Lumni Nimani Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/lumni-nimani/ Poezi Laberia News Sat, 31 Oct 2020 22:03:48 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Lumni Nimani Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/lumni-nimani/ 32 32 Toka ime – Lumni Nimani https://poezi.laberianews.com/2020/10/31/toka-ime-lumni-nimani/ Sat, 31 Oct 2020 22:03:44 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13907 Toka ime E dashur Mëmë-Dhe fole për shqiponja! Aty hapat e parë në jetë me...

The post Toka ime – Lumni Nimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Toka ime

E dashur Mëmë-Dhe fole për shqiponja!
Aty hapat e parë në jetë me gëzim i qita…
Dhe të bukurat ninulla nga nëna i dëgjova
Në atë tokë të bekuar ku linda e u rrita.
Bishat na dëbuan, nga vatrat shekullore
Duke bërë shkrumb e hi gjithçka arbërore.

Kur prej teje atëbotë pa dashur u ndava
Lumturi dhe gaz, humbën e u tretën…
Atë rrugë të mallkuar në lot e lava
I përbuzur dhe i mbetur jetim i vetëm:
Si fëmijë i ndarë nga prehëri i nënës,
Si nata e zezë pa shkëlqimin e hënës

Këngë nga Adriatiku e gjerë te Deti Jon
vetëm për ty e dashur përherë këndova-
diellit mëngjesor që me ëndje i rrezaton,
fusha e male të larta që ka Kosova:
E thash moj Shqipëri mos thuaj mbarova
Sot jan me ty Llap, Ulqin, Lugina e Tetova.

Prandaj, ky shpirt imi me mall Shqipërie
Sa të jem në këtë jetë – kurrë s’të harron;
Pena ime gjithmonë me ngjyrë krenarie –
për ty shkruan, e shpirti – fort të përqafon
– Dhe i madhi Zot ; veç për Ty bekon.
e Kombin tim me dashuri e mëkon.

O e shtrenjta Tokë e shenjtë Arbërie!
Mos harro atë që s’të harroi – birin tënd!
Afroje në gji me atë afsh dashurie
Se e ke tepër larg në të huajin vend:
zemra e tij, për ty rrahë e për ty këndon
pa ty s’frymon, ai prore për ty mendon.

Me dashuri të zjarrtë për At’-Dhe Perëndie.
Jepi atij pak qiell, Dhe pak det të pa anë!
se shpirti i tij i zhuritur – do fllad freskie;
se malli për ty, pak – ngapak po e thanë
E kurbeti zemrën – ditë për ditë po i çanë
Por as vdekja – prej teje s’mund ta ndanë.

Lumni Nimani
Dhjetor 2019

The post Toka ime – Lumni Nimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
S’ke kohë për mua… – Lumni Nimani https://poezi.laberianews.com/2020/10/07/ske-kohe-per-mua-lumni-nimani/ Wed, 07 Oct 2020 06:47:19 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13234 S’ke kohë për mua… të kuptoj. Më akuzon pa faj… të kuptoj. Vëmendja ime s’të...

The post S’ke kohë për mua… – Lumni Nimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
S’ke kohë për mua…
të kuptoj.
Më akuzon pa faj…
të kuptoj.
Vëmendja ime s’të vlenë asgjë…
të kuptoj.
Por, kur t’iku, për të mos u kthyer më …
Kuptom!
Lumni Nimani

The post S’ke kohë për mua… – Lumni Nimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Për ty – Lumni Nimani https://poezi.laberianews.com/2020/09/17/per-ty-lumni-nimani/ Thu, 17 Sep 2020 19:00:27 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=12458 Për ty Do t’i mbledh të gjitha lulet e prillit Gjithandej në mal e kudo...

The post Për ty – Lumni Nimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Për ty

Do t’i mbledh të gjitha lulet e prillit
Gjithandej në mal e kudo në fushë
Së bashku me aromëmirën e trëndafilit
Do t’i bëj gjerdan o fytbardhë Tanushë.

