Lumturije Sulejman Drenica Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/lumturije-sulejman-drenica/ Poezi Laberia News Fri, 15 Oct 2021 16:01:27 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Lumturije Sulejman Drenica Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/lumturije-sulejman-drenica/ 32 32 Ishe,je dhe do mbetesh e jona nënë – Lumturije Sulejman Drenica https://poezi.laberianews.com/2021/10/15/isheje-dhe-do-mbetesh-e-jona-nene-lumturije-sulejman-drenica/ Fri, 15 Oct 2021 16:01:20 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21827 Ishe,je dhe do mbetesh e jona nënë Sa herë me mëndje e zemër të përmallur,...

The post Ishe,je dhe do mbetesh e jona nënë – Lumturije Sulejman Drenica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ishe,je dhe do mbetesh e jona nënë

Sa herë me mëndje e zemër të përmallur,
Jam kthyer muzgjeve e agimeve andej nga erdha,
Por ky fat i zi si s’mu hoq kurrë qafe,
Trupinë zvarë po ma tërheq pa mëshirë.

Ndërsa sytë e përlotër kërkojnë në largësi,
Ty të dashurën dhe të shtrenjtën toka mëm ,
Oh, zemra prej teje s’ka të ndarë as edhe një sekondë,
Shpirti të kërkonë papushim netëve të errëta pa Hënë.

Nuk e di ç’është ky fat i trishtë gjithë ndarje e dhimbje,
A thua o Zot ti na dënove , se përbuzëm vatan,
Apo haruam gjakun ,e shitëm nënë e babë,
E ma keq se s’njohim më, motrën e as vëllan..!

Ai më i dhimbëshmi është amaneti i të parëve,
Që e shkelëm e nuk e quam deri në fund,
Loti i nënës që rrjedh si krua e toka se mbanë dot,
Apo votra e shtëpisë që mbeti pa djal e vajzë.

O Zot;- përse ndarje e pikëllime e lot,
Kur ti e din mirë se ku shpirti gjen qetësi,
Ndriqoje rrugën e bekuar zogjëve shtegtarë,
Që në prehërin e nënës loke ti shërojë plagët.

Oh ky tren i pambarim,në rrugë të pakthyeshme ma treti,
Ku për ne nuk ka sa ditë e as natë me gëzim,
Ah e shtrenjna nënë,ne s’jemi kurrë të ndarë,
Ne jemi bijtë tuaj e ti je e jona nanë.!

[ Lumturije S Drenica ]

The post Ishe,je dhe do mbetesh e jona nënë – Lumturije Sulejman Drenica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Qaj lahut e mos e ndal vajin – Lumturije Sulejman Drenica https://poezi.laberianews.com/2021/02/28/qaj-lahut-e-mos-e-ndal-vajin-lumturije-sulejman-drenica/ Sun, 28 Feb 2021 10:47:21 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17757 Qaj lahut e mos e ndal vajin Një ditë moti në ato bjeshkë, Dol rapsodi...

The post Qaj lahut e mos e ndal vajin – Lumturije Sulejman Drenica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Qaj lahut e mos e ndal vajin

Një ditë moti në ato bjeshkë,
Dol rapsodi malsor me lahut,
Pranë një drize lartë në kodrinë,
U ul këmbëkryq në atë lëndinë.

Mor lahutën e desh me këndue,
Por shpejt mëndja iu ndryshue,
A ka zemër që këndon medet,
Kur vendin tënd e sheh të shkret.

Pa bilbila e pa thëllënza,
Ah moj bjeshkë e mjera bjeshkë,
Edhe lulet tu thanë nga anë,
Pika gjaku nga sytë pikojnë,
Qaj lahutë e mos e ndal vajin.

Mbet rapsodi shtangun vend,
Asnjë fjalë nga goja si del,
Edhe lahuta ngriu në dorë,
Zemra dhimbjen s’po e duron.

Ah moj tokë o tok arbërore,
Për ty gjaku vërshoj lumë,
Për ty shumë nana mbetën pa djalë,
E shumë jetima pa babanë,
E sot po vyshkesh e po vdes ngadalë.

Ehj shqiptar mos tu shoftë ora,
Po të therret vatani e po t’kërkon nana,
Gjaku i vëllezërve po pret lulëzim,
Varret e stërgjyshërve kërkojë qetësin,

[ Lumturije S Drenica]

The post Qaj lahut e mos e ndal vajin – Lumturije Sulejman Drenica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Unë dhe mesnata – Lumturije Sulejman Drenica https://poezi.laberianews.com/2020/10/14/une-dhe-mesnata-lumturije-sulejman-drenica/ Wed, 14 Oct 2020 15:56:37 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=13507 Unë dhe mesnata Edhe sot dita iku e lodhur dhe e mërzitshme, Ra muzgu nga...

