Kasam Shaqirvela Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/kasam-shaqirvela/ Poezi Laberia News Fri, 08 Oct 2021 21:18:32 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Kasam Shaqirvela Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/kasam-shaqirvela/ 32 32 Të kërkova – Kasam Shaqirvela https://poezi.laberianews.com/2021/10/08/te-kerkova-kasam-shaqirvela/ Fri, 08 Oct 2021 21:18:30 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21708 Të kërkova ( b a l a d ë ) Të kërkova… dhe prapë… do...

The post Të kërkova – Kasam Shaqirvela appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të kërkova

( b a l a d ë )
Të kërkova…
dhe prapë…
do të kërkojë
derisa laku im
të më lëshojë.
……..
Të kërkova…
detit të kohës
ai ma dha
mallin e zemrës
për not…
detit të çartur
mbase kot,
të kërkova…
brigjeve të dashurisë
ato mi dhanë
kujtimet e buzëve,
të kërkova…
qiellit të shpirtit
ai m’i dha retë e lotve,
të kërkova…
në ujëvara ndjenjash
ku lahen engjëj
e krihen zana
ato ma dhanë
vesën e mendimeve.
…………….
Të kërkova…
fjalëve të lira
por dritaret
i gjeta të mbyllunra,
të kerkova…
qerpikëve të shpresës
loti kishte ngrij
si akulli në streh
kallkanesh shpirti,
të kerkova…
ilberit të syve
ai më vështroi i zymtë,
të kerkova…
burgut të rënkimeve
ai ma dha vetminë
të kerkova…
mallit të puthjeve
gjeta mallëngjimin për ty.
…………..
Të kerkova…
labirinteve të jetës
me flakadan të deshirës
m’u kall imazhi
në pasqyrn e thyer,
të kerkova…
forcës se vullnetit
ai ma dha vrrullin djaloshar
për të vazhduar rrugën
e sagës, në kalvar…
për të shuar etjen
e mos me u gjetur
asnjë bunar,
të kerkova…
kohës së durimit
ajo ma dha përvojën e Sizifit,
e kur të kërkova…
udhës së shpresës
dëshpërimi qe i madh.
…………..
Pastaj të kerkova…
resh-etjeve bardhoshe
më rrahën për shtatë dimra
furtunat kaltroshe,
të kërkova…
strehës së dëshirave
u zhyta u përzhita
terreve e mugëtirave.
……….
Por ti u humbe
diçka për të bë’
atë çka munde
e bëre pa zë…
ti shkaktove tragjedinë,
akoma të palindur
ma vrave dashurinë,
ishte e pafajshme,..aty
në mitrën e zemrës
e mbështjellë
me anin e shprtit
të ndjenjës së thellë,
keq ia preve kërthizën
në gjendje flirti
e nxitur prej hipokrizisë
me gërshërët e xhelozisë
per teket e tua pafund
ah, instinktet e vetmisë
dhe malin e kanë tund…!
© Kasam VELA

The post Të kërkova – Kasam Shaqirvela appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dëshirat bulojnë në Eldorado – Kasam Shaqirvela https://poezi.laberianews.com/2021/10/08/deshirat-bulojne-ne-eldorado-kasam-shaqirvela/ Fri, 08 Oct 2021 21:05:38 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21698 Poezi nga, Kasam SHAQIRVELA * Dëshirat bulojnë në Eldorado (poetit Abdylazis Islami ) Më tymon...

The post Dëshirat bulojnë në Eldorado – Kasam Shaqirvela appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poezi nga, Kasam SHAQIRVELA
*
Dëshirat bulojnë në Eldorado
(poetit Abdylazis Islami )

Më tymon truri si llulla e gjuetarit të vjetër
Rrugëtimit tim të gjatë për në P e ll a z g o n i
Nga djegia e mendimeve t’thella, nxjerr blozë të zezë
E prapëseprapë s’arrij dot të ngrohem n’timin perimetër
Fati dhe fatthënat, pamëshirshëm, më mbajnë në agoni
Këtij dimri t’ashpër, mbushur përplot me acar e krahnezë
Qepallat n’përhitje për qielli m’varen, unë pres n‘përgjërim
Edhe shpirti akullin spic, lëshuar ndër strehë ma ka
Eldorado, ky burim i vrullshëm, vërshen në shpirtin tim
Ëndrra e purpurt, n’gurrë mendimesh m’shpërlahet pandarë.
Nëpër sinorin tim, mundimshëm, “Korrieri Artan Arta” po shkel
Udhëtimi im për në Pellazgoni, më i rëndë se ç’e prita më del?!