Për ty do ndal ujin e të gjitha krojeve
Të të shuaj etjën dhe të t’sjell freski
Do e marr dhe mjaltin e të gjitha hojeve
Të t’mbulojë shpirtin me plot ëmbëlsi.

Për ty do i mbledhë t’gjithë yjtë e qiellit
Do e lë vetëm hënën që natën shëndrit
Për ty do i vjedh edhe rrezartën diellit
do t’i bëj kurorë dhe botën do mahnit.

Me atë syrin tënd që më deh pa fund
Që edhe drenusha shumë zili ta ka
Porsi zanë mali shoqe s’ke askund.
Ëmbëlakja ime të dua sa më s’ka!

Lumni Nimani
13. 09. 2020

The post Për ty – Lumni Nimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Fërfëllinë shpirti – Lumni Nimani https://poezi.laberianews.com/2020/08/23/ferfelline-shpirti-lumni-nimani/ Sun, 23 Aug 2020 16:20:32 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11510 Fërfëllinë shpirti Në cicërima zogjësh n’fluturim, sikur zërin tënd dëgjova, trembshëm ktheva kryet, Ç’u rrënqetha,...

The post Fërfëllinë shpirti – Lumni Nimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Fërfëllinë shpirti

Në cicërima zogjësh n’fluturim,
sikur zërin tënd dëgjova,
trembshëm ktheva kryet,
Ç’u rrënqetha,
Oh sa u gëzova!
M’fektoj diçka përpara syve si dritë.
A thua vallë?
Malli yt që m’sillej qenies time,
mos m’u vesh trupit si vel i bardhë?
Ç’ndjesi e rrallë!
Ditët ecin çalë shtyjnë njëra tjetrën,
si gurët n’rrokëllimë shpatesh,
e unë frymëmarrur pres njatë ditë…
Eja t’lutem mos m’lë dritëfikt,
se boll t’kam pritë!
Imazhesh m’duket sikur të shoh,
hipur n’kali t’bardhë,
më thua pritmë;
t’i kam nis krushqit nuse për me t’marrë!
Rudinave pak ndalova,
të gjitha lulet aromëmira i mblodha
e fustanit tënd t’i qëndisa me fijear, gjerdanin qafës së bukur,
me diamantë të rrallë!
Oh e bukura!
Si shtojzovalle belholla ime,
m’fërfëllinë shpirtit aromëjete,
Si lule,
çelur n’bahçen time,
nuresh tua t’bukura,
notojmë mbytur n’tonat mjaltime,
Të dashuruar…
pa vetëdije “mëkatojmë” dashuruar,
nga Zoti bekuar,
hiç pa u penduar!

Lumni Nimani
18. 08. 2020

The post Fërfëllinë shpirti – Lumni Nimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Teke zilie – Lumni Nimani https://poezi.laberianews.com/2020/08/07/teke-zilie-lumni-nimani/ Fri, 07 Aug 2020 05:42:14 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10773 Teke zilie Eh more mik Po ç’t’u desht? Nga çdo virtyt, kur e zhveshe. Asaj...

The post Teke zilie – Lumni Nimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Teke zilie

Eh more mik
Po ç’t’u desht?
Nga çdo virtyt,
kur e zhveshe.
Asaj i dhemb,
edhepse hesht…
N’daç kuptoje;
N’daç jo po deshe!
Pa ngurrim,
gjëra t’paqena,
t’gjitha ja ngjite,
keq ja mveshe,
s’të erdhi keq,
or lum miku!
Si për dreq
e përqeshe…
Atë shpirtbrishtë.
Atë zemërbardhë.
E ule galuc,
mbi kalvarin e vuajtjes
dhe të nënçmimit.
Në vend të mbështetjes
dhe të nderimit…
Mbështille me atë mantel
mirësie!
Lëre atë smirë
dhe atë teke zilie!
Qëndisja nurin,
me fijearta dashurie!
Përgëdhele
me urata lumturie!
Çmoje, vlerësoje
me sinqeritet njerëzie!
Kërkoji ndjesë
për urrejte – në vend dashurie!
Se s’ka njeri të pa gabuar,
përpara Perëndie.

