dashuri – Hyqmet B. Hasko https://poezi.laberianews.com/2020/05/09/mos-me-lexoni-nese-pozia-ime-nuk-ka-dashuri-hyqmet-b-hasko/ Sat, 09 May 2020 18:29:32 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5904 Mos më lexoni nëse pozia ime nuk ka dashuri Nëpër të gjithë hapësirat nis kërkoj...

The post Mos më lexoni nëse pozia ime nuk ka dashuri – Hyqmet B. Hasko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mos më lexoni nëse pozia ime nuk ka dashuri

Nëpër të gjithë hapësirat nis kërkoj
nje fabul të bukur me zë madhështie
në thellësitë e fjetura unë zbuloj
batica emocionesh, vrulle dashurie…

Shoqe të vjetër s’kam veç zemren time
në poezinë e kohës ritmojnë mijëra zemra
një botë me tallaze, flakëza intime
nën qerpikë të puthjes frynë era…

Shpesh muzen e kërkoj dhe tek një fije bari
dhe tek një yll në thellësi të qiellit
ndodh që vargu ka shkëlqim margaritari
dhe mbetem pezull midis prekjes dhe trillit…

O biri im, më thoshte shpesh nëna ime
poezia duhet të ketë përherë aromën e tokes
dhe brenda një loti të ketë çaste gëzimi
të ketë dashurinë e nënës, babait, vëllait e motrës…

Ndaj kërkoj përherë nga të gjithë, ju o miq të e mi
mos më lexoni nëse pozia ime nuk ka dashuri
për të gjithë ju poezia nëse nuk iu prek në zemër,
le të mbetet një vegim dhe të harrohet si një ëndërr…

Gjithkush nga ju ka të drejtë të më kërkoj shumë
më shumë akoma më kërkon vetja ime…
vargjet le të rrjedhin si ujët në lumë
në stinë ëndërrimi, në një botë me trazime…

Mos më lexoni nëse poezia ime nuk ka dashuri
për çdo gjë, që kjo tokë na i ka falur me bollek
në zemër nuk mund të ketë akull kurrësesi…
dashuria dhe mirësia sheshojnë çdo hendek…

Hyqmet B Hasko..@…B…H.

The post Mos më lexoni nëse pozia ime nuk ka dashuri – Hyqmet B. Hasko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Eja me flladin e mëngjesit – Hyqmet B. Hasko https://poezi.laberianews.com/2020/03/13/eja-me-flladin-e-mengjesit-hyqmet-b-hasko/ Fri, 13 Mar 2020 08:20:36 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1371 Sugjeruar nga Xheva Salihaj Hyqmet B. Hasko EJA ME FLLADIN E MËNGJESIT Të më vish...

The post Eja me flladin e mëngjesit – Hyqmet B. Hasko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Hyqmet B. Hasko

EJA ME FLLADIN E MËNGJESIT

Të më vish me flladin e mëngjesit
dhe shpirtin të ma lagësh me vesim,
jo me lotin që të derdhet prej stresit,
se dua në zemrat tona të ketë pajtim.

Këtë gjoksin tim që digjet zjarr,
shuaje me lot të valë dashurie,
se unë ndoshta jam fillestar.
dhe të lodh me fjalë marrëzie.

Do desha të jem prapë me ty,
se vitet na ikin e nuk kthehen më,
se dua të më shohësh përherë në sy.
dhe zemra te flasë përherë pa zë.

Pra, eja me flladin e mëngjesit,
aromë lulesh me dashuri më sill,
se dua te kem gjelbërimin e gjethit,
dhe zemrat tona të mos kenë trill.

Të vish me sy nga qiell kaltërsie,
të vish me flladin butë të mëngjesit,
të kesh zjarr, por jo duf marrëzie,
të më sjellësh frymëzimin e poetit.
H…@…B..
Hyqmet B. Hasko

The post Eja me flladin e mëngjesit – Hyqmet B. Hasko appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>