Lindita Kurti Mema Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/lindita-kurti-mema/ Poezi Laberia News Mon, 13 Sep 2021 19:48:31 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Lindita Kurti Mema Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/lindita-kurti-mema/ 32 32 Unë e vrava nënën time – Lindita Kurti Mema https://poezi.laberianews.com/2021/09/13/une-e-vrava-nenen-time-lindita-kurti-mema/ Mon, 13 Sep 2021 19:48:29 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21372 Unë e vrava nënën time. Unë e vrava nënën time e vrava me largësinë ju...

The post Unë e vrava nënën time – Lindita Kurti Mema appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Unë e vrava nënën time.

Unë e vrava nënën time
e vrava me largësinë
ju mbush shpirti plot trishtime
sot do t’vij,nesër do t’vij.

Unë e vrava nënën time
i hapa një plagë të rëndë
ja bëra zemrën thërrime
sot s’qëndron dot as në këmbë.

Unë e vrava nënën time
me premtime pambarim
le të dridhet zemra ime
si e saja në c’do zgjim.

Priste natë e priste ditë
po kurbeti vuri pritë
mur i lartë mes nesh u ngrit
që se shëmbën as perënditë.

Gjoksi nisi ti shtrëngohej
dhe fryma, ikte ngadalë
rrahje zemrës po i shtohej
sot s’mjafton asnjë më falë.

The post Unë e vrava nënën time – Lindita Kurti Mema appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dashuria Unike është… – Lindita Kurti Mema https://poezi.laberianews.com/2021/08/28/dashuria-unike-eshte-lindita-kurti-mema/ Sat, 28 Aug 2021 06:41:40 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=20802 Dashuria Unike është… Kur diellin bashkë të dy shtrëngojnë e kurrë se lënë të perëndoj...

The post Dashuria Unike është… – Lindita Kurti Mema appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dashuria Unike është…

Kur diellin bashkë të dy shtrëngojnë
e kurrë se lënë të perëndoj
lule nga kopshti shpirtit dhurojnë
e nuk bëhen sabotatorë.

Për njëri-tjetrin qëndrojnë aty
derisa,reja e zezë të shkoj
më pas,fshijnë njeri-tjetrit, lotin në sy
e bota ç’farë hoqën mos ti kuptoj.

Dy duar gjithmonë i mbajnë shtrënguar
dhe lënë të tjerët të habitur
duket sikur dhimbje s’kanë kaluar
e fytyra përsëri u ka ndritur.

Ylberit kurre s’ja heqin ngjyrat
në k’të jetë mizore plot mërzi
dhe kur shohin të ngrysur fytyrat
sjellin pranverën mes tyre përsëri.

L. Kurti Mema

The post Dashuria Unike është… – Lindita Kurti Mema appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Premtime solemne – Lindita Kurti Mema https://poezi.laberianews.com/2021/01/09/premtime-solemne-lindita-kurti-mema/ Sat, 09 Jan 2021 12:15:05 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16403 Premtime solemne. Një gjë interesante, rezulton të jetë jeta pyesim njeri tjetrin: ketu do jesh...

The post Premtime solemne – Lindita Kurti Mema appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Premtime solemne.

Një gjë interesante, rezulton të jetë jeta
pyesim njeri tjetrin: ketu do jesh me mua?
po krejt ndryshe, për fat të keq e verteta
c’thuhet me gojë, më pas e dredh gjuha.

Bashkë do t’jemi thuhet, dhe malet do cajmë
e kundërta ndodh e çjerrim turinjtë
në fije të perit, veten e mbajmë
aktrojme para botes, një jetë të zinjtë.

Premtime solemne si fëllucka sapuni
vitet ikin si uji në një sitë
të mirat harrohen e sjemi gjëkundi
me qëllime dhe objektiva të tjerë c’do ditë.

Ura e mirendërtuar të mos ndash veprat nga fjalët,
se ndjenja e veçantë, s’eshte batanija e ngrohte dhe e madhja pasuri,
po të pranosh gabimin e së djeshmes e keqa ndalet
e në të ardhme të ecësh me mençuri.

Të jesh rrezja e pare e diellit, kur bie erresira
çadra për mbrojtje kur bie shi
përgjigja e menjehershme kur lind pyetja
jastëku i butë, kur ke nevoj per qetësi.

L. K. Mema

The post Premtime solemne – Lindita Kurti Mema appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më thuaj c’fare je? – Lindita Kurti Mema https://poezi.laberianews.com/2020/12/02/me-thuaj-cfare-je-lindita-kurti-mema/ Wed, 02 Dec 2020 21:23:44 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=15278 Më thuaj c’fare je? Unë jam femër, që errësirën të heq nga sytë një dashuri...

The post Më thuaj c’fare je? – Lindita Kurti Mema appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më thuaj c’fare je?

Unë jam femër, që errësirën të heq nga sytë
një dashuri që me puthje, parajsën të sjell
një ledhatim i ngrohtë, kur trishtimi të mbyt
një emocin që në shpirtin tënd e mbjell

Një flutur e bukur, që mbi supe të qëndroj
me bukurin e shpirtit, ty të përkushtohem
një butësi dhe kur dufin të nxjerrësh kërkon
e përsëri qëndroj dhe pse shpirti lëndohet.

Jam një dashuri, ku të gjitha i zëvëndësoj
të nënës ,motrës, vëllait e kujtdo
se dua, dashuria e tyre mos të mungoj
ajo jam një femër, ndaj kurrë mos më lëndo.

