Mentor Thaqi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/mentor-thaqi/ Poezi Laberia News Sat, 30 May 2020 14:23:07 +0000 en-US hourly 1 https://wordpress.org/?v=6.6.1 https://poezi.laberianews.com/wp-content/uploads/2020/02/logo-orikumit.jpg Mentor Thaqi Archives - Sofra e Poezise Shqiptare https://poezi.laberianews.com/tag/mentor-thaqi/ 32 32 Eve mori zoge – Mentor Thaqi https://poezi.laberianews.com/2020/05/30/eve-mori-zoge-mentor-thaqi/ Sat, 30 May 2020 14:23:03 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7265 EVË MORI ZOE Gëzuar ditën e lindjes, princeshë! Tre vjeç´ Eva, tre vjeç´ Zoe, të...

The post Eve mori zoge – Mentor Thaqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
EVË MORI ZOE

Gëzuar ditën e lindjes, princeshë!

Tre vjeç´ Eva, tre vjeç´ Zoe,
të dya bashk sot i bëjnë gjashtë,
jo në moshë, por në ecje kohe,
me rritje dhe mëndje bashkë!

Po po, tashmë e madhe i duket vetja,
e gatshme për të shkua në shkollë,
mësimet e para i merr nga Tetja,
krej fije për fije, krejt hollë e hollë!

Tash din edhe t´lexon shkronja,
i njeh mirë edhe semaforët,
edhe në anglishte t´a kthen “vironja”,
e ka mësuar nga “vizatimorët”!

Ah moj Evë, ah moj Zoe,
ti çapkënja e tri nahijeve,
bash për asgjë nuk kemi droe,
se nga pesë treva trashëgon dije!

Dukagjinase në rrajë Rekjane,
e kur t´pyesin, thua se je Klinase,
sa Llapjane e sa n´anë Shaljane,
por me teke thua: Prishtinase!

Me tre gjyshër e katër gjyshe,
moj e përgëdhelura llastare,
ah moj çapkëne, aspak n´mëdyshje,
se do t´bëhesh lozonjare!

Mos ke brengë për konkurencë,
as nga Bora e as nga cilido t´vjen,
do t´jesh shembull me preferencë,
e mbanë llastimin si me refren!

Sidoqoftë, sot ke ditëlindjen,
do ta festojmë me PROTOKOL,
se je Princeshë, t´gjithë e kanë bindjen,
por vulen lype sall prej daj´s Tol!

Mentor Thaqi
25 Maj 2020

The post Eve mori zoge – Mentor Thaqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
President o Ibrahim – Mentor Thaqi https://poezi.laberianews.com/2020/05/26/president-o-ibrahim-mentor-thaqi/ Tue, 26 May 2020 20:15:00 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=7172 PRESIDENT O IBRAHIM S´munda t´i thëm k´to fjalë për s´gjalli, nuk m´la dhimbja, nuk m´la...

The post President o Ibrahim – Mentor Thaqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
PRESIDENT O IBRAHIM

S´munda t´i thëm k´to fjalë për s´gjalli,
nuk m´la dhimbja, nuk m´la malli,
mblodha veten, po t´i thëm sot,
shpresoj shumë, t´mos i thëm kot!

Prej atë ditë që ndërrove jetë,
kemi mbetur jetima t´shkretë,
na fshinë para cuba dhe horra,
s´kemi mbetë as gjak për morra!

M´fal, m´fal të lutem o Heroi im,
President, o Ibrahim,
as syret, jo bashk nuk bëmë,
rreth dy dekada që n´veprim kjemë,
s´patem kohë, kishim shumë punë,
Epror t´pata, ushtar kjesh unë!

Ah, sa shumë flasin n´emrin Tënd,
edhe më shumë kjo po më dhëmb,
deri dje t´kanë mallku e sha,
sot po “t´njohin” për Evlia!

K´ta që t´shpallen t´vdekur, n´Tiranë,
t´pushtuan “Shtëpinë” me desant,
desh t´vranë Atdheun, t´dogjën Flamurin,
hallkave t´Shtetit sot lesh po l´nurin!

Më fal të lutem për k´to fjalë sot,
po shpirti m´kjanë me gjak e lot,
mu desht t´i thëm o Heroi im,
President, o Ibrahim!

Jam i lumtur, po qe besa,
përjetësisht e huaj pendesa,
mjafton që isha ushtar i Yt,
dhe nëse m´vjen laku në fyt,
veçse … fotografi kurrë nuk bëmë,
për n´jeten tjetër po e lëmë!