The post Unë dhe mesnata – Lumturije Sulejman Drenica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Unë dhe mesnata

Edhe sot dita iku e lodhur dhe e mërzitshme,
Ra muzgu nga anë me atë hijen e tij të rëndë,
Mesnata erdhi ngadalë pa zhurmë e heshtur ,
Të heshtura janë edhe rrugët e qytetit mbarë.

Gjithçka në gjumë ka rënë e po fljenë ,
Por mua s’më mbydhen sytë e as gjumi s’më zë dot,
Po vështrojë ti moj hënë andej ku në të vona po del,
Duke udhëtuar shtruar e qetë nëpër yje gjithë bukuri.

Mua një ankth më ka mbërthyer e zemrën po ma drithëron,
Me mijëra e mijëra mendime më vlojnë papushuar në gji,
O Zot të lutem ma qetëso shpirtinë ashtu siç dinë veç ti,
E na shpëto nga hijet e zeza të mesnatës së trishtuar.

Oh; – moj e bukura Hënë, ku më je sot në këtë mesnatë,
Të lutem eja sotë pranë meje e mos u vono shumë,
Pa ty e pa shkëlqimin e yjeve i shëmtuar më duket qielli
Eja të lutem hënë e këtë mesnatë të zezë ma ndriço..!
[ Lumturije S Drenica ]

The post Unë dhe mesnata – Lumturije Sulejman Drenica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Jam malësore kur se mohojë – Lumturije Sulejman Drenica https://poezi.laberianews.com/2020/08/24/jam-malesore-kur-se-mohoje-lumturije-sulejman-drenica/ Mon, 24 Aug 2020 21:54:30 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=11587 Jam malësore kur se mohojë Në fshatin Borje unë kam lind, Në ata bjeshkë sytë...

The post Jam malësore kur se mohojë – Lumturije Sulejman Drenica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Jam malësore kur se mohojë

Në fshatin Borje unë kam lind,
Në ata bjeshkë sytë më panë dritë ,
Aty fola e eca për herë të parë,
Hej malësi ty të qofsha falë.

Jam malësore kurr se mohojë,
Kryelart me shpirt e thërras ,
Në ato male shtatin hodha,
E me ujë burimi etjen e shova.

Po për besë nuk harroj kurrë ,
Nga i kam rrënjët e vjetra e nga vij unë,
Lind e rrit në bjeshkët Kuksiane,
Por me gjak ndër vena Drenicake.

Edhe përse mërgim unë vite jetoj ,
Në gji atdhe të mbaj gjithmonë,
Gjuhë , traditë edhe flamur,
Simbolet e kombit kurrë si nënkëmb.

Sa herë stuhitë ne na kanë ndarë,
Dhimbjet e zemrës bashku na kanë,
Gjersa ndër vena kemi gjak shqiptari,
Borxh ty atdhe jetën tonë ta kemi.

Për këtë tokë e qiell arbëror,
Shqipe malësie do jem gjithmonë,
Ty Drenicë fytyrën kurr s’ta zinoj,
S’e shqipe m’lindi nëna edhe Zoti shqipe m’pagëzoj..!
“Lumturije S. Drenica “

The post Jam malësore kur se mohojë – Lumturije Sulejman Drenica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të lutem shqiponjë… – Lumturije Sulejman Drenica https://poezi.laberianews.com/2020/07/12/te-lutem-shqiponje-lumturije-sulejman-drenica/ Sun, 12 Jul 2020 05:45:42 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9620 Të lutem shqiponjë.. Shqiponjë simbol i kombit ,qëndrestare e stuhive, Që aq lartë – lartë...

The post Të lutem shqiponjë… – Lumturije Sulejman Drenica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të lutem shqiponjë..

Shqiponjë simbol i kombit ,qëndrestare e stuhive,
Që aq lartë – lartë qiellit arbëror fluturon,
Me ato sytë e ty të patrembur e vigjilent,
Shpirtit tim mallin çdo ditë e më shumë ja shtonë.

Me krahët e tua të forta si shpata të mprehta e të paligëzuar,
Përshkron fusha ,lumenjë ,dete e maja malesh të larta,
E dijë që ti kufi nuk njeh, në liri frymonë gjithmonë,
Nuk ka gjapër as korb që vëndin tënd mund ta gëzojë.

Të lutem e shtrenjta ime shqiponjë,dykrenarja jonë,
Të lutem ma merr shpirtin tim e të fluturoj bashë me ty,
Ma ço në ato kulla e livadhe dhe ato rrugë me kalldërm,
Që kamë shumë mall e dëshirë e zemrën ma përvëlojnë.