Me pak fjalë përshkrova, ndoshta duken shumë
ti kush je?! cfarë kërkon më tepër nga unë?!
me gjithë forcën e shpirtit dua, dhe pse lotët rrjedhin lumë
ME THUAJ TE LUTEM, JE BURRE APO Dhunë..!?

L. Kurti (Mema)

The post Më thuaj c’fare je? – Lindita Kurti Mema appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Eja përsëri – Lindita Kurti Mema https://poezi.laberianews.com/2020/10/09/eja-perseri-lindita-kurti-mema/ Fri, 09 Oct 2020 10:35:32 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13295 Eja përsëri. Ti erdhe si shiu, e më le plot kujtime si mos të çelnin...

The post Eja përsëri – Lindita Kurti Mema appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Eja përsëri.

Ti erdhe si shiu, e më le plot kujtime
si mos të çelnin trendafilat e zëmrës time!?
ti erdhe ndeze dritën, kur sytë nuk po shikonin
e si të mos doja, kur të gjithë po më harronin!?

Ti erdhe dhe trokite, në xhamin e dritares sime
si nje mysafir i paftuar, e shtruar e gjen,
zëmra ime për ty, kaq kohë ishte në pritje
e si të mos doja, kur ti më dhe jetë.

Ti erdhe, e tek ty gjeta strehën më të ngrohtë
kur shiu dhe bora binin me furi
me ty se ndjej, as dimrin më të ftohtë
ndaj ditëve të zymta eja përsëri.

L. K. Mema

The post Eja përsëri – Lindita Kurti Mema appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Tek ty fshihet magjia – Lindita Kurti Mema https://poezi.laberianews.com/2020/10/04/tek-ty-fshihet-magjia-lindita-kurti-mema/ Sun, 04 Oct 2020 08:49:30 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13123 Tek ty fshihet magjia. Me vështrimin, tej nga hëna në ballkon, rrije menduar diku, të...

The post Tek ty fshihet magjia – Lindita Kurti Mema appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Tek ty fshihet magjia.

Me vështrimin, tej nga hëna
në ballkon, rrije menduar
diku, të mërgonte mëndja
si ajo, shpirt i gjysmuar

T’u afrova në ballkon
pash’ tek ty, fshihej magjia
gjysmën tjetër tek kërkon
doje sytë, buzët e mija

S’të pyeta në je korcare
a doje një serenate,
se djemtë nuk pyesin fare
kur shohin një shpirt të artë

Dhe magjia, kur rri fshehur
edhe shpirtin, thonë, e tret
dhe të bën të jesh i dehur
për dikë që zemra pret..!!

L. K. Mema✍

The post Tek ty fshihet magjia – Lindita Kurti Mema appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
S’më del kohë për gabime – Lindita Kurti Mema https://poezi.laberianews.com/2020/02/23/sme-del-kohe-per-gabime-lindita-kurti-mema/ Sun, 23 Feb 2020 07:51:27 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=498 S’më del kohë për gabime Nuk jam lulja më e bukur që e mbjellin, në...

The post S’më del kohë për gabime – Lindita Kurti Mema appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
S’më del kohë për gabime

Nuk jam lulja më e bukur
që e mbjellin, në saksi
as një bletë, as një flutur
të qëndroj, në c’do shtëpi

Nuk jam ylli dhe as hëna
që nga qielli, s’zbresin kurrë
unë jam femër, unë jam nëna
n’dorë corapen, në shpinë drurë

Nuk jam deti, që të mbytesh
dhe as arma, që të vret
jam një grua, ku do zhytesh
shpirtin kam, porsi një det

Nuk jam drita, me e zbehtë
t’jetoj ne tënden marrëzi
hapin hedh, e synë shigjet
e të mbaj, emrin Njeri

S’jam furtunë, që vjen furishëm
e shkatërron, c’do gjë që gjen
jam një lot, shi i dobishëm
e ujis, kudo c’do pemë

S’më del kohë, për gabimet
nga të tjeret, do mesoj
të jem dashuri, Perfekte
muajt vitet, s’me mjaftojne..!!

The post S’më del kohë për gabime – Lindita Kurti Mema appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Për të tjerët vesh pantallona – Lindita Kurti Mema https://poezi.laberianews.com/2020/02/21/per-te-tjeret-vesh-pantallona-lindita-kurti-mema/ Fri, 21 Feb 2020 08:13:47 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=311 Për të tjerët vesh pantallona. Nga sjellja jote, jam indinjuar nga pasiguria po më lëndon...

The post Për të tjerët vesh pantallona – Lindita Kurti Mema appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Për të tjerët vesh pantallona.

Nga sjellja jote, jam indinjuar
nga pasiguria po më lëndon
njëherë në jetë, kam dashuruar
për të tjerët, vesh pantallon

Nga sjellja jote, jam indinjuar
nga mosbesimi po më vret
njëherë në jetë kam dashuruar
ai je ti, që më jep jete

Nga sjellja jote jam indinjuar
do doja shumë, të ndryshosh
dashurine për të shijuar
se jeta iken, e na shkon bosh

Egoizmi tek ty, është rritur shume
po dhe tek unë gjithashtu
me lot në sy, derdhur si lume
një Dashuri vrasim kështu.

L. K. Mema

The post Për të tjerët vesh pantallona – Lindita Kurti Mema appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>