(Ata që na i bënë, kurrë s´mi dhanë,
ngëk as ncëk, as fjalë nuk m´thanë!)

Mentor Thaqi
15 Gusht 2017

Dhe, kjo e bërë, s´ishte do si do,
u desh t´bëheshe i madh, që t´jesh dëshmor-hero,
e pena e poetit nga vllaznia jote,
Epitaf nderi t´dhuron para bote!
Mentor Thaqi

The post President o Ibrahim – Mentor Thaqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Lisi i madh, Ukshin Hoti – Mentor Thaqi https://poezi.laberianews.com/2020/05/17/lisi-i-madh-ukshin-hoti-mentor-thaqi/ Sun, 17 May 2020 04:38:27 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=6426 LIS I MADH, UKSHIN HOTI Burrat e drejt, janë pak më të sertë, Mësuesi im,...

The post Lisi i madh, Ukshin Hoti – Mentor Thaqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
LIS I MADH, UKSHIN HOTI

Burrat e drejt, janë pak më të sertë,
Mësuesi im,
e qe besa, Lisi i Madh, pat rrënjë të thella
deri në Ka të Zi Pellazgjik, n´në(n) Tokën e Dard(h)anisë!

Fjala oshëtimë e thënia Fortunë edhe ditëve me Diell,
se helbete, Moti në të luajtur ishte,
e gafil nuk bën të na gjejë!

Në Politikën e mirëfilltë, Diplomacia, ajkë në vete,
e të dya bashk në dy gjunjë para Atdhetarisë
Mësuesi im,
po deshëm njerëz të mbesim, dinjitoz para emrit,
apo, dybidyz n´manafikllëk?!

Alternativa e mesme, vetëvrasje për së gjalli,
pa emër, pa zemër, me shpirtë të tëhuajsuar!

Njeriu mbetet Njeri, për aq sa vertikalja jeton,

dinjitet-humbje i thonë, nënshtrimit
e pa të s´dijmë as dijnë kush jemi, ose e dijmë që jem askushi
nëpërkëmbë, pjesë e lojës pseudogladiatore!

Mësues,
TI nuk kërkove spjegim nga ne, e ne nga vetvetja po, duhet,
ku të lamë e kah vajte, apo ku të quan?!
Ndërgjegja, godet qebesa, se, Lis i Madh, në Rrugë të ngushtë ishe,
e Trupi, Lavdinë ta mbanë
e as moti emrin e nderit, s´ta lanë as thanë!

Po, Mësuesi im,
ka një pyetje, kërkon përgjigje dhe spjegim
se heshtja në pambarim, nuk mund të zgjasë
e me plot arësye, zgjidhjen, duhet vënë n´krye
se veç Gordiu lidhte nye!

Emri Yt thërret ndërgjegjen:
– A ka kush që m´japë përgjegjen?!

Mentor Thaqi VS., 06.05.2011

The post Lisi i madh, Ukshin Hoti – Mentor Thaqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Unë biri yt – Mentor Thaqi https://poezi.laberianews.com/2020/05/09/une-biri-yt-mentor-thaqi/ Sat, 09 May 2020 18:23:49 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5899 UNË BIRI YT (Mos e quani poezi, veçse po(e)zi) Unë biri yt Kosovë, unë biri...

The post Unë biri yt – Mentor Thaqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
UNË BIRI YT

(Mos e quani poezi, veçse po(e)zi)

Unë biri yt Kosovë, unë biri yt Dardani, biri yt Shqipni,
djali yt Çamëri, ytbir Iliridë, çuni yt Malësi e mirë …
unë gjali yt Luginë …
uh … sa i madh jam, n´mènen teme, de
djalë e shkuem djalit, bre

Po a s´më pvetë ´i herë o Trualli jem
bir i kuj (dreqit) mund t´jem tjetër
dhe çka bâna për Ty oj Iliri e vjetër
ti Amâ e Gadishullit t´kurrun e t´tretun
n´l´kuren tonë t´rjepun e t´rexhun

Ev po fort m´i do´ shpirti lajkat,
e për ankesa … s´janë gjâ kukuvajkat

Paj, as sa pshurrë pula gjâ t´mirë për Ty s´bana
Toka jeme,
veç që t´fala, t´shita e mâ shumë t´korita

