Lule Alidema Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/lule-alidema/ Poezi Laberia News Sun, 03 Oct 2021 16:26:20 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Lule Alidema Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/lule-alidema/ 32 32 Ku shkove – Lule Alidema https://poezi.laberianews.com/2021/10/03/ku-shkove-lule-alidema/ Sun, 03 Oct 2021 16:26:18 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21676 Ku shkove Shpirti ra në heshtje Vallë diçka nuk ecën tek unë Ç’është kjo që...

The post Ku shkove – Lule Alidema appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ku shkove

Shpirti ra në heshtje
Vallë diçka nuk ecën tek unë
Ç’është kjo që m’trazoi shpirtin tim
Ndjej sikur më mori me vete ai lum.

Ku më dërgoi nuk e di
Një e di sa vështirë e kam pa ty
Përpiqem lumit ti gjej rrjedhë
T’ët shoh nga afër çoftë dhe vetëm njëherë.

Lum që ecën e ikën shpejt
Si t’a kthej të vetmen herë
Rrjedha lumit sa më larg që shkon
Bëhet dhimbje që nuk përballon.

Heshtja vazhdon….!
Vallë në mua gjithmonë do jetë
Ne syrin tim do’t mbesë
Portret i ëndrrës time gjer’sa t’vdes.

Lule Alidema
03.10.2021, Prishtinë

The post Ku shkove – Lule Alidema appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dhuratë blete – Lule Alidema https://poezi.laberianews.com/2021/09/05/dhurate-blete-lule-alidema/ Sun, 05 Sep 2021 06:52:03 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21101 Dhuratë blete Pusho në butësinë e mendjes tuaj, mbështjellur me pelerinën e ndërgjegjies, në krahërorin...

The post Dhuratë blete – Lule Alidema appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dhuratë blete

Pusho në butësinë e mendjes tuaj,
mbështjellur me pelerinën e ndërgjegjies,
në krahërorin tënd prano më të mirat ëndrrat tua.

Falju ëmbëlsinë e momenteve të jetës tuaj,
fali nektarin e dashurisë,
që buron nga ajo zemër e dëlirë.

Le të hedhin ëndërrat vallen e lumturisë,
me ëmbëlsinë e nostalgjisë
Mblidhi ëndërrat tubë brenda ndjenjës sate…!

Shijo natën e gjatë të pafund
Me ëmbëlsinë e shijuar,
ushqeje mendjen e trazuar.

Mos trazo kurrë ëndrrën e bukur
Fali bashkë me gjumin
Shijo dhuratën nektar nga bleta
Ajo natë sjellë ëmbëlsi.

Falemndero bletën që zgjuarësinë e mjaltin të dhuroi,
ajo të ëmbëlsoi me ëmbëlsinë e saj,
t’a fali dhuratën më hyjnore,
nektarin për njerëzinë.

Lule Alidema
30.06.2021

The post Dhuratë blete – Lule Alidema appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>