Maria Kuci (Dudi Hizmo) Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/maria-kuci-dudi-hizmo/ Poezi Laberia News Sat, 11 Sep 2021 20:11:02 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.2 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Maria Kuci (Dudi Hizmo) Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/maria-kuci-dudi-hizmo/ 32 32 Buzet si trendafili – Maria Kuci (Dudi Hizmo) https://poezi.laberianews.com/2021/09/11/buzet-si-trendafili-maria-kuci-dudi-hizmo/ Sat, 11 Sep 2021 20:10:59 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21271 Buzet si trendafili Zbrite malit si sorkadhe Shtati i larte si Selvi Se c’ma more...

The post Buzet si trendafili – Maria Kuci (Dudi Hizmo) appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Buzet si trendafili

Zbrite malit si sorkadhe
Shtati i larte si Selvi
Se c’ma more mendjen fare
Si tja bej moj nuk e di

Floket leshuar mbi supe
Shkelqim i ngjyer me hene
Bel keputur pse ben tutje
Cmende djalerine e tere

Ecja jote gjithe naze
Me thuaj cfar te kam bere
Nuk mi hodhe syte fare
Rrezove yjet e tere

I bere gjerdan per gushen
Te shtoje nje mrekulli
Zbrite te mbuloje fushen
Me drite ari e hijeshi

Celen lulet ne lendine
Aromen ja more ti
Mbush me ere trendeline
Shpirt i paster pa stoli

Prane desha te afrohem
Te marr arome e freski
Por kam frike mos rrezohem
Si tja bej moj nuk e di

Erdha embel prane teje
Me afrohesh lozonjare
Me vloi gjaku ne deje
Mendja fluturoi mbi male

Do rrembej puthjen e pare
Nga buzet si trendafili
Do te mbaj perjete ne zemer
Ty moj manushaqe prilli
9 shtator 2015

Maria Hizma Kuci

The post Buzet si trendafili – Maria Kuci (Dudi Hizmo) appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ka edhe ditë të errëta Bir – Maria Kuci (Dudi Hizmo) https://poezi.laberianews.com/2021/09/05/ka-edhe-dite-te-erreta-bir-maria-kuci-dudi-hizmo/ Sun, 05 Sep 2021 13:38:13 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21118 Ka edhe ditë të errëta Bir Kur tokën nën këmbët e tua ta kthejnë rërë...

The post Ka edhe ditë të errëta Bir – Maria Kuci (Dudi Hizmo) appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ka edhe ditë të errëta Bir

Kur tokën nën këmbët e tua ta kthejnë rërë
E degët e gjelbra nga flakë djalli shkrumbuar
Ka edhe dite të tilla Bir
Vec mos harro
Se ti je njeri !
ne dite si keto provohen
themelet e vyrtyteve të tua
E ato nuk jane prej rërë,
Durimi yt
Ai nuk eshte gjethe vjeshtë
Forca jote
Ajo nuk eshte ere
Zemra jote
Ajo nuk eshte shkretetire
Shpirt yt
Qe gjithesise i duhet të shpalosi kufijte per ta nzene

Dije fort mire Bir
Djalli punon me gjuhe flakesh
Qe bota para tij të mpaket, të vyshket
Të ligshtet
E di Bir
Të ecesh ne keto kohe eshte e veshtire
Vec gjurmet e tua nuk jane ne toke por ne hapesire. Sepse shqiponjat njohin vetem lartesit
Ndaj fluturo Bir
Se sorrat rrezohen vete

Maria Hizma Kuci

The post Ka edhe ditë të errëta Bir – Maria Kuci (Dudi Hizmo) appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Gjithë dashuritë – Maria Kuci (Dudi Hizmo) https://poezi.laberianews.com/2021/04/01/gjithe-dashurite-maria-kuci-dudi-hizmo/ Thu, 01 Apr 2021 17:14:20 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=18696 Gjithë dashuritë Ikën ditët …java mbaroi E ti je nisur kthimit në shtëpi I shtriva...

The post Gjithë dashuritë – Maria Kuci (Dudi Hizmo) appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Gjithë dashuritë

Ikën ditët …java mbaroi
E ti je nisur kthimit në shtëpi
I shtriva krahët të t’përqafoj
Të pret nëna në të ngrohtin gji

I shtriva krahët si rreze dielli
Gjoksin e ngrohtë përherë për Ty
Shpirti veshur me ngjyra ylberi
Në të malli tretur…si një qiri

Të pres të vish si dallandyshe
Pranverës kthyer në të sajën shpi
Cicërima jote e ëmbël…ndryshe…
Më zgjon nga ëndërra….si me magji.

Më mbush ti shpirtin me zjarr rinie
Zemrën e nënës rinon përditë
Gjoksit më hidhesh… pafajësi fëmije
Ky prehër mban mbrenda gjithë dashuritë

The post Gjithë dashuritë – Maria Kuci (Dudi Hizmo) appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të fshehtat e zemrave – Maria Kuci (Dudi Hizmo) https://poezi.laberianews.com/2021/03/06/te-fshehtat-e-zemrave-maria-kuci-dudi-hizmo/ Sat, 06 Mar 2021 12:13:41 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17954 Të fshehtat e zemrave Adhurojmë perëndimin ti japim jetë ëndërrave Me to nisim ëmbël e...