The post Dëshirat bulojnë në Eldorado – Kasam Shaqirvela appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Bleje pushkën për liri – Kasam Shaqirvela https://poezi.laberianews.com/2021/10/01/bleje-pushken-per-liri-kasam-shaqirvela/ Fri, 01 Oct 2021 15:46:38 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21652 Poezi nga Kasam Shaqirvela * Mësuesit të shkollës së parë shqipe të hapur në, Gajre...

The post Bleje pushkën për liri – Kasam Shaqirvela appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poezi nga Kasam Shaqirvela

*
Mësuesit të shkollës së parë shqipe të hapur në, Gajre të Tetovës, në vitin 1943…

Bleje pushkën për liri
(mësuesit Azem Marana)
Sipas rrëfimit të babait tim, mësuesit veteran, Ismen Vebi Shaqiri-Vela, që në atë kohë qe nxënës i tij

Ishte kohë e luftës së dytë botërore
Gjithandej ndihej erë baruti edhe tymi
Shkelur nga çizme pushtuesi tokat arbërore
Nacionalja kërkonte t’i zgjohej agimi.

Por agimet nuk mund të vinin
Pa shkolla shqipe dhe pa shkollarë
Terrin nuk e zbonin ata që s’dinin
Pa u pajisur me diturinë e mbarë
Ashtu sikurse dhe liria e atdheut
Që e kërkon jetën t’i falet në altar.

Mision të shejtë pati shkolla
Bashkë me mësues prej pishtarit
Ajo çka u mësua në vija të holla
Brumosi rininë e shqiptarit.

Duhej të luftohej në dy fronte
Në atë për dije dhe atë për atdhe
“Shite lopën që e ke në shtëpi
blej pushkë dhe luto për liri”
Ishite klithma e nacionaldemokratit
Që pushtuesit nuk i shkonte shtatit.

Sepse aktivitetin me dëshirë e kishte
Shqiptarët dhe Shqiptarinë…
Të bashkuar dhe të lirë t’i shihte
Dhe thonte, -“nëse nuk lufton vetë
Lirinë tënde s’ta dhuron njeri”
Mbetesh rrob përherë në jetë
Asimilohesh edhe si etni..!

The post Bleje pushkën për liri – Kasam Shaqirvela appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ku ndodhem – Kasam Shaqirvela https://poezi.laberianews.com/2021/09/25/ku-ndodhem-kasam-shaqirvela/ Sat, 25 Sep 2021 15:17:26 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21594 Poezi nga Kasam Shaqirvela Ku ndodhem Përvajshëm lutem mbi një shkëmb buzë gremine, flakët e...

The post Ku ndodhem – Kasam Shaqirvela appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poezi nga Kasam Shaqirvela

Ku ndodhem

Përvajshëm lutem
mbi një shkëmb
buzë gremine,
flakët e tradhëtisë
po ma përpijnë
trupin tim të raskapitur
e keqja afer doren ta shtrin
dhe ndodhitë i ke papritur.

Zjarrin që më djeg nga brenda
vetëm deti mund të ma shuajë…
eh si rashë në këtë pus të thellë…
nga i cili nuk dal dot vetë
vala përplaset tek shkëmbi
më sheh mua në ngashërim…
por nuk mundet të ma shuajë lavën
që drejt detit kërkon shpëtim.

