Lasgush Poradeci Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/lasgush-poradeci/ Poezi Laberia News Sun, 10 May 2020 18:59:33 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.2 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Lasgush Poradeci Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/lasgush-poradeci/ 32 32 Erë trëndelinë – Lasgush Poradeci https://poezi.laberianews.com/2020/05/10/ere-trendeline-lasgush-poradeci/ Sun, 10 May 2020 18:59:29 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6030 ERE TRENDELINE Sesi m`ju lendon dashurija! Sesi m`ju lendon pa pushim! O lotet e syve...

The post Erë trëndelinë – Lasgush Poradeci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
ERE TRENDELINE

Sesi m`ju lendon dashurija!
Sesi m`ju lendon pa pushim!
O lotet e syve te mija!
O klithmez e tingellit t`im!

Ju shoqe te kohës mitare…
Mikesha…motricka…pa faj!
Ju humbte ne mjegull perfare,
Dh`u solla nder mend e po qaj!

As flak` e shkendijes q`u shua,
As syri qe nxihet e plas,
Nuk lane-o ju vasha për mua
Vurratat e erreta pas :

Haj!flutur` e zeze me duar
Një flutur secila prej jush
Me la ne gishtrinj dyke shkuar
Pluhurin qe ndrin posi prush…

Sot cela pellemben e dores
Q`u ciku gazmore dikur-
Si pah verbimtar i debores
Se-rish po me ndrin një pluhur…

Përse nuk m`u shojte përherë
Të hesht te pushoj për kurdo,
Ti mall qe ner to pate lere
Dh`u rite dh`u ndrite ner to!

Ju shoh përtej mjegulles s`uaj
E shpirtin prej jush e kam plot,
Pa s`mund si t`a them, si t`a shuaj
Ah!këngën e mbushur me lot.

Se koti-u larguat menjane,
Me vajtte me kot aq larg,
Kur sumbulla lot qe me rane
Si ruazat i shkova ne varg…

Dh`i ndrita me syrin e fshehur…
Dh`i vela me zërin mitar…
Dh`i skuqa me buzen e dehur…
Me shpuzen e flogut si ar…

Oji!trendelin` e venitur
Ju fali gjith eren e saj…-
Pse rreh kaq me hov te cuditur,
Haj!Zemera ime ti haj?…

Ju lule q`u leu parevera,
Dh`u cika me gas një mëngjes!…
Se largu prej jush me ra era,
E desha prej mallit te vdes.

Lasgush Poradeci

The post Erë trëndelinë – Lasgush Poradeci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ti po vjen që prej së largu – Lasgush Poradeci https://poezi.laberianews.com/2020/05/04/ti-po-vjen-qe-prej-se-largu-lasgush-poradeci/ Mon, 04 May 2020 17:18:59 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5566 Ti Po Vjen Që Prej Së Largu Ti po vjen që prej së largu magji-plotë...

The post Ti po vjen që prej së largu – Lasgush Poradeci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ti Po Vjen Që Prej Së Largu

Ti po vjen që prej së largu magji-plotë e dal-ngadal.
Ti po vjen që prej së largu dyke shkitur mbi lendina.
Nënë thëmbërzat e tua përgëzohet trendelina,
Shtrihet luleja mitare e zembakut qe t’ u fal.

E si shkon me hap te matur, më pushton një dhëmshuri:
Do të tretem të kullohem në kalim të këmbes s’ ate,
T’ i pushtoi i llaftaruar ato hapëza mëkate
Ndaj kalon mbi tufë lulesh madhërisht si yll i ri.

Dhe të qaj me mall të rëndë poshtë teje pa pushim,
Poshtë fillit të poleskës ku do shkeli kamba jote.
Të të shtroj nga dhëmbja ime një cudi prej pikash lote,
Një pluhurë të përvajshme vetëm dhëmbj’ e dëshirim.

Të m’ a shkelish hije- letë ! të m’ a shkelish mes për mes !
Të të shoh si më lekundesh me sy fjetur e fatuar,
Brënda lotëve të mija të të shoh të pasqyruar,
E pastaj le të venitem, le të hesht e le të vdes.

Lasgush Poradeci
(Foto nga qyteti ku jetojmë)

The post Ti po vjen që prej së largu – Lasgush Poradeci appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>