Landri Xhemalaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/landri-xhemalaj/ Poezi Laberia News Wed, 29 Dec 2021 21:51:47 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Landri Xhemalaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/landri-xhemalaj/ 32 32 Vendit tim!! – Landri Xhemalaj https://poezi.laberianews.com/2021/12/29/vendit-tim-landri-xhemalaj/ Wed, 29 Dec 2021 21:51:30 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22410 Vendit tim!! Pse e dua vendin tim? Për një stan atje në brinjë Për çdo...

The post Vendit tim!! – Landri Xhemalaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Vendit tim!!

Pse e dua vendin tim?
Për një stan atje në brinjë
Për çdo këngë e për çdo hije
Për çdo shenjë perëndie

Për çdo gur ku plasa gjurin
Për çdo fjalë ku njoha burrin
Për çdo lule të beharit
Dhe për borën e janarit

Për çdo vend ku shkeli këmba
Për çdo mal që syri sheh
Për dritën që e hedh hëna
Dhe për qellin plot me re

Për një shkëmb në faqe mali
Për një sokëllimë djali
Për një plak që rri në hije
Për një të qeshur fëmije

Unë e dua vendin tim
Për një krua,një burim
Edhe për një këngë bilbili
Që këndon në ditë prilli

Këtu lindëm e u rritëm
Hodhëm rrënjët si një lis
Gjithë rrufetë këtu i pritëm
Me bekim të perëndisë

Më gëzon shpirti e xhani
Kur fryn veriu në verë
Do të ngrihesha nga varri
Që ta shihja dhe njëherë

I shkruaj me të shpirtit ,lotë
Si për vete,,dhe për botë
Se i ndjejmë dhimbjet e tua
Që nga kocka der në thua

Na erdhi si një mallkim
Po të lenë o vendi im
Do të qajmë me ulërimë
Si nëna që qan të birë

Do të mar një grusht me dhe
Ku do shkoj ta mbaj me vete
Të kujtoj timen,fole
Të nxjerr mallin,të nxjerr derte!!

Vlorë 26/12/2021

The post Vendit tim!! – Landri Xhemalaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nuk urrej… – Landri Xhemalaj https://poezi.laberianews.com/2021/12/26/nuk-urrej-landri-xhemalaj/ Sun, 26 Dec 2021 18:48:49 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22386 Nuk urrej ,, Nuk e urrej politikën Po ata që e njollosin Të vërtetës ja...

The post Nuk urrej… – Landri Xhemalaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nuk urrej ,,

Nuk e urrej politikën
Po ata që e njollosin
Të vërtetës ja kanë frikën
E baltosin, e varrosin

Nuk urrej politikanët
Njerëz janë, si unë dhe ti
Urrej kush lëpin sahanët
I urrej, ,, kam neveri

Se për vendin ,më vjen keq
Kur e shoh të bërë copë
kur e shoh,tek vuan e heq
Kur e mjelin , si një lopë

Kur të bardhës i hedh baltë
Ta njollosësh,ta bësh pis
Është një zot që sheh nga lartë
E ta shkruan ,mbi kurriz

Kur të zezën do ta shplash
E ti hedhësh njëqind ngjyra
Bën zullumin më të trashë
E zezë të bëhet fytyra

Ca më thonë që je i çmëndur
Ik,braktise atë vënd
Për këtë vënd që më ka mëndur
Thellë në shpirt më djeg,më dhëmb

Ndaj s’urrej,si të urrej??
Atë gji që më dha sisë
Si ta lë ,po ku ta gjej
Këtë vend të perëndisë

Këto maja,këto brigje
Ku mësova emrin tim
Ku mu hapën zemrës shtigje
E shpërtheu si një burim

K’tu i thonë nënës ,,”nënë”
Ujit ,,”ujë,”,e detit ,”,det”
Ku u rrita ,hodha rrënjë
E s’më shkul asnjë tërmet

Ç’të urrej ??,qumështin e gjirit??
Atë gji që kullon dritë??
Qumështi nënës ,që dha birit
Të mallkon ,e të zë sytë

Ndaj e dua vendin tim
Me gjithë çka,nuk e urrej
Domosdo do vijë një ditë
Lulet bukur do shpërthejnë !!