Lumni Nimani
05. 08. 2020

The post Teke zilie – Lumni Nimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Për një shaka…- Lumni Nimani https://poezi.laberianews.com/2020/08/05/per-nje-shaka-lumni-nimani/ Wed, 05 Aug 2020 12:14:51 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10693 Përshëndetje miqësia ime nga Llapi im që më mungon shumë! Për një shaka… Një shaka...

The post Për një shaka…- Lumni Nimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Përshëndetje miqësia ime nga Llapi im që më mungon shumë!

Për një shaka…

Një shaka që e nise vetë,
Mos e pandeh si të vërtetë
Ajo kuptohet si e tillë
Andaj, pse ty të ngel hatri fill?

Apo ndoshta si alibi
T’më vësh n’siklet a për t’më “fyer”
Unë i gjori as tash s’e di
Në më vure para aktit t’kryer?!

S’prishet miku për fjalë të vogla
Qofshin t’vërteta; qofshin shaka,
Ndryshe shkon si dushk për gogla
Të bësh rrëmujë për to – të bësh hata…

Lumni Nimani
31. 07. 2020

The post Për një shaka…- Lumni Nimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Eh – Lumni Nimani https://poezi.laberianews.com/2020/07/31/eh-lumni-nimani/ Fri, 31 Jul 2020 12:04:56 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10408 Eh Sa botë tinxare… Me njërën dorë të përgëdhelë, të miklon shpirtëbrishtesinë – më të...

The post Eh – Lumni Nimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Eh

Sa botë tinxare…
Me njërën dorë të përgëdhelë,
të miklon shpirtëbrishtesinë
– më të bardhë se bora.
Sa hileçare…!
E dikë tjetër;
si me pahir,
ashiqare,
gjetiu n’oazë ndjenjash,
Me tjetrën dorë
fton fare,
me emër dhe mbiemër,
me varkë të lundroi,
drejt ëndërrave përrallore…
ujërave të ëmbla të dashurisë,
kësaj ndjenjëndezure të fildishtë
Oh!
Ç’goditje e pamëshirë kjo!
– Në shpirtin e cfilitur dhe në zemër…
Eh poet!
Ajo ngjyrë pene e dashurisë;
– ty t’u thaftë!
– po ç’faj ke ti?!
E ti;
mallkuar qofsh!
E ty; pika të raftë!
Që veshë gëzofin e marrëzisë,
e të fanitesh gënjeshtërt,
në botën e rreme të lumturisë.
Oh ç’mynxyrë!

Lumni Nimani
24..07. 2020
Straubing – Gjermani

The post Eh – Lumni Nimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Akrostik ( kushtuar simbolit të Lirisë dhe Pavarësisë – Adem Demaçit) – Lumni Nimani https://poezi.laberianews.com/2020/07/30/akrostik-kushtuar-simbolit-te-lirise-dhe-pavaresise-adem-demacit-lumni-nimani/ Thu, 30 Jul 2020 15:26:18 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10347 Përshëndetje miqësia ime, me një poezi për Bacë Ademin. Sot në këtë kohë të rëndë...

The post Akrostik ( kushtuar simbolit të Lirisë dhe Pavarësisë – Adem Demaçit) – Lumni Nimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Përshëndetje miqësia ime,
me një poezi për Bacë Ademin.

Sot në këtë kohë të rëndë pandemie, të mbyllur në shtëpitë tona, nuk e kemi lehtë, edhepse i kemi të dashurit tanë pranë…
Po të kujtojmë Bacë Ademin, ai ishte i burgosur 29 vjet…

Akrostik
( kushtuar simbolit të Lirisë dhe Pavarësisë – Adem Demaçit)

Bacë

B ir kolos i Truallit arbëror.
A tdhetar në altarë Shqipërie.
C ili arriti të prekë diellin me dorë?!
Ë shtë krenaria jonë e simbol Pavarësie.