The post Të fshehtat e zemrave – Maria Kuci (Dudi Hizmo) appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të fshehtat e zemrave

Adhurojmë perëndimin ti japim jetë ëndërrave
Me to nisim ëmbël e lehtë një fluturim
Drejt qiellit ku prehen të fshehtat e zemrave
Ylli polar na shoqëron nga mbrëmja në agim

Përshkojme si zgalem qiej lumturie pareshtur
Herë japim zë shpatës e herë mantelit zbukurim
Shkruajmë diarin e shpirtit plot ndjenjë të veshur
E lutja shtrihet në horizonte si bekim

The post Të fshehtat e zemrave – Maria Kuci (Dudi Hizmo) appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lule shqiperie – Maria Kuci (Dudi Hizmo) https://poezi.laberianews.com/2021/02/11/lule-shqiperie-maria-kuci-dudi-hizmo/ Thu, 11 Feb 2021 08:09:07 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=17138 Lule shqiperie Mbi supe dyfekun hedhur shpirtin mbush me dashuri në zemër dëshirën ndezur kthimin...

The post Lule shqiperie – Maria Kuci (Dudi Hizmo) appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lule shqiperie

Mbi supe dyfekun hedhur
shpirtin mbush me dashuri
në zemër dëshirën ndezur
kthimin me lirinë në gji
@
Ju përcolla me urimin
të ktheheni me lirinë
puthjen jua dhash ne ballë
luftoni pë Shqiperinë
@
Më nderuat në beteja
flamurin mbajtet në gji
e latë me gjakun tuaj
për atë u bëtë fli
@
E zezë ditë pse erdhi
kush thërret me zë të dridhur
kush me perqafoi fort
dhe më jep lajmin e hidhur
@
Mbahu nënë beju trime
ti je nënë heroinë
të dy djemtë e tu si yje
e dhanë jetën për lirinë
@
Këmbëzbathur mora malin
varrin trimave ti gjej
prane tyre dua te shtrihem
zemrën pranë tyre ta le
@
Me duar gërmova dheun
lotët me shkuan si lumë
në ballë jua gjeta plumbin
ju putha por flinit gjumë
@
Flini përjet bijtë e nënës
flini në altar lirie
gjaku juaj është flamur
eshte lule Shqiperie

The post Lule shqiperie – Maria Kuci (Dudi Hizmo) appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kam kohe qe ste therras ne emer.. – Maria Kuci (Dudi Hizmo) https://poezi.laberianews.com/2021/01/23/maria-kuci-dudi-hizmo/ Sat, 23 Jan 2021 19:00:18 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16767 Kam kohe qe ste therras ne emer.. hajde zemer Hajde ma jep doren gishtat ti...

The post Kam kohe qe ste therras ne emer.. – Maria Kuci (Dudi Hizmo) appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Kam kohe qe ste therras ne emer..
hajde zemer
Hajde
ma jep doren
gishtat ti nderthurim si thupra shporte
e me to te prekim qershite
Hajde shpirt
sna duhet asgje veç ky perendim
dore per dore te ecim
paçka se kete nate e gdhijme
Cna duhet gjumi??

The post Kam kohe qe ste therras ne emer.. – Maria Kuci (Dudi Hizmo) appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Liria – Maria Kuci (Dudi Hizmo) https://poezi.laberianews.com/2021/01/05/liria-maria-kuci-dudi-hizmo/ Tue, 05 Jan 2021 19:27:49 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=16335 Liria ecte kokëulur fytyrë prushëruar ndër duar mbante copëza të vogla ,,, ngadalë ndërtonte uren...

The post Liria – Maria Kuci (Dudi Hizmo) appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Liria
ecte kokëulur fytyrë prushëruar
ndër duar mbante copëza të vogla ,,,
ngadalë ndërtonte
uren ëndërrave
si arkitekte e një tempulli hyjnor
Ishte e kaltër
qiellore
djellore
sytë plot shpresë
zemrën plot plagë
këmbët plumb nga pesha që mbi shpinë i dhanë

I djegin sytë kur sheshit mitingjet ,
krenarë vrasin e rivrasin ushtarë
podiumeve e takimeve partiake
dalin fitimtarë

Ecte serbes Liria
Si një shpirt që hapësirat pushton
Nën këmbët e saj mali me dhimbje
fusha me mjegull
lumenjtë e trubull

Në ballin e saj :Dritë ..
Në shpirtin e saj :Jetë e dashuri
Ajo si një GRUA e vërtetë
Ngel e pathyshme si drita
E pa arritshme si shenjtëria
Binjake me diellin

Maria Hizma Kuci

The post Liria – Maria Kuci (Dudi Hizmo) appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
O shenjë fisnikërie – Maria Kuci (Dudi Hizmo) https://poezi.laberianews.com/2020/05/21/o-shenje-fisnikerie-maria-kuci-dudi-hizmo/ Thu, 21 May 2020 12:20:14 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6726 O shenjë fisnikërie Syrit tënd unë lind si rrezja e parë ulur butësisht mbi qerpikë...

The post O shenjë fisnikërie – Maria Kuci (Dudi Hizmo) appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
O shenjë fisnikërie

Syrit tënd unë lind si rrezja e parë
ulur butësisht mbi qerpikë halorë
veshur me shkëlqim e dritë të bardhë
të mbështjelli ngrohtë shpirtin tënd hyjnor.

Qetësisht mbështetem mbi ballin e lartë
o shenjë fisnikërie të përkëdhel me dorë
ledhatoj si pupël dy mollëzat e arta
zbrez tek dy petalet të ëmbla qumështorë.

Ketu rrjedhin kristale me burim nga zemra
çdo fjalë e çdo shikim që yjet mi verbon
aty merr goditjet e tik-takun zemra
rrahje të paritme që çmenduri më zgjon .

Gjjoksi yt prej burri ,si jastik me pupla
ndjej që brenda tij një bilbil këndon
ja kam vjedhur zërin e meloditë e bukura
jetë e perjëtësi bashkë të udhëtojmë

The post O shenjë fisnikërie – Maria Kuci (Dudi Hizmo) appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>