Korab Blakaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/korab-blakaj/ Poezi Laberia News Sat, 08 May 2021 10:30:20 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Korab Blakaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/korab-blakaj/ 32 32 Udhëtimin tim ka Drita – Korab Blakaj https://poezi.laberianews.com/2021/05/08/udhetimin-tim-ka-drita-korab-blakaj/ Sat, 08 May 2021 10:30:15 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=19458 Udhëtimin tim ka Drita Tu i ba kryq dimnat e pranverat S‘due me ndalë asnjiherë...

The post Udhëtimin tim ka Drita – Korab Blakaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Udhëtimin tim ka Drita
Tu i ba kryq dimnat e pranverat
S‘due me ndalë asnjiherë

As tash
Kur n‘acarin e errsinave
Qytetet tona gjungla
U ngrinë
U nxinë

Zemren e kam zbritë në xhep
Gishtat me mi ngroh
Udhën me ma tregu
Kah me i qitë hapat
Mos me ecë gabim mas atyne
Që humbë e kanë drejtimin

Vazhdoj me ecë n‘kapërcyll t‘shekullit
Me zemren në xhep
Drejt Mikut që se shoh
E pres me Dritë mem la
Masi t’më lajnë me ujë …

Jo jo jo, s‘dua ujë
Dua të skuqëm inshallah

The post Udhëtimin tim ka Drita – Korab Blakaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nobel- Nënës Shqiptare /Krenarisë së racës njerëzore – Korab Blakaj https://poezi.laberianews.com/2020/11/01/nobel-nenes-shqiptare-krenarise-se-races-njerezore-korab-blakaj/ Sun, 01 Nov 2020 16:54:01 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13971 Nobel- Nënës Shqiptare /Krenarisë së racës njerëzore Nëse dikuj i ndahët ndonjëherë me meritë një...

The post Nobel- Nënës Shqiptare /Krenarisë së racës njerëzore – Korab Blakaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nobel- Nënës Shqiptare /Krenarisë së racës njerëzore

Nëse dikuj i ndahët ndonjëherë me meritë një çmim për vepër jetësore, e para që do ta fitonte do të ishte Nëna Shqiptare .
Po po, Nëna Shqiptare;kjo grua e fisme mbi të cilën shfrynë tufanet e përgjakshme tash e sa shekuj, e kjo frymon, jeton.
Kjo grua që i mbajti gjallë përdhuni njerzimit të disponuar armiqësisht mbi rrozullim nji komb shqiptar.
Kjo grua e fortë sa palca e shkëmbit që lindë e rilindë si Feniksi jetë mbi gurë e shkrepa.
Kjo grua e bukur,e madhërishme në hijeshinë e saj,kjo nuzë zulmëmadhe e cila plot meritë e ngriti vetën pakrahasimisht mbi të tjerat në „krenari të racës njerëzore!
Kjo grua që mëkon me gjirin e saj dashurinë , mëshirën dhe drejtësinë!
Kjo grua….
Kjo grua përballë të cilës deshtojnë elaboratet e djallëzuara të Përandorive
Kjo grua që vazhdon të sfidojë numrin e plumbave të ushtrive moderne
Kjo grua që shkatërron projekte kolonizimi
Kjo grua që çbën Konferenca Ambasadorësh
Kjo grua që lëviz kufij
Kjo grua që nuk njeh dorëzim
Kjo grua që humbjet i shëndrron në fitore
Kjo grua që duke varrosur bijt e vrarë bashkë me lotët betohët që prapë do ti japë jetë atdheut
Kjo grua që duron, duron, duron
Kjo grua që pêrveç armiqve të tërbuar na duron edhe ne, ne djemve të saj që nuk e mbrojmë, që nuk e duam, që nuk e shkollojmë…
Që e lemë të provojë ashpërsinë e varfërisë, tehun e ftohtë të thikës armike në trupin e foshnjave të saj,
Që e lemë ta dhunojë ushtari çetnik
Që e rrahim vet, e shajmë e shfrytëzojmë!
Që e shesim, e rrahim e prostituojmë
Kjo grua na duron neve, krijesave të poshtra qê kurrë nuk i dhamë Një Atdhe, Një shtet,Një shtrat për të lindur, Një shtëpi për tu ngrohur
Kjo grua që lind fëmijë në kasolle prej kashte
Kjo grua që ndez zjarre ogjaqeve të rrenuara
Kjo grua që shahet sot librave të djemve të saj mohues
Kjo fisnike që then shtete e Përandori në emer të jetës meriton Çmimin Nobel, JO
Meriton NJË SHTET ku do të shfaqte e lirë madhështinë e saj!
Korab Blakaj

The post Nobel- Nënës Shqiptare /Krenarisë së racës njerëzore – Korab Blakaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Hana mbi Llukavc – Korab Blakaj https://poezi.laberianews.com/2020/11/01/hana-mbi-llukavc-korab-blakaj/ Sun, 01 Nov 2020 15:55:11 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13962 Hana mbi Llukavc ka shkelqim të veçant, gjinkallat melodinë unike, verrat, shelgjet e frashnit shushurimen...