The post Ku ndodhem – Kasam Shaqirvela appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kur ngremë dolli – Kasam Shaqirvela https://poezi.laberianews.com/2021/09/14/kur-ngreme-dolli-kasam-shaqirvela/ Tue, 14 Sep 2021 17:33:00 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21403 Poezi nga Kasam Shaqirvela * Kur ngremë dolli Kur ngremë dolli bashkë me miq gëzuar...

The post Kur ngremë dolli – Kasam Shaqirvela appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poezi nga Kasam Shaqirvela
*
Kur ngremë dolli

Kur ngremë dolli
bashkë me miq
gëzuar i themi mikut
duke e parë në sy
qoftë i penës a i punës,
cakërrimi me miq
s’i mbështetet dhunës
ai i ka dy anët e veta
atë që duket…
dhe atë që duhet
që veç në katër sy
me miq të vërtetë
çiltërisht thuhet..!

The post Kur ngremë dolli – Kasam Shaqirvela appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dallgë ndjenjash – Kasam Shaqirvela https://poezi.laberianews.com/2021/09/13/dallge-ndjenjash-kasam-shaqirvela/ Mon, 13 Sep 2021 15:49:55 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21349 Poezi nga Kasam ShAQIRVELA Dallgë ndjenjash Palosen si palë flamuri ndjenja të dallgëzuara dhe vijnë...

The post Dallgë ndjenjash – Kasam Shaqirvela appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poezi nga Kasam ShAQIRVELA

Dallgë ndjenjash

Palosen si palë flamuri
ndjenja të dallgëzuara
dhe vijnë si bibliotekë
fjalësh të pathëna
me ngjyrë gjaku e dheu
përtej ndrydhje mendimesh
e qepje gjuhësh fjalëshumë
nga fakirë punëlumë…
shkurtohen shtate mëmëdheu
seç bulojnë kërkesat
ndër fate të prera
arnuar për uni
me fije shprese… a
brigjet e shpirtit të vrarë
ç’i rrahin baticat
e një zemre të çarë
në pritje kohësh,
dhe detit të përjetimeve
një barkë dëshirash
përkundet ndër valë
të kujtimeve…
të një moti të athët
nga kohë e shkuar
herë në dallgë gëzimesh,
herë në dallgë zemërimesh,
në këtë dallgëzim jete
më shumë për të tjerët
dhe më pakë për vete,
vetja del fort e trazuar
në pritje agimesh…!

The post Dallgë ndjenjash – Kasam Shaqirvela appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Tetovë ç’të panë sytë – Kasam Shaqirvela https://poezi.laberianews.com/2021/09/10/tetove-cte-pane-syte-kasam-shaqirvela/ Fri, 10 Sep 2021 14:50:23 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21209 NGUSHËLLIME..! Në shenjë bashkëdhimbjeje me familjet e personave që humbën jetën tragjikisht në spitalin e...

The post Tetovë ç’të panë sytë – Kasam Shaqirvela appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
NGUSHËLLIME..!

Në shenjë bashkëdhimbjeje me familjet e personave që humbën jetën tragjikisht në spitalin e Tetovës.

*
Tetovë ç’të panë sytë

(kushtuar viktimave të tragjedisë)

Dhe mbrëmë natës sterrë
Tetovë, ç’të panë sytë?
Shpirtrat t’u dogjen si rrufetë
Tymi sa s’t’i mbuloj dhe retë.

Pikëllimi gjithkah ka rënë
Dhimbja ashtit ia prek palcën
Vello e zisë të ka zënë
Të durueshme e kemi racën…

Tetovë, ç’të panë sytë
Llahtarinë që përjetove
Seç të ndjekin tragjeditë
Të zeza t’i vënë shamitë,
Vallë, pse s’i pyesim perënditë..?

© Kasam ShAQIRVELA

The post Tetovë ç’të panë sytë – Kasam Shaqirvela appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ç’kohë reumatike – Kasam Shaqirvela https://poezi.laberianews.com/2021/08/28/ckohe-reumatike-kasam-shaqirvela/ Sat, 28 Aug 2021 05:38:26 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20750 Poezi nga, Kasam SHAQIRVELA Ç’kohë reumatike Jo vetëm që jam lodhur por dhe jam mërzitur...

