Kujtim Oshafi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/kujtim-oshafi/ Poezi Laberia News Sun, 28 Feb 2021 10:26:21 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Kujtim Oshafi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/kujtim-oshafi/ 32 32 Dy gota verë për ne të dy ! – Kujtim Oshafi https://poezi.laberianews.com/2021/02/28/dy-gota-vere-per-ne-te-dy-kujtim-oshafi/ Sun, 28 Feb 2021 10:26:17 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17734 Dy gota verë për ne të dy ! Dy gota verë mbi tavolinë Pa dashur...

The post Dy gota verë për ne të dy ! – Kujtim Oshafi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dy gota verë për ne të dy !

Dy gota verë mbi tavolinë
Pa dashur u thye njëra më preu damarë
Më panë çuditshëm nga që ishe edhe ti
Ndoshta më bënë për të marrë !

Buzëqesha unë buzëqeshe ti
Për pak gërvishtje që mori dora
Ç’do gjë që ndodhi ishte rastësi
U deshëm shumë kur ishte koha !

S’na dilte koha për të prerë damarë
Të dashuruar ishim si të marrë !

Kujtim Oshafi-Skoci

The post Dy gota verë për ne të dy ! – Kujtim Oshafi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Hej ç ‘mu kujtua kjo bukë e thekur – Kujtim Oshafi https://poezi.laberianews.com/2021/02/20/hej-c-mu-kujtua-kjo-buke-e-thekur-kujtim-oshafi/ Sat, 20 Feb 2021 19:41:34 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17442 Hej ç ‘mu kujtua kjo bukë e thekur Mbi prush e vënë me pakëz djathë...

The post Hej ç ‘mu kujtua kjo bukë e thekur – Kujtim Oshafi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Hej ç ‘mu kujtua kjo bukë e thekur
Mbi prush e vënë me pakëz djathë
Pak vaj e kripë mbi të e hedhur
Kishte shumë shije se e hanim bashkë !

Më vonë u rritëm na u shtua oreksi
Luga e gjellës na u duk e vogël
Filluam të shtyheshim me njëri -tjetrin
Nuk po na nxinte më e njëjta sofër !

Dhe zgjatëm duart për të marrë
Që atë që kishim ta bëjmë dy -fish
Prej atyre që në sofër hëngrëm bashkë
Harruam vëllazërinë shokë dhe miq !
Kujtim Oshafi-Skoci

The post Hej ç ‘mu kujtua kjo bukë e thekur – Kujtim Oshafi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të ndoqa shumë! – Kujtim Oshafi https://poezi.laberianews.com/2021/02/11/te-ndoqa-shume-kujtim-oshafi/ Thu, 11 Feb 2021 15:31:04 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17276 Të ndoqa shumë! Të ndoqa shumë por dot s’të kapa Ti fluturove dhe u bëre...

The post Të ndoqa shumë! – Kujtim Oshafi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të ndoqa shumë!

Të ndoqa shumë por dot s’të kapa
Ti fluturove dhe u bëre si bletë me fletë
Ndaj dhe unë me nektar lulesh në gur të shkruajta
Ti që më dhe mjaltë më jep dhe helm!

Kujtim Oshafi-Skoci

The post Të ndoqa shumë! – Kujtim Oshafi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në qoftë se vjen si më parë ku dashuria digjte shumë – Kujtim Oshafi https://poezi.laberianews.com/2021/02/11/ne-qofte-se-vjen-si-me-pare-ku-dashuria-digjte-shume-kujtim-oshafi/ Thu, 11 Feb 2021 12:34:30 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17210 Në qoftë se vjen si më parë ku dashuria digjte shumë Do kesh një çelës...

The post Në qoftë se vjen si më parë ku dashuria digjte shumë – Kujtim Oshafi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Në qoftë se vjen si më parë ku dashuria digjte shumë
Do kesh një çelës poshtë pragut të derës si përherë
Dhe po erdhe si tani ku mungesa bën plagë tek unë
Unë do të kem ikur do të le hapur dritare edhe derë!

Të fryjë një erë e madhe ti thyejë e ti përplasë
Bashkë me to dhe mua që mëndjes ti thërras !

Kujtim Oshafi-Edinburgh-Skoci

The post Në qoftë se vjen si më parë ku dashuria digjte shumë – Kujtim Oshafi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Si prushi në “mangall”! – Kujtim Oshafi https://poezi.laberianews.com/2021/02/11/si-prushi-ne-mangall-kujtim-oshafi/ Thu, 11 Feb 2021 07:29:35 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17123 Si prushi në “mangall”! Ti më bën që ç’do mall ta quaj të vjetër Megjithëse...

The post Si prushi në “mangall”! – Kujtim Oshafi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Si prushi në “mangall”!