21/12/2031

The post Nuk urrej… – Landri Xhemalaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dëbora! – Landri Xhemalaj https://poezi.laberianews.com/2021/12/20/debora-landri-xhemalaj/ Mon, 20 Dec 2021 20:36:34 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22348 Dëbora!! Gjithandej zbardhon dëbora Ti mes saj,si lulëkuqe Do bëhem një top dëbore Ti shuaj...

The post Dëbora! – Landri Xhemalaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dëbora!!

Gjithandej zbardhon dëbora
Ti mes saj,si lulëkuqe
Do bëhem një top dëbore
Ti shuaj zjarrin asaj gushe

O shuaj zjarrin që ka brenda
Atë zjarrin që të djeg
Ja do shkrihem ,e zbres poshtë
Si rrëkezë , për nën një shelg

E të bëhem si i marri
Që i hyn detit në këmbë
E të digjem për së gjalli
Nga vullkani ,si një shkëmb

Ja do shkrihem e të tretem
E zbres poshtë si llavë e nxehtë
Ja mes kodrash do të mbetem
Ta shuaj zjarrin si ortek !!

Vlorë 14/12/2021

The post Dëbora! – Landri Xhemalaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Braktisje – Landri Xhemalaj https://poezi.laberianews.com/2021/12/07/braktisje-landri-xhemalaj-2/ Tue, 07 Dec 2021 16:54:06 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22244 Braktisje Më dhemb tek shikoj një mur tek rrëzohet Tek shikoj arat të mbetura djerrë...

The post Braktisje – Landri Xhemalaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Braktisje

Më dhemb tek shikoj një mur tek rrëzohet
Tek shikoj arat të mbetura djerrë
Më dhemb kur nuk shoh bucjelat në krojet
Më ther,,mu në zemër më ther

Më dhemb tek shikoj fshatra tek rrënohen
S’ka ndodhur kështu më parë ndonjëherë
Kur shikoj varret me baltë tek mbulohen
Në muret pa çati mpleksur shi dhe erë

Më dhemb tek shikoj një plak të vetmuar
Që këmbët zvarrë heq nga pamundësia
Mbështetur në bastunin që mban në duar
Në këtë fundjetë ,,,shoqëruese vetmia

Më dhemb tek shikoj një fëmijë të vogël
Ulur diku tej në një trotuar
Më dhemb tek shikoj sytë e tij të lodhur
Me fatin degdisur,, me emrin …lypsar

Më dhemb tek shikoj një të ri tek largohet
Me valixhen zvarrë rrugës për kurbet
Zemrës hapur plagë,,plagë që s’shërohen
Se e di mirë,,rikthim s’do të ketë

Më dhemb tek shikoj një shkollë që rri mbyllur
Edhe zogjtë në strehë si ngrenë më foletë
Më dhemb mor më dhëmb,, dhe shpirti më ndrydhet
Shpirti i ngarkuar,,mban më shumë se retë

Më dhemb tek shikoj mundin e një jete
Puna,djersa,gjaku,shkuar kot më kot
Më dhemb,mor më dhemb, dhimbjen mbaj mbi vete
S’kam ku e shkarkoj,se se mbaj më dotë

Vlorë 08/01/2021

The post Braktisje – Landri Xhemalaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Zvarraniku – Landri Xhemalaj https://poezi.laberianews.com/2021/11/29/zvarraniku-landri-xhemalaj/ Mon, 29 Nov 2021 18:36:51 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22196 Zvarraniku I mjeri ti për jetën tënde Duke u zvarritur mbete përherë Sa herë shikon...

The post Zvarraniku – Landri Xhemalaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Zvarraniku

I mjeri ti për jetën tënde
Duke u zvarritur mbete përherë
Sa herë shikon dikë në këmbë,,trembe
E duke zvarritur fshihesh në ferrë

Që kur ke lindur duke u zvarritur
Kurrë njëherë su ngrite në këmbë
Tërë jetën mbete duke pritur
Të derdhësh helmin që ke ndër dhëmbë

Gjithë kohës mbledhur rri ,,,kulaç
Kokën mbi trup ,,me sytë djallëzore
Guxim nuk ke të dalësh jashtë
I ftohtë , i akullt, i mpirë, dëborë

Po ç’pret ti nga vetja,,o zvarranik??
Pret që bota të të adhurojë??
Babain dhe gjyshin si ke pas fisnik
Trashëgim të kanë lënë helmin në gojë