Të fala mi bëni vendit tim ku linda ,u rita e jetova unë,
Mos mi haro varret e të parëve tanë ,një lule ju qoni,
Ju lutem mos harro bujkun dhe arat me grurë,
Djepin që më përkundi mos t’ma djegi kush.

Ah moj shqiponjë ,sikur të isha vetëm një herë në vëndin tënd,
Të flutroja e të vija atje,se kështu ku jam s’mund të rrijë dot,
Zemra ime të lutet, shpirti të thërret ty ditë e natë pa pushim,
Mos më harro shqipe,jam zog i joti më jep pak shpresë të jetojë..!
” Lumturije .S. Drenica “

The post Të lutem shqiponjë… – Lumturije Sulejman Drenica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Për mallë e dëshirë mos i pyesni amanet – Lumturije Sulejman Drenica https://poezi.laberianews.com/2020/07/02/per-malle-e-deshire-mos-i-pyesni-amanet-lumturije-sulejman-drenica/ Thu, 02 Jul 2020 19:05:32 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=9132 Për mallë e dëshirë mos i pyesni amanet Përse moj verë e gjorë paske rënë...

The post Për mallë e dëshirë mos i pyesni amanet – Lumturije Sulejman Drenica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Për mallë e dëshirë mos i pyesni amanet

Përse moj verë e gjorë paske rënë mërëzi.?
Pa dallëndyshe e bilbila mbete këtë herë ti,
Kurr nga rret e zeza qielli s’tu pastru,
Po qanë e derdh lotë ,ditë e natë pa pushu.

Qan kulla për të zot, e djepi foshnja kërkon,
Qanë ara për bujkunë,e plugu për ugarë,
Bjeshka nga mërzia lulet si mbanë dot,
Burimet nga dhimbja ujinë e shteruan.

O atdhe i dashur , gjak i zemrës time,
Përse buzëqeshja në buz t’ju ka ngrirë.?
Tufa -tufa zogjtë shtegtojnë pa mbarim.
E kur vijnë në atdhe rrijnë si mysafirë.

Dhe pse trupi bredh nëpër botë lënduar,
Se ku i kanë rrënjët e tyre kur si kanë harruar,
Edhe përse i çelin lulet n’dhena t’huaj ,
Me dashurin për atdhe va ujisin rrënjët

Shtegtuan për ma mirë,për pak dritë në errësirë,
Atje nga ku dielli lind,ëndërruar lumturinë,
Për mallë e dëshirë mos i pyesni amanet,
Janë plagë shumë të rënda e kurr shërim nuk gjejnë!
.”Lumturije.S. Drenica “

The post Për mallë e dëshirë mos i pyesni amanet – Lumturije Sulejman Drenica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Për ty atdhe po tretem – Lumturije Sulejman Drenica https://poezi.laberianews.com/2020/06/15/per-ty-atdhe-po-tretem-lumturije-sulejman-drenica/ Mon, 15 Jun 2020 18:42:38 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=8376 Për ty atdhe po tretem Ulem e mendoj,e mendoj, E lotët si mbaj dot, rrjedhin...

The post Për ty atdhe po tretem – Lumturije Sulejman Drenica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Për ty atdhe po tretem

Ulem e mendoj,e mendoj,
E lotët si mbaj dot, rrjedhin rëke,
Marr në dor penën e varrgje shkruaj,
E ja kushtoj me mall të shtrenjtit atdhe.

S’mundem të durojë më,zemra më pëlcet,
Malli çdo ditë e më shumë trupin po ma tret,
Vitet varg – varg, plotë dhimbje po kalojnë,
E ne n’gelëm të ndarë e bashkë nuk u bëmë.

Shpirti rëkonë e nuk po pret më,
E zemra po m’plëcet se nuk është prej guri,
Për ty atdhe po tretem këtu në dhe të huaj,
Kurr nuk të haroj sa të jem gjallë e të frymoj.

Me shpres unë çdo ditë jetojë,
E nga mëndja kur nuk të largojë,
Ndoshta do vij shpejt ajo ditë e nuk do vonoj,
Me agimin e mëngjesit në gjirin tënd të kthehem atdhe i dashur.!
“Lumturije.S. Drenica “

The post Për ty atdhe po tretem – Lumturije Sulejman Drenica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Foli votrës së shtrenjtë me gjuhën e zemrës – Lumturije Sulejman Drenica https://poezi.laberianews.com/2020/06/06/foli-votres-se-shtrenjte-me-gjuhen-e-zemres-lumturije-sulejman-drenica/ Sat, 06 Jun 2020 19:20:52 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7787 Foli votrës së shtrenjtë me gjuhën e zemrës Aty ku rrezja e diellit bie mbi...