Ti më bën që ç’do mall ta quaj të vjetër
Megjithëse nga takimi kalojnë pak kohë veç pak
Nga prania jote digjet ç’do gjë rreth teje si një letër
Ndërsa mua më mban përherë ndezur si prushi në “mangall” !

Kujtim Oshafi-Skoci

The post Si prushi në “mangall”! – Kujtim Oshafi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dashuria – Kujtim Oshafi https://poezi.laberianews.com/2021/01/31/kujtim-oshafi/ Sun, 31 Jan 2021 15:10:51 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16991 DASHURIA : Po të la plagë s’harrohet lehtë Në zemër mbaje në mëndje jo Në...

The post Dashuria – Kujtim Oshafi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
DASHURIA :

Po të la plagë s’harrohet lehtë
Në zemër mbaje në mëndje jo
Në mëndje ajo plagë për ditë dhëmb
Në zemër sa herë që e lëndon !

Kujdesu që ajo plagë mos të mundojë
Se dhëmb shejtania në ç’do kohë !

Kujtim Oshafi-Skoci

The post Dashuria – Kujtim Oshafi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E di që vret por prapë e ndez – Kujtim Oshafi https://poezi.laberianews.com/2021/01/30/e-di-qe-vret-por-prape-e-ndez-kujtim-oshafi/ Sat, 30 Jan 2021 13:04:40 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16969 E di që vret por prapë e ndez Të pij i etur atë tym cigare...

The post E di që vret por prapë e ndez – Kujtim Oshafi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
E di që vret por prapë e ndez
Të pij i etur atë tym cigare
Ashtu dhe ty ëmbël të pres
Mes të “dumanit” pranë një dritare!

Si një cigare në buzë më digjesh nxehtë
Pastaj ikën bëhesh si tymi në mushkri edhe më vret !

Kujtim Oshafi -Edinburgh-Skoci

The post E di që vret por prapë e ndez – Kujtim Oshafi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ti ishe si pije e bekuar! – Kujtim Oshafi https://poezi.laberianews.com/2021/01/21/ti-ishe-si-pije-e-bekuar-kujtim-oshafi/ Thu, 21 Jan 2021 09:33:51 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16719 Ti ishe si pije e bekuar! Ti ishe si sheqer i pa tretur në gotë...

The post Ti ishe si pije e bekuar! – Kujtim Oshafi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ti ishe si pije e bekuar!

Ti ishe si sheqer i pa tretur në gotë
Ku unë hidhja ujë të shkriheshe ngadalë
Të vije më e lëngshme dhe më e ëmbël në gojë
Që të të pija si pije e bekuar si pije e rrallë !

Kujrim Oshafi -Skoci

The post Ti ishe si pije e bekuar! – Kujtim Oshafi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nuk shijoja tymin tek ndezja një cigare – Kujtim Oshafi https://poezi.laberianews.com/2021/01/12/nuk-shijoja-tymin-tek-ndezja-nje-cigare-kujtim-oshafi/ Tue, 12 Jan 2021 19:35:02 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16525 Nuk shijoja tymin tek ndezja një cigare Por pak minuta qetësie të flisja me veten...

The post Nuk shijoja tymin tek ndezja një cigare – Kujtim Oshafi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nuk shijoja tymin tek ndezja një cigare
Por pak minuta qetësie të flisja me veten
Tek mua kjo ndezje kuronte plagë të madhe
Kur shikoja imazhin tënd në largësi të tretet

Dhe ndezja prapë të dytë me sytë që lotonin
Që imazhi që zhdukej të ngelej i gjallë
Pastaj nuk ndeza më cigare që sytë mos kërkonin
Por në mëndje të ngelej ai tym dhe imazh !

Kujtim Oshafi -Skoci

The post Nuk shijoja tymin tek ndezja një cigare – Kujtim Oshafi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Unë mbillja një lule përherë që ti ikje – Kujtim Oshafi https://poezi.laberianews.com/2021/01/11/une-mbillja-nje-lule-perhere-qe-ti-ikje-kujtim-oshafi/ Mon, 11 Jan 2021 19:45:47 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16503 Unë mbillja një lule përherë që ti ikje Në bahçen tonë harruar e lënë mënjanë...

The post Unë mbillja një lule përherë që ti ikje – Kujtim Oshafi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Unë mbillja një lule përherë që ti ikje
Në bahçen tonë harruar e lënë mënjanë
Mes aromës së tyre me orë ti rrije
Kur vije rrallë shumë rrallë e për mall!

Përse janë kaq të bukura dhe kanë shumë aromë më pyete çuditur ?
Unë qesha dhe nën vete të thashë: “me lot” janë vaditur !

Kujtim Oshafi -Skoci

The post Unë mbillja një lule përherë që ti ikje – Kujtim Oshafi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>