Isuf S Hoxha Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/isuf-s-hoxha/ Poezi Laberia News Wed, 25 Nov 2020 21:34:47 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Isuf S Hoxha Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/isuf-s-hoxha/ 32 32 Engjëlli dhe Poeti! – Isuf S Hoxha https://poezi.laberianews.com/2020/11/25/engjelli-dhe-poeti-isuf-s-hoxha/ Wed, 25 Nov 2020 21:34:40 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14977 Engjëlli dhe Poeti! Mbi re kalëruar Engjëlli në tokë zbriti Qetë,qetë mu afrua ëmbël më...

The post Engjëlli dhe Poeti! – Isuf S Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Engjëlli dhe Poeti!

Mbi re kalëruar Engjëlli në tokë zbriti
Qetë,qetë mu afrua ëmbël më pyeti
Si i ke hallet mik,poet kush të ka lënduar
I buzëqesh ma thuaj kush të ka dërguar
Kishte me vete dy yje donte të mi jepte
Brengat e zemrës me shkëlqim të mi qepte
T’i them drejt a ta gënjeja në dilemë u vura
Çgar t’i thosha me ndërgjegjen time u zura
Engjëll është duhet t’i dinë të gjitha
Unë me vete në gjep asnjë lekë se kisha
Si qeni në zinxhir shtrënguar me kopsa pas qafe
Jetojmë o i uruar me lejo të qeras me një kafe
Si kali në luadh e litarin rreth këmbës pështjellur
Po ata s’kanë faje se Ne me vota i kemi zgjedhur
Si mace rreth sofrës po të bëhesh servil
Po të shkon pastaj fytyra e bëhesh rezil
I iku buzëqeshja për dore me mori
Shpejtoj hapin ikim drejt në qeveri
Mos u bë merak do qeshesh do gëzohesh
Si poet duhet respektuar s’lejoj të injorohesh
Mua me thonë engjëll e jo zuzar
Do i mallkoj i shndërroj në gomar
Ju luta shumë mos t’i hap ato dyer qeverish
Me dhimbsesh do futesh me pupla do dalësh pa krih
E dija e kishte gabim s’ me dëgjoi u ngut
Ngriu kokën engjëlli me te shpejt brenda u fut
Prisja tek dera dridhesha s’doja të bëhesha profet
Ta shihja engjëllin pa pupla të mrrolur s’kishte lezet
Profecia e saktë duart mbi kokë lakuriq dol
Do ankohem te Zeusi me vrap iku në Olimp!

The post Engjëlli dhe Poeti! – Isuf S Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Bekona,të lutëm Nënë – Isuf S Hoxha https://poezi.laberianews.com/2020/11/20/bekonate-lutem-nene-isuf-s-hoxha/ Fri, 20 Nov 2020 17:49:32 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14737 Bekona,të lutëm Nënë Mos ma thuaj nënë ajo gocë s’është për mua e shoh në...

The post Bekona,të lutëm Nënë – Isuf S Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Bekona,të lutëm Nënë

Mos ma thuaj nënë
ajo gocë s’është për mua
e shoh në gllënjkë të ujit,
vdes ,shumë, shumë e dua.

Si t’i them jo ,ma thuaj pash zotin?!

Pa shihe,nënë ç’far vetulle ka
ani kur e luan qerpikun
mua me ndez gjakun
në mua ngjall ashikun.

Si t’i them jo ,ma thuaj pash zotin?!

Hedhja një sy lum nëna
a e sheh rrezon si hëna
sa magjishëm e hedh hapin
edhe era për te e ndal vrapin .

Si t’i them jo ,ma thuaj pash zotin?!

Po si ke zemër mos ia ha hakun
si sorkadhe vije e shpejton trokun
shihe bre shihe si e kalëron gjokun
për te moj nënë unë lë dhe kokën

Si t’i them jo ,ma thuaj pash zotin?!

Pa shih sa bukur e ka gdhend natyra
pa shihe se ëmbël i buzëqesh fytyra
po ku ka lule me të hijshme në fushë
vdeksha moj nënë pa se putha ne gushë.

Si t’i them jo ,ma thuaj pash zotin?!

Po shihe nën këmishë sa ju kane rritë sisat
Po si preka pakëz m’u thafshin mua gishtat
Ana bekimin bama hallall qumështin
Sa te jemi gjallë dua t’ia shter pusin.

Si t’i them jo ,ma thuaj pash zotin

Po qeshu gëzoju puthe në ballë
Kush ka këso nuse thuaj në mëhallë
Ani verës dasmën e bana ushtojnë tupanët
Nga marazi s’ke ç’u bëjmë të plasin dushmanët.