Ah, m´et´sh pa mua
që kaq keq po marr n´vetëthua

Rrumullak, shkuan jet´na e breza
për ditë t´bardha e jo t´zeza,
Sh´Mitër e Shën Gjergj … e mènja sall u dergj

Mentor Thaqi
6 Maj 2019

The post Unë biri yt – Mentor Thaqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ajo dhe kënga shqipe – Mentor Thaqi https://poezi.laberianews.com/2020/05/04/ajo-dhe-kenga-shqipe-mentor-thaqi/ Mon, 04 May 2020 20:59:07 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=5595 AJO DHE KËNGA SHQIPE (Shahindere Bërlajolli – Stafaj, postmortem) Pena ime n´stinë pranvere, që ndjenë...

The post Ajo dhe kënga shqipe – Mentor Thaqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
AJO DHE KËNGA SHQIPE

(Shahindere Bërlajolli – Stafaj, postmortem)

Pena ime n´stinë pranvere,
që ndjenë dhimbje e ndjenë mallë,
m´përmallove edhe k´saj here,
një ikonë iku, por rron e gjallë!

Kânga ime, m´thuej çka t´lodhi,
që hareshëm nuk po jehon?
Ah, paska ikur Diva Bërlajolli,
Shahinderja e Shqypnisë tonë!

Po moj Zonjë, po kush s´të njohu,
ty që mbete Legjendë e Kângës?!
Ai këndim fort zemrat na i ngrohu,
n´G´juhën Shqipe, n´Gjuhën e Nânës!

Dhe u rritëm me kângën tënde,
gjenerata t´shumta shqiptare,
do të mbahesh përjetë n´mbamëndje,
në një Kapitull t´Kronik´s Kombëtare!

Po me dhimbjen, çka t´bëjmë sot,
për k´të ikje tënden fizike?!
Mos ta lëmë kângën të derdhë lot,
se Ti dhe Kânga jeni Jetike!

Është një Komb dhe një Etni,
që për Ty nderimet i mblodhi,
një Kunorë Nderi në Përjetësi,
Dhuratë Divës Shahindere Bërlajolli!

Rrnofsh përjetë ti bashk me këngën,
se nuk ka vdekje që vret artisten,
vdekja vetes ia bëftë gjëmen,
e marrtë veten dhe arratisjen!

Lamtumirë jo nuk do t´thëmi,
veçse TUNGJATËJETA në Përjetësi,
Zonjë e Madhe, kudo që jemi,
do ta kem´ kângën bashk me Ty!

Mentor Thaqi
03 Maj 2020
(drejtpërdrejt)

The post Ajo dhe kënga shqipe – Mentor Thaqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
Ani ani halla Fanë – Mentor Thaqi https://poezi.laberianews.com/2020/04/19/ani-ani-halla-fane-mentor-thaqi/ Sun, 19 Apr 2020 18:05:36 +0000 https://poezi.laberianews.com/?p=4569 ANI ANI HALLA FANË Paska folë tezja Fanë: Haj medet për burrat tanë, për gra...

The post Ani ani halla Fanë – Mentor Thaqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>
ANI ANI HALLA FANË

Paska folë tezja Fanë:
Haj medet për burrat tanë,
për gra t´huaja çka nuk thanë,
athua të vetat a i panë?!
***
Ah qe besa mori teze,
po i hamë fjalët për meze,
budallakia nuk paska shkallë,
tash prej tezes u ktheve n´hallë!

Jo qe besa oj halla Fanë,
as sivjet jo nuk i panë,
të huajat shihen gjithqyshë,
për të vetat janë çorru syshë!

Ah moj hallë, mori hallë,
jem qëllu bukur budallë,
uji po shterret ne tuj u mbytë,
thua që kemi një AtDhe t´dytë!

Pasha Zotin e pasha nderin,
mirë e lozim bim-beterin,
jemi popull SUI GENERIS,
sikur mace ndiqemi pis-pis!

Ah të mjerët ne për veti,
si pushteti e si mileti,
as pesë pare bre, dinjitet,
që sall emni shtet don me mbetë!

Ah e mjera mo halla Fanë,
edhe për ty moj çka nuk thanë,
sall që e fole të vërteten,
cuba e helaçe po ta nxijnë jeten!

Mentor thaqi
13 Prill 2020

The post Ani ani halla Fanë – Mentor Thaqi appeared first on Sofra e Poezise Shqiptare.

]]>