laberia Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/laberia/ Poezi Laberia News Sat, 07 Mar 2020 07:01:52 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg laberia Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/laberia/ 32 32 Dita e humbur (trill) – Petrit Ruka https://poezi.laberianews.com/2020/03/07/dita-e-humbur-trill-petrit-ruka/ Sat, 07 Mar 2020 07:01:44 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1128 Sugjeruar nga Xheva Salihaj Autor PETRIT RUKA DITA E HUMBUR trill Ku do të shkosh...

The post Dita e humbur (trill) – Petrit Ruka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

Autor PETRIT RUKA

DITA E HUMBUR
trill

Ku do të shkosh sot? – më pyesin këmbët,
E unë u këpus një të sharë të thartë shqipe
I habitur që gjuha jonë e bukur
Ka më shumë sharje se çdo vend tjetër i botës!!!

Në kafen e parë ku shkoj të rivritem,
Kërkoj një mik për të ndarë vreret e fundit,
I futem pashë më pashë emrave të gjallë
Se mos gjej ndonjë fajtor,
U bej një search
Që mbaron me nje zero të vogël qorre.

Me të vdekurit, nuk matem,
S’ma mban të merrem me gjëra të shenjta,
Me ata që më rilindin.

Shikoj përtej një tabelë
Ku fjala: Atdhe, është e lagur,
Dhe më shpifen
Dyzet vjet dashuri këngësh, nga të miat,
Në të cilat atdheu sa fryma me ish i dashur.

Tani ky është një atdhe i dalë në ankand
Me burra të ndyrë tenderash.
S’ka mbetur më asgjë për tu shitur,
Përveç shpirtit të poetit…

Nuk ka më anjë kuptim, kuptimi
Dhe s’di si ta ther vetminë time,
Mu në mes të këmbëve
Si një dash kurbani.

E di që më kanë vdekur dhe pendohem si qeni
Që nuk e paskam shpallur,
Nuk e kam treguar nga inati.
Po tani të gjitha shpikjet dhe gënjeshtrat
Më janë bërë cope e cikë
Si ombrella e e një lypësi që del nga kazani i plehrave…

Dhe xhixhëllima e vdekjes fillon e më përndrit,
Më mbush si një gotë e fortë për t’u dehur,
I lëshohem symbyllur si në gruaje:
Të dua i them, je e vetmja gjë e përsosur
Që m’u gjënde pranë…
grua e pa cen dhe e bukur…
Nga ato që nuk të braktisin kurrë…
Si në botën e letrave të zverdhura dikur…

Më lumturon një çast deri në përlotje,
Sepse e ndjej që po më vishen syzat,
I them një mijë herë më fal, për tradhëtitë,
Për gënjeshtrat që të kam bërë,
Për pikëtakimet
Në të cilat gjithmonë gjeta një dredhi të re frikacakësh.

Pastaj nxjerr një copë letër,
Gënjehem duke e shkruar këtë ditë,
Bëj një këngë mëshire që nuk i duhet askujt
Sa për zakonin e të shkruarit,
njësoj siç nxjerr papushim paketën prej xhepit…

Flas një sekondë me cigaren para se ta ndez,
Hë, pra, i them, jepi,
Ti e ke atë perlën e vogël të kancerit?!
Lere më në fund në grykë,
Më bëj njëherë e mirë të pasur.

Një grua e bukur përballë kthen kokën,
E më lexon fjalinë e fundit, duke u përpjekur
Të sajojë një dromcë buzëqeshje tek buzët.
Kushedi se nga c’dhembje e saj i ka mbetur…

Mirë i them, unë. Mirë, o shpirt,
Besoje se më ke ndihmuar,
Të falemnderit!
Të paktën ky libër mirësjelljesh, apo mëshire
Është akoma në raftet e gjithë botës,
Dhe nga që vetëm këtë këngë na mësuan,
Le ta mbajmë me shpresë njeri –tjetrin…

E gënjej kamarierin me dyqind lekë bakshish,
dhe nuk i ngjaj fare si i papunë,
Duke ikur më tej… e më tej,
Me celularin në dorë
Si me një arkivol të vogël,
Cit me të vdekur si unë…

Në shtëpi mbyll derën e studios,
E marr kokën në dorë
Ia hap të gjitha vrimat e helmit…
Dhe e le të kullojë të gjithë vrerin e verdhë
Në sininë e madhe të fatit…

Si një cen të kujtesës gjenetike,
Si nip i Ali Pashë Tepelenës,
E mendoj një çast kokën time në tepsi
Po nuk e gjej dot kamaren e turpit…

Nuk ndjej më asgjë, as inat dhe as drojë,
Kundër çdo estetike, morali apo rregull arti,
Shkruaj këtë këngë ditari,
Këtë angullimë qeni,
Shijoj duke e ditur se nuk do të botohet kurrë…

Mbyll sytë dhe pres
Dhe shkruaj vetëm e vetëm
Se nuk më lënë të bëjë asgjë tjetër..

………………………………………
Sa e trubulltë ti, moj këngë antibotimi,
Si ceni i fshehur pas veshjeve imtime,
Të një vajze
Që kurrë si doli fati vjeshtë pas vjeshte…
Dhe lotë nuk ka më
Si dita ime e humbur!!!
Nga poeti Petrit Ruka..

The post Dita e humbur (trill) – Petrit Ruka appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>