Lela Dardha Kokona Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/lela-dardha-kokona/ Poezi Laberia News Fri, 20 Mar 2020 18:04:27 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Lela Dardha Kokona Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/lela-dardha-kokona/ 32 32 Një martesë e lumtur – Lela Dardha Kokona https://poezi.laberianews.com/2020/03/20/nje-martese-e-lumtur-lela-dardha-kokona/ Fri, 20 Mar 2020 18:04:20 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1889 Një martesë e lumtur. Rrezet e fundit të diellit ndriçonin dobët. Bela vështronte perëndimin e...

The post Një martesë e lumtur – Lela Dardha Kokona appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Një martesë e lumtur.

Rrezet e fundit të diellit ndriçonin dobët. Bela vështronte perëndimin e asaj dite që davaritej ngadalë. Ç’ ditë monotone!
– Fola me Mirën sot, ke të fala, – prishi heshtjen gjyshi, – mund të vijë sot.
– Mirë që e paske kapur!
– Kishte qenë e zënë.
– Shpresoj ta mbajë fjalën.
– Kështu më tha.
– Se si do t’i vejë filli asaj!
– Çdo gjë në kohën e vet, Beti. Po ju pse ishit aq të mërzitur mbrëmë kur u kthyet?
– Ke të drejtë, u tronditëm shumë.
– Pse moj bijë?
– Ishim te Ura e Nënhundës.
– Të paska shpënë atje! Eh, fati i motrës time!
– Si e shpjegon tërë atë gjëmë, Gjysh?
– Ai vuante nga kompleksi i inferioritetit?
– Ç’do të thuash, gjysh?
– Motra ime italiane, ai shqiptar, kalabrez.
– Nuk e keni pasur të lehtë me Serxhion e vogël, apo jo?
– Bëra sa munda, po prindërit nuk ia zëvendësova dot.
– E kuptoi, – tha Bela e menduar.
Nuk i hiqej nga mendja pamja e urës, britmat e gruas, lotët e Serxhios…
Zilja e derës e nxori nga apatia. U ngrit, hapi kanatin.
Mira iu hodh në qafë.
– Të thash do të vinte? – thirri gjyshi që nuk ngopej me pamjen e vajzave të përqafuara.
– Po të mos të vije sot, do të më zemëroje, – qeshi Beti.
– Ç’është ajo fjalë, si nuk do të vija, i premtova edhe Domenikos?
Pastaj iu qas plakut, e përqafoj me mall.
– Si jeni z. Domeniko?
– Prapë zoti ti?
– Më fal, harroj gjithnjë Domeniko.
– Të jetë e fundit, – e kërcënoi me gisht.
Serxho hyri me telefon në vesh.
– Më falni pak, Luli, – i tha Betit.
Ajo u bë sy e veshë të dëgjonte të rejat nga Shqipëria.
– Ç’kemi Luli? Mirë jeni andej?
– Mirë të themi!
– Pse ç’ka ngjarë?
– Sapo u larguam nga ambulanca, mjekuam nënën e Betit.
– Si kështu?
– U dogj aksidentalisht me fishekzjarrë.
– Plagë e lehtë?
– Po, për fat!
– Po ia tregoj Betit, futi telefonin në xhep e shikoi vajzën buzagaz të ngrohte sa më shumë të mundej lajmin e hidhur
– Si është puna? – e pyeti ajo me zemër të dredhur
– Një incident i vogël.
– Kush?
– Nëna jote.
– O zot!
– Asgjë serioze, djegie e vogël me fishekzjarr.
– Vërtet? Nuk më gënjen?
– Pa zarar, Beti, e kanë mjekuar, tani është në shtëpi.
– Fëmijët atje e fillojnë festën një muaj përpara, ndizen rrugët nga fishekzjarrë, ndodhin shpesh aksidente.
– Sa keq, ku qëlloj jot ëmë? – habiti Domaniko.
– Tek ne nuk ndodh, – i tha Serxhio, – ligji i ndalon këto lloj manifestimesh.
– Plagosen dhjetëra njerëz çdo vit, nuk ve dorë kurrkush t’i ndalojë, – u qa vajza, thua do ta ndihmonin ata ligjin shqiptar.
U largua gjithë vrer të mblidhte veten në dhomën e saj.
– Qetësohu, s’është gjë, – e këshillo Serxhio që u doli të bënte pazar.
Ishte dita e shpezave, siç i thonë italianët.
Në dhomë mbetën Domeniko dhe Mira.
– Si thua për një kafe? – propozoi ai, – ja këtu afër.
– Me kënaqësi, – pranoi ajo.
Kapërcyen derën, bënë një copë udhë krah për krah deri te bari i vogël përballë shtëpisë. Moti ishte i freskët dhe i bukur. Një tufë resh vraponin në kupën e qiellit të ndjekura nga era e jugut, dielli hidhte ca rreze ta vakëta, që më shume krijonin idenë e ngrohtësisë se sa ndihmonin të largonin ftohtësirën.
Zunë tavolinën e qoshes disa larg të tjerave, porositën kafe. Kishte pak njerëz, kryesisht të moshuar që pinin kafe dhe bisedonin me zë të ulët. Bari krijonte një lloj privatësie për biseda intime, kokë më kokë.