The post Foli votrës së shtrenjtë me gjuhën e zemrës – Lumturije Sulejman Drenica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Foli votrës së shtrenjtë me gjuhën e zemrës

Aty ku rrezja e diellit bie mbi të vjetrat kulla,
Dhe puhiza e erës rropatet mbi dyert e kyçura,
E malli t’i shtyshë ato dyer durim nuk ka aspak
Të gjen ulur në pragun e derës me vete duke folur.

Duke fol për pranverën që iku papritur e dërmuar,
Për verën që erdhi e lodhur dhe e pafuqishme,
Të flasësh pa pushuar për kohën e madhe të pritjes ,
E të çmallesh me dheun e me gurët që u rrite.

Atje ku burimet po munden nga myshqet,
Edhe rrugët e sokakut nga bari mbuluar,
Atje ku zëri i ëmbël i nënës bashkohej me retë,
Atje ku rrënjët e lisit të vjetër dirgjen nën dhe.

Atje ku koha ka ngrirë nën hije strehësh shtëpish,
Dhe në salagmitë të kthehet mungesa e gjatë,
Mos kujto se je në ndonjë vënd të paparë,
Po në votrën ku linde e u rrite më parë.

Edhe nëse gjete dritën e kandilit fikur,
Edhe nëse zjari i oxhakut do t’jetë i shuar,
Foli votrës së shtrenjtë me gjuhën e zemrës,
Ajo kur zërin e evladit s’e harron ,ka për t’ju njohur menjëherë !
“Lumturije .S.Drenica”

The post Foli votrës së shtrenjtë me gjuhën e zemrës – Lumturije Sulejman Drenica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ti vetë je perëndi – Lumturije Sulejman Drenica https://poezi.laberianews.com/2020/06/05/ti-vete-je-perendi-lumturije-sulejman-drenica/ Fri, 05 Jun 2020 18:58:16 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7698 Ti vetë je perëndi Zgjohu o populli im, Se koha s’po t’pret më, Çdo ditë...

The post Ti vetë je perëndi – Lumturije Sulejman Drenica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ti vetë je perëndi

Zgjohu o populli im,
Se koha s’po t’pret më,
Çdo ditë pak e nga pak,
Po ju shtinë në var të gjallë.

Hapi syt o popull,
Çire mazkën e zezë.
Se fjala jote është,
Ligj përmbi pushtet.

Ngrihu n’këmbë o popull,
Ç’njerzimin mos duro,
Mallikin përmbi shpinë,
Flake përgjithmonë.

Ju lutem o populli im,
Bijtë e shqipes mëm,
Mos ja lini fajin tjerëve,
Kur vetë jemi fajtorë.

Ngrije zërin popull,
E mos u frikëso,
Vëlla me vëlla bashuar,
Kurrë s’je i ligëzuar.

Në flamur e vatan,
Betohu përgjithmonë,
Se për fatin tënd o popull,
Ti vetë je perëndi!

“Lumturije.S.Drenica”

The post Ti vetë je perëndi – Lumturije Sulejman Drenica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Eiegji shpirti – Lumturije Sulejman Drenica https://poezi.laberianews.com/2020/06/01/eiegji-shpirti-lumturije-sulejman-drenica/ Mon, 01 Jun 2020 19:53:02 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7531 Eiegji shpirti Qani ju o male ,dhe ju o shkëmbinjë, Edhe ju o gërxhe e...

The post Eiegji shpirti – Lumturije Sulejman Drenica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Eiegji shpirti

Qani ju o male ,dhe ju o shkëmbinjë,
Edhe ju o gërxhe e fusha plotë gjelbërim,
Qani ju o ara që pa bujk të shkreta mbetët,
Si dhe ju o kulla të lashta që pa jetë ngelët.

Turma-turma njërzit po ikin për çdo ditë,
Kanë marr një rrugë të gjatë, pa shpresë e pa kthim,
Zemra po më dhëmb nga vendi po do me dal,
Mbushem me trishtim e shpirti po më qanë.

Janë nis për një jetë,për një jetë më t’mirë,
Kanë marrë rrugë të pafund,rrugë plotë trishtim,
E mbrapa gjithça lanë,familje e vatan,
Shtëpit po shëmben e djepat u thanë.

Rënkon tokë e lashtë,rrënkojnë varret e t’parëve,
S’mbeti kun më jetë ,vetëm gurët e thatë,
S’dëgjoj më aty zëra as bilbili më s’këndon,
Vënd i pafat jamë sa dhe bijtë e mi po më harojnë!
“Lumturije.S. Dtenica”

The post Eiegji shpirti – Lumturije Sulejman Drenica appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>