Hysen Grajçevci Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/hysen-grajcevci/ Poezi Laberia News Thu, 21 Jan 2021 08:56:49 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Hysen Grajçevci Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/hysen-grajcevci/ 32 32 Deshifrim kodi – Hysen Grajçevci https://poezi.laberianews.com/2021/01/21/deshifrim-kodi-hysen-grajcevci/ Thu, 21 Jan 2021 08:56:40 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16712 Deshifrim kodi Mbi urë e nën urë, kalërojnë të larat e të palarat e kohës!...

The post Deshifrim kodi – Hysen Grajçevci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Deshifrim kodi

Mbi urë e nën urë,
kalërojnë të larat e të palarat e kohës!
Në memorjen tonë
ca vijëzime shkarpash!
A thua si do t’i emërojmë gjurmët në gravitetin e gdhendur të një amorfe!?
Lum ai që deshifron kodin në testament kurore!

The post Deshifrim kodi – Hysen Grajçevci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Rrit me kohën – Hysen Grajçevci https://poezi.laberianews.com/2020/04/05/rrit-me-kohen-hysen-grajcevci/ Sun, 05 Apr 2020 18:14:28 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=3594 RRIT ME KOHËN Këtu, kohët janë matur me lashtësinë e kreshtës, në këta shkëmbinj shpeshherë...

The post Rrit me kohën – Hysen Grajçevci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
RRIT ME KOHËN

Këtu, kohët janë matur me lashtësinë e kreshtës,
në këta shkëmbinj shpeshherë kemi matur edhe hijen me vdekjen,
vitet me epokat!
Këtu trimat kanë gjetur strehën!

Gurit ia kemi marrë e lënë fjalën
Amanet nga gjyshi këngën
Epika jonë e bukur,
me lahutën jemi rritur
e te lahuta kemi gjetur
motiv fjalën prej burri!
Në ninulla na ka përcjellë
kënga dhe krenaria!?
Jutbina, Muji,
Motra e Gjergjit,
e Gjergj Elez Alia!

Nga Homeri Pellazg
testament “Iliadën”, Trojën,
“Odisenë”, Itakën!
Nga Gjergji ynë
I po atij gjakut Iliro-Pellazg
LAHUTËN…
Marash Ucin,
Të bijtë e Calit,
Çun Mulën
e Oso Kukën.

Heu bjeshkët e mia,
krenaria jonë!

Jo, të vajtoj, s’e kam ndër mend!
Edhe pse loti shpreh mall
e sa për vajin …!
Janë qyqet ato që vajtojnë!
Burrat që për Atdhe bien
rënia e tyre nuk qahet,
aq më pak të vajtohet.
Ata ranë;
Lirinë ta kemi Diell
e në Liri gjakun e tyre ta nderojmë!

The post Rrit me kohën – Hysen Grajçevci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>