The post Hana mbi Llukavc – Korab Blakaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Hana mbi Llukavc
ka shkelqim të veçant,
gjinkallat melodinë unike,
verrat, shelgjet e frashnit shushurimen magjike
vadat gurgullimet
Istogu plak ujt e valen…
Saherë qi andej kalon,
me ty ecë padukshëm teshmja,
kolla,
tymi i duhanit,
era e njerses,
fizllima,
kanga
vaji
selami
dhe gjurma e hapave të randë
të alamet burrave e grave
qi shkelen me gjenerata para nesh.
Ecë më kujdesë,
më perulësi
më kamb të mar‘ biri im.
Je duke ecë mbi token e shejt

Hana mbi Llukavc
asht dritë qi ndriqoi natën
kur nga barku i nanës dole në pazar
me ble i copë qefin të bardhë
e me u nisë
kah Prigoda ,
mos u korit
se Hana të bahët shahit
natën e errët mes dy gurëve
në dheun e ftoft të Prigodës
Mos u korit bir në pazar
blej e shit si gjyshi e gjyshja
krenar
Hana e qefini nuk t’ngrohin në varr
njana a’dritë e ftoftë
e tjetri a’bez i bardhë.
Korab Blakaj

The post Hana mbi Llukavc – Korab Blakaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mbështetur në dritare – Korab Blakaj https://poezi.laberianews.com/2020/10/31/mbeshtetur-ne-dritare-korab-blakaj/ Sat, 31 Oct 2020 22:00:41 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13905 Mbështetur në dritare lodhur,zgjuar brendësia thërret ti bie natës përmes. Lartë pas reve fluturuese tej...

The post Mbështetur në dritare – Korab Blakaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mbështetur në dritare
lodhur,zgjuar
brendësia thërret
ti bie
natës përmes.

Lartë pas reve fluturuese
tej ku dielli përendon
notojnë rënditur zogj shtegtarë
ata shkojnë drejt cakut me britma të gëzuara
Lartë, ama poshtë yjeve ,në qiellin e lirë.

Shumë shpejtë britmat e gëzimit
Sdo u ndihen ma
Malli do ti përvëlojë
Tu japin krahëve prapë
Por tash për andej nga erdhën

Yjët si arritën kurrë

Të shkretit zogj
nuk e din që shtegtimi do tu zgjasë
derisa të plakën
e krahët tu këputën

Se andej nga toka e tyre
Dimri po zgjatë në pambarim!

Ah …
Korab Blakaj

The post Mbështetur në dritare – Korab Blakaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Bijt e mij – Korab Blakaj https://poezi.laberianews.com/2020/08/27/bijt-e-mij-korab-blakaj/ Thu, 27 Aug 2020 11:30:30 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11726 Bijt e mij Atë që askush nuk guxon, ju duhet ta guxoni Atë që askush...

The post Bijt e mij – Korab Blakaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Bijt e mij
Atë që askush nuk guxon, ju duhet ta guxoni
Atë që askush se thot, thuane ju
Atë që askush se mendon, guxoni mendojeni
Atë që askush se fillon,ju duhet ta kryeni
Kur askush nuk thot po, PO thuani
Kur askush jo nuk thot, JO thuani ju
Kur të gjithë dyshojnë , guxoni e besoni
Kur marrin pjesë të gjithë , ikni e vetmohuni
Aty ku gjithë lavderohën, fort shqetësohuni
Aty ku tallën të gjithë , mos u tallni
Aty ku trimerohën të gjithë , ju friksohuni
Aty ku ka errësirê , përhapni dritë bijt e mij
Atëherë kur të gjithë shajnë, mos shani
Atëherë kur të gjithë ikin, mos ikni
Atëherë kur fronti copash çahët, vazhdoni luftoni
Atëherë vjen vjen vdekja, e kështu fitoni!
Korab Blakaj

The post Bijt e mij – Korab Blakaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>