Lumo Kolleshi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/lumo-kolleshi/ Poezi Laberia News Sun, 31 May 2020 12:39:52 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.2 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Lumo Kolleshi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/lumo-kolleshi/ 32 32 Pagjumesi – Lumo Kolleshi https://poezi.laberianews.com/2020/05/31/pagjumesi-lumo-kolleshi/ Sun, 31 May 2020 12:39:47 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7437 PAGJUMESI Nese ti do te dish pse nuk kam gjume, Pse gjemoj si nje gjon...

The post Pagjumesi – Lumo Kolleshi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PAGJUMESI

Nese ti do te dish pse nuk kam gjume,

Pse gjemoj si nje gjon neper pyjet,

Eshte pikerisht kurmi yt i bardhe,

Siset e tua qe fryhen dhe pelcacin ne qiell dhe yjet.

The post Pagjumesi – Lumo Kolleshi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Motiv i ri për baladën e vjetër – Lumo Kolleshi https://poezi.laberianews.com/2020/05/10/motiv-i-ri-per-baladen-e-vjeter-lumo-kolleshi/ Sun, 10 May 2020 08:19:13 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5964 MOTIV I RI PËR BALADËN E VJETËR Kali i kullmë e krifëngritur përmbi male bërë...

The post Motiv i ri për baladën e vjetër – Lumo Kolleshi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
MOTIV I RI PËR BALADËN E VJETËR

Kali i kullmë e krifëngritur përmbi male bërë erë,

S’prekte tokën e zhurritur,shkumëzonin ata frerë.

Mbante po ç’mbante përsipër,një të gjallë e një të vdekur,

Një lëndinë plot me lule,tjetri një meit i tretur.

Një erë e shtynte drejt jugës,tjetra e merrte veriut,

Veç një yll i thosh:”Ndiq gjurmët,gjurmët e Abas Aiut”.

Lodhje s’kishte ai kalë,patonjtë shkrepnin vetëtima,

Kohë s’gjente të mendonte,mblidhte flokët Doruntina.

“Mos andej!-i thoshte ylli,-Mos andej,Kostandin!

Andej do të zërë mallkimi,nëna në portë veç nxin.

Ktheje kalin në të djathtë,ktheje nga shtegu i Hënës,

Një humnerë ke në të majtë,andej është mallkim i nënës!”

Dhe i bindej atij ylli,yllit që silte agimin,

Mamuzet rrihte Kostandini,patkonjtë vetëm vetëtinin.

The post Motiv i ri për baladën e vjetër – Lumo Kolleshi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>