Marinela Petrit Velaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/marinela-petrit-velaj/ Poezi Laberia News Tue, 12 Oct 2021 15:04:31 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.2 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Marinela Petrit Velaj Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/marinela-petrit-velaj/ 32 32 Mes vargjeve shpirti yt gjallon – Marinela Petrit Velaj https://poezi.laberianews.com/2021/10/12/mes-vargjeve-shpirti-yt-gjallon-marinela-petrit-velaj/ Tue, 12 Oct 2021 15:04:28 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21767 Mes vargjeve shpirti yt gjallon (Sot, tre vjet pa Fatos Arapin) Atdheu është dhembje, dhimbje...

The post Mes vargjeve shpirti yt gjallon – Marinela Petrit Velaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mes vargjeve shpirti yt gjallon

(Sot, tre vjet pa Fatos Arapin)

Atdheu është dhembje,
dhimbje e shpirtit tim
dhimbje e shpirtit tënd,
një prill i pikëlluar në shpirtin e poetit vlonjat.

Atdheu është kryqi,
në shpirt na mban dhe e mbajmë,
Atdheu është toka e premtuar
që e shkelim si zotër por nën këmbë nuk e mbajmë.

Atdheu ka sy të trishtuar,
kështu e përshkroi poeti Arap,
ëndërr, ankth dhe shpresë e sfilitur,
askush s’e përshkroi dot më bukur.

Atdheu yt i vogli, i vogli,
ai hyjnori, i pavdekshmi – loti;
në gji e mban poetin, poetin vlonjat,
eh, sa i mungon Vlorës o Fatos Arap.

Poezinë le thesar të çmuar për ne,
mes vargjeve shpirti yt gjallon,
si buka e uritur që dot nuk të ngop,
ti ike përjetë si dashuria në dashuri që të çmend.

Marinela Velaj
11.10.2021

The post Mes vargjeve shpirti yt gjallon – Marinela Petrit Velaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mirë se erdhe në jetë Albi – Marinela Petrit Velaj https://poezi.laberianews.com/2021/10/01/mire-se-erdhe-ne-jete-albi-marinela-petrit-velaj/ Fri, 01 Oct 2021 15:44:56 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=21649 Mirë se erdhe në jetë Albi (Fëmija i parë afgan, i lindur në Shqipëri) Mirë...

The post Mirë se erdhe në jetë Albi – Marinela Petrit Velaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Mirë se erdhe në jetë Albi
(Fëmija i parë afgan, i lindur në Shqipëri)

Mirë se erdhe në jetë i vogëli Alban,
me origjinë afgane por linde shqiptar,
në kohë trazirash – simbol i vazhdimësisë,
i ëmbël, i brishtë, fryt i dashurisë.

Mirë se erdhe në jetë ti rreze drite,
veç ditë me diell pastë në jetën tënde,
kjo është dora e Zotit të madhërishëm,
Vullneti i Tij është i pathyeshëm!

Në kohë trazirash kur Paqja mungon,
në kohë pamdemie kur jetën rrezikojmë,
ti erdhe në jetë si simbol i vazhdimësisë
që bota të njohë vlerën e dashurisë.

Marinela Velaj Likaj
29/09/2021

The post Mirë se erdhe në jetë Albi – Marinela Petrit Velaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Jetoj me kujtimet – Marinela Petrit Velaj https://poezi.laberianews.com/2020/02/24/jetoj-me-kujtimet-marinela-petrit-velaj/ Mon, 24 Feb 2020 15:34:50 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=586 Jetoj me kujtimet Flitet për jetën pas vdekjes, flitet për jetën qiellore, se ajo është...

The post Jetoj me kujtimet – Marinela Petrit Velaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Jetoj me kujtimet

Flitet për jetën pas vdekjes,
flitet për jetën qiellore,
se ajo është bota e përjetshme,
Parajsa ku gjithkush do të shkoj.

Nuk di çfar i ndan dy botët,
një urë, një det a një mal,
ah, sikur të mund të ngjitesha në qiell me shkallë;
një urim për ditëlindje
dhe një përqafim të ngrohtë të të përcjell,
si një fëmijë i përkëdhelur drejt teje të rend
se malli në gji po më djeg
e jetoj veç me kujtimet,
të largëta por të freskëta në mendjen dhe zemrën time.

U bënë vite tashmë
që largësia mes nesh si mur lartohet
dhe kujtimet me dhimbjen gërshetohen
e si një film në mendje më shpalosen.

Shumë herët jeta na ndau
e ti nuk na pe të rritemi,
me imazhin tonë të fëmijërisë jeton në Përjetësi
edhe pse tashmë nuk jemi më fëmijë.

Ne rendim veç pas kujtimeve
e ti gjithmon je me ne
kjo largësi fizike dot s’na ndan
sado kohë të kalojë.

Do të doja të ishe sot mes nesh
e të lumtur ditëlindjen tënde të festonim,
por ti me shpejtësinë e dritës udhëton
e në tjetrën botë jeton.

Marinela Velaj
24/02/2020

The post Jetoj me kujtimet – Marinela Petrit Velaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të dua Atdhe – Marinela Petrit Velaj https://poezi.laberianews.com/2020/02/22/te-dua-atdhe-marinela-petrit-velaj/ Sat, 22 Feb 2020 07:43:47 +0000 http://poezi.laberianews.com/?p=425 Të dua Atdhe Të dua Atdhe, sa jetën të dua, ti më jep identitet, emër...

The post Të dua Atdhe – Marinela Petrit Velaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Të dua Atdhe

Të dua Atdhe,
sa jetën të dua,
ti më jep identitet, emër e mbiemër,
më bën krenar
më shumë dhe se vetja,
në deje gjakun tënd kam,
kam gjak shqiptari,
gjak krenari!
Të dua Atdhe,
më shumë se vet jetën,
për mua je besë edhe fe,
je mbi gjithçka
e nga gjithçka kjo jetë më ofroi
më i shtrenjti ti je.
Të dua Shqipëria ime,
Nëna ime e parë,
larë me lot e vaditur me gjak,
të dua Flamur me Shkabën dykrenare,
Flamur qëndisur me krenari!
Të dua Atdhe,
për ty e lirinë tënde jetën e fal,
se jeta n’robëri asht mallkim,
e me ken mallkue
ma mirë kurrë mos me lind!!!
Shqipëri – Shqipëria ime fisnike
larë me lot e gjak të bijëve të tu,
nëpër shekuj, nëpër mote qëndrove në këmbë e krenare.
Të dua o Tokë e lashtë Ilire,
ti më fale indentitet, më fale krenari,
çdo ditë e falenderoj Zotin që linda Shqiptare
e kurrë me tjetër vend s’të ndërroj në asnjë jetë,
kam lind e do vdes Shqiptare!

Marinela Velaj
27/11/2018

The post Të dua Atdhe – Marinela Petrit Velaj appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>