As soji yt ty s’të adhuron
Se me hile ja keni njëri- tjetrit
Nga mbrapa e hani shoshojnë
Traditë ua kanë lënë të vjetrit

Kur shikon të tjerët,luanë,drerë,kapronj
Cmira të zë,si helmi yt i zi
Tinëz afrohesh me dhëmbët e hollë
Të hedhësh helmin,si ti vetë di

Më kot mundohesh ,o zvarranik
Do të t’a shtyp kokën si përherë
Nga ty s’kam pasur kurrë frikë
Paçka se vjell helëm e vrerë

Si dem i fuqishëm jam,,o zvarranik
E gjoksin jetës i kam vënë
S’di në je gjarpër a zhapik
Kokën nën thundër ke lënë

Bukuritë e kësaj bote s’ke parë,,,kurrë
As dallgët e detit në furtunë
Tinëz del e ndërron lëkurë
E bashkë me helmin strukesh ,,nën gurë

The post Zvarraniku – Landri Xhemalaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Rrapi !! – Landri Xhemalaj https://poezi.laberianews.com/2021/11/14/rrapi-landri-xhemalaj/ Sun, 14 Nov 2021 09:39:05 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22082 Rrapi !! “Mos ma vritni poezinë” Është një varg për mua himn E godita një...

The post Rrapi !! – Landri Xhemalaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Rrapi !!

“Mos ma vritni poezinë”
Është një varg për mua himn
E godita një të shtirë
Si një rrap në zemër mbirë

S’ma tha goja,ma tha shpirti
Që me lot rrapin vaditi
Ju freskon sot hije tija
Është dhuratë nga perëndia

Për nën rrap aty të rrini
E shijoni atë fresk
Veç se degët mos ja ngini
Bën mëkat,,kush do t’ja presë

Lëshon rrapi ,degë e rrënjë
Shkojnë e mbijnë të tjerë rrepe
Në furtuna rrinë në këmbë
Se kanë rrënjët në gjak zemre

Bekuar shpirt i kulluar
Që mbolle të mirën farë
Nuk thahet rrap i bekuar
As me ngrica ,as me zjarr!!

Vlorë 12/10/2021

The post Rrapi !! – Landri Xhemalaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nuk më duhen! – Landri Xhemalaj https://poezi.laberianews.com/2021/11/01/nuk-me-duhen-landri-xhemalaj/ Mon, 01 Nov 2021 19:43:05 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21999 Nuk më duhen!! Nuk më duhen retë pa shi në qiell Nuk më duhen as...

The post Nuk më duhen! – Landri Xhemalaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Nuk më duhen!!

Nuk më duhen retë pa shi në qiell
Nuk më duhen as yjet dhe hëna
Më mjafton veç një dorë me mjell
Dhe një kulaç,të ma bëjë nëna

Ç’ti bëj fjalët e mëdhaja
Pse të lodhem kot së koti
Më duhet vetëm sevdaja
Mirësia që jep zoti

Ç’ta bëj zërin e bilbilit
Atje te lisi në hije
Më mjaftojnë këngët e shpirtit
Dhe një e qeshur fëmije

S’dua darka në hotele
Më mjafton një sofër druri
Një përshesh me qumësht dele
Kështu mbështetur te muri

S’dua darka madhështore
Salltanete ,taminara
Më mjafton një pjatë me gjellë
Të ma çojë zonja përpara

Salltanetet e kësaj bote??
Fare nuk ua kam zilinë
T’na ruajë zoti mëntë e kokës
Dhe të kemi mirë fëmijnë

Nuk dua veshje firmato
Brenda saj ndihem burgosur
Më mjafton e imja,pallto
Dhe një shpirt i sheqerosur

S’dua shifra,statistika
Politikë , demagogji
Mbas shpine mos ngulet thika
E të jetoj,në liri

Vlorë 26/10/2021

The post Nuk më duhen! – Landri Xhemalaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mesnatë vere – Landri Xhemalaj https://poezi.laberianews.com/2021/10/17/mesnate-vere-landri-xhemalaj/ Sun, 17 Oct 2021 17:42:38 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21869 Mesnatë vere Mesnatë vere,e ëmbël qetësi Ende një bilbil,këngën se ka prerë Gjumi arratisur,ëndërr për...

