laureta petoshati Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/laureta-petoshati/ Poezi Laberia News Thu, 20 Feb 2020 22:02:19 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg laureta petoshati Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/laureta-petoshati/ 32 32 Shën Valentin – Laureta Petoshati https://poezi.laberianews.com/2020/02/20/shen-valentin-laureta-petoshati/ Thu, 20 Feb 2020 21:17:16 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=244 Shën Valentin Shën Valentini më ka harruar prej një mijëvjeçari s’më kërkon, diell mbas një...

The post Shën Valentin – Laureta Petoshati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Shën Valentin

Shën Valentini më ka harruar
prej një mijëvjeçari s’më kërkon,
diell mbas një mali e kam menduar,
diell që çdo frymë e gjallëron.

Ngjitem malit që ta kem më pranë,
por nata diellin shpejt ndërron,
shoh hënën rreth me yje anë e mbanë
që për në kthim rrugën ma kujton…

Shën Valentini m’u bë xixëllonjë
që shkonte heshtur nëpër natë,
të zvogëluar e kam parë gjithmonë,
ndaj u betova se do ta kap.

Por kur e pashë në dorë mallin ma nxori,
se nëpër gishta më mbeti fosfori…

©Vlorë 14 shkurt 2020

The post Shën Valentin – Laureta Petoshati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kam dashuruar njëqind burra – Laureta Petoshati https://poezi.laberianews.com/2020/01/19/kam-dashuruar-njeqind-burra-laureta-petoshati/ Sun, 19 Jan 2020 19:08:06 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=13 Kam dashuruar njëqind burra, ndoshta më shumë, fjala bie kujtimi i tyre më ndjek si...

The post Kam dashuruar njëqind burra – Laureta Petoshati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kam dashuruar njëqind burra,
ndoshta më shumë, fjala bie
kujtimi i tyre më ndjek si hije…

Kam dashuruar njëqind burra,
i desha ashtu, si mjegulla mbi mal,
e meritova fjalën: e përdalë…

Në shpirt të njërit kur zbrita,
atje në breg për pak u mbyta
nga dallgët e hovshme dhe të mëdha
baticë u bëra dhe nuk më pa
sado qirinj ndizte me frymë
Por unë tashmë isha bërë rrymë….

Kjo histori s’ka pikë të skajshme,
ndaj dhe unë ndihem e pafajshme…

Kam dashuruar njëqind burra,
njëqind aroma nuk i dallova,
nga të njëqindta u drogova…

Kalova male, dete, ura,
e mbajtur pezull nga njëqind burra…

Por dalëngadalë kur u kthjellova,
njëqind pasqyra unë dallova,
aq i madh pat qenë lëndimi,
sa për njëqind nga tjetërsimi.

Kam dashuruar njëqind burra,
dhe të njëqind ishin një burrë,
si të ish det s’e njoha kurrë.

Ikën pasqyrat më nuk e pashë,
Dashuria ime: koha që dhashë.

©Vlorë më 17 gusht 2019

The post Kam dashuruar njëqind burra – Laureta Petoshati appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>