A s’është Adami i parë n’Bibël e Kuran?!
D ritë e vetme në shandan Dardanie.
E rrësirën e natës njëqindvjeçare çan’
M isionar i kombit, Flamur e themel Lirie.

D amarët tokës mëmë ia shterrën…
E gjarpërinjtë gjak, s’u ngopën kurrë.
M oisiu çau detin me shkop magjie.
A demi ynë robërinë e theu si burrë.
Ç erpikë s’lëkundi para asnjë krajlie.
I pari ndër të parët u shkri kandil Lirie.
T’jetojmë ne Bacë, se Ti: – S’vdes kurrë!

    1. 2020
      Lumni Nimani

The post Akrostik ( kushtuar simbolit të Lirisë dhe Pavarësisë – Adem Demaçit) – Lumni Nimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Oh – Lumni Nimani https://poezi.laberianews.com/2020/07/21/oh-lumni-nimani/ Tue, 21 Jul 2020 12:25:30 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=10119 Oh Ç’më ikë mendjën… Ai nuri yt engjëllor. Ai sybukuri – ulli i zi. Për...

The post Oh – Lumni Nimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Oh

Ç’më ikë mendjën…
Ai nuri yt engjëllor.
Ai sybukuri – ulli i zi.
Për një çast;
fanitem magjishë.
Fare më deh…
lundrimi n’oazë të lumturisë,
kur më vjen në vegime,
e vijëzuar për mrekulli,
nga Perëndi e madhërishme,
ëmbëlakja – shtatin qiparis.
E mua!
Si vullkan më shpërthen.
Një ndjenjë e prushtë,
që më vlon në gji,
për atë bukuri të hyjnishme.
Të shtat qiejtë,
do i ngjis,
nga lava e dashurisë.

Lumni Nimani
19. 07. 2020

The post Oh – Lumni Nimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Aromëmira luleverë – Lumni Nimani https://poezi.laberianews.com/2020/07/15/aromemira-lulevere-lumni-nimani/ Wed, 15 Jul 2020 14:13:37 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9812 Aromëmira luleverë A s’më thua mikja ime; A të dhimbsem unë i ngrati? Kur m’lëndon...

The post Aromëmira luleverë – Lumni Nimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Aromëmira luleverë

A s’më thua mikja ime;
A të dhimbsem unë i ngrati?
Kur m’lëndon zemrën time
Pa ty një javë m’bëhet sahati.

Unë të prisja ke qarshia
Atë ditë vere për takim
Seç m’i more mendët e mia
Kur të ndjeva n’përqafim…

Gjithandej mal e fushë
Na janë veshur me gjelbërim
Zemrat me dashuri mbushë
Ndërsa unë në mallëngjim.

Seç po të dehka dashuria
Pa pirë asnjë gëllënkë verë
Gojëmbëla ajo shtatselvia
Aromëmira si luleverë.

Pa mëshirë po të pushtuaka
Me lumturi kur të mbështjell
Edhe pa krah po fluturuaka
Kush n’zemër dashuri mbjell.

Sikur lulet ajo vesë e bardhë
Me butësi kur i ledhaton
Kur u nise tek unë me ardhë
Njashtu shpirtin ma gëzon.

Sikur terri edhe drita
Që rrinë bashkë e s’ka që i ndanë
Njashtu t’ftohtit edhe vapa
– Njëra t’ngrinë; e tjetra t’thanë.

Si robëria edhe liria
– Njëra t’lidhë e tjetra t’lëshon
Dashuria dhe xhelozia
– Njëra t’gëzon tjetra t’helmon.

Lumni Nimani
13. 07. 2020

The post Aromëmira luleverë – Lumni Nimani appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>