The post Mesnatë vere – Landri Xhemalaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mesnatë vere

Mesnatë vere,e ëmbël qetësi
Ende një bilbil,këngën se ka prerë
Gjumi arratisur,ëndërr për te ti
Në fundin e gotës dhe dy pika verë

Çfarë kërkon bilbili ,sonte në mesnatë
Dhe kënga e tij,ka shkuar s’di se ku
Një ëndërr e bukur më pret në çarçafë
Më fton ,më thotë eja,eja jam këtu

Kurmi yt i ngrohtë,zëri i bilbilit
Ç’më dehën ktë natë, si vera në gotë
Bilbili i majit,manushaqe prillit
Nuk më lenë të shkoj,të shkoj nga kjo botë

Ehhh,birbil i krisur,ç’të ka gjetur sonte
Pse ma tere gjumin,gotën e kam tharë
Dehjen në ktë natë, flak e zjarrit donte
Flakën shpirtit tim,t’ja shuaja me zjarr!!

Vlorë 16/10/2021

The post Mesnatë vere – Landri Xhemalaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Plagë të hirta – Landri Xhemalaj https://poezi.laberianews.com/2021/10/14/plage-te-hirta-landri-xhemalaj/ Thu, 14 Oct 2021 19:39:42 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21808 Plagë të hirta Si për çdo ditë, e mora sot kërrabën Jo të çobanit,një tjetër...

The post Plagë të hirta – Landri Xhemalaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Plagë të hirta

Si për çdo ditë, e mora sot kërrabën
Jo të çobanit,një tjetër kërrabë
Është një kërrabë që mbledh gërma,shkronja
Dhe i hedh mbi letër, ashtu radhë-radhë

Po çfarë kapi sot,kërraba e bekuar
Një mal me kujtime,në një bllok të vjetër
Kujtime që koha i kish mjegulluar
Dhe bllokut të gjorë,ja kish zverdhur fletët

E grisa gjithë bllokun që kisha me kujtime
Nuk di pse më solli mërzi e trishtim
I dogja fletët e verdha plot dhimbje
Veç jo ato ku kisha fëmijërinë

Veç ato fletë, të bardha kishin mbetur
Tek tuk, ndonjë njollë,ndonjë pikë loti
Me lot do kem qeshur ndonjëherë i shkreti
Ashtu si qeshin fëmijët,kot së koti

Të tjerat i dogja,shkrumb i bëra ,,hi
Veç nuk frynte erë, që ti çonte larg
Për duarsh mu ngjitën,të tëra përsëri
E deri në kockë,më hapën shumë plagë

I nëmur jam unë,a blloku kish magji
Hiri u bë shkronja,e shkronjat lidhur,, varg
Radhë radhë u futën,më theren në gji
Më shumë më dogjën,si kripa mbi plagë!!

Vlorë 12/10/2021

The post Plagë të hirta – Landri Xhemalaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dryni i lotëve – Landri Xhemalaj https://poezi.laberianews.com/2021/10/14/dryni-i-loteve-landri-xhemalaj/ Thu, 14 Oct 2021 18:25:46 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21787 Dryni i lotëve Sa keq,, Dryni u vendos në një tjetër portë Përgjithmonë,i mbyllur,aty për...

The post Dryni i lotëve – Landri Xhemalaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dryni i lotëve

Sa keq,,
Dryni u vendos në një tjetër portë
Përgjithmonë,i mbyllur,aty për tu ndryshkur
Si ujëvarë, ranë mbi pllaka ca pika lotë
Të tjerë,,rrodhën nga muret,me gurët e myshkur

Dhimbje,,
O sa shumë dhimbje ndjejnë këta gurë sotë
Duken,,si fëmijë jetimë që kërkojnë gjinë
Zemrat,dridhen dhe kraharorit godasin fortë
E buzët,,të përvëluara, ofshama e lotë përpijnë

Makina,
Ecën rrugës e lëkundet ndër gropa
Si njeri ,,i dehur që këmbët më se mbajnë
Mbas,
Mbetet tymi i zi e drynat që mbyllën shumë porta
Dhe shpirtra,
Të gjallë e të vdekur ,që në heshtje qajnë!!

Vlorë 06/10/2021

The post Dryni i lotëve – Landri Xhemalaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>