The post Ç’kohë reumatike – Kasam Shaqirvela appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Poezi nga, Kasam SHAQIRVELA

Ç’kohë reumatike

Jo vetëm që jam lodhur
por dhe jam mërzitur
dhe nga dhimbje kryeneçe
trupi më është raskapitur
reumë kockash,
dhimbje boshti dhe ishijallgji
muskuj, qafë edhe sy…
sikur nuk janë të miat
si ndjej, për zotin, asesi
njëri më mba lakuar
tjetri perdet i ka lëshuar
thua se malin…
mbi supe e mbaj
kokëtamthi kryet do
më dysh të ma ndajë,
ajri plot me lagështi
japin e marrin
të shkretat mushkëri
ç’kohë reumatike
shumë e rëndë
si për shpirt
si për lëndë…
trupi lëngon…
nga dhimbje gjithfarësh
eh, ç’më presin sopata
dhe sharra druvarësh
çekan e sqepare muratorësh
farkojnë, gdhendin…
e ngulin gozhda…
mendimet, lëvizje meteorësh
dëshirat fontanë e hedhur
realiteti si një kalë i tredhur
edhe shpirti është lodhur më
ndonëse nuk jepet jo
e pret atë çastin e kristaltë
kur të dalë faqebardhë
nga ky burgim i thellë
dhe të fluturojë i lirë
atje lart, përjetësisht
në të atit qiell…
të mos sheh më re
por vetëm diell…!

The post Ç’kohë reumatike – Kasam Shaqirvela appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Do të bëjë dua – Kasam Shaqirvela https://poezi.laberianews.com/2021/08/26/do-te-beje-dua-kasam-shaqirvela-2/ Thu, 26 Aug 2021 15:59:33 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20639 Do të bëjë dua Kupat prej argjendi do t’i marr hua… nga bohemi, Omar Khajami...

The post Do të bëjë dua – Kasam Shaqirvela appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Do të bëjë dua

Kupat prej argjendi
do t’i marr hua…
nga bohemi,
Omar Khajami
a në verën e vjetër
musht, nektar
prej Ilirie…
do të bëjë dua…
e do falem shqip
tamam si e do zakoni
ashtu si e lejon vendi
ashtu si e do dhe takami
si e kërkon dhe rendi
atje, në Baba Tomor,
në Tempullin e Dodonës
me kupa argjendi
bashkë me yjet dua të pi
në pellazgjisht…
për fatim tim,
Lisin e Madh
me veshët e mi
dua ta ndiej..!

© Kasam VELA

The post Do të bëjë dua – Kasam Shaqirvela appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nuk kam çka të them – Kasam Shaqirvela https://poezi.laberianews.com/2021/08/23/nuk-kam-cka-te-them-kasam-shaqirvela/ Mon, 23 Aug 2021 17:29:39 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20570 poezi, nga Kasam Shaqirvela * Nuk kam çka të them Se, nuk kam për çka...

The post Nuk kam çka të them – Kasam Shaqirvela appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
poezi, nga Kasam Shaqirvela

*
Nuk kam çka të them

Se, nuk kam për çka me rrëfye
Për shoqërinë që e pata dikur
Veç do dhimje kanë qitur krye
E më kanë dalë përmbi lëkurë
M’i verbojnë sytë edhe më vdesin
Do thika t’ngulura përmbas shpine
O sa lirë bre vëllaun e shesim…
Si me e pas bre vlla prej shkine..!
E jo si me qenë prej atdheut tonë
Për të cilin ne përditë vdesim…
Por si me qenë prej “domovine”
Në të papritura tonin e presim
Apo dhe në dyshe bara na ka ra
Domovincit t’i bëjmë vëlla
E këta tanët me i pa si shkja
Se nuk paska më të madh gazep
Ashtu si puna e jonë…
Sot për sot që po na e jep!?

The post Nuk kam çka të them – Kasam Shaqirvela appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>