– I njoh të gjithë, – filloi bisedën Domeniko, – gjejmë njëri tjetrin këtu, pastaj ikim strukemi në shtëpi si kërmilli në guaskë. Nuk është se më ngjall ndonjë interes, po sot me ty gjithçka më duket e bukur.
Ia nguli sytë me dashuri e dhembshuri përzier bashkë.
– Sa mirë zoti… oh më fal!
Ai qeshi me lajthitjen e saj, po nuk ia mori për keq. U koll të qëronte fytin, siç bën njeriu kur do të kumtojë diçka të rëndësishme.
– Besoj se na ke njohur disi, – i tha ai.
– Ju kam njohur mirë dhe ta dish më pëlqeni shumë, – i bëri qejfin.
– Jemi njerëz të thjeshtë pa salltanete, jeta jonë nuk ka qenë fushë me lule. Tani s’kemi të fshehta prej teje
– Kjo më pëlqen më shumë tek ju, thjeshtësia, sinqeriteti.
– Beti më ka folur për ty, vështirësitë e jetës, dramën. Diçka dëgjuam nga goja jote atë mbrëmje këtu…
– Ashtu është, jeta ime deri tani ka kaluar nëpër vraga të hidhura që rrekem t’i le pas, të filloj jetë të re.
– Më erdhe në shteg, Mira, – i tha me zë të zbutur.
Ajo kuptoi gjithçka dhe buzëqeshi me sytë mbi portretin e tij të lezetshëm, aq sa i vinte të kapte për qafë, ta shtrëngonte në gji, puthte.
– Ç’është e vërteta jam i moshuar për ty, po këtu në Itali mosha nuk është problem, ajo që vlen është dashuria, mirëkuptimi…
Vështroi fytyrën e saj të këndellur dhe vazhdoi:
– Dua të kaloj me ty vitet e mbetura. Siç ta kam thënë edhe më parë me mua nuk do të kesh pranga, po vetëm dashuri dhe gëzim, them se do t’ia zbukurojmë jetën njeri tjetrit. Nuk dua të jetosh me të kaluarën, s’më duhet ajo, dua të flasim vetëm për të ardhmen tonë, e kupton ç’dua të them?
Ajo e priste këtë propozim. Kur ia tha herën e parë ngurroi, i dukej absurde të martohej më një burrë 23 vjet më ta madh. Mirëpo jeta e deritanishme nuk i kishte ofruar asgjë më të mirë. Meshkujt që kishte njohur vetëm e shfrytëzuan, për asnjërin nuk i rrahu zemra. Puna vetëm e plakte kurrfarë rreze drite nuk shihte në rrugën e së ardhmes. Ç‘priste ende. Fundja 23 vite nuk janë kushedi çfarë në një vend të civilizuar, pastaj ai mbahej aq mirë fizikisht, dukej shumë më pak se sa ishte, sido që thoshte jam plak.
– Të kuptoj fare mirë, Domeniko, besoj në fisnikërinë dhe dinjitetin tënd, kurse tashmë edhe në ndjenjën tënde të çiltër, të pastër.
Sytë i ndrinin nga vendimi, i dukej vetja tjetër lloj, jo më ajo prostituta mjerane e përbuzur. Tani do te ishte zonjë e vërtetë shtëp, do të gjente dinjitetin e vet të humbur kohë me parë.
Nga ana tij Domeniko u ngjit në qiellin e shtatë, harroi vitet, harroi pleqërinë, u ngrit e mori në gji, ia ledhatoi leshrat me dashuri të pafund. Ç’gëzim kishte në ata sy, ç’besim të patundur në atë lidhje të mrekullueshme me vajzën e ëndrrave të hershme!
– Do të jesh mbretëresha ime, e dashur, bashkë do ta vrasim vetminë, poshtërimin, mungesat shpirtërore dhe material, do ta shohësh.
O zot sa i lumtur jam!
Mira lotonte nga gëzimi, lotonte nga entuziazmi i Domenikos, nga fjalët e tij, nga dashuria e tij e madhe. U kthye vrik, ia ngjiti buzët në faqe, mjekër, qafë pastaj ia vulosi të tijat gjatë, shumë gjatë.
Sa i pëlqeu ajo puthje e çiltër, e pa interes.
– Jam e lumtur, shiko sa e lumtura jam!
U lëshua e mbuloi sërish me të puthura.
Klientët e barit modest duartrokitën njëherësh siç bëjnë përherë italianët në raste të tilla.
– Ej, miq, kjo është gruaja im, shikoni ç’lule të bukur prej Shqipërie!
– Të trashëgoheni, Domeniko, puthe nusen! – thirri një burrë i thinjur me mustaqe të vogla alla Hitler.
Ai e puthi Mirën në flokë, faqe, gushë, pastaj në buzë.
Nuk u shqitën një copë herë.
– Kamerier, nga një birrë të gjithëve, – bërtiti Domeniko në kulmin e haresë.
Ishte celebrimi më i mirë i një martese të lumtur, që ishte parë ndonjëherë.

The post Një martesë e lumtur – Lela Dardha Kokona appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>