Si t’i them jo ,ma thuaj pash zotin?!

The post Bekona,të lutëm Nënë – Isuf S Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dialog me fatin – Isuf S Hoxha https://poezi.laberianews.com/2020/11/02/dialog-me-fatin-isuf-s-hoxha/ Mon, 02 Nov 2020 07:47:42 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=14034 Dialog me fatin I mërdhirë me rrobat e acartë të jetës T’i flak,të shëtis në...

The post Dialog me fatin – Isuf S Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dialog me fatin

I mërdhirë me rrobat e acartë të jetës
T’i flak,të shëtis në qilimin e shpresës
Aty në konak t’i lë shterp gjiun vuajtjes
Të bredhja udhëkryqeve asket i vetëm.

I humbur shkretëtirës brenda ëndrrës
Puthjen t’i falja errësirës e fanar dritës
U hamenda ishin takat e saja kërcisnin
Piklat e shiut zemrës kalldrëmin çukisnin.

The post Dialog me fatin – Isuf S Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ata sytë e zi – Isuf S Hoxha https://poezi.laberianews.com/2020/10/26/ata-syte-e-zi-isuf-s-hoxha/ Mon, 26 Oct 2020 21:28:51 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13819 ATA SY TË ZI Më lërë të t’i puth ata sytë e zi e lotët...

The post Ata sytë e zi – Isuf S Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
ATA SY TË ZI

Më lërë të t’i puth
ata sytë e zi
e lotët margaritar
me mëndafsh t’i fshij.
Më lërë t’u marr erë
buzeve tua qershi,
të shijoj nga larg atë nektar,
si bletët ta mbledh
e një lugë mjaltë me vargje
për ty ,t’i thur e t’i sjell.
Më lërē t’i marrë erë
gushës tënde mermer
e ta shijoj atë aromë
si trëndafilin në pranverë.
Më lërē të të shoh
faqet e tua prush
si dielli , kur perëndon
gati t’i puth retë
të ik ,vendin t’ia lërë
ylberit të ëndrrave.
Më lërë të t’i prek
gjinjtë qumështor,
faqen të mbështes
E më pas,ndashē të vdes …

The post Ata sytë e zi – Isuf S Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Amaneti bac su kry…! – Isuf S Hoxha https://poezi.laberianews.com/2020/10/25/amaneti-bac-su-kry-isuf-s-hoxha/ Sun, 25 Oct 2020 17:07:26 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13793 AMANETI BAC SU KRY..! Si rrezet kur marrin rrugën drejt tokës E piklat e shiut...

The post Amaneti bac su kry…! – Isuf S Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
AMANETI BAC SU KRY..!

Si rrezet kur marrin rrugën drejt tokës
E piklat e shiut i thërrasin rrënjët e etura të lisit
Si loti i nënës që pret birin t’i kthehet prej nizami
Shkronjat morën rrugën drejt dritës së kombit
Lanë shtretërit korifenjtë ,drejtë Vlorës u nisen.
Si shqipet rreth sofrës në shtëpinë e pavarësisë presin
Amaneti mëz trokëllin kalldrëmit për ketë qindvjeçarë
E unë(ne) kokë ulur,të ndarë si t’ju themi Bacë u krye..
T’ju shërbej lirshëm mos të skuqem…nuk mundem
Po,po si zogjtë e qyqes do mblidhemi me 28 nëntor
Do hamë do pimë verë shampanja do derdhet gurmazit
Në hell do piqet mish viçi,gici e pjatat plot me fruta deti
Simpoziume,fjalime dekorata do shpërndajnë politikanët
Po,do inaugurojmë rrugë,shkolla..dhe Kosova është gjysmë shtet
Te nesërmen do na del pija,të ndarē të përçar shpërndahemi botës
S’do lëmë gurë pa hedhur për njëri tjetrin faji do mbetet jetim..
E ne(unë) amanetin mbi supe rrugëve të rrëpirëta të kohës
Do kemi ndihmën tuaj e së bashku në ndonjë përvjetor tjetër
Në Prizren,Shkup,Janinë,Tiranë..do themi amanetin n’vend e çuam!!!

The post Amaneti bac su kry…! – Isuf S Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Koha e bilancit! – Isuf S Hoxha https://poezi.laberianews.com/2020/10/21/koha-e-bilancit-isuf-s-hoxha/ Wed, 21 Oct 2020 20:34:40 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13693 Koha e bilancit! Nën hije të blinit Mbi cung ulur në oborr Shfletoj ditarin jetës...

