Ilir Man Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/ilir-man/ Poezi Laberia News Wed, 15 Jul 2020 13:44:48 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Ilir Man Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/ilir-man/ 32 32 Stacioni im – Ilir Man https://poezi.laberianews.com/2020/07/15/stacioni-im-ilir-man/ Wed, 15 Jul 2020 13:44:44 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9799 STACIONI IM ( Ilir.Man*Juillet2020) …tek ai stacion treni, nuk e hoqa dot vështrimin tim nga...

The post Stacioni im – Ilir Man appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
STACIONI IM ( Ilir.Man*Juillet2020)

…tek ai stacion treni,
nuk e hoqa dot vështrimin tim
nga paralelet e hekurta.
Qëndroja duke numëruar, shtrirë në infinit,
linjat hekurudhore
që përdridheshin e shtoheshin në horizont,
sikur të tregonin
se do të refuzonin çdo limit.
Pastaj,
nje T.G.V kalon vetëtimthi,
pa u ndalur fare aty, tek stacioni im.
– Iku ,
pëshpëriti trishtueshëm dikush,
dikush aty pranë,
pothuaj mbështetur tek supi im.
… I sigurt,
mendova se ishte bukuria e kohes që kaloi.
Bukuria e kohës ??
Po pse iku ashtu arrogantja ?
Pse nuk ndaloi ?
Iku ??…Ku ??
Hëm !…
Po mirë le të ikë.
Në fund të fundit iku vetëm nga shikimi im,
por,…jo nga unë.
…………………………..
…Shkoj çdo vit tek ai stacion .
Dhe gjithmonë,
përhumbem në numurimin e linjave hekurudhore.
Pastaj,
Si çdo vit një zë aty pranë tek supi im
pëshpërit të njëjtën fjalë apo fjali.
Dhe unë,
më pas që bëj ç’të jetë e mundur,
për më të mirat ditët e mia në poezi…
Ilir Man

The post Stacioni im – Ilir Man appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nje trendafil… – Ilir Man https://poezi.laberianews.com/2020/05/24/nje-trendafil-ilir-man/ Sun, 24 May 2020 14:43:37 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6997 NJË TRËNDAFIL… (Ilir.man*Mai2020) …shpesh herë, mbrëmjeve blu të majit, me trëndafilat e mi, i kaloj...

The post Nje trendafil… – Ilir Man appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NJË TRËNDAFIL… (Ilir.man*Mai2020)

…shpesh herë,
mbrëmjeve blu të majit,
me trëndafilat e mi,
i kaloj orët pa i kuptuar.
E kam një kopësht mbjellë me ta.
Një kopësht ku..,
trëndafilat shumëgjyrësh,
asnjëherë s’më kanë munguar.
Nuk flas kur jam aty.
As nuk mendoj
Ndijesitë e disa shqisave të mia,
kur jam aty..,
aty në kopshtin tim,
nga të gjitha prangat i liroj.
Më pas,
njërin nga trëndafilat në dorë e mar.
Njërin !
Atë njërin,
që me ngjyrën e mbëmjes të majit,
më kombinon.
E mar
dhe e dërgoj diku larg
Diku,
ku dikush nëpërmjet rëndafilit tim,
gjithë trëndafilat që i kam në kopësht,
m’i shikon.
Dikush që bindjen ka se kjo botë,
ka etje dhe…
me aromë trëndafilash duhet mbuluar.
Ndaj,
shpesh herë,
mbrëmjet blu të majit tim,
i kaloj aty pa folur, pa menduar.

The post Nje trendafil… – Ilir Man appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Unë me gotën do rri dhe pak… – Ilir Man https://poezi.laberianews.com/2020/03/30/une-me-goten-do-rri-dhe-pak-ilir-man/ Mon, 30 Mar 2020 16:47:39 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=2809 UNË ME GOTËN DO TË RRI DHE PAK… (Ilir.Man*r.p) ‌‌..hej ! Jam unë mos u...

The post Unë me gotën do rri dhe pak… – Ilir Man appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
UNË ME GOTËN DO TË RRI DHE PAK…
(Ilir.Man*r.p)

‌‌..hej !
Jam unë mos u tremb .
Ndjesë të kërkoj ,
nëse sot e prisha qetësine tënde .
apo ndoshta …,
ndoshta të largova diçka të bukur ,
që e kishe në mëndje .
Po ja..,
sot, po ndihem disi i vetmuar .
Nuk mundem të dal as poshte tek lokali.
Pa muzikë, pa qeshje,
pa trokitje gotash me njerëz të dashuruar .
Hej..!
Që e marrtë djalli !
Jo , jo ,
ti mos u trëmb .
e di që vetë nuk je në këtë orë
ndaj gjatë nuk të mbaj .
Ti ik !
Kujdesu për veten e të tjerë.
Unë,
do të rri këtu dhe pak ,
me gotën time që mbaj në dorë .
Vetëm …,
vetëm të lutem më thuaj pa ngurruar,
nëse qetësinë ta prisha apo… ,
apo nga mendja ,
më thuaj ç’mendim të bukur të kam larguar ?
..Ok .
Ti ik !
Unë me gotën do rri dhe pak …
..dhe pak …

The post Unë me gotën do rri dhe pak… – Ilir Man appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dinjitet – Ilir Man https://poezi.laberianews.com/2020/02/29/dinjitet-ilir-man/ Sat, 29 Feb 2020 15:20:13 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=850 Autor, ILIR MAN ..Në vigjilje të një shprese për të rifituar dinjitetin … Mbro institucionet...

The post Dinjitet – Ilir Man appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Autor, ILIR MAN

..Në vigjilje të një shprese për të rifituar dinjitetin …
Mbro institucionet e demokracisë jo individin. PROTESTO !!!

DINJITET (Ilir.Man*r.p)

.. Popull që zvarritesh,
në katakombet pengmarrëse të errësirës .
Kacavirresh ,
dhe ashtu i përgjakur venitesh.
Popull !
Që rrugën e jetës ,
qorrazi kërkon pa dinjitet, pa dritëhije
e dritën ,
me hije ja thyen shpresës .
Kohën sot e ke ,
që sytë të hapësh e lart ti ngresh
dhe të shohësh,
drejt një bote që vjen e pastër.
Koha sot të thotë .
“Trëndafilin” rozë apo mavi që të vyshku ,
të veniti e prangosi ,
mos e mbaj në duar përsëri .
Eshtë e kotë .
Frikën vrite e shpresën ringjall .
Gurin e pendesës mbaje mbi supe sot !
PROTESTO !!
Beje !!
Se je i vdekur ,
nese nuk e bën dot. !

The post Dinjitet – Ilir Man appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>