Marina Prenga Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/marina-prenga/ Poezi Laberia News Mon, 13 Dec 2021 20:27:31 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.2 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Marina Prenga Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/marina-prenga/ 32 32 Gëzuar o motra ime Alma – Marina Prenga https://poezi.laberianews.com/2021/12/13/ge%cc%88zuar-o-motra-ime-alma-marina-prenga/ Mon, 13 Dec 2021 20:27:29 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=22332 Gëzuar o motra ime Alma. Me ëndje të shikoja kur syçkat mbyllje, E bukura motra...

The post Gëzuar o motra ime Alma – Marina Prenga appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Gëzuar o motra ime Alma.

Me ëndje të shikoja kur syçkat mbyllje,
E bukura motra ime, e vogla Alma,
Dhe unë lumturohesha kur ti flije,
Sytë e bukur fshihje nën qepalla.

Ndonjë ëndërr e keqe të mundonte,
Por mua pranë më kishe përherë,
Por sot ti je rritur, je bërë e madhe,
U përhumba në kujtime si atëherë.

Më kujtohen ditët kur ecnim në shi,
Dhe ti më thoshe o motër më mbro,
Unë kam qënë e do jem çadër për ty,
O motra ime, pranë do më kesh kudo.

Sot po të dhuroj një puthje të madhe,
Dhe për çdo ditëlindje puthje do të kesh,
Uroj nga zemra qe kurrë mos kesh halle,
Uroj që gjithë jetën ta kesh pranverë.

Marina Prenga

The post Gëzuar o motra ime Alma – Marina Prenga appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më erdhi në ëndërr – Marina Prenga https://poezi.laberianews.com/2021/09/25/me%cc%88-erdhi-ne%cc%88-e%cc%88nde%cc%88rr-marina-prenga/ Sat, 25 Sep 2021 15:39:29 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21607 Më erdhi në ëndërr Mbrëmë në ëndërr, pafund e përqafova, Përqafim që zgjati ndoshta një...

The post Më erdhi në ëndërr – Marina Prenga appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Më erdhi në ëndërr

Mbrëmë në ëndërr, pafund e përqafova,
Përqafim që zgjati ndoshta një shekull,
Kur sytë i hapa, veten nuk e besova,
Ishte një ëndërr që gjumi e kish tretur.

Gjumi më zhgënjeu, pse ndodhi ndryshe,
Pse ëndrrat fluturojnë larg si dallëndyshe ?!

Kjo e bukura ëndrra që unë pashë mbrëmë,
Do dëshiroja që ta shikoja për çdo natë,
Për dreq më nuk e pashë, nuk ishte e thënë,
Ta përqafoja fort por ajo më iku, iku larg.

Dhe e prita çdo natë që ta shikoja sërish,
Por nga gjumi më iku, iku përfundimisht.

Marina Prenga

The post Më erdhi në ëndërr – Marina Prenga appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dy pika loti… – Marina Prenga https://poezi.laberianews.com/2020/05/16/dy-pika-loti-marina-prenga/ Sat, 16 May 2020 11:05:31 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6271 Dy pika loti.. Dy pika loti reja lëshoi, Në tokë ranë si me përti, Qenien...

The post Dy pika loti… – Marina Prenga appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Dy pika loti..

Dy pika loti reja lëshoi,
Në tokë ranë si me përti,
Qenien time ajo e ndryshoi,
Mos ishin vallë lotët e mi?!.

Lotët e mija avulluan,
Në qiell u kthyen në re,
Në mëngjes ranë vesuar,
Si shiu kur bie mbi dhe.

I pyta pikat e shiut,
A jeni ju lotët e mi,
Apo jeni avujt e diellit,
Dhe në tokë vini si shi?!.

Lotët e tu ato janë,
Më foli reja nga qielli,
Mbaj t’i kesh pranë,
Lule në bahçe mbjelli.

Dhe unë, krahët i hapa,
Shiun e lotve të mi,
Retë me dorë i kapa,
Të derdheshin lotët shi.

Marina Prenga

The post Dy pika loti… – Marina Prenga appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Faqeve të tua… – Marina Prenga https://poezi.laberianews.com/2020/04/22/faqeve-te-tua-marina-prenga/ Wed, 22 Apr 2020 20:37:52 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4759 Faqeve të tua… Faqeve të tua, Zbresin rruzuj loti, Oh, sa shumë të dua. E...

The post Faqeve të tua… – Marina Prenga appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Faqeve të tua…

Faqeve të tua,
Zbresin rruzuj loti,
Oh, sa shumë të dua.

E shtrenjta nëna ime,
Në pasqyrë të lotit,
Shoh fytyrën time,

Unë edhe Ti,
Në rruzujt e lotit,
Është një dashuri.

Nënë edhe bijë,
Oh, sa mrekulli.

Marina Prenga.

The post Faqeve të tua… – Marina Prenga appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Koha vodhi ditët… – Marina Prenga https://poezi.laberianews.com/2020/04/20/koha-vodhi-ditet-marina-prenga-3/ Mon, 20 Apr 2020 14:14:28 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4622 Koha vodhi ditët.. Dhe koha vodhi ditë pa mëshirë, Fluturuan ato si gjethe vjeshte, I...

The post Koha vodhi ditët… – Marina Prenga appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Koha vodhi ditët..

Dhe koha vodhi ditë pa mëshirë,
Fluturuan ato si gjethe vjeshte,
I shpërndau era nëpër hapsirë,
Pranvera lindi të tjera gjethe.

Ditët ikin plotë dhimbje dhe lotë,
Në qiellin e zymtë i djeg rrufeja,
Por aroma e tyre nuk shuhet dot,
Se e tashmja çelë plotë lule të reja.

Kur e djeshmja të jetë harruar,
E sotmja lule do ketë lëshuar.

Marina Prenga

The post Koha vodhi ditët… – Marina Prenga appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Koha vodhi ditët… – Marina Prenga https://poezi.laberianews.com/2020/03/30/koha-vodhi-ditet-marina-prenga/ Mon, 30 Mar 2020 13:35:05 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=2705 Per konkurs Koha vodhi ditët.. Dhe koha vodhi ditë pa mëshirë, Fluturuan ato si gjethe...

The post Koha vodhi ditët… – Marina Prenga appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Per konkurs

Koha vodhi ditët..

Dhe koha vodhi ditë pa mëshirë,
Fluturuan ato si gjethe vjeshte,
I shpërndau era nëpër hapsirë,
Pranvera lindi të tjera gjethe.

Ditët ikin plotë dhimbje dhe lotë,
Në qiellin e zymtë i djeg rrufeja,
Por aroma e tyre nuk shuhet dot,
Se e tashmja çelë plotë lule të reja.

Kur e djeshmja të jetë harruar,
E sotmja lule do ketë lëshuar.

Marina Prenga

The post Koha vodhi ditët… – Marina Prenga appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sa do doja… – Marina Prenga https://poezi.laberianews.com/2020/03/04/sa-do-doja-marina-prenga/ Wed, 04 Mar 2020 20:57:56 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=1020 Sugjeruar nga Xheva Salihaj MARINA PRENGA Sa do doja … Sa do doja të vishesha...

The post Sa do doja… – Marina Prenga appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Sugjeruar nga Xheva Salihaj

MARINA PRENGA

Sa do doja …

Sa do doja të vishesha me ty o diell,
e zbuluar t’i flisja shpirtit tim ..
Do me thuash mos u tundo ,
S‘kam përse, është përqafim,
e dhurata më e bukur më beso,
Vetes time t’i lë si kujtim.

The post Sa do doja… – Marina Prenga appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>