The post Koha e bilancit! – Isuf S Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Koha e bilancit!

Nën hije të blinit
Mbi cung ulur në oborr
Shfletoj ditarin jetës
Kujtimet i nduk
Si petalet trëndafilit
E ëmbël..
E ithët
E ithët
Oh… e ëmbël
Lot
Dhimbje
Krenari,eh
E di mund të ishte
Edhe më bukur…
Kërcëlli mbet lakuriq,mrekulli..
Shpërndan me mbush aromë
Kot më kërkoni tek varret
Nën hije ulur në cung më gjeni .

The post Koha e bilancit! – Isuf S Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Oferta – Isuf S Hoxha https://poezi.laberianews.com/2020/10/19/oferta-isuf-s-hoxha/ Mon, 19 Oct 2020 20:47:53 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13641 Oferta Më ofruan pagë të majme Në orkestrën e korbave Si dirigjent me të ardhme...

The post Oferta – Isuf S Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Oferta

Më ofruan pagë të majme
Në orkestrën e korbave
Si dirigjent me të ardhme
Të loz bienaleve hipokrite
Vura gishti kokës,vendosa
Pa shpërblim do ju mbaj ison
Kanarinave e bilbilave në degë
Me përvojën prej maestroje
Në valle hyjnë gjethet e fluturat
S’dua shpërblim më të çmueshëm..

The post Oferta – Isuf S Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dashuria nuk plaket – Isuf S Hoxha https://poezi.laberianews.com/2020/10/16/dashuria-nuk-plaket-isuf-s-hoxha/ Fri, 16 Oct 2020 20:51:21 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13584 Dashuria nuk plaket Plaku ngacmonte gocën Prej sikleti zbrazte gotën Ju lut shumë në gjoks...

The post Dashuria nuk plaket – Isuf S Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dashuria nuk plaket

Plaku ngacmonte gocën
Prej sikleti zbrazte gotën
Ju lut shumë në gjoks ta gic
Ku të merrte dhëmb ta gërric

Rinia i kujtohej ashik i madh ish
Zemra s’ju plak merak ende kish
U djers dhe viagra një pas një piu
I koritur nga shtrati iku plakë ziu

I erdh keq gocës nuk i mori lekët
Në kujtim t’burrërisë ia fali brekët
I dha një porosi tregoju shokëve tu
Çuni buzët ka me t’fort se dhëmbët ju!

Tek tavolina na kafe u ul,hodhi gotën me raki
Ah pleqëri merakun s’ta fal,as viagra më s’do pi.

The post Dashuria nuk plaket – Isuf S Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Bletët mblidhnin nektarin – Isuf S Hoxha https://poezi.laberianews.com/2020/10/13/isuf-s-hoxha/ Tue, 13 Oct 2020 14:45:31 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13473 Bletët mblidhnin nektarin Ndërgjegjes buzën i kafshova Këmbët pikonin gjak kalldrëmit I qortova rëndë pse...

The post Bletët mblidhnin nektarin – Isuf S Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Bletët mblidhnin nektarin

Ndërgjegjes buzën i kafshova
Këmbët pikonin gjak kalldrëmit
I qortova rëndë pse ngadalësuan hapin…
Fundi i maratonës ishte shumë afër
Zemrën e dënova të vuaj
Pse të rrahurat e saja ngjirur kumbuan
Nuk këndellen mendjet e përgjumura
Të dehura me verë gostitur në sofrën e djallit
Në vegje koha tirrte gëzofin
Në hoje ngjizej mjaltë
Mëkatarë…
Lëshuat rastin të vallëzonit
Me piklat e ngrohta të shiut.

The post Bletët mblidhnin nektarin – Isuf S Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pse vonohesh?! – Isuf S Hoxha https://poezi.laberianews.com/2020/10/09/pse-vonohesh-isuf-s-hoxha/ Fri, 09 Oct 2020 09:56:23 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13267 Pse vonohesh ?! Heshtja jote S’do ma përpin shpresën Si terri dritën Kur llamba fiket...

The post Pse vonohesh?! – Isuf S Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Pse vonohesh ?!

Heshtja jote
S’do ma përpin shpresën
Si terri dritën
Kur llamba fiket
Heshtja jote
S ‘do ma thërrmon durimin
Si shkëmbin kur e rreh dallga
Heshtja jote e akullt
Dashurisë s’do m’i ngrin sythet
Në pritje do i çelen lulet
Lumturisë do i shijojmë frytet.

The post Pse vonohesh?! – Isuf S Hoxha appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>